Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
10 Janar 2018 - 12:05 | përditesuar në 16:52
Operacioni i bujshėm policor 'Forca e Ligjit', i cili ka nė fokus luftėn ndaj grupeve kriminale dhe sekuestrimin e pasurive tė tyre, ka vėnė nė lėvizje disa nga zyrtarėt e lartė tė shtetit. Kryeprokurorja e Pėrgjithshme, Arta Marku, ka shkuar kėtė mesditė nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm, Fatmir Xhafaj, ku ka zhvilluar njė takim, shoqėruar dhe nga ministrja e Drejtėsisė, Etilda Gjonaj, kreu i komanduar i SHISH, Helidon Bendo, dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj. 

Janė dosjet e 38 bandave kriminale tė identifikuara, qė veprojnė brenda dhe jashtė vendit, qė kanė ulur nė tryezė zyrtarėt e mėsipėrm, tė cilėt kanė gati planin e veprimit kundėr krimit tė organizuar, qė pėrfshin ekspertėt mė tė mirė nė fushėn e hetimit. Report Tv bėn me dije nga burime se ministri Xhafaj ka njohur Markun dhe ministrat me 38 dosjet e krimit, si dhe ka kėrkuar informacion nga SHISH dhe DPPP.

Report Tv mėsoi se takimi mes Markut, Gjonajt, Ahmetajt, Bendos e Xhafajt zgjati rreth 45 minuta dhe nė fokus tė tij kanė qenė grupet kriminale qė veprojnė nė Shqipėri dhe jashtė saj, si dhe pasuritė e tyre tė pajustifikuara, tė vėna nė rrugė kriminale. 

Operacioni 'Forca e Ligjit' synon tė godasė grupet kriminale dhe sekuestrimin e pasurive tė tyre, e cila kap shifra tė mėdha. Ai pritet tė vėrė nė pranga persona qė kanė pasuri tė pajustifikueshme dhe, siē raportoi njė ditė mė parė Report Tv, pritet tė japė efektet e para nė muajin shkurt tė kėtij viti.

Report Tv mėsoi se janė identifikuar 38 grupe kriminale, qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė Shqipėri dhe mė gjerė, tė cilėt pas nisjes sė aksionit policor po pėrdorin mėnyra tė ndryshme pėr tė fshehur pasuritė e tyre, si duke i legalizuar apo duke i kaluar ato nė emrat e personave tė tretė.

Ndėrkohė, kjo ėshtė vizita e parė e Kryeprokurores Arta Marku me ministrin Xhafaj nė Ministrinė e Brendshme, teksa nė ditėt e fundit tė dhjetorit 2017 ishte Fatmir Xhafaj qė zhvilloi njė takim me Kryeprokuroren e re nė ambientet e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. 

takimi marku xhafaj

Zbardhet takimi:
Nė Ministrinė e Brendshme ėshtė zhvilluar sot mbledhja e Task Forcės Qendrore Ndėrinstitucionale nė kuadėr tė planit tė veprimit kundėr krimit tė organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’. Nė tė morėn pjesė Prokurori i Pėrgjithshshėm i Pėrkohshėm Arta Marku, Ministrja e Drejtėsisė Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisė Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shėrbimit Informativ Shtetėror Helidon Bendo, Drejtori i Pėrgjithshėm i Komanduar i Policisė sė Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHĒBA-sė Eduart Merkaj.

Ministri i Brendshėm njohu anėtarėt e Task Forcės Qendrore Ndėrintitucionale me ecurinė e procesit gjatė muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit tė nevojshėm ligjor, masat e marra pėr ngritjen e strukturave pėr tė thithur nė to ekspertizėn mė tė mirė nė fushėn e hetimit policor, krijimin e mjediseve tė pėrshtatshme tė punės, krijimin e aksesit tė nevojshem nė data-bazė tė Agjencive tė ndryshme shtetėrore, punėn qė po bėhet pėr mbledhjen e informacionit dhe analizėn e profilit tė grupeve kriminale, veprimtarisė dhe aseteve tė tyre, si dhe pėr mbėshtetjen e kontributeve konkrete tė partnerėve ndėrkombėtarė tė atashuar pranė kėtyre strukturave.

Anėtarėt e TFQN diskutuan mbi rolin dhe pėrgjegjėsitė e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbėshtetjes nė vijim, pėr Task Forcėn Speciale nė nivel qendror dhe rajonal, si struktura tė posaēme tė ngarkuara me pėrgjegjėsi operacionale. Ata u dakordėsuan pėr mbėshtetjen qė secili prej tyre do t’i japė kėtij procesi pėrmes Agjensive respektive tė zbatimit tė ligjit, pėr pėrmirėsimin e kuadrit normativ qė lehtėson kėtė bashkėveprim pėrfshi dhe marrėveshjet e protokollet e bashkėpunimit pėrkatės, nė respekt e zbatim tė kuadrit ligjor nė fuqi.

arta marku
(Kryeprokurorja Arta Marku jashtė ambienteve tė Ministrisė sė Brendshme)

bendo ahmetaj
(Kreu i SHISH, Helidon Bendo, dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj pas takimit me Xhafajn)

d.c./shqiptarja.com

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Mali Zbardh dosjen e tet VELLAI she te TAHIRIT, PERNDRYSHE ska QETESI.
avatar
Anonim
Ēimi Z. Xhafa lėrini qentė tė lehin. Jeni tė shkėlqyer. Nė shkurt ose ne mars tė filloni korrjen dhe djeg'jen e kėsaj fare tė keqe. Pun tė mbar. Kėtė kėrkon populli me votėn qė ju ka dhėn.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40