Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
13 Janar 2017 - 17:52 | përditesuar në 08:57
SHISH dhe KLSH u orientuan tė mos hetojnė skandalin e privatizimit tė OSSH-sė tek CEZ.

Romeo Kara juristi i OSHEE nė njė rrėfim ekskluziv per Report TV jep fakte tė reja tė reja rreth kėtij skandali.

Ndėrhyrja e Nuel Kalaj tek Sali Berisha, lidhjet me djalin e ish-kryeministrit, Shkėlzen Berisha e ministrat kabinetit.

Publikohet fotoja e njė prej ministrave me tė akuzuarin si sekser i kėtij privatizimi.

Romeo Kara njeriu qė hapi "Kutinė e Pandorės" pėr skandalin CEZ rrėfen ekskluzivisht pėr Report Tv detaje tė reja qė lidhin ish-kryeministrin Berisha, familjarė dhe ish-ministra me skandalin qė i kushtoi Shqipėrisė miliona euro dėm.

Janė tė mėdha shumat e abuzimit dhe po aq tė mėdha ndėrhyrjet nga jashtė, madje dhe nga agjenci inteligjente tė huaja.

Por ēuditėrisht Kontrolli i Lartė i Shtetit dhe Shėrbimi Informativ u urdhėruan tė mos hetonin kėtė ēėshtje qė prek drejtpėrsėdrejti interesin kombėtar.

"Ka ardhur dita qė organet ligjzbatuese duke pėrfshirė edhe SHISH-in, tė prononcohen pėr kėto tė vėrteta dhe ēfarė ato dinė dhe si ato mund tė ndihmojnė nė zbardhjen e tė vėrtetės. Nuk mė vjen mirė qė edhe KLSH-ja edhe SHISH-i, kanė pasur njė lloj orientimi pėr tė mos mbledhur tė dhėna pėr privatizimin e SHISH, nga ata tė cilėt ata i marrin orientimet", u shpreh Karaj.

Juristi i OSHEE i cili negocioi me ēekėt dhe marrėveshjen e zgjidhjes sė kontratės sė shitjes, e lidh privatizimin dhe lėshimin qė iu bė mė pas, CEZ-it dhe me ndikimin e Nuel Kalajt te Sali Berisha dhe ministrat e tij, siē e faktojnė kėto foto ekskluzive tė Kalajt me ish-ministrin Genc Ruli.

kalaj dhe ruli
(Nė tė majtė, Nuel Kalaj nė shoqėrinė e ish-ministrit tė Energjisė, Genc Ruli)

Ndėrsa lidhjet e sekserit me Shkėlzen Berishėn janė tė faktuara nga email-ed e drejtuesve ēek tė CEZ-it.

"Mė intriguese ėshtė sesi Nuel Kalaj ka interferuar midis drejtuesve tė CEZ-it dhe qeverisė shqiptare, direkt me zotin Berisha apo me ministra tė tjerė", thotė ai.

Sipas Romeo Kara janė tė shumtė ata qė meritojnė burgun dhe me faktet e reja, Prokuroria duhet tė rinisė hetimet.

"Palėt kanė pasur tė drejtė tė diskutuojnė vetėm ēfarė do tė quhet borxh i keq, jo pėr tė prekur borxhin e keq. Palėt kanė ndėrhyrė dhe kanė prekur nivelin e borxhit tė keq, nga 4% e kanė ēuar nė 14%. 1% e kėtij borxhi tė keq e ka pasur koston 7 milionė dollarė. 10% janė 70 milionė dollarė tė pastra dėm ekonomik tė shkaktuar nga njė proces i paligjshėm, i parregullt dhe i paautorizuar. Pėrgjegjėsit janė aty, nga qeveria qė ka miratuar kontratėn dhe nga ata qė e kanė miratuar nė Parlament, edhe komisioni qė ėshtė ngritur mban pėrgjegjėsitė e veta edhe komisioni i negocimit qė ka kaluar tagrin, si dhe personat e tjerė tė cilėt kanė ndikuar. Kam dėgjuar raste qė mjaft persona kanė shkuar nė burg pėr vjedhjen e njė celulari, ata ėshtė kollaj t'i ēojnė nė burg. Sfida e vėrtetė e zbatimit tė ligjit ėshtė tė ēojnė nė burg fajtorėt e mėdhenj", thekson Karaj.

