Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:26 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
05 Maj 2017 - 16:07 | përditesuar në 17:39
1 mln $ dėm shtetit, kallėzohet
kryetarja e bashkisė Sarandė
'Koka pagoi firmėn 5 ditė pas kontratės'
Kallėzohen dhe 6 punonjės tė bashkisė
Pėr shkak tė abuzimeve qė i kanė shkaktuar shtetit rreth 1 milionė dollarė dėm, KLSH ka dėrguar pėr ndjekje penale nė prokurori Kryetaren e Bashkisė Sarandė, Floriana Koka ish-Drejtorin e Shėrbimeve Publike, 3 anėtarė tė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave dhe 2 Mbikėqyrės Punimesh.
 
Nė njė deklaratė zyrtare Kontrolli i Lartė i Shtetit bėri me dije se zyrtarėt kanė kryer shkelje me tenderat, buxhetin, apo lidhur me likuidimin e pagesave pėr punė tė pakryera.
 
Impakti negativ nė buxhet vlerėsohet nga KLSH nė vlerėn 481 milionė lekė, ndėrkohė qė dėmi nė arkėn e shtetit llogaritet 129.4 milion lekė, afėrsisht 1 milionė dollarė.
 
KLSH: Koka pagoi firmėn vetėm 5 ditė pas lidhjes sė kontratės
Floriana Koka nė cilėsinė e Titullarit tė Autoritetit Kontraktor, sipas KLSH ėshtė pėrgjegjėse pėr pagesa dhe investime tė pakryera por tė situacionuara dhe likuiduara nė vlerėn 64.4 milion lekė (punime fiktive).
 
Investimet e pėrmendura i takojnė 2 objekteve tė prokurimit: “Zėvendėsimi i tubacionit tė ujėsjellėsit nga stacioni i pompimit Vrion deri nė rezervuarin e qytetit”; dhe “Pėrmirėsimi i rrjetit tė ujėrave tė zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Ēukės”, me vlerėn 30 milion lekė, likuiduar vetėm 5 ditė pas lidhjes sė kontratės.

 
Kallėzohen edhe 6 punonjės tė bashkisė
Ish-Drejtori i Shėrbimeve Publike tė Bashkisė Sarandė ėshtė kallėzuar pėr marrjen nė dorėzim pėr punime tė pakryera, me efekt nė cilėsinė e realizimit tė investimit dhe dėm ekonomik.
 
Anėtarėt e Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave janė kallėzuar, pasi kanė shpallur fitues Operatoret  Ekonomikė tė cilėt nuk plotėsojnė kriteret e veēanta pėr kualifikim tė miratuara.
 
Ndėrsa mbikėqyrėsit e punimeve pėr mos-llogaritjen e penaliteteve pėr vonesa nė kryerjen e punimeve nga firma. 

Njoftimi i plotė i KLSH
Kontrolli i Lartė tė Shtetit, nė zbatim tė programit tė tij tė auditimit nr. 1236/1, datė 15.12.2016, ndryshuar me nr. 1236/2, datė 31.01.2017, ka pėrfunduar auditimin nė Bashkinė Sarandė pėr periudhėn 01.07.2015 - 31.12.2016 dhe Njėsinė Administrative ish-Komuna Ksamil pėr periudhėn 30.06.2014 deri mė 30.07.2015, me objekt: “Auditimi i zbatimit tė ligjshmėrisė dhe rregullshmėrisė sė veprimtarisė ekonomiko-financiare”.

Me Vendimin nr. 32, datė 27.04.2017 tė Kryetarit tė KLSH-sė, ėshtė miratuar Raporti Pėrfundimtar i Auditimit dhe me shkresėn nr. 1236/14, datė 28.04.2017, me qėllim  pėrmirėsimin e gjendjes i janė rekomanduar Bashkisė Sarandė masa me karakter organizativ  nė lidhje me eleminimin e praktikave qė kanė sjellė impakt negativ nė buxhet nė vlerėn 481 milion lekė dhe masa pėr shpėrblimin e dėmit ekonomik tė shkaktuar nė vlerėn totale 129.4 milion lekė.

