Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Ekonomi
13 Gusht 2017 - 10:27 | përditesuar në 10:45
Sondazhi me hotelet, Durrėsi
“Hirushja” e kėsaj vere
Sondazhi i Qendrės sė Kėrkimeve Monitor (QKM) me 110 hotele bregdetare nė vend zbulon tendencėn. Si ka qenė ecuria e prenotimeve nė korrik dhe si pritet gjatė muajit gusht.

Si po ndryshon turizmi nga prenotimet rastėsore drejt tė punuarit me agjenci.

Shumė hotele nė Durrės raportojnė se janė tė rezervuara nga polakėt, ndėrsa Vlora dhe Saranda janė mė dobėt kėtė verė. Problem mbetet kapaciteti i ulėt, teksa 93% e hoteleve raportojnė se kanė mė pak se 50 dhoma.

Bregdeti i Durrėsit ėshtė kthyer kėtė vit nė “Hirushen” e turizmit. Pasi u zbulua nga “Princi” (agjencitė polake dhe ēeke), qė parablenė njė pjesė tė madhe tė dhomave tė hoteleve, qė nė dhjetor tė vitit tė kaluar, sipėrmarrėsit u nxitėn tė investonin.

Nėse bėn njė xhiro sot nė bregdetin e Durrėsit dhe sidomos atė tė Golemit, ėshtė shumė mė ndryshe se disa vite mė parė. Hotelet janė modernizuar, kanė pėrmirėsuar shėrbimet, kanė futur ofertat tė gjitha tė pėrfshira. Po ashtu, edhe ambientet para tyre janė tė pastra, ēadrat janė tė reja prej kashte tė vėna nė rregull dhe me distancė tė pranueshme nga njėra-tjetra, janė vendosur kabinat e dushit, shumė hotele kanė pėrcaktuar zonat pėr notim dhe disa prej tyre kanė edhe kullat e vrojtimit tė rojeve tė plazhit. Pasditet janė tė mbushura me pushues vendas e tė huaj, qė shėtisin nė bregdet, duke shijuar perėndimin e diellit, apo ulen nė lokalet e shumta aty rrotull.

Durrėsi, pavarėsisht problemeve tė trashėguara tė infrastrukturės e ndėrtimeve intensive dhe cilėsisė sė shėrbimit, po bėhet gradualisht modeli i ardhshėm i zhvillimit tė turizmit, atė tė orientuar drejt tė huajve, qė punon me agjencitė dhe i ka tė garantuara prenotimet qė nė fillim tė vitit.

Nė njė sondazh qė zhvilloi nė gjysmėn e dytė tė korrikut Qendra e Kėrkimeve Monitor (QKM) me 110 hotele nė vend, tė pėrzgjedhura nė mėnyrė pėrfaqėsuese pėrgjatė bregdetit nga Saranda nė Velipojė, 42% e 34 hoteleve nė Durrės raportuan se nė muajin korrik, ato ishin 80-100% tė prenotuar. “Sunborn Rezidence”, “Mali i Robit”, “Dyrrah”, “Leonardo”, “Bonita”, “Grand Hotel Pameba”, “Adriatik 2”, “Dollari”, “Belavista”, “Akropoli”, tė gjitha deklaruan se nė muajin korrik e kishin shfrytėzuar 100% kapacitetin e dhomave.

“Hotel Leonardo” nė Golem, kėtė vit ėshtė i gjithi i rezervuar, si pėr muajin korrik dhe si pėr gushtin, sipas drejtuesve tė saj. “Leonardo” ėshtė njė nga mė tė mėdhenjtė nė zonėn e Durrėsit e Golemit, me njė kapacitet prej 105 dhomash dhe 210 shtretėr. Nė gusht tė njė viti mė parė, ky hotel ishte i prenotuar vetėm 50%.
Hotel “Adriatik 2”, me 22 dhoma, kishte bėrė kontratė me agjencitė polake dhe ishte tėrėsisht i rezervuar pėr korrikun dhe gushtin.

Menaxheri i hotel “Marika” nė Golem tha se punonin me agjenci dhe pėr gushtin i kishte tė 24 dhomat e zėna.
Drejtuesit e “Klajdi Resort” nė Golem, qė ka 40 dhoma, pohuan se ata punonin me agjenci dhe i kishin pothuajse tė gjitha dhomat e zėna. Nga 80% qė ishte zėnė nė korrik, nė gusht do tė arrinte 100%.
Menaxheri i hotel “Brumar” nė Durrės, me 17 dhoma, ndonėse pėr gushtin kishte arritur tė kishte njė zėnie prej 100%, u ankua se ka shumė konkurrencė informale.