Por a ka njeriu qė hodhi dritė mbi kėtė skandal, frikė pėr jetėn e tij?

"Nuk kam as frikė nga personat qė kanė bėrė kėto shkelje, as respekt dhe as borxh ndaj tyre. Pėrkundrazi, rrezikun e vetėm qė ndjej ndaj vetes ėshtė, tė mos ia dal deri nė fund kėsaj ēėshtje...", thekson mė tej juristi i OSHEE, Romeo Kara. 

Intervista e plotė e juristit tė OSHEE, Romeo Karaj:

-Zoti Kara, ju jeni kthyer nė personazhin e ditės nė skenėn politike pėr sa i pėrket privatizimit tė CEZ-it dhe ishit i pari qė zbuluat emrin e Nuel Kalaj, personi i pretenduar si sekser pėr kėtė privatizim. Si ndjeheni tashmė qė jeni kthyer nė qendėr tė vėmendjes dhe a ndjeheni i rrezikuar pėr jetėn tuaj?
Me veten time e kam kapėrcyer kėtė pikė. Nuk kam as frikė nga personat qė kanė bėrė kėto shkelje dhe pėr tė cilat jam i bindur. Nuk kam as respekt dhe as borxh karshi tyre. Pėrkundrazi, rreziku i vetėm qė ndiej karshi vetes ėshtė qė tė mos ia dal deri nė fund kėsaj ēėshtjeje. Jam i vendosur t’i shkoj deri nė fund kėsaj ēėshtjeje dhe tė gjitha ēėshtjeve qė lidhen me kėtė pikė dhe zbardhjen e kėsaj tė vėrtete, e cila do tė ketė vlerė jo vetėm pėr vendosjen e drejtėsisė, por edhe pėr kompensimin e ēdo dėmi qė ėshtė bėrė nga kėta keqbėrės.

-Jeni kontaktuar nga ndonjėri prej emrave qė keni pėrmendur, siē ėshtė z. Kalaj, z. Berisha, i biri?
Absolutisht jo.

-Pėr sa i pėrket kėtij tė fundit, ishit njeriu qė nxori gjithashtu nė skenė njė lidhje tė presupozuar tė Shkėlzen Berishės nė tėrė privatizimin e CEZ-it. Pėrveē dokumentit qė u publikua nga komisioni hetimor, a ekzistojnė tė tjera dokumente qė faktojnė ndikimin e tij tė drejtpėrdrejtė nė kėtė proces?
Patjetėr qė ekzistojnė dokumente tė tjera. Janė disa e-maile nė tė cilat pėrfshihet personi Nuel Kalaj apo Nue Kalaj. E-maili i parė i cili mė ka bėrė pėrshtypje ka qenė ai i shtatorit tė vitit 2009, ku ai i drejtohet Drejtorit tė CEZ Group Martin Roman dhe nga vetė pėrmbajtja e e-mailit shprehet se “pėrpjekjet e mia 4-vjeēare, negocime pas negocimesh pėr t’u futur nė sektorin energjitik shqiptar mund tė shkojnė dėm pėr arsye tė njė aktiviteti jo tė kėnaqshėm”, sipas tij, “nga drejtuesit prezentė tė CEZ Shpėrndarje nė Shqipėri”. Dhe kjo mė intrigoi. Njė prononcim konfidencial i njė shqiptari direkt me Drejtorin e CEZ Group Martin Roman, nuk ėshtė normale, pra tregon pėr njė konfidencė, pėr njė afrimitet pėr njė person qė kishte njė lloj pushteti nė rrethin e CEZ-it, nė qarqet e CEZ-it. Dhe verifikimi i mėtejshėm tregoi qė periudha 4-vjeēare paska qenė mė reale se sa periudha nė tė cilėn pretendohet se ky tender ka filluar vetėm nė vitin 2008. Kjo ishte intriguese dhe unė e pashė me seriozitet.

