Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:12 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Dossier NGA FERIDE PAPLEKA
13 Gusht 2017 - 09:37 | përditesuar në 12:48
Dhimitėr Shuteriqi,shkrimtari rrėfen
jetėn e tij, takime e biseda qė nga 94
(Pjesa e parė e kujtimeve)
 
Nė ēfarė bote hyje, ndėrsa kaloje pragun e njė bisede tė thjeshtė me Shuteriqin! Tėrė puna e tij i ngjante njė kėrkimi tė pafund drejt njė mendimi shkencor. Dhe vepra e tij e pasqyron nė mėnyrė besnike kėtė kėrkim madhėshtor. Ai ishte ndryshe nga tė tjerėt, kishte tjetėr praktikė pune tė imėt, tė thellė, tė plotė, me referime krahasuese, por nuk mbahej si njeri i jashtėzakonshėm. Zhan Zhiono nė librin e tij tė famshėm Burri qė mbillte pemė, thotė se ”[...] kur puna e njeriut ėshtė e zhveshur nga egoizmi, kur ideja qė e drejton nuk ėshtė shpėrblimi [...] dhe se ka lėnė pas shenja tė dukshme tė veprės sė tij, jemi pėrpara njė karakteri tė paharrueshėm ”. Martirizimi i pėrditshėm i Shuteriqit mbi libra, veprimtaria e tij e vetėdijshme dhe e heshtur, e shndėrron atė nė hero kulturor.  

Ne u takuam pėr herė tė parė nė qershor 1994 pėr tė dhėnat e portretit tė tij, porositur nga njė gazetė. Ai mė priste duke lexuar, mbėshtetur nė njė kolltuk, nga ata tė tipit tė vjetėr nė dhomėn e pritjes. Kur iu afrova u ngrit nė kėmbė me vėshtirėsi. Duke e njohur mė pas jetėn e tij, do ta kuptoja se nė trup i rėndonte ngarkesa e njė vepre tė madhe.

Mė dha dorėn. I thjeshtė e i dashur, jashtė ēdo pėrfytyrimi. Kishte njė fytyrė tė menduar, ballė tė lartė, vėshtrim tė pėrhumbur, sy tė thellė, tė cilėt i shenjtėronte dituria. Shenjtėrinė ia shtonin edhe mė tepėr shpina e kėrrusur prej skribi tė lashtė si dhe flokėt e gjatė e tė thinjur si tė njė perėndie pagane. Pranė tij ishte njė tryezė e ulėt plot libra, dosje, fletė me shėnime, fletore, lapsa e stilolapsa. Nėpėr mure kishte tablo pikture tė vendosura nė lartėsinė e vėshtrimit, tė cilat tė dhuronin njė ide tė ngrohtė e shplodhėse.

Biseda me atė personalitet tė letrave nuk ishte e lehtė. Pėrveē shtrirjes nė thellėsi e gjerėsi tė veprės letrare, ishte edhe veprimtaria e vazhdueshme shkencore, e cila kėrkonte njė njohje relative pėr tė komunikuar. Por ai ishte aq i vėrtetė, sa dinte tė krijonte qė nė fillim idenė e barazisė me bashkėbiseduesin. Asaj vizite iu shtua edhe njė fakt shumė domethėnės, qė e ruaja nė kujtesė. Kur punoja redaktore botimesh, mė qenė dashur disa tė dhėna pėr piktorin anglez Eduard Lear. Dhe mė drejtuan te Shuteriqi. Ai mė fali njė skedė tė gatshme dhe ky gjest intelektual pati mbetur pėr mua i veēantė. Nuk mbaj mend gjė tjetėr, sepse takimi qe fare i shkurtėr ; ai sapo kishte kaluar njė gjendje gripale. Qysh nga ai takim fare i shkurtėr, nuk ėshtė se kishte kaluar njė kohė edhe aq e gjatė, por dukej ngaqė kishin ndodhur ndryshime tė mėdha. Kishte rėnė sistemi komunist, jetonim nė njė tjetėr epokė.

