Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:42 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
25 Prill 2017 - 14:53 | përditesuar në 15:00
Ervin Dalipaj u vra ditën e gjyqit
për vrasjen e Gazmend Çollakut
Një tjetër pistë e hetuesve se kjo ngjarje lidhet me ekzekutimin e Gazmend Çollakut është dhe fakti se Ervin Dalipaj është vrarë në mesditë afërisht me orën 12.30 minuta kohë në të cilën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj tij u zhvillua seanca e 9-të në mungesë.
 
I pranishëm në gjyq ishte vetëm Denis Shtraza i cili edhe më parë ka mohuar akuzat për përfshirjen në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Collakut.
 
Ervin Dalipaj ishte në kërkim nga policia për vrasjen e Gazmend Çollakut në bashkëpunim me Denis Shtrazën.
 
Dosja e vrasjes së Gazmend Çollakut
Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet për këtë vrasje duke dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Denis Shtrazës dhe ish efektivit të policisë Ervin Dalipaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2016 në Durrës.
 
Këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku.
 
Në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda thuhet se:
 
– midis shtetasve Denzi Shtraza dhe Lart Çollaku egzistonte një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fundit ka tentuar të vrasë Denizin në vitin 2013;
 
– dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjejtin tip Benz Ml, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës;
 
– ky mjet në datën 06/01/2016 është përdorur vetëm nga shtetasi nën hetim Ervin Dalipaj dhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes së kësaj ditë kanë qenë vetëm me shtetasin nën hetim Deniz Shtraza;
 
– të dy shtetasit nën hetim pranojnë që gjatë datës 06/01/2016 në orët e pasdites dhe mbrëmjes kanë qëndruar së bashku por në deklarimet e tyre kanë kontradita të qarta dhe të shumta lidhur me oraret e takimit dhe lëvizjes, vendet e ku kanë shkuar dhe me cilët janë takuar në Tiranë, të paarsyeshme për veprime të kryera vetëm disa orë para deklarimit;
 
– të dy shtetasit nën hetim deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni se të kujt janë 9 aparatet celularë të gjendur në mjetin e Ervinit, ne xhepin e derës së pasagjerit ku ka qenë duke qëndruar Denizi;
 
rezulton i provuar fakti se në bagazhin e mjetit në pronësi të shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj ku ka qenë të paktën dhe shtetasi nën hetim Deniz Shtraza është vendosur dhe më pas është vrarë shtetasi Lart Çollaku.
 
Pra rezultoi e provuar se shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer shtetasin Laert (Gazmend) Çollaku, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip Audi, per ne fshatin Murqin te Krujes dhe e kanë vrarë me armë zjarri, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Rrembimin ose mbajtjen peng te personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”.
 
Po ashtu shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj në datën 06/01/2016 reth orës 23 :40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin « Policia » të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.  Ky shtetas ka qenë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar.  Në këtë mënyrë ka konsumuar veprën penale të «Mbajtjes pa të drejtë të uniformës».
 
 dy.b/shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
uff kush ka vra dote vritteeeeeeeett nu ka shtet ne bote qe e mbron gjaku nuk fale
avatar
Anonim
uff kush ka vra dote vritet
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226