Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:29 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet NGA NIKOLETA KOVAĒI
19 Nentor 2014 - 07:50
Durrės, ekzekutohet me 6
plumba rivali i Lulzim Berishės
Ping-Pongu ligjor pėr Muratajn
Shkak, pengu pas vrasjes sė Sallakut
TIRANĖ- Bie nė pritėn qė i kishin ngritur nė hyrje tė lokalit tė tij, njė prej emrave proverbial tė botės krimit nė vend. Leonard Murataj, 49 vjeē, ekzekutohet me 6 plumba orėve tė pasdites sė djeshme, ndėrsa nė momentin e vrasjes, atentatorėt kanė shfrytėzuar mė sė miri errėsirėn dhe mungesėn e njerėzve nė lokal jo vetėm pėr ta ekzekutuar por edhe pėr t`u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Durrėsit pretendoi menjėherė pas ngjarjes sė ėshtė vėnė nė ndjekje tė njė mjeti tė dyshimtė nė aksin kryesor qė lidh Durrėsin me Fushė-Krujėn, por stuhia e shiut ka qenė nė favorin e vrasave, qė dyshohet se kanė qenė dy persona.

leonard murataj

Referuar tė dhėnave tė para tė policisė, bėhet me dije se ėshtė bėrė e mundur nga dėshmitarėt okular, qė i bie tė jenė punonjėsit e lokalit, qė tė dokumentohen fjalėt e fundit tė viktimės, ndėrsa nuk ėshtė bėrė e mundur tė niset i gjallė pėr nė spital. Policia ka marrė edhe indicien kryesore pikėrisht nė dėshminė e personave tė parė qė kanė tentuar t`i japin ndihmė Muratajt. Sipas tė dhėnave tė besuara qė vijnė nga policia e Durrėsit mėsohet se nė grahmat e fundit ka pėrmendur njė emėr, emėr qė policia ka ngritur edhe dyshimet e para nė lidhje me atentatorėt, tė cilėt pėr orė me radhė janė kėrkuar nė fshatrat mes Durrėsit dhe Fushė-Krujės.

Vrasja
Rreth orės 18.20 minuta, policia ka marrė njoftim se nė sheshin “Iliria” ėshtė qėlluar mbi njė person. Menjėherė nė drejtim tė vendit tė ngjarjes janė nisur njė sėrė forcash policore, ndėrsa sapo policia ka mėsuar emrin e viktimės, ka bėrė tė mundur nisjen e menjėhershme tė hetimeve duke ngritur me dhjetėra post-blloqe. Nė krye tė veprimeve janė vendosur krerė tė policisė sė Durrėsit ndėrsa nė vendin e ngjarjes janė sekuestruar 7 gėzhoja pistolete. Ekspertėt e hetimit tė krimit kanė bėrė tė mundur rindėrtimin e skenės sė ekzekutimit, ndėrsa kanė verifikuar se mjeti ka qenė i lėnė nė errėsirė totale, ndėrkohė qė ekzekutori ka zbritur nė tokė dhe ka qėlluar rreth 15 metra para se Leonard Murataj tė hynte nė lokal.

vrasja e Leonard Murataj

Nė ambientet e brendshme tė barit, qė ishte nė pronėsi tė viktimės, kanė qenė vetėm punonjėsit e tij, ndėrsa saktėsohet se nuk ėshtė bėrė e mundur tė hidhet dritė mbi mjetin me tė cilin janė larguar autorėt. Policia ka hedhur dyshimet e para mbi njė hakmarrje tė mundshme, pasi Murataj, veē tė tjerave, konsiderohej edhe si njė prej rivalėve kryesor tė ish-kapos sė “Bandės sė Durrėsit”, Lulzim Berisha. Janė dokumentuar dėshmitė e para nga vendi i ngjarjes, ndėrkohė qė ekspertėt e hetimit tė krimit kanė rihapur dosjet e vrasjeve barbare tė Bandės sė Durrėsit pėr tė bėrė tė mundur edhe pėrballjen me implikimet e viktimės sė mbrėmshme nė ngjarjet qė nisėn nė vitin 1997. Burimet nga policia e Durrėsit bėjnė tė ditur se janė hedhur emrat e parė tė dyshuar si ekzekutorė, ndonėse gjithēka po mbahet nė sekret tė plotė hetimor.
 
 
Hetimi, Policia: Ekzekutimi i Muratajt pėr hakmarrje 
 
Leopard Muarataj, 49-vjeēari qė u vra mbrėmė nė Durrės me 6 plumba, ėshtė njė emėr i skeduar prej rreth dy dekadash nė policinė tonė. Emri i tij, u zbulua pikėrisht nė kohėn kur nisi rrėfimin i penduari i ‘Bandės sė Durrėsit’, ku rezultoi se Muarataj ishte njė prej personave qė ishin rival tė betuar tė Lulzim Berishės. Pikėrisht nė kėtė pistė ka fokusuar hetimet edhe policia dhe prokuroria e Durrėsit, ndėrkohė qė nuk ėshtė bėrė e mundur tė zbulohet asnjė pamje filmike ku mund tė bazohen hetuesit pėr tė hedhur dritė mbi mjetin qė kanė pėrdorur autorėt pėr ekzekutimin. Policia bėn tė ditur se fillimisht ėshtė marrė pėr bazė pikėrisht emri i personit qė ka pėrmendur viktima pėr tė shkuar edhe tek autorėt. Mirėpo policia, nuk pėrjashton as faktin qė ekzekutimi tė jetė kryer nga vrasės me pagesė.
 
 
Lirimi, Si fitoi mbi drejtėsinė viktima e mbrėmshme  
 
Leonard Muarataj, u arrestua 8 vite mė parė nga policia pasi akuzohej jo vetėm pėr vrasje por edhe pėr pengmarrje, njė prej akteve mė makabre tė regjistruara nė zinxhirin vrasės tė bandave tė qytetit bregdetar. Pėrveē pengmarrjes dhe njė vrasjeje, Murataj nė bashkėpunim me nju mikun e tij, u akuzuan edhe si vrasės tė Klodian Saliut, por qė nuk iu vėrtetuan asnjėherė. Dy vite pas arrestimit, Murataj fitoi lirinė dhe lirimi i tij u pasua nga njė skandal ku nė qendėr tė vėmendjes u vu pikėrisht prokurori i Durrėsit, aso kohe, Arjan Ndoja. Murataj u lirua pėr tejkalim tė afateve hetimore, ndėrsa pėr prokurorin e ēėshtjes u tha se ka liruar personin qė vrau tė atin e njė djali qė mbante peng. Aso kohe u kėrkua tė hetohej edhe pasuria e prokurorit qė kishte bėrė tė mundur favorizimin e Muratajt, njeriut qė mundi t`i shpėtonte rrebeshit vrastar deri mbrėmjen e djeshme.  
 
 
 
Shkrimi u botua nė Shqiptarja.com (print) nė 19 Nėntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Denisi He mo se keshtu do te qerrohen keta shuraker,dhe jo vetem keta por edhe prokurore te korruptuar,gjyqtare,etj Hetimi, Policia: Ekzekutimi i Muratajt pėr hakmarrje .... Dhe shkrimi fillone me emrin LEOPARD vertet te ket qene i tille ky haleja? :D
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170