-Pėr sa i pėrket emrit tė Shkėlzen Berishės, ishte pyetja konkrete, a ka dokumente tė tjera qė faktojnė rolin e tij nė privatizim?
Mendova qė pyetja ishte pėr Nuel Kalajn. Pėr Shkėlzen Berishėn ėshtė ai e-maili i cili ka dalė nga Parlamenti, me nr. 6, aty ėshtė sigla ime. Ėshtė pjesė e dokumenteve tė dosjes qė unė kam dorėzuar nė Parlament, nė komisionin hetimor. Ėshtė i mjaftueshėm. Nuk mendoj se opinioni do tė pėrqendrohet nė lidhjen e tij me Shkėlzen Berishėn, por me tė gjithė aktorėt qė kanė qenė ligjėrisht persona tė ngarkuar pėr t’u marrė me kėtė privatizim dhe tė cilėt janė ndikuar apo kanė pėrdorur nė mėnyrė jo tė ligjshme Nuel Kalajn. Mė intriguese ėshtė mėnyra se si Nuel Kalaj ka interferuar midis qarqeve drejtuesve tė CEZ-it dhe qeverisė shqiptare direkt me z. Berisha apo me ministra tė tjerė. Kjo ėshtė mė intriguese dhe mė e saktė mbase. Nuk ėshtė fare nė interesin tim qė tė zbuloj njė lidhje tė Nuel Kalajt me fėmijėt e ish-kryeministrit.

-Pėrveē emrit tė Shkėlzen Berishės a ka dokumente ligjore qė faktojnė edhe pėrfshirjen e vajzės sė ish-kryeministrit? Ėshtė lakuar shpeshherė si e pėrfshirė nė biznese qė lidhen me vendime tė qeverisė.
Nuk dua tė paragjykoj pėr bizneset e tjera. Nė lidhje me kėtė proces pėr privatizimin, dokumente tė shkruara, pėr aq sa kam parė unė, nuk ka.

-Mund tė na thoni se si u pėrfshitė nė gjithė kėtė zbulim, pėr sa u pėrket shkeljeve qė janė bėrė nė kontratat e privatizimit tė CEZ-it?
Siē duket kishte ardhur dita, por e deshi fati tė merresha unė me kėtė punė. I ngarkuar me procesin e arbitrazhit, kam qenė i interesuar sė bashku me avokatėt gjermanė tė KIFERSHENC-it, pėr tė parė momentet se si janė sjellė palėt para lidhjes sė kontratės DIA-CEZ. Dhe duke parė tė gjitha materialet qė na kanė ardhur nė mėnyrė eksplicite nga CEZ Group kanė ardhur nė mėnyrė ligjore, nė vjeshtėn e vitit 2014, e konsideruam qė tė shohim edhe pjesėn qė ka tė bėjė me procesin e privatizimit. Ne ishim tė interesuar tė shihnim nėse ishte e ligjshme lidhja e kontratės DIA-CEZ apo jo? A kishim ndikime tė sjelljes sė palėve mė pėrpara apo jo? Duke parė kėto zbuluam diēka tjetėr, qė ishte procesi i parregullt i privatizimit tė OSSH-sė. Edhe si detyrim ligjor, por mbi tė gjitha, si qytetar, si njeri, dhe karshi Zotit, e ndjeva pėr detyrė qė t’i shkoj deri nė fund. I kam referuar konkluzionet e mia nė njė dosje tė plotė ministrit Gjiknuri, nė vjeshtė tė vitit 2015, i cili ia ka nisur Prokurorisė. Prokuroria ka bėrė njė mbyllje tė ēėshtjes. Kemi fakte tė reja pėr nė komision qė mendoj se do tė ēojnė nė njė rihapje tė ēėshtjes dhe nė njė trajtim mė serioz dhe mė dinjitoz tė saj.