Bisedat pėr portretin u zhvilluam nė tri ditė. Ditėn e dytė dhe tė tretė kaluam nė studion e tij, njė dhomė me njė bibliotekė tė madhe, e cila qarkonte krejt muret. Librat gjithsesi i jepnin njė frymė mė konkrete bisedės tonė, ata kanė qenė bashkėbiseduesit mė idealė pėr Shuteriqin. Nė vende tė ndryshme tė bibliotekės krijonin njė mozaik kornizat me portrete qė kanė bėrė piktorėt pėr tė: Ksenofon Dilo, Fatmir Haxhiu, Nexhmedin Zajmi, Andon Kuqali e ndonjė  tjetėr. Nė vende tė lira kishte vizatime, fotografi, suprinat kishin objekte tė ndryshme: nė anėn e majtė: njė bust i Naimit nga Odise Paskali; njė bust i vetė Shuteriqit nga Janaq Paēo; njė portret i Ēajupit nga Ksenofon Dilo ; nga Dilo ishte edhe njė vizatim, portret i tij me llullė;  njė foto e tė atit (Simon Shuteriqit), e zmadhuar; njė foto e ēiftit Shuteriqi fill pas ēlirimit etj.

Nė anėn e djathtė: njė bust i Demostenit, orator dhe burrė shteti athinas, i shekullit IV para erės sonė ; njė kuti me llulla tė llojeve tė ndryshme, kujtim i periudhės sė hershme kur ai pinte duhan nė vitet studentore nė Francė e deri sa sėmundja e zemrės e detyroi ta linte pėrgjithmonė;  njė tablo pikture nga Renoir. Mbi njė syprinė tjetėr rafti nė mes kishte njė grumbull gurėsh tė formave e ngjyrave tė ndryshme, relike tė vendeve historike qė kishte vizituar. Nė njė tė ndarė mė vete, pėrballė nesh rrinte nė kuti, « Guri i Ēmuar », ashtu si e quante ai ; ishte njė copė argjilė e kuqe, e gurėzuar, nga varri i Skėnderbeut.

I  kishte dhėnė njė copė historianit Franz Babinger . Mė dhuroi edhe mua njė copėz, qė e ruaj si gjė tė shenjtė. Nė njė kuti tjetėr, por mė tė vogėl ishte edhe njė copėz guri i ciflosur  nga varri i Dhimitėr Gazullit, bashkėkohės i  Skėnderbeut, qė e kishte gjetur nė qelėn e rrėnuar nė Gėziq tė Mirditės.
 
***
Si shumė bashkėmoshatarė tė mi qė kemi kryer universitetin pėr letėrsi, unė pandehja se dija shumė pėr Dhimitėr S. Shuteriqin. Kur isha studente, pata ndjekur njė ligjėratė tė tij nė njė pėrvjetor tė Naim Frashėrit. Mė pati lėnė mbresė tė pashlyeshme paraqitja e materialit, pėrdorimi i fjalės, vendosja e figurės sė Naimit nė kontekstin e kohės qė e lindi, analiza e hollėsishme e argumentuar e ideve, motivimi i thellė i vlerave kombėtare dhe estetike tė krijimtarisė sė tij. Sigurisht pėr mua qė kisha ndonjė prirje letrare, ligjėrata e tij ishte njė nga leksionet mė tė ēmuara qė po dėgjoja pėr Naimin. Ai shpallte njė metodė shkencore krahasuese tė vėshtrimit tė personaliteteve dhe sillte shembuj konkretė pėr stilin, pėr gjuhėn, pėr vargun karakteristik naimjan. Duke folur, nga sytė i shpėrndahej njėlloj lodhjeje fisnike, qė ia pėrcillnin leximet e shumta.

