Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
08 Mars 2013 - 13:33
8 Marsi: Fondacioni Vodafone
në mbështeje të grave në nevojë
TIRANE - Fondacioni Vodafone Albania vijon të mbështesë një numër të madh projektesh që synojnë përmirësimin e jetës në komunitete dhe zbutjen e problemeve sociale. Gratë në nevojë kanë qenë në vëmendje të vecantë të Fondacionit, dhe aktualisht Fondacioni është duke u fukusuar në ndihmesën përmes edukimit dhe mbështejes që gratë në nevojë të munden të sigurojnë vetë një të ardhme më të mirë dhe të qendrueshme.

Fondacioni Vodafone Albania dhe shoqata ACA janë aktualisht duke punuar për të ndryshuar jetën e grave që jeta i ka detyruar të mbajnë barrën e kryefamiljares në një nga zonat më të thella të vendit. Bëhet fjalë për 30 gra vejusha nga zonat e komunës Kastrat dhe Shkrel në rrethin e Malësisë së Madhe.

Projekti “Te mbeshtesim vejushat të ndihmojnë veten e tyre” synon të permirësojë cilësinë e jetës së 30 grave kryefamiljare duke u mësuar atyre aftësi për jetën, kujdesin për tokën dhe kafshët, njohuri mbi biznesin dhe mësimin e zanateve të dobishme si rrobaqepsi e qendistari në mënyrë që vetë gratë të mund të sjellin të mira të qëndrueshme për të përballuar të tashmen dhe të ardhmen. Numri i personave në kurse mund të rritet duke përfshire vajzat e grave të veja, që jane mbi 16 vjec dhe jetojnë me mamatë e tyre.

Përmes Programit Bota e Ndryshimit, Fondacioni Vodafone në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse shtetërore është aktualisht duke mbështetur një projekt krejt të vecantë që i drejtohet grave të cilat gjenden në institucine riedukimi. Ky projekt synon që përmes artit dhe krijimtarisë artisktike gratë dhe minorenët që janë dënuar apo janë në pritje të dënimit të gjejnë brenda vetës forcën për të përballuar jetën brenda këtyre mjediseve dhe të zhvillojnë aftësi për të qenë të përgatitura dhe plot vullnet që të integrohen sërish si anëtare të denja të shoqërisë, në mjedisin shoqëror jashtë institucioneve

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173