-Cilat janė, nė qoftė se mundeni?
Siē thashė, fakti pėr Nuel Kalajn, qė ky proces nuk ka nisur nė vitin 2008 siē pretendohet nga drejtuesit e asaj kohe, por paska nisur mė pėrpara. Pra, ka qenė i ndikuar. Kemi njė pėrgatitje nga vitet 2005-2006 tė qeverisė sė asaj kohe deri nė vitet 2008-2009 pėr tė shkuar nė njė shitje tė pėrcaktuar tė OSSH-sė drejt CEZ Group.

-Ndėrkohė nė njė seancė parlamentare ka qenė ish-kryeministri Berisha qė ka pėrmendur pėr herė tė parė emrin e Nuel Kalajt dhe akuzonte ministrin Gjiknuri se po i bėnte shantazh me njė dokument qė, sipas tij, nuk ekzistonte por ku pretendohej se ishte firma e tė birit Shkėlzenit, e Nuel Kalajt dhe e z. Merxhani. A keni dijeni pėr njė dokument tė tillė?
Unė nuk kam ndonjė dokument tė tillė. Mund tė ekzistojė njė dokument i tillė, por jo tek unė. Dhe nuk e kam parė dhe nuk i jam referuar ndonjė dokumenti tė tillė, qė tė jetė i firmosur bashkėrisht nga Shkėlzen Berisha dhe Nuel Kalaj.