Gjatė auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi tė dispozitave ligjore nė fuqi nė fushėn e menaxhimit dhe zbatimit tė buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave pėr punė tė pakryera, nė fushėn e procedurave tė prokurimit publik mbi vlerėsimin e ofertave ekonomike dhe nė zbatimin e punimeve, konkretisht:
 
1.  znj. F. K. me detyrė Kryetare e Bashkisė Sarandė, nė cilėsinė e Titullarit tė Autoritetit Kontraktor, pėr pagesa dhe investime tė pakryera por tė situacionuara dhe likuiduara nė vlerėn 64.4 milion lekė (punime fiktive).
Investimet e pėrmendura i takojnė 2 objekteve tė prokurimit:
 - “Zėvendėsimi i tubacionit tė ujėsjellėsit nga stacioni i pompimit Vrion deri nė rezervuarin e qytetit”, pėr vlerėn 34.4 milion lekė, tė likuiduar vetėm 1 ditė pas lidhjes sė kontratės.
- “Pėrmirėsimi i rrjetit tė ujėrave tė zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Ēukės”, vlerėn 30 milion lekė, likuiduar vetėm 5 ditė pas lidhjes sė kontratės.
2.  z. P. H. me detyrė ish-Drejtor i Shėrbimeve Publike tė Bashkisė Sarandė, pėr marrjen nė dorėzim dhe situacionimin pėr punime tė pakryera, me efekt nė cilėsinė e realizimit tė investimit dhe dėm ekonomik nė vlerėn 50.5 milion lekė.
Investimet e pėrmendura i takojnė objekteve tė prokurimit:
- “Ndėrtim asfaltim rr. R .5, Loti  II dhe III”,
- “Pėrmirėsimi i rrjetit tė ujerave tė zeza Hotel "Butrinti" deri te Kanali i Ēukės”.
 
Pėr konfirmimin e pagesave pėr investime tė pakryera por tė situacionuara dhe likuiduara nė vlerėn 64.4 milion lekė (punime fiktive), pėr investimet:
-“Zėvendėsimi i tubacionit tė ujėsjellėsit nga stacioni i pompimit Vrion deri nė rezervuarin e qytetit”,
-“Pėrmirėsimi i rrjetit tė ujėrave tė zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Ēukės”.
 
3. z. E. Gj. me detyrė Drejtor Juridik, nė cilėsinė e Kryetarit tė KVO,
4. z. P. H. me detyrė ish-Drejtor i Shėrbimeve Publike, nė cilėsinė e anėtarit tė KVO,
5. zj. T. S. me detyrė Drejtore Ekonomike, nė cilėsinė e anėtarit tė KVO.
 
Nė 3 procedura tė prokurimit publik KVO ka shpallur fitues Operatoret  Ekonomikė, tė cilėt nuk plotėsojnė kriteret e veēanta pėr kualifikim tė miratuara nė DST, veprime nė kundėrshtim me nenet 1, 2, 24, 53 dhe 55 tė ligjit nr. 9643, datė 20.11.2006 “Pėr prokurimin publik” dhe shkelje tė parimit tė barazisė sė pjesėmarrėsve nė tendera apo ankande publike, duke sjellė njė impakt negativ nė buxhetin e shtetit pėr vlerėn 481 milion lekė dhe favorizim tė  operatorėve ekonomikė  (OE) tė cilėt nuk garantojnė cilėsinė e investimit tė prokuruar.
Praktikat e pėrmendura i takojnė 3 objekteve tė prokurimit:
- “Pėrmirėsimi i rrjetit tė ujerave tė zeza Hotel "Butrinti" deri te Kanali i Cukės”, me vlerė kontrate prej 120,145,961 lekė,
- “EKO Kampus Saranda”, me vlerė kontrate prej 275,481,211 lekė,
- “Rikonceptim dhe rivitalizim i qendrės sė qytetit Sarandė, Rruga e Flamurit”, me vlerė 85,432,057 lekė.
 