Njihja mjaft gjėra nga krijimtaria e tij letrare, sidomos tregime. Qė fėmijė isha magjepsur me librin Gurnecka, nė shkollė tė mesme letėrsinė e studionim sipas tekstit antologjik qė kishte botuar ai, kur dola mėsuese librat Shkrimet shqipe dhe Nėpėr shekuj letrarė, mė kanė ndihmuar pėr vite me radhė nė shpjegimin e lėndės sė letėrsisė, qė janė si njė vademekum letrar. Por unė mbeta gojėkyēur nga dijet e thella, nga fryma filozofike qė e pėrshkonte bisedėn tonė dhe nga puna e tij sistematike. Prej tij numėrohen 100 e ca botime me rreth 40 mijė faqe, tė gjitha tė daktilografuara e tė korrigjuara me duart e veta nė njė makinė tė vogėl « Olivetti ».

Tryeza e punės e kėtij njeriu tė jashtėzakonshėm, e vendosur pranė njėrės prej dritareve qė shihte nga lindja,  nė atė studio-bibliotekė, qarkohej nga libra tė zgjedhur dhe universalė, pjesė e ushqimit tė tij mendor e shpirtėror tė vazhdueshėm. Nė mes ishte makina e shkrimit qė mbushte me ritmet e jetės netėt dhe orėt e heshtura qė kėrkon krijimi. Nė krahun e majtė Baudelaire-i, njė botim i plotė i veprės sė tij, poeti qė vazhdonte tė ushtronte pėrherė magji tek ai.

Librat e tryezės, “armėt e tij tė buta” nė betejėn e pėrditshme si krijues dhe si shkencėtar i letėrsisė dhe kulturės, flisnin pėr interesat e tij tė gjera. Pėrpara nė largėsinė e dorės: Fjalor i Gjuhės sė Sotme Shqipe; Histori e Letėrsisė Shqipe; Histori e Albanologjisė; Histori e Popullit Shqiptar; Histori e Arkitekturės; Fjalor Enciklopedik Shqiptar; Histori e Artit etj. Pastaj disa libra shqip e nė gjuhė tė huaj, sidomos frėngjisht dhe italisht : Poésie surrealiste (Poezia syrrealiste), Le génie de la peinture européenne ( Gjenia e pikturės europiane); Cubisme (Kubizėm). Disa fjalorė nė gjuhė tė huaj, mė i rėndėsishmi ai i gjuhės sė sotme frėnge (njė ndėr): Petit Robert I dhe II (Roberi i vogėl I dhe II;  Littré (Fjalor i gjuhės frėnge, i vitit 1872), pastaj “Histoire de la littérature franēaise”( Histori e letėrsisė frėnge), Gustave Lanson, 1894; “Histoire d’art” (Histori e artit), disa revista bashkėkohore: filologjike, historike, etnologjike, psikologjike, artistike etj. Albume: Van Gogh, Renoir, Matisse, Sezanne, dy albume tė mėdha me kostume arbėreshe . Por edhe edhe njė vepėr e Platonit . Kishte aq shumė lėndė nė jetėn e tij sa ēdo gazetar do tė ishte i lumtur ta kishte protagonist tė shkrimit. U largova atė ditė me njė material tė gjerė dhe me njė premtim tė heshtur qė as vetė nuk e kuptova se ē’pėrmbajtje kishte. Shuteriqi mė ngjau me njė apostull tė kulturės shqipe. Dhe e ndjeva se nuk e mbaja dot vetėm pėr vete atė dritė. Sa pak e njihja universin e tij !


Portreti pėr tė u botua njė tė diel, mė 28 gusht 1994, te  njė shtojcė letrare e gazetės « Zėri i popullit » me titull: Dhimitėr Shuteriqi - mit apo realitet. Qėllimi i shkrimit ishte tė krijonte njė njohje nė gjeneratat e reja pėr personalitetin e tij nė shėrbim tė kulturės kombėtare. Mė 26 korrik 1995 ai mbushte 80 vjeē, shkrimi i paraprinte kėshtu njė pėrvjetori tė veēantė. Pėr herė tė parė figurės sė tij iu kushtua njė faqe e tėrė gazete, larg sloganeve politike. Nuk kam pėrse ta fsheh se edhe unė ndjeva kėnaqėsi. Po jetoja ditėt e shumėpritura kur botimet patėn filluar tė dilnin pa ndryshime. Kjo ishte liria e vėrtetė e fjalės, pėr tė cilėn kanė sakrifikuar jetėt dhe ėndrrėn e tyre fisnike aq e aq njerėz nė Shqipėri e kudo nė botė. Atė mbrėmje Shuteriqi mė mori nė telefon pėr tė mė falėnderuar. Nė tė vėrtetė duhej ta falėnderoja unė atė. Por iu pėrgjigja se do t’i shkoja tė nesėrmen pėr vizitė e t’i merrja pėrshtypjet nga afėr.

