Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
22 Maj 2012 - 02:24
Himarë, 13 studentë të vdekur
11 vajza e dy djem
HIMARE/TIRANE – Një autobus me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani është rrëzuar pranë vendit të quajtur Ura e Vishës në afërsi të Himarës. Ngjarja ndodhi dje, 21 maj, rreth orës 16:15. Nga aksidenti i rëndë humbën jetë 13 persona: 11 vajza dhe 2 meshkuj, mes të cilëve edhe shoferi i autobusit.
Bëhet fjalë për një grup prej 33 studentësh, të cilët udhëtonin nga Saranda në një autobus me targa të Elbasanit. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 80 metra.

ORA 02:19- IDENTIFIKOHEN TE GJITHA VIKTIMAT E AKSIDENTIT NE HIMARE
Janë identifikuar të gjitha viktimat që ndodhen në morgun e qytetit të Vlorës dhe spitalin Ushtarak të Tiranës pas aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin rrugorë Vlorë-Himarë. Viktimat të identifikuara nga familjarët dhe shokët janë si më poshtë: Juliana Tola nga Elbasani, Elsa Daka nga Elbasani, Armand Halilaga nga Kavaja, Denisa Guzi nga Gramshi, Fabiola Shehi nga Tirana, Ermira Mana nga Elbasani, Lindita Kabashi nga Elbasani, Joana Debinja nga Lushnja, Eriola Xhoi nga Elbasani, Aurora Molla nga Pogradeci, Pëllumb Cela nga Elbasani, Doriana Stafa nga Kruja dhe Eranda Baloshi nga Elbasani.
Ndërsa, Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Doriana Kumria, Anisa Çobaj, Shegushe Haka, Elsa Shtylla, Ifsjana Karriqi, Mirsie Biba, Besjana Dani, Briselda Gubere, Florije Peci, Blerina Çereni, Griselda Zeneli po kurohen në spitalin Ushtarak në Tiranë. Pjesa tjetër e studentëve që vijon më poshtë janë në gjendje më të mirë shëndetësore po kurohen në Vlorë. Elidona Gjinaj, Enkela Daja, Ticiana Hysa, Juliana Kuqi, Ergita Opingari, Adjola Musaka, Liri Hasa, Besjana Xheneti, Adisa Çela, Anisa Hysa. Në gjendje shumë të mirë shëndetësore paraqitet Arta Ballabani, e cila është në spitalin e Himarës.

ORA 01:09- TERHIQET MINISTRIA E SHENDETESISE: VIKTIMAT JANE 13
Pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili që numri i viktimave në aksidentin në Himarë është 14-të, ka pasur një kakofoni të numrit të saktë të shifrave. Pasi në morgun e qytetit të Vlorës ishin 11-të dhe në spitalin Ushtarak 2 viktima. Kjo ka bërë që ministria e Shëndetësisë të tërhiqet dhe të korigjonte numrin e saktë duke deklaruar që numri i saktë për momentin është 13 viktima.

ORA 00:39- MINISTRI I SHENDETESISE PETRIT VASILI: VIKTIMAT JANË 14
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili numri i viktimave në aksidentin e Himarës ka arritur në 14-të. Viktima e fundit është Dorina Stafa, e cila nuk ka arritur që të mbijetojë pas plagëve të rënda të pësuara nga rrëzimi i autobuzit.

ORA 00:09- POLICIA: IDENTIFIKOHET NJË TJETËR E PLAGOSUR, FLORIE PECI
Policia e shtetit bëri të ditur se “është identifikuar dhe një tjetër shtetase që po kurohet ne spitalin Ushtarak në Tiranë Florie Peci, ndërkohë që ka mbetur akoma paidentifikuar një shtetase që ndodhet në morg”.

ORA 23:34 - TOPI KTHEHET NE SPITALIN USHTARAK, APEL PER TE DHURUAR GJAK
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është rikthyer sonte në mbrëmje në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku u interesua për gjendjen e studentëve të aksidentuar dhe komunikoi me stafin e mjekëve. Ai përgëzoi të gjithë ekipin mjekësor për përkushtimin dhe angazhimin human e profesional, forcat e policisë dhe ushtrisë për gadishmërinë dhe punën e jashtëzakonshme në këtë situatë sa të vështirë aq edhe delikate, bëri të ditur një njoftim i Presidencës. Duke uruar shërim të shpejtë për të aksidentuarit, Presidenti bëri thirrje për solidaritet dhe për të dhuruar gjak, i nevojshëm për të aksidentuarit.

