Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:26 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga HABJON HASANI
29 Qershor 2012 - 14:58
ILDKP: Do të nisim verifikimet për Zylën
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, tha dje për Shqiptarja.com se ka nisur procedurat fillestare të hetimit për konflikt interesi në lidhje me rastin e kreut të Shërbimit Informativ ushtarak Ylli Zyla. Të kontaktuar nga gazeta përfaqësues të këtij institucioni informuan se ditën e djeshme Inspektoriati ka nisur procedurën e hetimit për konflikt interesi. "Sikurse ka ndodhur edhe për raste të tjera të denoncuara në media, e për të cilat Inspektoriati gjykon se ka indicie të nevojshme për nisjen e procedurave të hetimit, edhe në rastin në fjalë ku dyshohet konflikti i interesit të Drejtorit të SHIU-t kanë nisur procedurat paraprake të verifikimit", - tha dje për Shqiptarja.com Albi Serani, përfaqësues i këtij institucioni. Më tej përfaqësuesi I ILDKP-së ka sqaruar se nisja e procedurave nënkupton tërheqjen e të gjithë dokumentacionit të cituar dhe publikuar në gazetë nëpërmjet rrugëve protokollare dhe zyrtare dhe më pas krahasimin e të dhënave dhe pyetjen e personave përgjegjës. "Procedura e nisur prej nesh është në kuadër të verifikimeve për një konflikt të mundshëm interesi, do të jenë këto verifikime dhe ecuria e tyre që do të përcaktojë dhe vijueshmërinë e këtij hetimi", -është shprehur dje Serani.
Lidhjet me tregtarët
Bashkëshortja e kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri. Liljana Zyla që prej vitit 2011 është bashkëaksionare në kompaninë "Uind Sun Uater Initiative" sëbashku me shtetasit Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebeski. Dy ortakët e saj përveç kompanisë energjitike që kanë krijuar me Zylën, në të njëjtën ditë dhe datë kanë krijuar në Tiranë dhe dy kompani të tjera të cilat kanë patur si objekt tregtinë e armatimit dhe që më pas janë licensuar nga Ministria e Mbrojtjes. Në dukje bashkëshortja e Zylës është aksionare në një kompani energjitike por nëse i referohesh funksionit zyrtar të Ylli Zylës atëherë qartësohet dhe problematika e kësaj lidhjeje. Një ndër funksionet primare të kreut të SHIU-t Ylli Zyla është mbikqyrja dhe kontrolli mbi tregtinë e armatimeve në Shqipëri. Pra marrja e informacioneve dhe verifikimi i vazhdueshëm i të gjithë operatorëve dhe pronarëve të kompanivë që kryejnë tregti armatimi në vendin tonë. "Unimesko" është njëra ndër këto kompani e si rregull është objekt i këtyre kontrolleve. Por kush janë pronarët e "Unimesko"-s? Janë ortakët e bashkëshortes së Ylli Zylës në një tjetër kompani, pra Ylli Zyla duhet të mbikqyrë si kreu I SHIU-t persona të cilët janë bashkëortakë me familjarët e tij.
