Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet NGA ELTON QYNO
08 Shtator 2017 - 08:17 | përditesuar në 08:47
Shtatė radarėt detarė tė instaluar nga kompania "Lockheed Martin" nė vitin 2009-2010 janė nė gjėndje tė transmetojnė sinjale pėr mjetet lundruese me lartėsi 0.5 metra lartėsi nga bordi. Ky konfirmim vjen nga Bektash Petoshati ish-zv/komandati i Forcave Detare njėherėsh dhe njohės shumė i mirė i kėtij sistemi.

Sistemi SIVHD(Sistemi Integruar Vėzhgimit tė Hapsirės Detare) sipas ish- ish zv/komandantit tė forcave detare ėshtė njė teknologji e lartė, por ajo qė ėshtė shqetėsuesja ėshtė faktori njeri, qė sjell dėshtimin operacional. Petoshati thotė se teknikisht ky sistem radarėsh qė kemi e mbulon tė gjithė hapėsirėn tonė detare, por kjo nuk mjafton nėse nuk ka bashkėpunim mes shumė strukturave si dhe tė jetė njė staf i pėrzgjedhur e i trajnuar.

“Sistemi mund tė perceptojė objekte deri nė 0.5 metra lartėsi bordi. Janė bėrė prova disa herė pėr kapjen ose jo tė gomoneve,dhe kėto mjete lundruese mbi ujė janė kapur prej radarėve tė cilėt kanė transmetuar sinjalin dhe dhėnė koordinatat. Por pikat e dobėta qė sistemi ka pasur dhe ka janė tė gjitha subjektive si: mirėmbajtja, mėnyra e organizimit nė nivel pikė dhe sidomos nė mivel operativ, personeli, llogjistika etj”-thotė Petoshati.

Mė tej ky i fundit thotė se roja bregdetare e ushtrisė ka dalė nga funksioni i saj. “Mė thoni njė rast kur roja bregdetare e ushtrisė ka kapur njė gomone me drogė dhe ka dokumentuar rastin duke ja referuar prokurorisė. Nga ky operacion roja bregdetare e ushqtrisė ėshtė anashkaluar duke ja lėnė nė dorė gjithė situatėn policisė dhe besuar radarėve, tė cilėt herė punojnė herė nuk punojnė. nė 80 pėr qind tė rasteve ėshtė jashtė funksionit ligjor. A e dini qė ka mbi 15 vjet qė oficerėt e Rojės Bregdetare nuk kanė statusin e oficerit tė policise gjyqėsore”-nėnvizon pėr “Shqiptarja.com” Petoshati.

Shkeljet e konstatuara nga KLSH pėr servisin e radarėve

Nė vitin 2014 ministra e Mbrojtjes pas problemeve tė shumta nė sistemin e radarėve, vendosi qė nėpėrmjet njė tenderi tė klasifikuar “Sekret”, ti heqė tė drejtėn e konkurimit kompanisė amerikane “Lockheed Martin” dhe tia japė mirėmbajtjen e radarėve kompanisė “IDEAL TEL” sh.p.k. Kjo lėvizje solli rritjen e shumės financiare nė mirėmbajtjen e sistemit, nė njė kohė kur “Lockheed Martin”,e ka ofruar kėtė shėrbim mė marė me njė shifėr shumė ketėr mė tė ulėt. Njė veprim i tillė i kryer nė atė kohė nga ministria e Mbrojtjes u quajt nga njė audit i KLSH si shkelje penale dhe disa zyrtarė tė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave janė ēuar nė prokurori pėr ndjekje penale. Sipas raportit tė KLSH, ministria duhet tė kėrkonte nė veēanti kompanisė amerikane “Lockheed Martin”, qė e ka ndėrtuar dhe vendosur nė punė kėtė sistem, si kompani, e cila e jep mė shumė garanci e besueshmėri dhe e ka ofruar kėtė shėrbim mė parė pėr rreth 220,000 $, ose rreth katėr herė mė pak se sa vlera aktuale e tenderuar dhe paguar tek kompania “IDEAL TEL”.
 


radaret foto 1
Pamje tė marra nga sistemi ku tregohet vendodhja e radarėve detarė dhe zona detare qė ata mbulojnė

radaret foto 1

Zoti Petoshati, sa radarė detarė ka Shqipėria dhe zonat ku janė instaluar kėto paisje a mbulojnė tė gjithė hapėsirėn detare tė Shqipėrisė?
SIVHD(Sistemi Integruar Vėzhgimit tė Hapsirės Detatre) ka shtatė Radarė nė Ksamil. Porto Palermo, Maja e Thanasit, Sazan, Guri Gomarės, Durrės dhe Shėngjin. Teknikisht ky sistem e mbulon tė gjithė hapsirėn detare tė Repyblikės sė Shqipėrisė.

Cila ėshtė pika mė e fortė dhe pika mė e dobėt e kėtyre radarėve, tė cilėt herė pas herė nė periudha tė ndryshme, kontestohen pėr saktėsinė jo tė rregullt qė ata transmetojnė?
Sistemi shpesh quhet "Lockheed Martin", emri i kompanisė qė e ka ndėrtuar, pra teknikisht ėshtė e njė teknologjie tė lartė. Mund tė perceptojė objekte deri nė 0.5 metra lartėsi bordi. Janė bėrė prova disa herė pėr kapjen ose jo tė gomoneve, dhe kėto mjete lundruese mbi ujė janė kapur prej radarėve tė cilėt kanė transmetuar sinjalin dhe dhėnė koordinatat. Por pikat e dobėta qė sistemi ka pasur dhe ka janė tė gjitha subjektive si: mirėmbajtja, mėnyra e organizimit nė nivel pikė dhe sidomos nė mivel operativ, personeli, llogjistika etj.Mjafton tė them se pesoneli i radarit kryesor tė “Majės sė Thanasit” ėshtė instaluar nė ambjentet e televizionit shqiptar se pika qė u ndėrtua nė 2008 u shkatėrua pa u ngritur dhe askush nuk mbajti pėrgjegjėsi pėr miljonat e hedhura dėm.

