Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
22 Tetor 2012 - 07:48
Corriere della Sera: Ish të burgosurit
politik vetëdigjen për të pasur drejtësi
ROME- Gazeta e njohur italiane Corriere della Sera dhe drejtori Amnesty Interantional në Itali Riccardo Noury i bëjnë jehonë grevës së ish të burgosurve politikë. Në blogun me titull “Personat dhe dinjiteti” , një bashkëpunim mes Corriere della Serra dhe Amnesty International dje është publikuar artikulli me titull ”Albania, gli ex prigionieri politici si danno fuoco per avere giustizia” i përkthyer “Në Shqipëri, ish të burgosurit politikë i vënë flakën vetes për të pasur drejtësi”.

Blogu trajton deklaratën dhe shqetësimin e Amensty International mbi atë që po ndodh në Shqipëri, grevën e urisë e cila sot hyn në ditën e 31-të të saj dhe qëndrimin e kryeministrit i cili vazhdon ta quajë politike duke mos pranuar të negociojë me ta.

Riccardo Noury vë në dukje tentativat për negociata me ndërmjetësimin e ndërkombëtaërve, në takimin e grevistëve me presidentin Nishani, ndërkohë që “kryeministri vazhdon t'i hedhë benzinë zjarrit duke këmbëngulur se greva ka motiv politik”

Noury kujton dhe apelin që i ka drejtuar Amensty International që të rinisin takimet dhe të garantojnë kompensimin e shpejtë me atë që i takon ish- të përndjekurve politikë. Riccardo Noury pjesëmarrës në AI që prej 1980, dhe zëri i Italisë në këtë organizatë për të drejtat e njeriut thotë se disa të burgosur, që u janë nështruar torturave gjatë regjimit komunist, nuk kanë marrë as rehabilitim as mbështetje psikologjike prej autoriteteve. Në qoftë se nuk do të ishin asistuar nga disa shoqata lokale, do të ishin harruar.

Shkrimi shoqërohet dhe me foton e Gjergj Ndrecës i cili më 8 tetor i vuri flakën vetes. Pamjet u filmuan nga Tv A1 Report.

SHKRIMI I PLOTE
“Albania, gli ex prigionieri politici si danno fuoco per avere giustizia”

Një grup prej 24 ish-të burgosurish politikë të regjimit komunist që qeverisi Shqipërinë nga 1944 deri më 1990 kanë ndërmarrë një grevë urie tashmë prej tre javësh, në shenjë proteste për vonesat që qeveria e Tiranës po u bën pagesës së viteve të burgut, parashikuar nga një ligj i vitit 2007.

Sipas Shoqatës së ish të përndjekurve nga viti 2007 është paguar vetëm një e teta e dëmshpërblimit të parashikuar. Shumë ish-të burgosur janë të vjetër, të sëmurë dhe jetojnë në kushte varfërije ekstreme.
Më 8 tetor ish-I burgosuri politik Gjergj Ndreca(në foto) dhe Llazi Koço u vetëdogjën duke marrë plagë të rënda. Më 10 tetor të njëtin veprim bëri dhe Lirak Bejko. Të tjerë ish-të burgosur politikë zhvilluan manifestime e protesta përpara Parlamentit.
Më 12 tetor, me ndërmjetësimin e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë dhe Delegacionit të Bashkimit Europian, u zhvillua një takim mes një përfaqësie të grevistëve të ish-të përndjekurëve dhe presidentit shqiptar Bujar Nishani. Megjithatë kryministri Sali Berisha vazhdon ti hedhë zjarrit benzinë, duke thenë se protesta e ish të përndjekurve ka motiv politik.

Amnesty International u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të rinisin takimet dhe të garantojnë kompensimin e shpejtë me atë që i takon ish- të përndjekurve politikë.
Gjatë 46 vjetëve të regjimit komunist,kundërshtarët e regjimit u persekutuan për shkak të ideve të tyre politike, u arrestuan, u internuan dhe iu sekuestruan të gjitha pasuritë dhe kapitalet. Dhjetra mijëra vetë u burgosën dhe shumë të tjerë u internuan dhe u detyruan të punonin në punë të detyruara në kushte të mjerueshme, me mungesë të ushqimit e të kushteve elementare të jetës e të kujdesit shëndetësor. Sipas Shoqatës së ish të përndjekurëve politikë, u dënuan me vdekje ose vdiqën nga torturat 5577 burra dhe 450 gra .Ligji i 2007-ës parashikon që çdo ish-i burgosur politik merr 2000lekë(rreth 14.30 euro) për çdo ditë burgu.

Edhe Ambasadori Ettore Sequi, shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar të nisë dialogu. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe tri organizata jo qeveritare shqiptare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra shqiptare për Rehabilitimin e Traumave të Torturës.
Përveç disa dëmshpërblimeve të pjesshme dhënë sipas ligjit të vitit 2007, ish-të burgosurit politikë, amnistuar njëzetë vjetë më parë, nuk kanë marrë asnjë kompensim tjetër nga qeveria. Disa të burgosur, që u janë nështruar torturave, nuk kanë marrë as rehabilitim as mbështetje psikologjike prej autoriteteve. Në qoftë se nuk do të ishin asistuar nga disa shoqata lokale, do të ishin harruar. Shkrimin origjinal mund ta lexoni ketu

(sg/shqiptarja.com)

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171