Biznesi armëve
Në të njëjtën ditë që kanë çelur kompaninë energjitike në bashkëpronësi me bashkëshorten e kreut të SHIU-t dy sipërrmarësit Goça dhe Izdebeski kanë themeluar shoqëritë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM. Këto shoqëri janë regjistruar me adresën: "Bulevardi Zhan D'Ark, Kompleksi "MATRIKS", Kati i IV", e cila është ekzaktësisht e njëjta adresë zyrtare dhe e kompanisë tjetër ""Uind Sun Uater Initiative"" në të cilën është aksionere Liljana Zyla, çka tregon se kompanitë operonin edhe në të njëjtën zyrë. Të treja kompanitë kanë patur edhe të njëjtin numër kontakti telefonik dhe ky numër ekspozohet qartë në të dhënat publike të QKR-së. Shtetasi Lorenc Goça kompaninë NITRO-CHEM e ka themeluar sëbashku me një tjetër shtetas polak i cili quhet Tomas Ptazinski dhe që kontrollon të gjithë paketën e aksioneve të kësaj kompanie ndërsa Goça rezulton administrator i saj. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, tha dje për Shqiptarja.com se ka nisur procedurat fillestare të hetimit për konflikt interesi në lidhje me rastin e kreut të Shërbimit Informativ ushtarak Ylli Zyla. Të kontaktuar nga gazeta përfaqësues të këtij institucioni informuan se ditën e djeshme Inspektoriati ka nisur procedurën e hetimit për konflikt interesi. "Sikurse ka ndodhur edhe për raste të tjera të denoncuara në media, e për të cilat Inspektoriati gjykon se ka indicie të nevojshme për nisjen e procedurave të hetimit, edhe në rastin në fjalë ku dyshohet konflikti i interesit të Drejtorit të SHIU-t kanë nisur procedurat paraprake të verifikimit", - tha dje për Shqiptarja.com Albi Serani, përfaqësues i këtij institucioni. Më tej përfaqësuesi I ILDKP-së ka sqaruar se nisja e procedurave nënkupton tërheqjen e të gjithë dokumentacionit të cituar dhe publikuar në gazetë nëpërmjet rrugëve protokollare dhe zyrtare dhe më pas krahasimin e të dhënave dhe pyetjen e personave përgjegjës. "Procedura e nisur prej nesh është në kuadër të verifikimeve për një konflikt të mundshëm interesi, do të jenë këto verifikime dhe ecuria e tyre që do të përcaktojë dhe vijueshmërinë e këtij hetimi", -është shprehur dje Serani.
Lidhjet me tregtarët
Bashkëshortja e kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri. Liljana Zyla që prej vitit 2011 është bashkëaksionare në kompaninë "Uind Sun Uater Initiative" sëbashku me shtetasit Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebeski. Dy ortakët e saj përveç kompanisë energjitike që kanë krijuar me Zylën, në të njëjtën ditë dhe datë kanë krijuar në Tiranë dhe dy kompani të tjera të cilat kanë patur si objekt tregtinë e armatimit dhe që më pas janë licensuar nga Ministria e Mbrojtjes. Në dukje bashkëshortja e Zylës është aksionare në një kompani energjitike por nëse i referohesh funksionit zyrtar të Ylli Zylës atëherë qartësohet dhe problematika e kësaj lidhjeje. Një ndër funksionet primare të kreut të SHIU-t Ylli Zyla është mbikqyrja dhe kontrolli mbi tregtinë e armatimeve në Shqipëri. Pra marrja e informacioneve dhe verifikimi i vazhdueshëm i të gjithë operatorëve dhe pronarëve të kompanivë që kryejnë tregti armatimi në vendin tonë. "Unimesko" është njëra ndër këto kompani e si rregull është objekt i këtyre kontrolleve. Por kush janë pronarët e "Unimesko"-s? Janë ortakët e bashkëshortes së Ylli Zylës në një tjetër kompani, pra Ylli Zyla duhet të mbikqyrë si kreu I SHIU-t persona të cilët janë bashkëortakë me familjarët e tij.

Biznesi armëve
Në të njëjtën ditë që kanë çelur kompaninë energjitike në bashkëpronësi me bashkëshorten e kreut të SHIU-t dy sipërrmarësit Goça dhe Izdebeski kanë themeluar shoqëritë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM. Këto shoqëri janë regjistruar me adresën: "Bulevardi Zhan D'Ark, Kompleksi "MATRIKS", Kati i IV", e cila është ekzaktësisht e njëjta adresë zyrtare dhe e kompanisë tjetër ""Uind Sun Uater Initiative"" në të cilën është aksionere Liljana Zyla, çka tregon se kompanitë operonin edhe në të njëjtën zyrë. Të treja kompanitë kanë patur edhe të njëjtin numër kontakti telefonik dhe ky numër ekspozohet qartë në të dhënat publike të QKR-së. Shtetasi Lorenc Goça kompaninë NITRO-CHEM e ka themeluar sëbashku me një tjetër shtetas polak i cili quhet Tomas Ptazinski dhe që kontrollon të gjithë paketën e aksioneve të kësaj kompanie ndërsa Goça rezulton administrator i saj.
(sg/shqiptarja.com)

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
kepi rodonit pika qe sbie mbi kete shtet cfare kane katranosur ne strukturat intelegjete partnere ne nato
avatar
Anonim
jik kevnvdin
avatar
Anonim
flori si mund ta gjykojne disa njerez qe rrijne lokaleve gjithe diten duke pire kafe cigare e alkol shefin e sherbimit?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172