Pse u largua nga mirėmbajtja teknike kompania amerikane “Lookcheet Marti” qė ndėrtoi sistemin e radarėve nė Shqipėri?
Me sa mė kujtohet kompania nė vitin 2009-2010 kėrkoi rreth 400.000 dollarė pėr mirėmbajtjen, por neė me njė studim menduam nė atė kohė tė ngrinim dy njėsi mirėmbajtje, njė nė Durrės dhe njė nė Pashaliman. Kjo riste gadishmėrinė, ju pėrgjigjej nė kohė problemeve teknike dhe me kosto tė ulėt. Pse nuk u pranua ky studim duhet tė japė pėrgjigje Ministria e Mbrojtjes, e cila sipas ligjit e ka nė vartėsi tė drejtėpėrdrejtė Rojen Bregdetare.
Nė shumė raste shumė radarė nuk punojnė pėr shkaqe si mungesė energjie elektrike, vjedhje tė rrjetit elektrik apo mosfurnizim me naftė tė gjenatorėve e deri tek prishja e programeve kompjuterike?
Mjafton tė them vetėm kaq dy radarėt kryesorė, i “Majės sė Thanasit” dhe “Sazanit” ruhen me nga njė person.

A e imagjinoni se ēfarė mund tė bėjė njė roje, qoftė edhe Vandami, nė 1400 metra mbi nivelin e detit nė dėborė e suferinė, kur kulla e radarit ėshtė 800 metra larg vend qėndrimit tė rojės.Vėzhgimi i hapėsirės detare duhet tė kryhet dhe me njerės nga toka dhe me roje bregdetare. Mė thoni njė rast kur roja bregdetare e ushtrisė ka kapur njė gomone me drogė dhe ka dokumentuar rastin duke ja referuar prokurorisė. Nga operacionet anti trafik roja bregdetare e ushqtrisė ėshtė anashkaluar duke ja lėnė nė dorė gjithė situatėn policisė dhe besuar radarėve, tė cilėt herė punojnė herė nuk punojnė.

Gjatė gjithė karrierės tuaj nė ushtri keni shėrbyer si ushtarak nė Marinė. Mendoni se musfunksionimi i rregullt i radarėve ėshtė njė problem teknologjik apo ēedon faktori njerėzor qė e menaxhon?
Nuk ka asnjė problem teknologjik. Gjithė problemi ėshtė njerėzor. Tė analizosh SIVHD, mė parė duhet tė analizosh Rojen Bregdetare, e cila nė 80 pėr qind tė rasteve ėshtė jashtė funksionit ligjor. A e dini qė ka mbi 15 vjet qė oficerėt e Rojės Bregdetare nuk kanė statusin e oficerit tė policise gjyqėsore. A keni dėgjuar ndonjėherė qė Roja Bregdetare tė kapė ndonjė gomone me drogė,apo kontrabandė!? Pas operacionit tė ashtuquajtur "PUNA" kundėr skafeve nė vitin 2002, si dhe pas kapjes sė anijeve "ERVINO" dhe "LEONE II" nė vitin 2003, fatkeqėsisht Roja Bregdetare ka bėrė vetėm shoė politik dhe jo detyrėn ligjore. Dikush mund tė thotė se kemi shkuar nė Libi, shumė mirė, por populli thotė: "Kur s`ka nė shtėpi ėshtė haram nė xhami". Tė bėjmė detyrėn ndaj vendit nė radhė tė parė, pastaj ndaj NATO-s etj.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

1 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ushtaraku ne lirim ketu harohet qellimisht te thuhet se trafikantet koruptojne ate rojen ne maje te karaburunit, tanime edhe ne sazan se nuk ka me ushtri aty, qe te demtoj kablin elektrik apo te gjenerstorit apo te djegi pc. kur flitet per nje ngarkese rreth 3 miljon euro , mendoni sa pak kushtion korupsioni i atij rojes apo eprorit direkt te tij. eshte sh e thjeshte te mendosh , ne kushtet qe gjysma e atyre qe blinin droge fashatereve kishin kete rjet pas per nxjerjen e mallit jashte, droga spihet ne shqiperi.
avatar
Anonim
arber imagjino ne cfar gjendje ka rene ushtria shqiptare, nga monitorimi me radare e patrullimi me kembe i vijes bregdetare, deri ne inekzistence, me perpara habitesha kur lexoja lajme te tilla por tani habitem kur nuk paskemi degjuar gjera me ekstreme, me vjen keq por as rama spo ben perpjekje reale per te mberthyer shtetin nga katandia qe eshte.
avatar
Anonim
detari Ish zv Kom I flotes i bie large e large. Nuk thote troc Komandant Flote eshte nje kembesore. Akoma ka frik
avatar
Anonim
Lleshi Po kto haram e xhami cm....pate qe i permene sikur sdi i shqip o fetar k....
avatar
Anonim
arber po ti o llesh cm,... pate, qetsohu o llesh qetsohu. mjaft me fobite ndaj muslimaneve te shqiperise se ste kane bere asgje te keqe o psikopat dhe injorant, se po te kesh lexuar ndonje liber sdo flisje keshtu, por kur je nga ato vendet qe e perdornit abetaren per te mbeshtjelle buken qe mernit ne mal me bagetine, keshtu flet.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250