Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
05 Korrik 2013 - 08:58
Ekonomiku, ja emrat e 100
fituesve të doktoraturës
Shqiptarja.com publikon listën e fituesve
TIRANE - Fakulteti Ekonomik ka publikuar listën e 100 kandidatëve të cilët kanë fituar të drejtën për të nisur studimet e larta për doktoraturë. Dekanati ka njoftuar gjithashtu se studentët të cilët nuk janë shpallur fitues kanë të drejtën e ankimimit deri në datë 11 korrik 2013, pranë zyrës së sekretarisë së dekanit. Ndërkohë që përzgjedhja e fituesve është bërë nga një komision i veçantë, duke iu referuar dosjes që ka dorëzuar secili aplikant.

Fakulteti i Ekonomisë njofton se kriteret për regjistrim në programin e doktoratës kanë qenë të njëjta me ato që përmban Rregullorja për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në UT.

Përzgjedhja e kandidatëve të rinj për t’u regjistruar në programet e studimeve të doktoratës bëhet nga një komision i formuar nga Këshilli i Profesorëve të fakultetit të Ekonomisë dhe i miratuar nga dekani duke mbajtur parasysh vendin e punës së kandidatëve dhe rëndësinë (vlerat) e studimit të vlerësuar rast pas rasti nga KP sipas kësaj rradhe: Pedagogët efektivë të fakultetit të Ekonomisë të UT-së dhe të fakulteteve të tjera ekonomike të universiteteve të tjera publike; pedagogë të jashtëm të Fakultetit të Ekonomisë; pedagogë të jashtëm të universiteteve të tjerë publikë; kërkues të tjerë (pedagogë efektivë të universiteteve private apo punonjës të institucioneve kërkimore shkencore).

Secili kandidat duhet të paraqesë një dosje individuale me të gjithë dokumentacionin si dhe të plotësojnë kushtet, të cilat i gjeni në tabelën që shoqëron këtë shkrim. Kriter kryesor është nota mesatare e shkollës së lartë që duhet të jetë mbi 8-të, botimet shkencore në revista të specializuara të njohura ndërkombëtarisht, si dhe rekomandimet nga persona që gëzojnë titull shkencor. Ndërkohë që, qeveria ka vendosur se mund të të hiqet doktoratura nëse vërtetohet se përbën plagjaturë apo është kopjuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ismeti hajde shkoll hajde per nji nat dr. shkencav ,kjo ndosh veq te malokat e saloviqit,turp ,mir e pat jozha shkoni per lesh
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170