Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
10 Janar 2017 - 12:10 | përditesuar në 10:16
​Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit pėr marrėveshjen e privatizimit tė OSSH mes kompanisė ēeke tė energjisė, CEZ dhe qeverisė "Berisha", nuk ėshtė paraqitur pėr tė dėshmuar nė Komisionin Hetimor.

Taulant Balla, kryetar i kėtij komisioni, i kėrkon policisė ta sjellė forcėrisht Nue Kalajn.

Sipas Ballės, Kalaj ka kryer transaksione dhe tėrheqje tė dyshimta si shpėrblim pėr kėtė privatizim. Sipas kryetarit tė komisionit, deputetit socialist Taulant Balla, hetimet kanė zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtė i djalit tė ish-kryeministrit, Shkėlzen Berisha, ka marrė nga CEZ transferta bankare nė miliona euro. 

"Komisioni Hetimor pėr privatizimin e OSSH tek CEZ sot ka administruar prova shumė tė rėndėsishme lidhur person Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dėshmive tė deritanishme ka qenė "sekseri" i martesės sė qeverisė shqiptare tė Sali Berishės me kompaninė CEZ. 

Komisioni po heton pse CEZ i ka bėrė kėto transferta tek ky individ dhe ku i ka ēuar paratė cash Nue Kalaj mik i ngushtė i djalit tė Sali Berishės, Shkėlzen Berisha
", u shpreh Balla.

Ndėrkohė, komisioni ka administruar llogari bankare tė Nue Kalajt i cili ka marrė nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionė euro.



Dhe kėto shuma mė pas i ka tėrhequr cash me 16 qershor 2009, vetėm pak ditė para zgjedhjeve tė vitit 2009.  

Operacioni ka qenė i thjeshtė, CEZ s.a ka transferuar nė kohė tė ndryshme shumė parash nė llogarine personale tė Nuel apo Nue Kalaj. Pa asnjė justifikim, zero. Kėshtu deri nė shifra marramendėse nė miliona euro.

Nuel apo Nue Kalaj i ka tėrhequr ato cent mė cen, nė euro, “cash”, fizikisht, me ēanta. Pėrsėri pa asnjė justifikim. 

Shqiptarja.com siguron njė kopje tė njė prej transaksioneve qė Nue Kalaj ka kryer nga banka nė datėn 16 Qershor, 2009.

Nė kėtė transaksion qė ėshtė njė prej tėrheqjeve cash qė Kalaj ka bėrė nga njė bankė e nivelit tė dytė, vlera ėshtė 1 milionė euro.

transaksioni kalaj
(Transaksioni 1 milionė euro, i tėrhequr nga Nue Kalaj)

kalaj

kalaj
(Nue Kalaj, sekser nė privatizimin e OSSH te CEZ)

Komisioni hetimor pėr CEZ i ka kėrkuar policisė sjelljen me forcė tė Nue Kalajt pėr tė dėshmuar lidhur me aferėn e privatizimit tė OSSH te kompania CEZ. Nė shkresėn e cila i ka mbėrritur Policisė sė Tiranės qė nė datėn 30 dhjetor 2016, thuhet se efektivė tė policisė kanė mbėrritur nė banesėn e Nue Kalajt te "Zogu i Zi", nė datėn 5 janar 2017, pėr t'i komunikuar atij shoqėrimin me forcė nė komisionin hetimor, por ai nuk ėshtė gjetur nė shtėpi.

Sipas policisė, nė banesė nuk ka pasur asnjė prej familjarėve tė tij dhe nė kėto kushte shkresa pėr thirrjen me forcė i ėshtė dorėzuar vjehrrit tė tij, Tahir Rushiti, i cili banon pranė apartamentit tė Nue Kalajt.   
kalaj me force ne polici
(Kėrkesa drejtuar policisė pėr shoqėrimin me forcė tė Nue Kalajt)

taulant balla cez
(Taulant Balla kryetar i komisionit hetimor pėr CEZ)

Dėshmia e ish-juristit tė OSHEE fundos Berishėn
Romeo Karaj, juristi pėrgjegjės i OSHEE-sė pėr ēėshtjen e arbitrazhit ka hapur kutinė e pandoras nė Komisionin Hetimor pėr CEZ, nė mbledhjen e datės 23 nėntor tė vitit tė kaluar.

Emri i tij ėshtė lakuar sė shumti, pasi ėshtė konsideruar si dėshmitari kyē i zbardhjes sė skandalit DIA-CEZ. Madje pas daljes nė skenė tė emrit tė tij policia e ka marrė nė mbrojtje pėr shkak tė disa kėrcėnimeve qė ai pati pėr tė mos dėshmuar pėr kėtė ēėshtje.

