Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
19 Shtator 2016 - 11:44 | përditesuar në 12:30
​Tahiri: Sot u kap një gomone
opozita do çirret sërish
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh sot nga ceremonia për ‘Murin e Kujtesës’ mbi operacionin në Brindisi ku u kapën 1 ton kanabis në një gomone. Sipas Tahirit, opozita sërish do akuzojë policinë edhe pse kjo e fundit bashkëpunoi me atë italiane për kapjen e gomones. Ministri tha, se një rast i tillë nuk ndodh kurrë në Itali, ku operacionet e policisë të sulmohen nga opozita e atjeshme.

“Sot një mjet lundrues u kap në Itali pas punës së policisë sonë dhe partnerëve. Sot do na akuzojnë sërish ndonëse ishte sukses i policisë me partnerët. Askush nga opozita në Itali nuk do dali në konferencë e të thotë se, policia la trafikantët që të iknin. Kjo e jona është betejë me krimin dhe baltën në kryeqytet. Kam një mesazh për 11 mijë punonjësit e policisë; mos u mërzisni, luftoni e fitoni beteja.
Kjo e akuzave dhe e baltës, sado e përditshme, është politikë. Ata që sot mbajnë epitete, shohin në lajme akuza të ndryshme. Ca çirren, por jo të gjithë janë gati për të vepruar. Ka nga ata që dinë të bashkohen për të luftuar krimin”, tha Tahiri.

(d.b/Shqiptarja.com)

1 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Asim Po pr u dashka qe policia te zgjoje ty nga gjumi dhe te beje lajmerimin ty si super minister. Lere more burre se nuk duhet te beje lajmerime policia per punen e saj.Do thuash edhe kur shkojne ne banjo ministri te lajmeroje ty.U dashka vleresimi yt ne se punohet mire apo keq.
avatar
Anonim
Klajd Akoma kujtoni se populli eshte dele dilni flisni pa pik turpi, ja ku dolet bllof u kap anija me droge, tani thoni merita juaj, pse nuk u kap ne territorin tone?? I lumte opozites
avatar
Anonim
Beluli Ku qendron merita e policis shqiptare ta kuptojm dhe ne perse nuk u kap ne ujrat tona nga doli kjo gomone u kap ne Itali dhe ministri yn nuk e ka par ka qen pa syze turp i madh kerkon merita turp o popull sy ....
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
20 vjeēarja shtatzėnė:Ndihem grua e plotėsuar nga jeta 100%
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 18/08/2017, Viti VII - NR.194