-Si nisi e gjithė historia, nė qoftė se mundeni, zbulimet tuaja dhe ku janė bėrė shkeljet mė tė mėdha?
Kam kėrkuar dokumentacion pranė OSHE-sė, ku unė punoj, pranė Ministrisė sė Energjetikės dhe Industrisė, pranė Kryeministrisė dhe kam parė qė dokumentacioni ėshtė shumė i mangėt. Pra, ėshtė njė nga shkeljet ligjore qė protokolli dhe dosja totale e kėtij dokumentacioni nuk ėshtė e plotė dhe e keqmenaxhuar. Me qėllim apo jo, kėtė nuk mund ta them, por ishte e vėshtirė tė krijoje fillimisht njė dokumentacion tė plotė. Kam krijuar njė dokumentacion tė plotė, rreth 30-40 mijė faqe, i kam kaluar tė gjitha nė sitė duke i lexuar, duke i trajtuar dhe kam krijuar njė dosje me rreth 500-600 faqe, kam bėrė njė opinion ligjor tė mbėshtetur nė rreth 50 prova dhe bazė ligjore se ēfarė ka ndodhur dhe ēfarė duhet tė ndodhė, duke konstatuar tė gjitha shkeljet e mundshme si edhe dėmin ekonomik, pėrveēse edhe shkeljet nė procedurė. Nė vitin 2008 ne kemi qenė tė papėrgatitur nga ana e legjislacionit pėr tė bėrė kėtė lloj privatizimi. Ky privatizim ėshtė mbėshtetur nė atė kohė nga Banka Botėrore. Por vetė Banka Botėrore duke parė krizėn e palėve, pak para heqjes sė dy licencave nga ERE tė CEZ-it, licencave tė operimit tė tij nė tregun shqiptar, ėshtė shprehur nėpėrmjet drejtuesve tė saj nė Tiranė, nė dhjetor tė vitit 2012, qė ky proces ka qenė i nxituar pavarėsisht se Banka Botėrore e ka mbėshtetur atė. Kemi hyrė nė kėtė proces me njė legjislacion totalisht tė pamjaftueshėm, pėr kėtė lloj privatizimi qė ėshtė i veēantė. Megjithėse ėshtė miratuar ligji pėr ankandin publik pak muaj para privatizimit, ne kemi hyrė nė kėtė privatizim me njė ligj, i cili parashikonte privatizimin me tender tė hapur, nė njė kohė qė shitja ėshtė bėrė pa ēmim dysheme. Pėr shitje procedohet me anė tė ankandit. Ėshtė hyrė nė kėtė procedurė privatizimi pa u zgjidhur problematika e titullit tė pronėsisė pėr asetet e OSSH-sė, tė cilat edhe sot i pėrkasin akoma KESH-it, nė njė pjesė tė tyre. Pra, kėrkon tė shesėsh njė aset, i cili nuk i ka tė zgjidhura problemet e pronėsisė. Pėrgjatė kėsaj kohe qė kemi zhvillime tė tenderit zyrtarisht tė hapur, kemi letra tė bėra nga ministri i linjės Ruli, i cili interesohet pranė Zyrės sė Pasurisė pėr tė shpejtuar procesin e regjistrimit tė aseteve tė CEZ-it, tė OSSH-sė. Pra si ėshtė e mundur qė ti ke hyrė nė kėtė proces dhe akoma nuk ke zgjidhur problemin e pronėsisė. OSSH-ja sapo ishte ndarė nga KESH-i dhe nuk kishin zgjidhur ende me njėri-tjetrin problemin e tė drejtave dhe tė detyrimeve. Dhe OSSH-ja nė atė kohė nuk kishte akoma e adaptuar mirė dhe akoma e paprovuar mirė me modelin e ri tė tregut tė energjisė, i cili sapo ishte miratuar dhe ne nuk e dinim akoma kapacitetin real tė kėsaj ndėrmarrjeje. Nuk ėshtė zbatuar porosia ligjore pėr ruajtjen e aksionit tė artė. Nuk kishte aryse qė neve tė ruanim vetėm 24% tė aksioneve duke dhėnė 76% tė aksioneve palės ēeke dhe me 76% tė aksioneve tė dhėna me VKM, edhe me anė tė procesit tė privatizimit, tė shoqėruara me ligjin pėr tregtarėt, aksionerit mazhoritar qė ka 76% tė aksioneve dhe mė tepėr i jepet e drejta e pakufizuar mbi ndėrmarrjen deri nė prishjen e saj pa marrė parasysh aksionerin minoritar, ne ia hoqėm tė drejtėn shtetit shqiptar ta ruante aksionin e artė dhe tė ruante si duhet interesat publike dhe interesat shtetėrore. Pėrkundrazi, shkelja e kėsaj provoi qė tė gjitha shkeljet e mundshme janė bėrė nga aksioneri mazhoritar. Nuk e mbrojmė aksionerin mazhoritar, por ligjėrisht ne ishim tė pamundur mė pas pėr t’i mbrojtur ato. Parashikohej se pjesa e mbetur e aksioneve prej 24% do t’u ofrohej ish-subjekteve tė shpronėsuara tė truallit dhe ndėrtesave, punonjėsve tė OSSH-sė nė kėmbim tė aksioneve me bono tė privatizimit apo letra me vlerė dhe tė persekutuarve. Kjo gjė nuk ka ndodhur. Nuk e di pėr pagesėn e tarifės pėr shoqėrinė konsulente qė mund tė jetė bėrė, pėr komisionin e vlerėsimit mund tė jetė bėrė, por jam i sigurt qė punonjėsit e OSSH-sė qė dolėn tė papunė dhe janė rreth 1 400, nuk e morėn kurrė kėtė trajtim nė bazė tė ligjit tė kėtij privatizimi. Kurse nė lidhje me shoqėrinė konsulente, kjo parashikohet nė ligj pėr t’u paguar nga ana jonė OSSH si shtet shqiptar, nga paratė e marra nga privatizimi, ndėrsa me VKM parashikohet tė paguhet nga subjekti fitues siē ėshtė CEZ-i. Pra tė paguhet dy herė. Kemi hyrė pa vlerėsuar asetet e OSSH-sė, qė pranohet. Nė tender i ėshtė lėnė njė mundėsi dhe vetė CEZ-it apo subjektit fitues, nėpėrmjet klauzolės rregullimi i ēmimit tė blerjes. Duke shfrytėzuar kėtė iu la dera e hapur subjektit fitues qė ishte CEZ-i pėr ta riparė ēmimin e blerjes, pra nė favor tė tij. Megjithėse ne kishim investuar para tė tjera pėrgjatė vitit 2008, pra edhe 10 milionė euro tė tjera, ēmimi i blerjes kur ėshtė riparė ėshtė riparė nė dėm tė shtetit shqiptar dhe nė favor tė CEZ-it. Kur kanė dorėzuar ofertat tė gjithė pjesėmarrėsit, nė 27 shtator tė vitit 2009, janė hapur ofertat dhe pas tyre ishte parashikuar njė procedurė negocimi jo pėr tė diskutuar specifikimet teknike nė tender, por pėr tė diskutuar mėnyrėn e transferimit dhe mėnyrėn e marrjes nė dorėzim. Pra nuk kishte lidhje pėr tė diskutuar ata parametra kryesorė tė cilėt ishin miratuar nga qeveria, njė pjesė me miratim tė ERE-s etj., sipas kompetencave pėr tė hyrė nė tender. Kemi njė rėnie poshtė tė tė gjithė procedurės sė tenderit, sepse palėt kalojnė nė njė proces negocimi kur i kanė prekur tė gjitha. Edhe vetė persona tė ndryshėm nga ERE apo tė tjerė nga stafi shqiptar e kanė vėnė nė dukje kėtė gjė nėpėr procesverbalet e negocimit, qė ne po prekim ato qė nuk duhen prekur. Po tė marr njė shembull: ėshtė parashikuar qė nė tender tė hyhet me nivelin e borxhit tė keq 4%. Pra, ajo pjesė e arkėtimeve qė ishte e pamundur pėr t’u mbledhur do tė kompensohej nga shteti shqiptar. Palėt kanė pasur tė drejtė tė diskutojnė vetėm se ēfarė do tė quhet borxh i keq, jo tė prekin nivelin e borxhit tė keq. Palėt kanė hyrė dhe kanė prekur nivelin e borxhit tė keq, nga 4% e kanė ēuar nė 14%. 1% e kėtij borxhi tė keq e ka pasur koston 7 milionė dollarė, 10% janė 70 milionė dollarė, janė tė pastra dėm ekonomik tė shkaktuar nga njė proces i paligjshėm, i parregullt dhe i paautorizuar.