Gjatė dėshmisė sė tij nė komisionin hetimor pėr privatizimin e CEZ, Romeo Karaj ka pohuar se zotėron dokumente qė dėshmojnė se procesi i privatizimit tė CEZ ka nisur qė nė vitin 2005-2006 dhe jo nė 2008 kur u hap zyrtarisht tenderi.

Sipas tij, sekserė mes ēekėve tė CEZ dhe qeverisė shqiptare ka qenė Nuel Kala, njė person me lidhje tė forta me qeverinė shqiptare. Kala pėr kėtė marrėveshje ka pėrfituar 3. 6 milionė euro.

Pėr lidhjet mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Genc Ruli ka foto dhe dokumente. Vetėm nė njė muaj, mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha ka pasur mbi 100 telefonata, kėto pėr tė mundėsuar privatizimin nga ēekėt tė OSHEE-sė. 

Dėshmia e plotė:
"Pas arritjes sė marrėveshjes sė shtetit shqiptar dhe CEZ grup tė datės 23 qershor 2014, ne na janė ofruar mijėra emaile qė nuk i kishim, dhe qė janė parė nga unė fillimisht nė janar 2015. Kanė qenė disa emaile qė mė kanė shtyrė tė mendoj se procesi i privatizimit nuk ėshtė ai pėr tė cilin ne kemi ditur ligjėrisht qė paska nisur nė vitin 2008 me njė tender tė hapur ndėrkombėtar, por kam tė dhėna nga  emailet qė kam gjetur qė pėr kėtė proces ka patur tentativa qė nė vitin 2005 apo 2006.

Konkretisht kam gjetur emailin e parė tė datės 7 shtator 2009, ku njė person me emrin Nuel Kalaj, i cili i drejtohet nė kėtė email drejtorit tė CEZ grup nė Pragė. Emaili shpreh njė keqardhje qė punėt me CEZ nė Shqipėri nuk po shkojnė mirė, kėtė ja shpreh drejtorit tė CEZ nė Pragė dhe midis tė tjerave thotė qė mė vjen keq qė pas njė pune katėr vjeēare dhe negocimesh tė tėra qė i kam bėrė unė dhe zoti Petran, zoti Petran ėshtė njė pjesėtar ēek i grupit tė negocimit qė ka qenė, ėshtė njohur zyrtarisht me ne.

Tė ndodhin gjėra tė tilla qė tė shkatėrrojnė frytet e punės tonė dhe pėrpjekja ime katėrvjeēarė pėr tė futur njė ndėrmarrje tė suksesshme si CEZ-i nė sektorin energjetik shqiptar tė pėrfundojė jo me sukses. Ne kishim njė dėshmi nga njė ish- drejtues i DIA-s qė nė vjeshtė tė vitit 2009 Ismailaj ka marrė premtimin qė do tė marrė njė kontratė tė madhe nga CEZ. Donim tė dinim arsyen pėrse i ėshtė dhėnė kjo kontratė Ismailajt.

Pasi ne kishim qėndrimin tonė nė arbitrazh pėr tė mbrojtur atė qė ne ishim tė bindur qė kontrata ėshtė lidhur nė kushtet e mashtrimit dhe korrupsionit. Gjithashtu duke ndjekur emailin e Nuel Kala unė kam vėrtetuar se ky person ishte dhe aksioner nė shoqėrinė 'Antika 04', dhe kjo shoqėri e tij ėshtė paguar nga CEZ me rreth 900 milionė lekė tė vjetra.

Komenti qė kam nga njė person nga Gjakova tė cilit i kėrkova nė fillim tė vitit 2015 tė mė sillte tė dhėna pėr kėtė person. Pas njė jave mė ka dėrguar njė letėr qė dukej si dokument i klasifikuar rreth 3,4 faqe, ku shkruhej se Nuel Kalaj ka hyrė nė kėtė valle pasi dėshtoi njė person tjetėr me origjinė kosovare Hamza Merxhani qė jeton nė Ēeki ka dėshtuar nė vitin 2005 pėr tė ndėrhyrė nė lidhje me privatizimin e KESH-it nė favor tė CEZ-it me ndihmėn e qeverisė ka futur nė lojė Nuel Kalaj i cili sipas kėsaj letre pasta lidhur njė kontratė 3 mujore pėr tė lobuar pranė qeverisė shqiptare.

Ka ardhur nė vjeshtėn e viti 2006 nė Shqipėri ka pasur lidhje tė forta me kryeministrin ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi tė tij me Genc Rulin nė kėtė material qė unė kam. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herė brenda njė muaji kryeministrin Berisha.