Qėllimi im ishte tjetėr gjė. Qė t’i thosha se do tė filloja njė jetėshkrim. Ēfarė guximi! Im bir qė sapo kishte mbaruar liceun pėr pikturė dhe pėrgatitej pėr tė hyrė nė Akademinė e Arteve,  kur lexoi nė shkrim se Shuteriqi kishte njė dosje tė madhe me skica e vizatime, shprehu dėshirėn tė vinte me mua. Ne kaluam atje njė pasdite mbreslėnėse. E megjithatė, unė nuk ia bėra dot tė ditur planin tim. Mė mungoi vendosmėria. Kur u largova, ai mė falėnderoi edhe njėherė pėr shkrimin. Mesa dukej i kishin pėlqyer ato qė thuheshin pėr tė. Ishte njėlloj pasqyre ku e shihte veten ndryshe, nė mėnyrė tė qėruar, pa ngarkesa ideologjike. Edhe tė afėrm dhe miq qė u ishte dhėnė rasti ta lexonin, e kishin uruar. U desh tė kalonin tri ose katėr javė qė unė tė merrja zemėr e t’i thosha se do t’i kushtoja njė libėr. Gjeta mėnyrėn mė tė mirė, e cila na shpėton tė gjithėve nga pėrgjegjėsia e atypėratyshme. Ia kumtova kėtė « ēmenduri » nė telefon. Dhe menjėherė mė trembi ideja. Ē’ėshtė e drejta ai e priti mirė vendimin tim. Dhe, ishte qėndrimi i tij mirėbesues qė mė dha zemėr.
 
Ishte 5 tetori i vitit ’94, kur nisi ”ndėrmarrja” e gjatė dhe e vėshtirė e realizimit tė projektit tė librit qė kisha menduar t’i kushtoja. Mes njė qetėsie qė u krijua pas pyetjes time, qė e pėshtjelluar siē isha, nuk iu pėrmbajta tekstit tė pėrgatitur, unė hodha nė letėr copėza nga rrėfimi i tij. Atėherė rrethanat ishin shumė kritike. Shoqėria shqiptare pėrjetonte periudhėn e rėndė tė depresionit. Lufta politike mes sė majtės dhe tė djathtės ishte e acaruar. Kryefjala e ditės ishte mohimi i madh pėr tė pėrmbysur gjithēka qė ishte krijuar gjatė pesėdhjetė vjetėve. “... dhe askush s’mund tė thotė / se kėtu rron / njė popull qė ndėrton diēka tė re. ”, do tė thoshte nė vitet ’30 Migjeni, njė nga poetėt tanė mė tė mėdhenj dhe poeti i vėrtetė i poezisė sociale. Sulmet nuk kursyen as Shuteriqin. Ato qenė ndėr mė tė rėndat qė mund tė mendohen, por ai qėndroi i paepur, i mbajtur pas tė vėrtetės. Krijuesit e mėdhenj nuk i pėrkasin kohės fizike kur kanė jetuar. Ata vėshtrojnė pėrtej kohėve dhe individėve.