ORA 23:25 - RREFIMI I STUDENTES QE NUK U NIS ME EKSPEDITEN
Gerta Hasmeta është një studente e degës Gjuhë Letërsi të Universitetit të Elbasanit që duhej të ishte pjesë e ekspeditës që u kthye në tragjedi. Nuk dihet përse ajo nuk është nisur por ka treguar se ka pasur kontakte me shoqet deri në mesditë dhe se ato ishin kënaqur në Vlorë. “Më pas unë nuk pata më kontakte me ato dhe as që e mendoja kurrë që do të ndodhte kjo tragjedi. Jam shumë e tronditur. Unë i njihja mjaft prej tyre”, ka treguar vajza.

ORA 23:09 - POLICIA: IDENTIFIKOHET NJE TJETER E PLAGOSUR, BRISELDA GUBERE
"Nga nje informacion i fundit mesojme se eshte identifikuar edhe njera nga shtetaset qe ndodhen ne Spitalin Ushtarak, shtetasja Briselda Gubere, e cila sapo ka dale nga salla e operacionit pasi i ishte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale", lexohet në një njoftim për shtyp të policisë.

ORA 23:05 - SEQUI NGUSHELLIME FAMILJAREVE: MENDJET TONA JANE ME JU
“Në emrin e tij personal dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Sequi dëshiron të shprehë ngushëllimet më të ndjera për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën ose u plagosën në aksidentin e sotëm tragjik në Himarë. Mendja e të gjithë kolegëve tanë të cilët punojnë me Shqipërinë, si në Delegacionin në Tiranë, ashtu edhe atyre në zyrat qëndrore në Bruksel, janë me ju në këtë moment kaq të trishtuar.

Zoti u dhëntë paqe shpirtit të tyre dhe familjeve të tyre forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. U urojmë nga zemra të plagosurve një shërim të shpejtë dhe të plotë”, bëri të ditur një komunikatë për shtyp e prezencës së BE në Shqipëri.

ORA 22:54 - POLICIA: 3 TE PAIDENTIFIKUAR, JA TE PLAGOSURIT
Policia e Shteti ka bërë publike një listë zyrtare me emrat e të plagosurve të aksidentit në Himarë dhe spitalet respektive ku po trajtohen. Në spitalin Ushtarak gjenden 3 shtetase ende të paidentifikuara, njëra prej të cilave është edhe viktima e fundit.

Aktualisht po kurohen në Spitalin Ushtarak:

1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani

Ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak Eranda Baloshi.

Ndërkohë që në këtë spital 3 shtetase janë akoma të paidentifikuara.

Po kurohen në Spitalin e Vlorës:

1. Dorina Stafa
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa

Nga ky spital sapo jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni janë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak.

Në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani.

ORA 22:44 - POLICIA: ERANDA BALUSHI, VIKTIMA NE SPITALIN USHTARAK
Policia e Shtetit bëri të ditur mbrëmjen e sotme se numri i viktimave ka kaluar në 13. Në spitalin Ushtarak ka ndërruar jetë edhe Eranda Balushi. Ndërkohë, mësohet se dy studente të tjera, në gjendje të rëndë, po transportohen nga Vlora drejt Tiranës.

ORA 22:23 - FAMILJARET E ELSA DEDES: NUK E GJEJME DOT
Elsa Deda është njëra prej studentëve që ndodhej në autobusin e aksidentuar. Por familjarët nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për të edhe pas orës 21:00 të mbrëmjes. Të kontaktuar nga “Shqiptarja.com” ata shprehen se kanë kontrolluar te lista e spitalit Ushtarak, por aty nuk figuron emri i të afërmes së tyre. Ndërsa një grup tjetër i familjes ka udhëtuar drejt spitalit të Vlorës për të parë nëse vajza e tyre ndodhej në atë spital, por as aty nuk e kanë gjetur, ndërsa ata shprehen se nuk e kanë parë trupin e saj as tek viktimat e nxjerra nga aksidenti.