-Duhet tė shkojė dikush nė burg pėr kėtė? Ka pėrgjegjės, emra konkretė? Ju jeni jurist.
Pėrgjegjėsit janė aty, qė nga qeveria qė ka miratuar kėtė kontratė, unė jam mė gjithėpėrfshirės nė idetė e mia, edhe ata qė e kanė miratuar nė Parlament. Sepse kėta e kanė ēuar nė Parlament pėr tė shmangur pėrgjegjėsinė e tyre, pėr t’i bėrė tė gjithė bashkautorėt bashkėfajtorė. Por kėtu ka njė kokė. Ky tender ėshtė bazuar mbi dy VKM, qė i ka bėrė qeveria. Edhe komisioni qė ėshtė ngritur ka pėrgjegjėsitė e veta, si komisioni i parė edhe i dyti; edhe komisioni i negocimit qė ka kaluar tagrin, ka diskutuar ato qė nuk duhej tė diskutoheshin; si edhe persona tė tjerė qė kanė ndikuar. Asnjėherė nė negocime nuk kemi pasur pretendime pėr rėnien e vlerės sė aseteve tė OSSH-sė gjatė vitit 2008. Pretendohet qė palėt pjesėmarrėse kanė hyrė nė tender duke u bazuar nė vlerėsimin e aseteve pėr vitin 2007 dhe nė njė takim tė bėrė nė fund tė shkurtit tė vitit 2009, me pjesėmarrjen e Genc Rulit dhe Suzana Guxhollit, ngrihet nga Genc Ruli pretendimi, i pangritur kurrė mė parė nga komisioni i negocimit, se kemi tė bėjmė me njė rėnie tė vlerės sė aseteve dhe meqė ēmimi 102 milionė euro pėrfaqėson njė simbolikė politike do tė investojmė qė vlerėn e aseteve ta ēojmė nė kėtė ēmim se me kėtė ēmim nuk e ulim dot vlerėn e aseteve. Dhe mė 6 mars del njė VKM e famshme, e cila tė gjitha aktivet i kalon tek OSSH-ja dhe pasivet te KESH-i, kreditė e marra pėr investime nė OSSH paguheshin nga KESH-i, lirohej OSSH-ja nga kėto pagesa, dhe favorizimi qė i ėshtė bėrė nė atė kohė CEZ-it ishte rreth 55 milionė euro. Mė pyetėt se fajtorėt duhet tė shkojnė nė burg apo jo? Kam dėgjuar raste kur mjaft persona kanė vajtur nė burg vetėm pėr njė celular tė vjedhur. Ata ėshtė kollaj t’i ēojnė nė burg. Sfida e vėrtetė e atyre qė merren me drejtėsinė dhe zbatimin e ligjit ėshtė qė tė ēojnė fajtorė tė mėdhenj, qė janė edhe shkaktarė edhe pėr kėta qė vjedhin celularėt pastaj.