Orėt e punės sonė ishin pėrgjithėsisht pasditeve gjer nė mbrėmje. Shumė dorėshkrime dhe tekste tė daktilografuara prej tij prisnin dritėn e botimit. Shtėpitė botuese private sa ishin hapur. Ekonomia liberale dhe kėrkesat e prodhimit kapitalist, kishin hyrė nė ēdo ind tė jetės. Tė botoje njė libėr, duhet tė paguaje. Ishte e pabesueshme, por njė nga njerėzit qė ka pasuruar ndėrtesėn e kulturės shqipe, nuk mund tė blinte nė ato kushte as letėr e as shirit makine pėr tė shkruar.

Nė kėto kujtime dua tė pėrmend njė episod mjaft tė rėndėsishėm qė mbetet nė fillesėn e librit. Kur isha duke mbajtur shėnime pėr portretin e tij, u botua njė shkrim tejet pėrēmues pėr Shuteriqin te gazeta Rilindja e Prishtinės qė dilte nė Tiranė. Duke e lexuar atė shkrim mendova me vete: « Historia e njerėzimit ka patur Sokratėr dhe Krishtėr. Le tė jetė edhe Dh. S. Shuteriqi njėri nga ata qė paguhet me mosmirėnjohje pėr therorinė e tij ». Mbaj mend se qysh nė  mėngjes shkova drejt e nė redaksinė e gazetės, nė rrugėn « Myslym Shyri ».  E dija ku ndodhej se botoja atje ndonjė pėrkthim apo tregim, duke e pandehur gazetė tė pavarur. Duke i pėrmbajtur lotėt, u thashė kryeredaktorit dhe drejtorit : “Ju nuk e dini mirė cili ėshtė Dhimitėr Shuteriqi. Nuk e njihni”. Gjithsesi unė qeshė gabuar. Ata e dinin dhe e njihnin mirė, por kishin tjetėr mision. Ja, ky mbase ėshtė ēasti qė vendosi nė mėnyrė pėrfundimtare se duhet ta shkruaja patjetėr librin. 
 
Duke hedhur nė letėr fragmente tė shkurtra tė atyre meditimeve qė mė vonė do tė mė shėrbenin si lėndė kryesore, jeta e tij mė dukej aq e madhe, sa mendoja se nuk mund ta nxinin librat. Isha pėrpara njė prej figurave mė tė mėdha tė kulturės, qė pėrbėn edhe njė personalitet unik nė historinė e letrave shqipe. I thinjur, i fisnikėruar nga puna pėrkushtuese dhe nė njė moshė biblike, ai m’u duk si njė mit i gjallė. Nuk ishte i dehur nga suksesi, por as edhe i pezmatuar nga dėshtimet. «Nė jetė duhen pranuar edhe sukseset, edhe dėshtimet », thoshte. Kėtė ide tė Romain Rolland-it ai e kishte bėrė tė vetėn. Ndieje mrekullim kur e dėgjoje. Ai ligjėrim sot mė tingėllon si sinonim i historisė.

Fėmijėria e Shuteriqit qė u pėrkund nėn tingujt e kambanave dhe kėngės sė muezinit, nėn pamjen e trishtė, por tė mrekullueshme tė ikonave, e drituar nga dashuria prindėrore nė lagjen Kala tė Elbasanit, apo nė rrugicat e « pėrmbibukura » tė Korēės, nė tė cilat pati hasjet e para me natyrėn e me njerėzit dhe nė mėnyrė tė tėrthortė mėsoi se tė jetosh nė botė, do tė thotė tė jetosh me gjuhėn dhe me ndjesinė, me fjalėt dhe me kuptimet, me veprimin dhe me heshtjen, mbetet njė bazament i qėndrueshėm pėr tė kuptuar veprėn e tij tė mėvonshme. Kur rrėfente ai dukej si njė personazh homerik, njė Uliks, qė kallėzon njė histori shqiptare.

Pėr mua ishte rrethanė nga mė favorizueset qė dėgjoja nga goja e tij jetėn e vet. Si njė rrėfimtar i kohėve tė moēme, i mbėshtjellė pėrherė me njė kurorė drite qė rrethon njerėzit e mėdhenj, ai nuk thoshte kurrė asgjė gjysmake. Ato qė tregonte kishin njė substancė letrare, tė patjetėsueshme. Magjepsja e tij kishte vėrtet diēka fėmijėrore. Te shkrimtari i madh fėmijėria ėshtė pėrherė e gjallė, por ajo magjepsje te ai ishte njė prani materiale e fuqishme.

