Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:15 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet NGA ELTON QYNO
27 Prill 2017 - 07:24 | përditesuar në 11:51
Frika pėr hakmarrje, Dalipaj strehoi
vajzėn e gruan nė Elbasan
Pronari i servisit, “shkul” serverin e kamerave
Ervin Dalipaj, ka filluar ti ndruhet njė hakmarrje tė mundshme, pas dėrgimit tė disa mesazheve nė familjen e tij, se do hakmerreshin pėr gjakun e Gazmend Ēollakut. Frika nga hakmarrja atij i ėshtė shtuar akoma dhe mė tepėr, kur nė Durrės persona tė pa identifikuar kanė sulmuar me kallashnikov banesėn e shtetasit Denis Shtraza, duke lėnė njė fėmijė tė plagosur. Prej kėsaj dite, Dalipaj ka filluar tė marrė masa, ku gruan dhe vajzėn e tij 7-vjeēare e ka ēuar nė Elbasan, tek prindėrit e nuses.

Ndėrkohė qė vetė qėndronte i fshehur nė banesa tė ndryshme tė mara me qira dhe hotele, si nė Vlorė, Tiranė dhe zona periferike tė Durrėsit. Dalipaj kurrė se ka pranuar vrasjen e Ēollakut duke pohuar se nė dosje ishin manipuluar provat hetimore. Por ēfarė ka ndodhur? Vrasja e Gazmend Ēollakut u krye nė vazhdėn e njė seri krimesh nė qytetin e Durrėsit, ku disa prej tyre janė ende tė pazbardhura.

Nė atė periudhė prokurorė e policė,kanė zhvilluar disa analiza hetimore me qėllim zbardhjen e rrėmbimit dhe vrasjes sė Gazmend Ēollakut, pasi nė kėtė krim vrasėsit kishin pėrdorur uniforma policie. 20 ditė nga sekuestrimi i automjetit tė Dalipaj dhe kontrollit fizik i makinės sė tij, dy oficerėt e Durrėsit qė kishin marrė nė dorė dosjen,e kanė parė tė nevojshme tė kryejnė njė tjetėr kontroll fizik tė automjetit tip foristradė “Benz Ml”, e cila ndodhej e bllokuar nė ambientet e komisariatit, qė prej mesnatės sė 6 janarit 2016.

Kontrolli ėshtė kryer me urdhėr tė prokurorit, i cili ka miratuar kėrkesėn e oficerėve pėr tė ushtruar njė kontroll tė dytė nė kėtė makinė, ku kanė asistuar ekspertė tė policisė shkencore si Artur Mali, Aleksandėr Bushati, Arben Nano, specialisti i krimeve Rebani Farruku dhe Lorenc Dervishi. Nė kėtė kontroll nuk kanė qenė prezent Dalipaj dhe Shtraza. Pikėrisht nė kėtė verifikim ėshtė gjendur dhe prova gjenerale, njolla gjaku nė disa sende,qė ēuditėrisht nuk u gjetėn nga oficerėt e policisė sė Durrėsit nė kontrollin e parė tė automjetit.Pas ekzaminimeve tė njollave tė gjakut, policia tha se ato korrespondonin me gjakun e viktimės tė Gazmend Ēollaku.
 
Provat gjenerale
 
Pikėrisht nė kėtė verifikim ėshtė gjendur dhe prova gjenerale, njolla gjaku nė disa sende, qė ēuditėrisht nuk u gjetėn nga oficerėt e policisė sė Durrėsit nė kontrollin e parė tė automjetit.

Frika nga hakmarrja, fshihen pamjet filmike 
Pronari i servisit, “shkul” serverin e kamerave tė sigurisė
 
Megjithėse zona ku ėshtė bėrė ekzekutimi i Ervin Dalipaj dhe shokut tė tij, Juxhin Dauti ėshtė e mbuluar me biznese qė survejohen nga dhjetėra kamera, prokuroria ka mundur tė sekuestrojė vetėm njė video, qė tregon momentin e largimit tė automjetit. Makina prej nga ėshtė qėlluar 32 herė me kallashnikov drejt dy personave ėshtė e tipit “BMW X5” dhe se ajo ėshtė kapur teksa lėviz me shpejtėsi.

Nga ana tjetėr policia ka kėrkuar kamerat e sigurisė tė servisit ku vajzat dhe dy viktimat kanė shkuar pėr tė tėrhequr makinėn tip “Smart”. Pronari i servisit, s’ka pranuar tė bashkėpunojė me grupin hetimor, pasi u ka deklaruar se biznesi i tij ėshtė I rrethuar me kamera sigurie, por ai nuk ka tė instaluar njė server qė mban nė ruajtje pamjet filmike. Policia dyshon se serveri ėshtė zhdukur menjėherė pas vrasjes nga pronari i servisit, nga frika e njė hakmarrje tė mundshme kundėr tij, nga autorėt e krimit tė rėndė. Pavarėsisht kėsaj grupi i hetimit megjithatė shpreson tė grumbullojė filmime tė tjera sigurie nga kontrollet qė po ushtrohen nė disa biznese pėrgjatė rrugės dytėsore tė Sukthit. Nė kėtė mėnyrė, hetuesit shpresojnė tė bien nė gjurmėt e dy automjetet nė tė cilat ndodheshin vrasėsit e Dalipajt dhe Dautajt.

Automjetet njėra “X5” dhe tjetra “Audi” janė pėrshkruar nga dėshmitarė okularė qė panė skenėn, se si u zbrazėn breshėritė e automatikut mbi dy shokėt. Nė versionin zyrtar policia thotė se ka sekuestruar 32 gėzhoja dhe njė predhė si edhe valutė nė euro. Sipas policisė tė dy viktimat janė qėlluar nė njė distancė tė afėrt, gati 2 metra largėsi. Ata janė pėrshkuar nga disa plumba, ku vetėm Ervin Dalipaj ka pasur nė trup 12 tė tillė. Dalipaj dhe Juxhin Dauti janė pėrcjellė ditėn e djeshme pėr nė banesėn e fundit.
 
Serveri
 
Pronari i servisit, s’ka pranuar tė bashkėpunojė me grupin hetimor, pasi u ka deklaruar se biznesi i tij ėshtė I rrethuar me kamera sigurie, por ai nuk ka tė instaluar njė server qė mban nė ruajtje pamjet filmike.


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ghjj Nuk e kuptoj dhe thoni e kishte hequr familjen nga frike hakmarjes dhe e beni publike vendodhjen e familjarve.jeni injorant dhe te ligj
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223