Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:28 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
19 Korrik 2017 - 14:38 | përditesuar në 08:48
Teksa numri i viktimave nė plazhet shqiptare ka shkuar mbi 10 pėr shkak tė pakujdesisė dhe mungesės sė masave, institucionet pėrgjegjėse pėr menaxhimin e bregdetit ende nuk e kanė tė qartė se ēfarė duhet tė bėjnė dhe aq mė tepėr tė marrin masa.

Nė kulmin e kėtij sezoni, bashkitė bregdetare, Agjencia e Bregdetit si dhe Ministria e Ekonomisė dhe Turizmit janė kontradiktore nė informacionet qė japin.

Pėrplasje mes institucioneve pėr rojet bregdetare
Nga njėra anė Agjencia e Bregdetit dhe Ministria e Ekonomisė ia lėnė pėrgjegjėsinė bashkive dhe nga ana tjetėr bashkitė justifikohen me faktin se nuk ka roje bregdetare tė trajnuara ndaj dhe nuk janė marrė masa.

Kru i Bashksiė sė Durrėsit, Vangjush Dako, pas insistitmit tė Report TV deklaron, se ditėt e fundit po organizohen sė bashku me subjektet private pėr tė vendosur roje shpėtimi, por sipas tij nuk ka persona tė trajnuar pėr kėtė.

Vangjush Dako: S’ka roje te trajnuar
 “Pėr sa i pėrket sigurisė sė plazheve tona pėr rojet brtegdetasre, ne kemi lidhur njė marrėveshje me operatorėt turistikė qė kanė plazhet private, pėr tė vendosur ata rojet bregdetare duke u bashkuar disa operatorė turistik nė ēdo 300 metra pėr tė vendosur njė bywatch”, tha Dako.
Projekti pak i vėshtirė sepse edhe rojet duhet tė jenė tė liēensuar, njerėz me eksperincė dhe jo vetėm tė vendosim njė kabinė. Jemi duke punuar dhe shpresojmė qė nė kėyto dit i gjinj plazhi i Durrsit tė jetė i mbushur me roje bregdetare.
 
Por kjo lėvizje e vonuar e Bashkisė sė Durrėsit nė kulm tė sezonit mund tė ishte ndėrmarrė qė nė fillim, pėr mė tepėr qė qėndrimi i kryebashkiakut Vangjush Dako kundėrshtohet nga pėrfaqėsues tė Agjencisė sė Bregdetit.

Agjencia e Bregdetit: Roje ka por Bashkitė nuk i paguajnė
Pėrballė kėtij shqetėsimi, Gentian Marishta, specialist pranė Agjencisė Kombetare tė Bregdetit, thotė se janė trajnuar 42 roje nė Mal tė Zi por janė jashtė shėrbimit pasi bashkitė nuk i paguajnė.
 
“Ėshtė njė mungesė e theksuar e kullave tė vrojtimit, por edhe i rojeve bregdetare. Ne si Agjenci Kombėtare e Bregdetetit kemi trajnuar rreth 42 studentė tė certifikuar nė Mal tė Zi pėr sa i pėrket rojeve bregdetare, por pjesa mė e madhe prej tyre ndodhen pa punė. Pushteti vendorė dhe bashkitė pėrkatėse bregdetare nuk kanė mundur ti sistemojnė tė plotėsojnė hapėsirat e tyre qė menaxhojnė me kullat e vrojtimit”, tha Gentian Marishta.

Edhe kreu i kėsaj agjencie Auron Tare, vetėm pak orė pas mbytjes sė katėrfishtė nė Vlorė, ka pohuar pėr Report TV se ka pasur njė projekt pėr trajnimin e tė rinjve qė do tė punėsoheshin si shpėtimtar.

Sipas tij, vitin e parė kėta roje kanė funksionuar, por nė momentin qė iu kanė kaluar si kompetencė bashkive, ky shėrbim s’ka ekzistuar mė, pasi bashkitė nuk i paguanin asnjėherė.
 
“Ne kemi trajnuar djem dhe vajza nga akademia e sportit nė Mal Tė Zi i certifikuam me standardin Europian, i shpėrndamė nė zonat konkrete nėpėr vijėn bregdetare, dhe pati rezultate konkrete ku u shpėtuan jetė tė njerėzve qė nuk dinė not. Ėshtė detyrė e bashkive nė tė gjithė zonat bregdetare, qė asnjėherė nuk duhet tė japin leje pėr stacionet e plazhit nėse subjektet nuk kanė njė seri kriteresh dhe standardesh, ku siguria nė plazh ėshtė elementi kryesorė”, tha Auron Tare.
 