Ky ėshtė viti i tretė radhazi qė QKM kryen sondazhe me hotelet bregdetare gjatė korrikut, ku menaxherėt pyeten pėr prenotimet nė korrik dhe gusht, krahasimin me njė vit mė parė dhe problematikėn qė ata mund tė kenė.
Nė krahasim me sondazhet e vitit 2015 dhe 2016, kur ishin tė varur nga kėrkesa e turistėve nga Kosova, hotelet nė Durrės e Golem raportuan njė situatė shumė mė optimiste. Nė verė tė vitit 2015, ata kishin vuajtur nga fakti qė periudha e pushimeve pėrkoi me muajin e Ramazanit dhe vetėm nė gjysmėn e dytė tė korrikut kishin pasur mė shumė punė.

Korriku, mė i mbari nė dy vjet, por jo gushti

Nė pėrgjithėsi, sipėrmarrėsit e hoteleve ishin mė optimistė pėr korrikun, nė krahasim me dy vitet e mėparshme. Vetėm 30% e tė anketuarve pohuan se korriku i kėtij viti ishte mė keq se vjet, nga njė rekord prej 55% qė kishte qenė kjo pėrgjigje vitin e mėparshėm. Ėshtė rritur ndjeshėm numri i atyre qė pohuan se ishin njėsoj me vjet, nė gati 34% dhe vetėm 14.5% raportuan se ishin mė mirė sesa vitin e kaluar.

tab 1

 37% e hoteleve raportuan se zėnia e dhomave ishte nga 80-100% nė gusht, duke qenė shumė mė e lartė sesa njė vit mė parė. Nivelin mė tė lartė tė zėnies e deklaruan hotelet nga bregdeti i Durrėsit-Golemit.

tab2

Megjithatė, hotelet nuk janė aq optimiste pėr gushtin. 39% e tyre thanė se e prisnin tė ishte mė keq se vjet, nga 24% qė ishte kjo pėrgjigje nė sondazhin e vitit tė kaluar. Megjithatė janė shtuar edhe ata qė presin njė gusht tė mbarė, me 19%, nga 5.6% nė verėn e 2016-s.

Menaxherėt e hoteleve kishin dhe frikė se gushti mund tė sillte anulime, si p.sh., “Vela e Bardhė” nė Vlorė.
Nė fakt, Vlora dhe Saranda duket se po vuajnė kėtė vit. 67% tė atyre qė u pėrgjigjėn se prisnin qė gushti tė ishte mė keq se njė vit mė parė i kishin hotelet pikėrisht nė kėto dy qytete.

“Vila Rapa Nui”, me 13 dhoma dhe 65 shtretėr nė Vlorė, priste qė nė gusht tė rezervonin vetėm miqtė e tij.
Hotel “Nertili” nė Sarandė, me 20 dhoma, nuk kishte pasur shumė punė nė korrik dhe po shpresonte qė prenotimet tė rriteshin pėr muajin gusht. Edhe menaxherėt e “Two mermaids”, me 20 dhoma, po nė Sarandė, raportuan se kėtė vit ishin mė keq se vitin e kaluar.
Nga 33 hotele tė anketuara nė Vlorė, 50% pohuan se gushti i kėtij viti do tė ishte mė negativ se ai i njė viti mė parė.

Pėrfaqėsuesi i hotel “Argeli” me 35 dhoma dhe 140 shtretėr, tha se vitin e kaluar kanė qenė mė mirė, ndėrsa kėtė vit nuk kishin prenotime pėr gushtin.
Menaxher i hotel “Lepenica” nė Vlorė u ankua pėr infrastrukturėn dhe pohoi se kishte punė pėrgjithėsisht nė fundjavė.

Nė tė njėjtin nivel me vitin e kaluar ishin rezervimet nė Himarė, Borsh e Dhėrmi, sipas “Potami Beach”, Alfa-Delta”, “Alkre”, “Vila Borsh”, “Take”, “L’Doro”, “Fiori”, “Vila Altini”.