ORA 21:19 - EMRAT E TE PLAGOSURVE NE VLORE E TIRANE
Të plagosurit e aksidentit tragjik të Himarës po trajtohen një pjesë në spitalin e qytetit të Vlorës ndërsa një tjetër pjesë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Në vijim publikojmë listën e tyre të ndarë sipas qyteteve ku ndodhen. Kjo listë është e pjesshme pasi jo të gjithë emrat janë bërë publik:

Në Vlorë:

Ergysa Opingari
Adjonal Musaku
Juliana Kuqi
Griselda Zeneli
Liri Hasa
Blerina Çereni
Ticiana Hysi
Ina Janulla
Entela Daja
Dorina Stafa

Besjana Dani po sillet në Tiranë

Në Spitalin Ushtarak në Tiranë:

Antoneta Taçe
Kaltra Pollozhani
Alma Deda
Eranda Bato
Dorina Kumbria
Shegushe Traka
Anisa Çobo

ORA 21:13 - LSI: SOLIDARITET NE TE GJITHA DREJTIMET
Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Himarë ku një autobus me studentë nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u rrëzua, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, dhe Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo, vizituan sot Spitalin Ushtarak në Tiranë. Së bashku me përfaqësuesit e LSI ishin edhe 50 studentë të Lëvizjes Rinore për Integrim të cilët dhuruan gjak për të plagosurit e mbërritur në Spitalin Ushtarak. Në një prononcim për mediet z. Meta shprehu solidaritetin dhe kontributin e LSI-së në të gjitha drejtimet.

ORA 21:09 - RRETH 40 AKTIVISTE TE AK DHURUAN GJAK
“Aleanca Rinore KuqeZi u sensibilizua me tragjedine e aksidentit te ndodhur ne aksin e Himares ku humben jeten 12 studente nga Universiteti i Elbasanit. Te rinjte e Aleances KuqeZi i mobilizuan dhe iu pergjigjen apelit te institucioneve mjekesore per te dhuruar gjak. Rreth 40 te aktiviste te Aleances Rinore KuqeZi mberrin brenda nje kohe te shkurter ne spitalin ushtarak dhe u vune ne dispozicion te autoriteteve mjekesore per te dhuruar gjak”, bëri të ditur një komunikatë për shtyp e AK.

ORA 20:33 - ELBASAN: QIRINJ E LUTJE PER VIKTIMAT E AKSIDENTIT
Pak orë pas tragjedisë së rëndë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ndezur qirinjtë në kujtim të 12 viktimave të aksidentit në Himarë. Dita e sotme është cilësuar e tmerrshme nga qytetarët. Shumë prej tyre, bashkë me studentë të universitetit kanë vendosur qirinj në shkallët e këtij institucioni.

ORA 20:22 - OLLDASHI: DYSHOHET PER GABIM NJEREZOR
Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, tha sot se dyshimi kryesor në lidhje me shkakun e aksidentit në Himarë është gabimi njerëzor. Sipas Olldashit, rruga ka qenë shumë e mirë dhe e sapo rikonstruktuar dhe asnjë mjet tjetër nuk i dalur përpara autobusit. Ministri tha se dyshohet që shoferi të ketë pasur ose ndonjë problem shëndetësor ose ndonjë moment pakujdesie.

ORA 20:08 ZONJA E PARE DHURON GJAK
Zonja e Parë, Teuta Topi, u interesua për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në aksidentin e Himarës të shtruar pranë Spitalit Ushtarak dhe dhuroi gjak pranë Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, bëri të ditur Presidenca.

ORA 20:02 - DREJTORI I SPITALIT USHTARAK: 60 MJEKE PER TE PLAGOSURIT
Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj, ka sqaruar gazetarët se kanë mbërritur 12 të plagosur, një prej të cilave “nuk na dha mundësinë ta ndihmonim” dhe ndërroi jetë. Ndërkohë priten të mbërrijnë nga spitali i Vlorës edhe 4 të tjerë.
Mihaj tha se në dispozicion të të plagosurve janë vendosur 15 salla, 60 mjekë dhe 200 infermierë. “Do bëjmë ç’është e mundur për të shpetuar jetë”, tha drejtori.
Ai shtoi se në spital nuk mungon fondi i gjakut dhe se qindra dhurues po presin në rradhë, prej të cilëve 60 studentë.