Sipas po tė njėjtave burime mėsohet se ka pasur nga ata tė rinj qė janė trajnuar pėr nė Shqipėri, por pėr shkak se nuk janė paguar kanė ikur dhe janė punėsuar nė vendet fqinje, ku duket se ligji ėshtė mė i rrepte dhe nuk mund tė neglizhohet as nga privati por as edhe nga institucionet.

Report TV do tė ndjek edhe nė ditėt nė vijim kėtė problematikė dhe do tė kėrkojė informacion nga ēdo bashki bregdetare, pasi rezulton se asnjė prej tyre nuk ka marrė masa pėr sigurinė e pushuesve.

Me profesion Roje Bregdetare, por i papunė: S'mė kanė kontaktuar
Nė njė kohė qė institucionet akuzojnė njėra - tjetrėn se nuk ka Roje Bregdetare profesionist, Report TV kontaktoi me njėrin prej tyre pėr tė mėsuar mė tepėr pėr fatin e tij dhe tė 42 rojeve tė tjera qė u trajnuan vetėm nė njė projekt nė njė vit, nė Malin e Zi.
 
Tedi Pikli ėshtė njė ndėr ta qė u trajnua dhe u certifikua pėr tė shpėtuar jetė njerėzish.

"Jemi trajnuar po nga Agjencia Kombėtare e Bregdetit pėr ndihmėn e parė nė plazh. Trajimin e kemi krye gjatė njė jave nė Malin e Zi dhe provat ishin cilėsore sepse na pėrgatisin si tė vepronim mė mirė nė terren", thotė Pikli. 
 
Por pas njė sezoni pune, askush nuk kishte mė interes pėr tė.

Nė mbyllje tė sezonit ai pohon se asnjė institucion apo subjekt privat nuk e ka kontaktuar pėr ta punėsuar, edhe pse ēdo kush mund ta gjente atė nėpėrmjet Agjencisė Kombėtare tė Bregdetit.

"Unė kam pasur disa raste, pasi punova 1 vit, pėr periudhėn nga korriku deri nė 15 shtator, kur ėshtė edhe mbyllja e sezonit turistik", shton i riu me profesion Roje Bregdetare. 
 
Pikli tregon se gjatė sezonit tė punės ka pasur raste qė ka shpėtuar jetė njerėzish. Ai tregon pėr rastin e njė pushues nga Kosova qė falė ndėrhyrjes sė tij arriti tė mbijetojė.
 
"Kam rastisur dhe kam pasur fatin, sepse ėshtė gjė shumė e mirė qė tė shpėtosh dikė. ishte njė mashkull reth moshės 30-vjheē nga Kosova dhe ndėrhyra direkt. Kam qenė duke vėzhguar plazhin dhe shoh dikė qė po bėrtiste, nė atė moment, pa mbajtur mend asgjė, pasi kam zbritur nga kulla kam shkuar direkt nė det dhe kam ndėrhyrė direkt", tregon Tedi Pikli.

Edhe pse kanė nė dorė jetė njerėzish pagesa maksimale qė i ėshtė ofruar ndonjė roje bregdetare ka qenė 50 mijė lekė nė muaj.
 
Pikli tregon se paga ėshtė e mjaftueshme, por shumė shokė tė tij tashmė punojnė jashtė vendit me certifikatėn e marrė pėr tė punuar nė Shqipėri dhe paguhen shumė mė mirė se sa kėtu.



Redaksia Online
J.Sh/e.m/Shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Miza Na e nxine jeten DAKOT DHE CAKOT. DUHET BERE LIMIT PER KRYEBASHKIAKET.2 HERE DHE MJAFTON.
avatar
Anonim
Toni Per mendimin tim mbytja vjen nga pakujdesia futen ne det njerez qe nuk dine not shkojne ne thellesi dhe se komandojn dot vehten per tu kthyer po te besh not anash nuk te gjen gje asnje here ne rivier deti eshte i thelle dhe seshte mbytur njeri po ngeli puna tek roja per aq sekonda ke marr fund
avatar
Anonim
Ladi Kur vjen puna per te betonuar Durresin e Vlore jane te paret. Per te siguruar jeten e pushuesve as nuk ju shkon mendja. Ne qofte se ligji detyron plazhet qe te kene roje pse nuk zbatohet. Por eshte korrupsioni ne kete mes .
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/12/2017, VITI VII- NR.297