Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
13 Gusht 2017 - 10:45
'Na jep 100 mijë € ose të vrasim'
në pranga gjobëvënësit në Vlorë
​Kërcënojnë me jetë në rast se nuk do paguante një shumë prej 100.000 euro, (gjobëvënie), por arrestohen nga Policia gjatë pritjes për të marrë shumën e parave të kërkuara.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

- Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

- Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t'u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.

Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, për motive të dobëta.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 109/b/25 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
tuku nuk e marr vesh,ca jane keta plehra duan te behen bosa brenda dites.. ne burg mor pisa sh.......... me njeri tjetrin aty behuni lemsh.... vdiq Verua,ua tregonte mire vendin ai ketyre pseudo gangove,o ne frutore,o ne bonifikim,o ne minier,ose ne perlat rexhep.. o ca u bente ai ketyre.. ik punoni mor pisa....
avatar
Anonim
Dr.alban Ore cbeni keshtu aj ska buk me henger ju i kerkoni 100.000 euro,kalbini ne burg
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Braēe: Koncesionet pėr firmat offshore tė ndalohen me ligj
Meta: Sensibilizim ndėrkombėtar pėr  lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė Kosovės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/11/2017, Viti VII - NR.276