ORA 19:50 - THACI NGUSHELLIME BERISHES: KOSOVA ESHTE PRANE JUSH
“Lajmi për tragjedinë e rrokullisjes së autobusit me student, afër Himarës, ku humbën jetën 11 prej tyre, na tronditi të gjithëve. Vrulli i rinisë studentore, që po bëhej gati të bashkohej në përpjekjet për të zhvilluar vendin e tyre, u ndërpre nga një shmangie tragjike nga rruga e autobusit me të cilin po udhëtonin ata.
Më lejoni që në këtë moment pikëllimi dhe dhimbjeje, të ju shpreh Juve, Qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë familjeve të studentëve që humbën jetën në këtë tragjedi, ngushëllimet e mija të sinqerta.
Populli i Kosovës dhe qeveria e tij, ndiejnë dhembje dhe dëshirojnë të jenë pranë jush dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre për lirinë dhe perspektivën për një jetë më të mirë.”

ORA 19:42 - RAMA NGA SPITALI: LINI FJALET, EJANI DHURONI GJAK
“Fjalët janë të tepërta, por besoj se një gjë është shumë e çmuar. Sa më shumë njerëz të reja dhe të rinj në radhë të parë të vijnë në qendrën e dhurimit të gjakut për të dhënë një kontribut, sepse është shumë e nevojshme dhe mund të jetë jetike për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e këtij spitali ku praktikisht i gjithë personeli po bën të pamundurën. Sepse është një moment jashtëzakonisht dramatik dhe duhet bërë çmos për të shpëtuar jetën e të gjithë të plagosurve. Duhet bërë çmos, njëkohësisht, për të mbështetur me një frymë të fortë solidariteti të gjithë ata që janë tani në të gjitha operacionet qoftë këtu, qoftë në terren, sepse është një ngjarje e tmerrshme, por sigurisht nga e cila duhet të shpëtojë gjithkush që mund të shpëtohet, jetë njerëzore, dhe sa më pak familje të vuajnë atë dhimbjen e patregueshme që do të vuajnë fatkeqësisht ato familje që tanimë i kanë humbur fëmijët e tyre. Faleminderit edhe juve për gjithçka po bëni”, tha kreu i PS nga Spitali Ushtarak.

ORA 19:30 – NISHANI: IDENTIFIKIMI I VIKTIMAVE NË SPITALIN E VLORËS
Ministri i brendshëm, Bujar Nishani e cilësoi ngjarjen në Himarë si tragjedi kombëtare.
Ai ka konfirmuar shifrën prej 12 viktimave Ai ka konfirmuar se trupat e pajetë janë nisur drejt spitalit të Vlorës, ku do të behet edhe identifikimi i viktimave nga familjarët e tyre.

ORA 19: 05 - KRYEMINISTRI: E MARTA SHPALLET DITE ZIE KOMBETARE
Kryeministri Berisha e ka shpallur te marten dite zie kombetare, pas tragjedise se rende ne Himare.

ORA 19:05 - HUMB JETEN STUDENTJA NE SPITALIN USHTARAK
Burimet prane spitalit Ushtarak konfirmojne se eshte shenuar viktima e pare ne rradhet e studenteve te transportuara nga Himara pas tragjedise. Identiteti i saj nuk behet ende i ditur. Në kë mënyrë shifra zytare e viktimave ësht 12.

ORA 19:00 - RAMA KTHEHET NGA VIZITA NE GJERMANI, DHURON GJAK
Rreth orës 18:00 në Spitalin Ushtarak në Tiranë ka mbërritur Kryetari i PS, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët Ruci, Leskaj, Balla e Ligori për të dhuruar gjak. Rama ka dhuruar menjehërë gjak në ndihmë të të plagosurve të kësaj tragjedie të ndodhur në Himarë, bëri të ditur një komunikatë për shtyp e Partisë Socialiste. Po ashtu gjak kanë dhuruar edhe deputetët socialistë Taulant Balla e Shega Ligori.

Mësohet se rreth orës 13:00 Rama është nisur drejt Gjermanisë ku ishte parashikuar një vizitë zyrtare dhe në momentin e ndërrimit të avionëve në Romë, kur ka mësuar lajmin e ngjarjes së rëndë, ka vendosur të rikthehet në Shqipëri. Ai do të riniset drejt Gjermanisë nesër rreth orës 04:00.