Hotel President nė Shėngjin, me kapacitet 50 dhoma dhe 150 shtretėr, ishte shumė mė keq me prenotime nė gusht, nė krahasim me vitet e tjera. Edhe hotel “Bologna” po nė Shėngjin, kishte 6 dhoma tė zėna, nga 16 nė dispozicion, nė momentin qė u krye anketimi.

tab3

Problem kapacitetet e ulėta

Mungesa e kapaciteteve ėshtė njė nga problemet kryesore qė kanė hotelet shqiptare, qė pengon dhe tėrheqjen e grupeve tė mėdha tė turistėve. Durrėsi kėtė vit pėrfitoi pikėrisht, pasi nė bregdetin e tij ishin ndėrtuar hotele relativisht tė mėdha, por edhe bashkėpunuese tyre. Sipas burimeve nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, pėr herė tė parė, njė grup hotelesh me rreth 1000 shtretėr te Shkėmbi i Kavajės arritėn tė animojnė njė zonė me tė gjithė shėrbimet pėr paketa FB (tė gjitha tė pėrfshira) dhe funksion 365 ditė. Kjo performancė siguroi pėr 2017-n kontratat pėr 140 ditė me partnerėt ēekė e polakė, duke afirmuar njė vazhdimėsi pėr vitet nė vazhdim.

“Shqipėria ka njė numėr tė kufizuar tė kapaciteteve akomoduese, nė rreth 67.000 shtretėr. Ėshtė njė shifėr e ulėt krahasuar me resurset qė ofron dhe tregun rajonal.

I mungojnė shėrbimet pėr target grupin qė shpenzon pėr turizmin e rėrės e detit, ose janė tė kufizuara nė disa hotele, kryesisht me mė pak se 100 dhoma, tė cilėt nuk punojnė me paketa tė plota shėrbimesh”, pohon Zak Topuzi, sipėrmarrės i Hotel Mondial dhe Kryetar i Shoqatės Shqiptare tė Turizmit (ATA).

Nga sondazhi i QKM-sė, vetėm 7.3% e hoteleve deklaruan se kanė mė shumė se 50 dhoma, ndėrsa pjesa mė e madhe (64%), raportuan mė pak se 20 dhoma.

Nisur nga kėrkesa e lartė, Hotelet nė zonat bregdetare tė vendit po shtojnė kapacitetet akomoduese pėr t’i bėrė ballė fluksit tė madh tė turistėve nga Ēekia dhe Polonia. Por zgjerimi pa plan, mungesa e standardeve, cilėsia e dobėt e shėrbimeve, plehrat dhe kaosi pėrreth i kanė pėrcjellė me pėrshtypje negative shumicėn e tyre, njė temė kjo e trajtuar nė numrin e mėparshėm tė “Monitor”.
 
tab 4

Qendra e Kėrkimeve Monitor

Qendra e Kėrkimeve Monitor (QKM) ėshtė njė njėsi kėrkimi e Media Union, publikuesit tė revistės “Monitor”, me njė staf tė specializuar qė bėn analizimin dhe pėrpunimin e tė dhėnave tė ndryshme tė biznesit dhe ekonomisė. Qė nga viti 2005, QKM ofron:
-Kėrkime tė tregut
-Kėrkime sociale dhe ekonomike
-Kėrkime tė Marketingut
-Mistery Shopping me tė dyja metodologjitė: sasiore dhe cilėsore.
Sondazhi me hotelet u zhvillu pėrmes telefonit nė gjysmėn e dytė tė muajit korrik. U intervistuan 110 hotele, sipas njė pėrzgjedhjeje pėrfaqėsuese nga Saranda nė Velipojė, siē paraqitet nė grafikun e mėposhtėm:

tab5
/Monitor/

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Dr Bravo durrsi larg kosovaret qe te vijn turistet
avatar
Anonim
tarrasi po normale se me te huaj behet turizmi jo me kosovare te lodhur qe hajne vetem gullash(groshe)dhe buk me domate.ata e shkaterruan durresin se jane shum zhulsa.
avatar
Anonim
Toni Kosovaret i mbajten gjalle hotelet e Durresit tere keto vite, se per shqiptaret e Shqiperise do kishin falimentuar me kohe. Edhe prape, ua kemi futur sa kemi mundur. Me shume respekt per kosovaret, se kane ndenjur ne DR edhe kur mungonte uji dhe dritat. Shkurt, i kemi pritur me keq sesa e meritonin.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Tre oficerėt, Vasili: Operacioni pėr arrestimin u dekonspirua nga policia
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278