Biseda jonė pėrtėrihej, sidomos, kur ai e ēonte fjalėn te poezia. Poezia ishte si tė thuash njė dashuri e ndėrprerė, njė refren i shkėputur. Ai do tė kishte dashur tė thirrej poet. Por Shqipėria, ky vend i prapambetur, me frymė tė pėrgjithshme orientale, megjithėse i pėrkiste Europės, thuajse analfabet, me 90 pėrqind tė popullit qė nuk dinin shkrim dhe kėndim, me fshatra ku drita e vetme pėr ndriēim ishte kandili dhe pisha, ku vdekjet nė moshė tė re nga malarja dhe tuberkulozi pėrbėnin njė numėr tė madh, kėrkoi shumė prej tij, i kėrkoi sakrificėn qė ta harronte pėrkohėsisht poezinė. Poezia do tė ishte luks nė kėtė vend tė varfėr e tė braktisur nga bota e qytetėruar.

Dhe ai nuk ngurroi ta bėnte kėtė fli, pėr hir tė njė dashurie mė tė madhe, Shqipėrisė. Vėrtet, kur flisje me tė, besoje se shpirti i tij ishte gatuar me njėlloj atdhetarie qė ta fal vetėm puna pėrkushtuese. Kėtė e dėshmojnė planet, programet dhe tekstet e para tė letėrsisė shqipe pėr shkollat e mesme e tė larta, orėt e mėsimit  plot pasion pėr letėrsinė dhe folklorin nė Institutin e parė Pedagogjik shqiptar, kėrkimet e palodhura tė shkrimeve zanafillore pėr shqipen, zbulimi i mistereve tė shkrimit shqip, historia e letrave shqipe si dhe studimet letrare me sinteza origjinale, tė cilat krijojnė njė unitet organik me tė gjithė veprėn e tij.
Pėrveē fėmijėrisė dhe rinisė qė ai i kujtonte me mall ishin edhe mosha e pjekurisė intelektuale me kantiere tė shumta pune, qė u mishėruan nė vepra tė panumėrta, si dhe ajo e dimrit tė bardhė tė jetės, me plagė tė shumta nė vitet ’90. Kėshtu, duke ndėrthurur kohėrat mes tyre, u plotėsua pak nga pak itinerari i jetės sė tij.

Jeta e tij, duke filluar qė nė moshėn e ndėrgjegjshme, ėshtė  e mbushur me punė, me dashuri e lumturi dhe doemos me trishtime e dhimbje, qė shkonin hera- herės gjer nė dėshpėrim. Por mbi tė gjitha kėto ngrihej njė optimizėm i ēuditshėm. Ai fliste pėr njė dritėz qė e trazonte shpirtin e vuajtur shqiptar. Duke u ndriēuar gjithė jetėn nga kjo dritė, Shuteriqi e shndėrroi atė, si tė thuash, nė njė objekt pasioni. Ekzistenca dhe mbijetesa shqiptare nė histori e patėn ēuar nė pėrfundime tė atilla, tė cilat pėrmblidhen nė njė besim rilindės pėr tė ardhmen. Kur ndalej nėpėr kujtime tė hershme, domethėnė kur shpaloste njė ligjėratė tė kulluar nga teprimet e kohėrave, atėherė e kuptoje atė cilėsi tė qenėsishme pozitive qė karakterizon si frymė edhe personazhet e prozės sė tij. Nė tė vėrtetė ai ishte njė optimist « i pandreqshėm ». Ja si shkruante, ndėr tė tjera, nė prill tė vitit 1940, nė njė letėr qė i dėrgonte tė atit nga Franca :
 