-Ju pyeta dhe mė herėt, ndjeheni i rrezikuar pėr jetėn tuaj apo jo? Ndėrkohė keni statusin e tė mbrojturit nga drejtėsia. Pse? Mund tė na jepni ndonjė detaj?
Nuk ėshtė ndonjė pikė pėr tė cilėn kam qejf tė pėrgjigjem. Kam njė bashkėpunim shumė tė mirė me disa organe ligjzbatuese. Do tė doja ta kisha me tė gjitha organet ligjzbatuese. Meqė mė dhatė rastin, po e devijoj me qėllim pėrgjigjen karshi pyetjes suaj, mendoj qė ka ardhur dita qė kėto organe ligjzbatuese, duke pėrfshirė edhe SHISH-in, tė prononcohen pėr kėto tė vėrteta dhe ēfarė ato dinė dhe si ato mund tė ndihmojnė nė zbardhjen e tė vėrtetės.

-Mund tė ketė pasur njė hetim nga SHISH pėr kėtė ngjarje?
Unė mendoj qė duhet tė ketė pasur. Nė qoftė se nuk ka pasur ėshtė gabim. Dhe nuk mė vjen mirė qė edhe Kontrolli i Shtetit, edhe SHISH, kanė pasur njė lloj orientimi pėr tė mos mbledhur tė dhėna pėr privatizimin e OSSH-sė.

-Nga kush?
Nga ata, nga tė cilėt ata i marrin orientimet. Pse nuk kemi deri tani qoftė edhe njė investigim lidhur me privatizimin e OSSH-sė? Ėshtė bėrė njė investigim joreal, qesharak, sė fundmi nga Kontrolli i Shtetit, i nisur pėr njė ēėshtje tjetėr dhe mbaruar pėr ēėshtje tjetėr. Nuk i ka parė kėto dokumente me syrin e tė vėrtetės, nuk i ka ballafaquar faktet dhe ėshtė me shumė vonesė. Pėr mendimin tim, ka qenė detyra e Kontrollit tė Shtetit qė brenda vitit ta investigonte apo ta asistonte madje kėtė privatizim kaq tė rėndėsishėm. Nuk ėshtė bėrė.

