Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:14 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
14 Shkurt 2018 - 11:08 | përditesuar në 12:04
Elbasan,makina përfundon në
lumë,një person drejt Tiranës
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Elbasan, ku drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë. Ngjarja është shënuar në fshatin Gostimë-Gjyralë, ku mjeti tip 'Fiat' ka rënë në lumë dhe për pasojë janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është nisur drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me të dhëna: Panajot Beqiri, 31 vjeç banues në fshatin Gostimë Cërrik. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën automobilistike në fshatin Gostimë – Gjyralë tek ura e zallit të fshatit Gostimë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit  i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën dhe pasagjeri shtetasi Xh.B., 23 vjeç banues në fshatin Gostimë, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

d.gj/ Shqiptarja.com

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40