6. z. K.K. nėn cilėsinė e mbikėqyrėsit tė punimeve dhe kolaudatorit pėr investime jo nė pėrputhje me kriteret e kontraktuara dhe dėm ekonomik nė vlerėn prej 77.5 milion lekė, pėr shkak tė punime tė pakryera por tė situacionuara dhe likuidura, si dhe mos-llogaritjen e penaliteteve pėr vonesa nė kryerjen e punimeve, pėr investimet:
1. “Ndėrtim asfaltim rr. R .5,Loti  II dhe III”,
2. “Pėrmirėsimi i rrjetit tė ujerave tė zeza Hotel "Butrinti" deri te Kanali i Ēukės”,
3. “Zėvendėsimi i tubacionit tė ujėsjellėsit nga stacioni i pompimit Vrion deri nė rezervuarin e qytetit”.
Pėr miratimin e pagesave pėr punime tė pakryera por tė situacionuara (pune fiktive), pėr vlerėn 30 milion lekė, vetėm 5 ditė pas lidhjes sė kontratės pėr objektin: “Pėrmirėsimi i rrjetit tė ujėrave tė zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Ēukės”.
 
7. z. A.T. nėn cilėsinė e mbikėqyrėsit tė punimeve, pėr investim jo nė pėrputhje me kriteret e kontraktuara dhe dėmin ekonomik nė vlerėn prej 27 milion lekė, pėr shkak tė punime tė pakryera por tė situacionuara dhe paguara, pėr investimin “Zėvendėsimi i tubacionit tė ujėsjellėsit nga stacioni i pompimit Vrion deri nė rezervuarin e qytetit”.
Pėr miratimin e pagesave pėr punime tė pakryera por tė situacionuara (pune fiktive), pėr vlerėn 34.4 milion lekė, vetėm 1 ditė pas lidhjes sė kontratės, pėr objektin:“Zėvendėsimi i tubacionit tė ujėsjellėsit nga stacioni i pompimit Vrion deri nė rezervuarin e qytetit”.
 
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga F.K. nė cilėsinė e Titullarit tė Institucionit, P.H. nė cilėsinė e Drejtorit tė Shėrbimeve Publike dhe anėtarit tė KVO, E.GJ. nė cilėsinė e Kryetarit tė KVO dhe T.S. nė cilėsinė e anėtarėve tė KVO, nė kundėrshtim ligjin nr. 9643, datė 20.11.2006, “Pėr prokurimin publik”, si dhe K.K. nė cilėsinė e Mbikėqyrėsit dhe Kolaudatorit tė punimeve dhe A.T. nė cilėsinė e Mbikėqyrėsit tė Punimeve, nė kundėrshtim ligjin nr. 8402, datė 10.09.1998 “Pėr Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve tė Ndėrtimit” dhe UKM nr. 1, datė 16.06.2011 “Pėr mbikėqyrjen dhe kolaudimin e punimeve tė ndėrtimit”, si veprime me pasoja tė rėnda pėr interesat e ligjshme tė shtetit dhe tė dėnueshme sipas ligjit nr. 7895, datė 27.01.1995 “Kodi Penal i RSH”, me shkresėn nr. 1236/17 datė 28.04.2017, KLSH ka bėrė kallėzim pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor, Sarandė, pėr konsumimin e elementėve tė figurės sė veprave penale “Shkelja e barazisė sė pjesėmarrėsve nė tender apo ankande publike” dhe “Shpėrdorimit tė detyrės” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, tė Kodit Penal.
V.O. Nė web-in e KLSH gjendet i plotė Vendimi nr. 32, datė 27.04.2017 i Kryetarit tė KLSH-sė, nė lidhje me kėtė auditim.

 


dy.b/shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
sapa Me keto gjera po pasuroni akoma me shume prokuroret dhe gjygjtaret kriminele se kryetarja e shume te tjere si kjo dalin te lire si paradhesit e tyre.
avatar
Anonim
nisi kryetarja e bashkise te paguaje 1 milion euro dhe te futet ne burg Dhe ato qe vodhe 7 milion gjoja se nipat e tij po bejne supr jete luksi te dorzoje leket dhe te behe 20 vjet burg Po vij dhe une ne banke po vjedh 10 milion euro dhe le te bej burgsa mire do ishte dhe me paturpesine me te madhe fullani merr dhe miliona se ka gruan anila fullani ne gj e larte
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250