Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga ARSEN RUSTA
19 Tetor 2012 - 14:56
Belgjika e Suedia do të kthejnë
grupin e parë të azilkërkuesve
TIRANE- Katër muaj pasi autoritetet belge për azilin dhe emigracionin e paligjshëm, i kërkuan Shqipërisë të reduktoj fluksin e azil kërkuesve, Belgjika do të kthej kontigjentin e parë të shqiptarëve në mënyrë të organizuar.

Burime të besueshme nga ministria e Brendshme i konfirmuan A1Report, se po punohet për pritjen e 50 personave, ku përfshihen azil kërkuesit dhe shtetas që kanë shkelur afatet e qëndrimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Të njëjtat burime thanë se pritet dhe kthimi i të dëbuarve nga Suedia për të njëjtat motive, shkelje e afateve të qëndrimit dhe kërkesa për azil të pajustifikuar.

Zyra e migracionit në Belgjikë ka qenë e shqetësuar për dokumentacionet e falsifikuara të gjakmarrjes që paraqiteshin nga azil kërkuesit shqiptar, ku në të shumtën e rasteve i përkisnin zonës së veriut. Këto fakte janë bërë prezente dhe nga sekretarja e shtetit Belg Maggie De Bloc, në muajin qershor në takimin me autoritet lokale të qarkut Shkodër.

Kthimi i shtetasve shqiptarë të cilët nuk kanë respektuar afatet e qëndrimit në Belgjikë, vjen në një kohë ku shtete europiane po ridiskutojnë mundësinë e vendosjes së regjimit të vizave me disa shtete ballkanike, si Serbia dhe Maqedonia. Kjo nuk do të ndodh me Shqipërinë, pasi vetëm një pjesë e vogël e shtetasve shqiptarë kanë shkelur afatet e qëndrimit dhe lëvizjes së lirë prej 60 ditësh.

Aktualisht institucionet shqiptare janë duke punuar në kontrollin më të imtësishëm të dokumenteve të udhëtimit si dhe duke informuar qytetarët për penalizimet që kanë në rast të mos respektimit të rregullave të qëndrimit në zonën Shengen.
(sg/shqiptarja.com)

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172