Ky person merrte pėrsipėr tė rregullonte marrėdhėniet e CEZ dhe shtetit shqiptar, ka edhe emaile tė tjera. Tarifa e suksesit pėr kompaninė financiare IFC ka qenė 3, 6milionė euro e vendosur pėr tu paguar nė mėnyrė tė ēuditshme edhe nga CEZ-i edhe nga shitėsi shteti shqiptar, ėshtė paguar dy herė. Nė kėtė letėr qė ngelet tė verifikohet nga ky komisioni sepse unė nuk kam tagėr ta kontrolloj, qė Nuel Kalaj ka pasur nė llogari 3,6 milionė nė llogari tė tij dhe janė lėvizur nė vitin 2011 nuk e di se ku.

Tarfia e suksesit pėr kompaninė financiare Ifc ka qenė 3.6 milionė euro, e vendosur pėr tu paguar edhe nga ana e fituesit CEZ-i por dhe nga ana e shtetit shqiptar qė ishte shitėsi, ėshtė pguar dy herė. nė kėtė letėr thuhet, ngelet pėr tu verifikuar nga ky komision. Kalaj ka patur nė llogari tė vet 3.6 milionė euro nė vitin 2010 dhe janė lėvizur nė vitin 2011. Hamza merxhanin e njoh vetėm si emėr. Ėshtė dhe nė njė foto me Nuel Kalaj, jeton nė Pragė dhe ėshtė shumė i afėrt me CEZ-in. Nė rrjetet sociale del si zv/kryetar pėr tė drejtat e njeriut.

Thuhet se Nuel Kala ka pasur lidhje me tė birin e kryeministrit por nuk kam materiale tė plota.
Zonja Rebeka Gaskin ėshtė drejtore e vetme e DIA-s, ėshtė personi qė mori pėrgjegjėsitė pėr tė ndarė interesin tė aksionerėve tė DIA-s nga veprimet penale dhe shkeljet penale tė Ismailajt. ėshtė njohur me faktet dhe realitetin nė Shqipėri ka realizuar marrėveshjen e 3 dhjetorit 2014. Zonja Gaskin ėshtė njohėse mjaft e mirė e disa problemeve. Eshtė pritur dhe nga kryeministri nė vitin 2009, me sa di me ndėrmjetėsim tė Ismailajt
".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Kaskaninio Ore popull cfar po na ndigjojn veshet ky njeri asht apo mal qe se shembni dot me gjith kto fakte cfar ben kreprekuror llallti apo e ka kap dhe ate nga fyti
avatar
Anonim
populli shikojne more c'fare i kane bere ketij populli nuk i ka erdhur fare keq sali kriminelit dhe keta deputetet e pds shum servila po tregon gjate gjith keto qe ka bere ky i poshter fundi i ketij do jete vetem deshmit e axhiajte
avatar
Anonim
E verteta Te gjitha keto vjedhje nuk do kishin dale po te mos ishte deshmia e Romeos. Me ne fund doli nje njeri qe nuk ka frike nga banda e Berishes.
avatar
Anonim
X Para votimeve medemek se po nxjerrin gje ne drite.Po Ndueja ka ndrru emer mbiemer fetyre ndoshta edhe gjakun me 7 milion euro qe nga 2009.Taulanti boll bere te drejtin dhe te fortin.Se mos nuk i dinit ju ēeshte bere gjithe ato vite . E di edhe nena ime 80 vjeēe dhe nipi 12 vjeē dhe nuk e ditke zotria jote.Edhe ti si Erjoni ju rrofte rehatia dhe mbushni kuletat per kto vite ne pushtet.Rradha juaj ju shkofte mbare.
avatar
Anonim
RREMA Po ajo dihet nga te gjithe qe garen per hajdutin me te madh politikan ne vend te pare eshte Saliu , ska asnje dyshim , ne vend te dyte deri tani eshte nrikulla skaraparit dhe per vendin e tret jane kata ne pushtet qe edhe mund te dalin ne vend te pare, por eshte heret akoma
avatar
Anonim
sifi Kete korrupsion shteteror si dhe qindra koncensione dhe privatizime qe kjo klase politike kriminale majtas dhe djathtas ka bere duhet te jene objekt i SPAKut bashke me
avatar
Anonim
Zyba Po e gjet dot polivija Nduen dhe kalan,se kamundesi tja ket mbathur kembet,sidikur mbreti para vitit 1939.Kan nje gje te mire shiptaret, i thone ik se dote kapim.Keshtu i than dhe Ben frokut,sa i dha gjykata pamvarsine,po te njejtin avaze ndodhi me oskabarin e Sarandes Klement Balilin.
avatar
Anonim
Ligji Nese ky njeri bashke me te koruptuarit e tjere i ka marr keto para duhet te gjithe para ligjit parasysh se kush je apo cfar je, boll e rjepen shqiperin hajdutet kete vend, ne burg te gjithe me ne krye Sali Gjakatarin se shum keq i ka bere shqiperis ky njeri
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Tre oficerėt, Vasili: Operacioni pėr arrestimin u dekonspirua nga policia
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278