Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:44 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
10 Tetor 2017 - 15:11
Gentiana Sula: Grupi i deputetëve
që u ekzekutua nga regjimi i Hoxhës
Drejtoresha e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit, Gentiana Sula gjatë fjalimit në Kuvend ka kërkuar një minutë heshtje për grupin e deputetëve që u ekzekutuan nga regjimi.

Gentiana Sula u shpreh gjithashtu se kanë kaluar 27 vjet nga dita e rënies së sistemit totalitar dhe akoma ndihet një mos artikulim historik i 45 viteve diktaturë.

Parlamenti është mbledhur këtë të martë në një seancë përkujtimore “deputetët për deputetët”, me rastin e 70-vjetorit të ekzekutimit të grupit të deputetëve.

FJALIMI I PLOTE I GENTIANA SULES

Të nderuara familje Beja, Deliallisi, Sazani, Karbunara, Dhonato, Dani, Kokalari, Toto, Konjari, etj. Të nderuar deputetë.

Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik Më lejoni së pari të shpreh respektin për deputetët e këtij parlamenti, të cilët, të impenjuar në kauzat e mëdha që shqetësojnë kombin, dedikuan axhendën e ngjeshur dhe e huazojnë sot shtëpinë e tyre, për përkujtimin e ekzekutimit të “grupit të deputetëve” 70 vjet më parë.

“Grupi i deputetëve” përbëhej nga figura të shquara të shoqërisë së kohës, antifashistë, profesionistë dhe politikanë të nderuar, me reputacion shumë të mirë në popull, të cilët dolën deputetë nga zgjedhjet e para të pasluftës. Por ata e donin Shqipërinë si demokraci perëndimore. Vizion që u munduan ta vënë në jetë me kurajë të pashembullt, përballë terrorit e spastrimeve që kishin filluar të shfaqeshin, që pa mbaruar mirë lufta.

Për këtë arsye, dhe u dënuan me vdekje. Ata mbetën përjetësisht në tregimet e shqiptarëve si “grupi i deputetëve” e me këtë emër hynë dhe në histori, duke kthyer sakrificat e tyre sublime në standardin më të lartë të përkushtimit ndaj lirisë dhe demokracisë.

70 vjet më parë, me ekzekutimin e deputetëve, u themelua institucioni i eleminimit fizik të mendimit ndryshe, institucion i cili do të ishte një realitet i përditshëm në 43 vitet në vijim.

Sot përulemi para vlerave më të larta që përfaqëson “grupi i deputetëve” dhe bashkëpunëtorët e tyre që humbën jetën tragjikisht po atë ditë:

1. Shefqet Beja (me varje)

2. Enver Sazani (me vdekje)

3. Sheh Karbunara (me vdekje)

4. Selaudin Toto (me vdekje)

5. Irfan Majuni (me vdekje)

6. Tefik Deliallisi (me vdekje)

7. Hysen Shehu (me vdekje)

8. Salim Kokalari (me vdekje)

9. Sulo Konjari (15 vjet burg)

10. Ramazan Tabaku (me vdekje)

11. Gjovalin Vlashi (burg përjetë)

12. Rustem Sharra (burg përjetë)

13. Xhevat Xhafa (burg përjetë)

14. Rram Marku (burg përjetë)

15. Beqir Çela (me vdekje)

16. Riza Alizoti (me varje)

17. Sulo Klosi (me varje)

18. Paolo Saggioti (me vdekje)

19. Foto Bala (burg përjetë)

20. Abdyl Kokoshi (me vdekje)

21. Shefki Minarolli (burg përjetë)

22. Pertef Karagjozi (me vdekje)

23. Mehmet Prishtina (me vdekje)

24. Agathokli Xhitoni (me vdekje)

Le të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tyre! I përjetshëm iu qoftë kujtimi! Në përputhje me mandatin tonë, i propozuam deputetëve një aktivitet të veçantë: thellim në njohjen për këtë ngjarje, duke u bërë zëri i atyre që jeta iu pre tragjikisht në mes.

Deputetët për deputetët! Ata morën dosjen e plotë që kemi zbardhur me rastin e kësaj dite, e cila përbëhet nga rreth 1000 faqe tashmë të digjitalizuara, si dhe burime të tjera rreth ngjarjes, përfshirë 2 artikuj studimorë.

Gjej rastin të falënderoj z. Hamit Kaba dhe znj. Sonila Boçi të Qendrës së Studimeve Albanologjike që përgatitën një artikull të përditësuar. Në këtë mënyrë mundësojmë të drejtën mbi të vërtetën, duke i dhënë jetë një dialogu të shëndetshëm dhe të bazuar mbi fakte për këtë periudhë të historisë sonë jo të largët.

Leximi i historisë në hapësirën dhe dritën e duhur na bën të njohim vetveten, të jemi të vetëdijshëm për rreziqet që i kanosen demokracisë dhe të rritim breza të shëndetshëm e më të imunizuar në sfidat që kohët hedhin mbi ta.

Politika ka një vlerë të jashtëzakonshme në krijimin e kësaj hapësire dhe kësaj drite. Ishte pikërisht politika që i dha jetë transparencës mbi arkivat sekrete të diktaturës.

Është po politika që ka krijuar këtë hapësirë diskutimi këtu sot. Shpresoj që bashkëpunimi konkret me deputetët e të gjitha grupeve të formalizohet e forcohet më tej, me krijimin e një dialogu të vazhdueshëm mbështetës për institucionin tonë të ri, si dhe për çështje të rishqyrtimit të historisë dhe edukimit qytetar për vitet e diktaturës. Kanë kaluar 27 vjet nga dita e rënies së sistemit totalitar dhe akoma ndihet një mosartikulim historik i 45 viteve diktaturë.

Figura si Musine Kokolari, Sabiha Kasimati, grupi i deputetëve e shumë të tjerë, ende nuk njihen mirë. Ditë kujtese si kjo e sotmja i shërbejnë pikërisht njohjes dhe artikulimit të përpjekjes sonë kombëtare për të mbrojtur si pasuri të çmuar mendimin ndryshe, që nuk reshti në diktaturë.

Leximi i kësaj përpjekjeje na bën nder të gjithëve dhe na lejon të ndërtojmë një ballafaqim pa komplekse me prindërit dhe fëmijët tanë, me një ndjenjë krenarie për shpirtin liridashës të shqiptarëve, edhe nën tirani.

Është një fitore e të gjithë shoqërisë shqiptare që Dita e Kujtesës së Mendimit të Lirë të themelohet sot, së pari në tempullin e fjalës, në parlamentin shqiptar. Jam shumë e sigurt që deputetët e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht nëse i përkasin minorancave apo mazhorancës, sot ndihen të gjithë brenda këmishave të kolegëve të tyre historikë, të torturuar e vrarë jo shumë kohë më parë.

dy.b/shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Hasan Pordha Prokurore si Besim Selita Sali Bundo etj qe kane urdheruar egzekutimin e tyre dhe te tjereve me pas shkoni dhe i nxirrni nga varret .
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274