ORA 18:58 - PRESIDENTI VIZITON TE PLAGOSURIT
Presidenti Bamir Topi vizitoi në Spitalin Ushtarak katër vajzat që u transportuan me helikpoter nga Himara menjëherë pas aksidentit tragjik në qafën e Vishës.
Në një prononcim për mediat Presidenti theksoi se në këto momente të vështira shteti është në këmbë ddhe po bëhet e pamundura për tu ardhur në ndihmë të lënduarve.
“Ngushëllime familjeve të viktimave. Kam besim se i gjithë shërbimi i kualifikuar i traumatologjisë do të bëjë maksimumin e vet”, deklaroi presidenti Topi.


POLICIA VLORE: 11 TE VDEKUR, 22 TE PLAGOSUR
Policia e Vlorës në një njoftim zyrtar ka bërë të ditur se numri i viktimave është 11 ndërsa ai i të plagosurve 22. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë pak para orës 19:00, policia e Vlorës thotë se “deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambinteve spitalore 33 studentë”. Sipas policisë, “një ndihmë të madhe po japin dhe banorët e zonës”.
Sipas policisë, “për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Po ashtu janë nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes”.

ORA 18:47 – DY TE PLAGOSUR NE KOMA NE SPITALIN USHTARAK
Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht në Spitalin Ushtarak në Tiranë janë transportuar me helikopterë 3 të plagosur ndërsa priten edhe 5 të tjerë. Ndërsa burime të Shqiptarja.com nga ky spital tregojnë se dy të plagosurit janë në gjendje koma.

ORA 18:41 - TOPI: SHTETI ESHTE NGRITUR NE KEMBE
"Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë, duke ju siguruar se ndodhem pranë jush në këto çaste të rënda e të vështira! Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe ju shkaktoi këtë tragjedi të madhe.

Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional! Njëkohësisht u uroj shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur!"

ORA 18: 12 - DY AUTOBUSE TE NDARE NE DJEM E VAJZA
Shqiptarja.com ka mësuar se studentët e Universitetit të Elbasanit po udhëtonin në dy autobusë të ndryshëm dhe ishin ndarë djemtë në njërin mjet dhe vajzat në mjetin tjetër. Autobusi i aksidentuar, i cili u rrëzua nga 120 metra lartësi, është ai i vajzave.

ORA 18: 11 - STUDENTET QË UDHËTONIN NË AUTOBUZIN E RRËZUAR
Emrat e vajzave studente në vitin e 3-të në prag diplomimi të degës Gjuhë-Letërsi të cilat kanë qenë të pranishme në dy autobusët e nisur nga Elbasani. Në listat e mëposhtme janë emrat e të dy grupeve të nisura, ndërsa nuk saktësohet se cilat prej tyre kanë humbur jetën apo janë lënduar.

Grupi A

Ardita Çela
Aida Gjika
Alma Deda
Anisa Rusi
Anita Hysa
Antoneta Zaçe
Arta Ballabani
Aurora Molla
Besjana Dani
Besjana Xheneti
Blerina Qerimi
Drenica Guzi
Desilda Bytyçi
Dorjana Kumria
Dorina Spaho
Elsa Daka
Elsa Shtylla
Eralda Bajrami
Eranda Baloshi
Eranda Bardhi
Erjola Xhoi
Klejda Kena
Mirsije Biba
Ornela Nushi
Denisa Tare
Erdita Opingari

Grupi B

Eriselda Gubere
Eriselda Çoku
Erjana Gështenja
Ermira Mana
Fabjola Shehi
Florie Pepi
Gerta Ahmetaj
Griselda Zeneli
Griselda Gjilani
Isjana Dalipi
Ilma Klosi
Joana Debinja
Juliana Kuqi
Juliana Tola
Klajda Pollozhani
Laureta Cani
Lindita Kabashi
Liri Hasa
Oliverta Dhëmbi
Oltjana Beqiri
Ticiana Hysa
Anisa Çobaj
Enkelejda Berberi
Adjola Musaku
Hanife Xhepexhiu
Anila Curri
Shegushe Haka
Oltjana Yzo


ORA 18:02 - RAMA: TRAGJEDI E TMERRSHME, ORE SOLIDARITETI
“Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen. Bashkitë socialiste të Himarës, Orikumit, Vlorës, duhet të bëjnë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat shtetërore për çdo gjë që mund të ndihmojnë. Eshtë me shumë rëndësi t’u qëndrojmë pranë në këto orë të zymta familjeve të viktimave për t’u lehtësuar sadopak dhimbjen e patregueshme”.