« (…) S’e di a e keni gjetė tė mirė pėrgjigjen qė u bana ideve tueja fillosofike…Sigurisht pesimizmi i em asht i madh e mund tė ju duket i ēqetėsueshėm. Vetėm due tė mos e besoni sistematik. Unė nuk kam besuem e nuk besoj kurrė se ēdo gjė spiegohet pesimisht, se ēdo gja āsht e kalbun… Pėrkundrazi, siē e dini, jam shumė optimist pėr tė ardhshmen  e tė ēdo gjāje e ndofta kjo do tė mjaftonte pėr me mė cilėsue si optimist mā fort se tė kundėrtin. Se njeriun duhet ta gjykojmė simbas qėllimevet, idealevet qė ka e nė tė cilat ka besim. Mjetet janė tė pėrkohshme… Pesimizmi i em s’āsht nji fenomen pėr t’u ēuditun. Rinija e soēme āsht pesimiste prej lindje. Tė lesh mė 1915, nė luftė e sipėr, tė dėgjosh gjithė jetėn vetėm tė qame, tė shohėsh gjithė jetėn vetėm gjaqe e vrasje, tė rrosh gjithė rininė tande e fėmini vetėm, si ē’kam bā unė, duhet tė jesh me tė vėrtetė shumė i fortė qė tė kesh dhe aq optimizėm sa ē’kam vetė, apo jo ?(…) »
 
Ai fliste dhe unė shkruaja. Shkruaja copėza jete qė peshonin rėndė. Lėnda ishte e artė. Erudicioni i tij ishte i llahtarshėm. Ajo stuhi punėsh e dijesh vėrtet mė stepte. Kjo gjė ma shtonte nderimin, por edhe sėkėlldinė. Nė mes tė kėtij ligėshtimi mė jepte zemėr fjala e tij e urtė, qė jetėshkrimi, nėse do tė pėrfundonte, duhet tė botohej “mė vonė”, qė doemos kishte kuptimin postume, domethėnė pas vdekjes. Fjala vdekje nuk ishte nė stilin e tij tė bisedave. Ai e donte jetėn. Shihte te ajo shpirtin e gjallė tė botės. Nuk vuante fare nga paramendimi se ēfarė do tė thuhej pėr tė. Ishte i ndėrgjegjshėm pėr ēka kishte krijuar. Por ky ndėrgjegjėsim kishte njė kuptim fisnik. Ai mendonte se kishte kryer thjesht njė detyrė. Nuk vėreje nė ato qė thoshte as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė treguar ndonjė epėrsi qė nuk e kishin tė tjerė. Nuk mė udhėzoi asfare sesi mund t’i trajtoja disa ēėshtje delikate. Nuk rithį me ndryshime asgjė qė i pėrkiste jetės sė tij intime, e cila ėshtė e mbushur me tė fshehta e ngjarje tė shenjta e tė ėmbla dhe ndonjėherė tė rėnda e tė hidhura. Kjo ishte si leje kalimi pėr t’iu pėrmbajtur rrėfimit tė tij, por ishte edhe koncepti qė kishte ai pėr jetėshkrimet. Nuk i pėlqente qė jeta tė ndryshohet e tė fabrikohet pėr t’iu larguar sė vėrtetės.

Nė ēdo takim Shuteriqi ishte i vėmendshėm, sidomos ndaj ndėrhyrjeve pėr tė qartėsuar ndonjė ēėshtje. Kishte raste qė  biseda nuk i pėrmbahej pyetjes, por zgjatej nė rrethanat e reja politike e shoqėrore, qė u krijuan nė Shqipėri pas vitit ’90. Me gjithė hapėsirėn e hijezuar shqiptare tė atyre kohėve dhe gjendjen depresive kolektive, ai kishte njė besim tė patundur tek e nesėrmja: « Tė gjithė e kuptojnė se e ardhmja e atdheut dhe e kombit ėshtė demokracia dhe procesi i demokratizimit nė Shqipėri, tanimė ėshtė i pakthim ».


 
(Pjesa e dytė vijon nė numrin e ardhshėm 20 gusht 2017)  


 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/08/2017, Viti VII - NR.197