Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga ARTEMISA HOXHA
06 Shkurt 2014 - 03:35
Vendimi i Gjykatės Kushtetuese
ja pasojat pėr nėpunėsit civil
TIRANE- Vendimi i Gjyktės Kushtetuese pėr rrėzimin e Aktit Normativ tė qeverisė pėr Nėpunėsin Civil pritet qė tė ketė pasojat e tij mbi tė punėsuarit nė administatė pas hyrjes nė fuqi. Pėr kėto pasojė, nė njė prononcim tė gjatė pėr gazetėn Shqiptarja,com, juristi dhe ish-ministri i Drejtėsisė, Sokol Hazizaj argumeton tre momentet kyē qė sjell ky vendim si dhe arsyen e paligjshmėrisė qė del tashmė pėr nėpunėsit qė janė punėsuar nė periudhėn e miratimit tė aktit tė Kuvend deri tė marrja e vendimit nga Kushtetuesja. “Momenti i parė varet nga fakti qė a ėshtė shprehur Gjykata Kushtetuese pėr hyrjen nė fuqi? Gjykata Kushtetuese duhet tė shprehė se ēdo tė bėjė me periudhėn e hyrjes nė fuqi tė vendimit.

Sė dyti, sa kohė qė vendimi i Gjykatės Kushtetuese hyn nė fuqi me botimi nė Fletoren Zyrtare atėherė i gjithė problemi ėshtė se ēdo tė bėhet me periudhėn nga hyrja e nė fuqi e ligjit deri nė hyrje nė fuqi tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. Pėr kėtė janė mė sensibėl qytetarėt. Pėr mendimin tim, sa kohė ligji ka hyrė nė fuqi nė 1 tetor tė 2013 dhe Gjykata Kushtetuese nuk ėshtė shprehur me pezullim tė efekteve tė ligjit deri nė vendim tė saj, normalisht konsiderohet qė ligji i hyrė nė fuqi nė 1 tetor ishte i detyrueshėm pėr tė zbatuar deri nė momentin e hyrjes nė fuqi tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese”, thotė Hazizaj.

Ndėrkohė ai shton se “Nga ana tjetėr ligjbėrėsi jo rastėsisht e ka lidhur hyrjen nė fuqi tė Aktit Normativ me miratimin nė Kuvend dhe sa kohė ky Akt Normativ nuk i ka shtrirė efektet e tij pėr shkak tė jokushtetueshmėrisė qė u shpall nga Gjykata Kushtetuese, normalisht duhet tė vazhdonte ligji i mėparshėm. Momenti i tretė ka tė bėjė, sa kohė qė Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur kėtė nėpėrmjet rrėzimit tė Aktit Normativ si akt jo nė fuqi tė ligjit, ligji qė kalon me kuorum tė cilėsuar, atėherė tė gjitha emėrimet qė janė bėrė nė kundėrshtim tė tij me hyrjen nė fuqi tė ligjit nė 1 tetor 2013, janė jo ligjore”, argumenton juristi Hazizaj.

Arsyetimi ligjor
Nė vendimin e saj, Kushtetuesja thekson se Akti Normativ ėshtė miratuar nė shkelje tė parimeve kushtetuese, konkretisht parimit tė ndarjes dhe balancimit tė pushteteve, tė kritereve kushtetuese tė nevojės dhe urgjencės, tė pėrcaktuara nė nenin 101, si dhe tė konsensusit politik tė arritur nė Kuvend nė maj 2013. Vendimi i zbardhur pėrbėhet nga 41 faqe, ku 5 gjyqtarė kanė votuar pro rrėzimit tė aktit pasi cėnon parimin e ndarjes dhe balancimit midis pushteteve, ndėrsa 4 gjyqtarė kanė dhėnė votėn pro variantit tė qeverisė Rama. Mes tyre ka qenė edhe kryetari i Gjykatės Kushtetuese Bashkim Dedja, i cili nė dhjetorin e kaluar u rikonfirmua nga Parlamenti nė krye tė kėsaj gjykate.

“Kuvendi, nė referim tė Kushtetutės dhe jurisprudencės kushtetuese, nuk ka pėrmbushur detyrimet kushtetuese qė kanė tė bėjnė me vlerėsimin nė formė dhe nė pėrmbajtje tė aktit normativ, duke e miratuar atė nė kundėrshtim me nenet 7 dhe 101 tė Kushtetutės. Kėrkuesi argumenton se, nė referim tė nenit 81 tė Kushtetutės, ligji pėr statusin e funksionarėve publikė miratohet me tri tė pestat e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Nisur nga njė interpretim sistematik i Kushtetutės, konstatohet se kushtetutėbėrėsi i ka pėrjashtuar ligjet qė parashikon neni 81 i Kushtetutės nga fusha e veprimit tė nenit 101”, thuhet nė pretendimet e palėve.


Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) nė gazetėn Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172