-Folėt pėr rihapjen e hetimit nė kuadėr tė gjetjes sė provave tė reja, siē ėshtė rasti i ndėrhyrjes sė Kalajt. Kush duhet ta rihapė, kryesisht Prokuroria apo komisioni hetimor ta vėrė nė lėvizje?
Komisioni hetimor duhet tė dalė me disa vendime, por vendime gjyqi ai nuk mund tė japė. Do tė ketė vendimet e tij. Nuk ėshtė njė ēėshtje qė mund tė zgjidhet nė njė kohė kaq tė shkurtėr disajavore apo disamujore, tė ketė njė mandat mė tė gjatė. Por, pėrfundimisht duhet tė shkojė para organeve qė njeh Kushtetuta nė lidhje me zbatimin dhe vėnien e drejtėsisė, qė janė Prokuroria dhe gjykatat.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
qytetari optimist Me sakt e me mir, se i shpjegon me fakte dhe dokumenta ky zoteria, sbesoi ti argumentoi tjeter kush. Prandaj esht detyr e prokuroris, ne mos e keasaj ekszistuses, sepse kjo esht e lidhur me Sali Berishen dhe esht e inteteresuar te mos hapet. Prandaj Vettingu ti shkoi deri ne vund dhe te ver piken mbi ket problem kaq madhor qe ka ndikuar ne mirqenjen e shqiptareve.
avatar
Anonim
ALFONS Pikerisht keta njeres presin shqipetaret te jene ne krye te drejtesise ne menyren me urgjente.Sado te bejne LLallat, Zaganjoret ,GJonet e GJinet kan humbur plotesisht besimin ne popull dhe kete ata e din fort mire por kane nje koke ish te fuqishme dhe po mundohen ta mbrojne me te gjith menyrat se po u pre ajo koke pasojat do te jene shum te renda kemi shprese te ndodhe
avatar
Anonim
Hallall Qenke burre trim hallall te qofte.te denecosh kruminelin me te madh te shqiperise e mos keshe frike. Bravo TRIM
avatar
Anonim
al bravo te qofte e i bej thirrje shtetit qe ti veri mbrojtje me te madhe se obama se ky po luan me zjarrin dhe nqs duam te drejten ky duhet ti shkoje deri ne fund.e dime si perfundoi trebicka kur paralajmeroi gerdecin prandaj nqs i ndodh gje ketij me e pakta min i brendshem te dorehiqet e sal bisha te varet ne mes te TIRANES.urime shoku e ruhu se ke te besh me bishen qe ka dhene prova qe di te zhduki kundershtaret.......ka udb me vete qe zhduk kedo e cdo gje
avatar
Anonim
AKREPI BLU SHPRESOJM SHUM NE KETE TRASPARENC NGA KY JURIST SHUM I ZOTI DHE NJI NJERI ME NJI PASTERTI NJERZORE DHE JURIDIKE ISHALLA I SHKON DERI NE FUND SE KETO FAKTE JAN SHUM TRONDITESE KU E CUAN KETE POPULL DERI KETU SA TE DENOHEN TE THJESHTET PER NJI TEL E DUKE NA DETYRU QE KEMI PAGUAR NGA TRI A KATER HER DHE ASNJI NUK NA KOMBESOTE PER ATO QE NA MERNIN TEPER NDAJ SHPRESOJM QE DREJTESIA DHE PROKURORIA TE VEPROJ E TE JU MBESHTES JU DERI NE NDESHKIM TE PESHQEVE TE MEDHENJ DAC TE BERISHES TE KUJTDO QOFSHIN
avatar
Anonim
Tonce Me duket se ja fut kot, mos fol pa fol njeherr gjykata
avatar
Anonim
emigranti Shteti kete deshmitar duhet ta mari ne mbrojtje.Bravo i qofte se po i ben nji sherbim te madh vendit.Keto njerez i duhen drejtesise.
avatar
Anonim
Delinquenti O shoku kujdes se mos te zer gripi se dihet pastaj..........
avatar
Anonim
Sas Mos e ler qenin ne timon!
avatar
Anonim
dada O shtet , ka mbrojtje ky juristi apo do ta bejne si me Trebicken
avatar
Anonim
luigji Je nje hero , por kush ju garanton jeten se para ke kriminelin me te eger te te gjithe koherave qe quhet : Sali Ram Berisha dhe shushonjat e tjere .....Vetem bej kujdes per vehte dhe familjen tende dhe ndaj S.Berisha dhe familjes se tij mos i le kusur.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Fatos Klosi: Pakti Rama-Visho Lika pse u tėrbua Berisha
Pastrimi i parave, Gjokuta: U kapėn 328 raste nė 10 muaj
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 17/11/2017, Viti VII - NR.272