ORA 17: 54 - POLICIA: NISHANI DHE BURGAJ DREJT VENDNGJARJES
Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bëri të ditur se “ministri i Brendshëm z. Bujar Nishani dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z. Hysni Burgaj jane nisur drejt vendngjarjes” së aksidentit.

ORA 17: 51 - SHOFERI I AUTOBUSIT PËLLUMB ÇELA
Nga burimet e Shqiptarja.com mësohet se shoferi i autobusit, që sipas dëshmitarëve nga vendngjarja ka humbur jetën në aksident, është identifikuar si Pëllumb Çela.

ORA 17: 40 - BERISHA: PO BËJMË CDO GJË PËR TË SHPËTUAR JETË
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u informua për aksidentin e rëndë, me pasoja tragjike, që ndodhi në Himarë, në të cilin kanë humbur jetën një numër studentësh, si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Çikago, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre.

Kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë, për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave.


ORA 17: 45 - PEDAGOGU RISKA: SITUATA KATASTROFIKE
Pedagogu Albert Riska, i cili ndodhej në autobusin e dytë, rrëfen për Shqiptarja.com se numri i nxënësve në total ishte 70, të ndarë në dy mjete. Ai e ka përshkruar situatën si katastrofike dhe shtoi se “nuk dihet nëse do nxirret ndonjë i gjallë”. Pedagogu nuk ishte në gjendje të tregonte shkaqet e aksidentit. Ai tha se në një moment e panë atë të binte poshtë.

ORA 17:40 - VENDI I AKSIDENTIT QUHET “TENENTE MORETTI”
Vendi i aksidentit pranë Himarës quhet "Tenente Moretti"

ORA 17:30 - DESHMITARI: BANORET NE NDIHME TE TE PLAGOSURVE
Dëshmitari Robert Bollano, nga vendngjarja, tregon për Shqiptarja.com se në ndihmë të të aksidentuarve kanë dalë edhe banorët e zonës që po ndihmojnë me automjetet e tyre.

Ora 17.25 - AUTOBUZI VINTE NGA UNIVERSITETI I ELBASANIT
Konfirmohet se studentët që udhëtonin me autobuzin e rënë n humnerë janë studentë të vititt të tretë Gjuhë - Letërsi në Universitetin e Elbasanit.

ORA 17: 20 - DESHMITARI: TRAGJEDIA E RENDE, SHOFERI KA VDEKUR
Robert Bollano është një prej dëshmitarëve që ka mbërritur në vendin e tragjedisë në momentin e parë pas aksidentit. Sipas dëshmisë së tij për Shqiptarja.com, mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Sipas Bollanos, të gjithë personat janë nxjerrë nga autobusi. Ai rrëfen se ngjarja është shumë e rëndë pasi autobuzi është shkatërruar tërësisht. Ai pohon se deri më tani të plagosurat dhe viktimat janë të gjitha vajaza.

ORA 17:07 - TE PLAGOSURIT E PARE DREJT HIMARES E TIRANES
Të plagosurit e parë janë nxjerrë nga autobusi dhe janë dërguar në spitalin e Himarës. Ndërkohë mësohet se disa të plagosur të tjerë janë nisur me helikopterë drejt Tiranës. Ministria e Shëndetësisë sqaron se dy helikoptere jane nisur drejt vendit te ngjarjes per te sjelle ne spitalin ushtarak, te plagosurit rende, ndersa janë vendosur në gadishmëri gjithashtu edhe urgjencat e Vlorës dhe Sarandës.

ORA 17:04 - AUTOBUSI NE PERRUA
Burime lokale bëjnë të ditur se autobusi ka rënë në një përrua, pra dyshohet se aktualisht ai ndodhet në ujë.

ORA 17:01 - NXËNËSIT NGA KOMUNA MOLLAS, ELBASAN
Nxënësit janë të gjitha nga Komuna Mollas, i qarkut të Elbasanit.

ORA 16:58 - NDIHMA E PARE NGA NJE AUTOBUS GREK
Mësohet se ndihma e parë ka ardhur nga një autobus grek që po kalonte në vendngjarje.
(im/aq/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
eriona lushnje ngushellime familjareve te viktimave,i gjith populli shqiptar esht me ju.ju urojm sherim sa me te shpejt te mbijetuarve nga kjo tragjedi.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171