Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:27 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
10 Nentor 2017 - 08:54 | përditesuar në 15:57
TIRANE-Ndalohet nga policia me urdhėr tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda gjyqtari Shkėlqim Miri, tė cilit iu gjetėn nė banesė gjatė njė kontrolli rreth 34 mln lekė (174,810 euro; 10,149,000 lekė dhe 1,000 dollarė). Pas kontrollit tė banesės gjyqtari u ndalua nga policia dhe aktualisht mbahet nė qeli. Ai ėshtė ndaluar pėr shpėrdorim detyre dhe korrupsion. Prokuroria e Pėrgjithshme ka njoftuar KLD pėr rastin dhe pritet qė tė vendoset nėse do tė jepet apo jo autorizimi pėr arrestin e gjyqtarit.

Miri ėshtė gjyqtar i Apelit nė Tiranė, ish anėtar i KLD-sė. Ai ėshtė pėrfshirė nė ndryshimin e njė akuze nga vrasje nė plagosje tė rėndė me dashje. Nė kėtė proces ka qenė i pandehur Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar pak kohė mė parė nga Amerika.

Gentian Doda akuzohet pėr njė vrasje tė dyfishtė nė Burrel nė vitin 1997. Doda akuzohet pėr vrasjen e Gazmir Dedjes dhe Asllan Gjokės. Dyshohet se gjyqtarit i janė paguar 20 mijė euro nga Doda pėr ndryshimin e akuzės. Gjyqtari i ndaluar, Shkėlqim Miri ka qenė nė treshen e gjyqtarėve me Agim Bendon dhe gjyqtaren Flutura Skėnderin, tė cilėt janė nė hetim. Pas ndryshimet tė akuzės nga vrasje nė plagosje, Doda ka fituar lirinė. Sot gjyqtari ėshtė ndaluar.

Policia: Gjyqtari Miri mori ryshfet, liroi tė dėnuarin pėr dy vrasje
Policia e Tiranės ka reaguar pėr herė tė parė pas ndalimit tė gjyqtarit Shkėlqim Miri 46 vjeē, me detyrė gjyqtar pranė Gjykatės sė Apelit Tiranė. Ai akuzohet pėr “Korrupsion aktiv tė gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarėve tė tjerė tė drejtėsisė”, “Korrupsionit pasiv tė gjyqtarėve, prokurorėve dhe funksionarėve tė tjerė tė organeve tė drejtėsisė”.

 

Grupi hetimor kishte krijuar dyshime pėr favorizim e tė dėnuarit Gentin Doda pėr ndryshimin e akuzės nga vrasje nė plagosje. Sipas policisė janė dokumentuar njė sėrė veprimesh dhe lidhjesh tė dyshimta qė pėr marrjen e kėtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrė njė sasi tė konsiderueshme parash. Nė kontrollin e banesės u gjetėn dhe u sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekė dhe 1,000 dollarė.

Historia e vrasjeve dhe ekstradimi

 

Gentian Doda u akuzua pėr vrasjen e Gazmir Dedjes dhe Asllan Gjokes nė tetor tė vitit 1997. Doda dhe Dedja kanė qenė anėtarė tė grupeve rivale nė Burrel. Nė 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janė konfliktuar verbalisht dhe mė pas, i pandehuri e ka qėlluar me automatik, duke e plagosur rėndė.

Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka, ndėrsa i plagosuri ka mundur tė mbijetojė vetėm dy ditė, por ka arritur t’u tregojė familjarėve se kush e kishte qėlluar. Nė vitin 2010, nė Tiranė ėshtė vrarė edhe vėllai i viktimės, Halil Dedja. Pas ngjarjes sė 1997 Gentian Doda u arratis jashtė vendit dhe mė pas u arrestua nė SHBA duke u ekstraduar nė Shqipėri nė 2012, pas 15 vitesh.

Gjykimi nė Shqipėri
Procesi ndaj Gentian Dodės ka kaluar tė gjitha hallkat e gjyqėsorit nė Shqipėri, ėshtė dėnuar pėr vrasje nė vitin 2000 me 20 vite burg, u arratis nė SHBA, mė pas u kap dhe u ekstradua. Nė gjykatėn e Lartė u vendos tė mos ndryshohet akuza. Ēėshtja e tij u shqyrtua edhe nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila vendosi qė gjykimi ndaj tij tė zhvillohej sėrish nė gjykatėn e shkallės sė parė tė Matit. Por ishte gjykata e Apelit ajo qė i ndryshoi akuzėn nga vrasje nė plagosje duke sjellė lirimin e tij dhe arrestimin e gjyqtarit.

Gjyqtari i ‘Gėrdecit’ ishte nė ‘listėn e zezė’ tė Ramės
Gjyqtari Shkelqim Miri ėshtė njė emėr i njohur. Miri ka qenė pjesė e treshes sė gjyqit qė liroi nga qelia dhe ish Guvernatorin Adrian Fullanin. Pėrpos faktit qė ka qenė edhe pjesė e trupės qė ka gjykuar dosjen e Gėrdecit, ishte futur nė ‘listėn e zezė’ qė Rama publikoi pak muaj mė parė. Bazuar nė mbi 3 mijė denoncime online, kryeministri Edi Rama publikoi nė 12 Korrik njė raport nė faqen e tij nė Facebook me 100 zyrtarėt qė kanė abuzuar nė administratėn e shtetit. Sipas tij, 70 zyrtarė i pėrkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndėrsa 30 sistemit tė drejtėsisė, mes tyre edhe Shkelqim Miri.
shkelqim miri
Gjyqtari Shkelqim Miri


Vendimi i Gjykatės sė Lartė pėr rikthimin e dosjes sė Gentian Dodės nė gjykatėn e Matit
 

dy.b/shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Cubi Vazhdoni germoni akoma,se keta kursantat e sali qenit kane punuar per 25 vjet me radhe ne kete form.Maskarenjve tu sekuestrohet pasuria dhe te shkojn ne burg.S'kane lene gje pa bere ke qenq .Ky ka mbrojtur gjenocidin qe beri mediu ne gerdec bashk me kelyshin e sali qenit.Cfare nuk kan bere keta???????????
avatar
Anonim
UPSSSSSSSSSSS Per neve qe na eshte aprovu kredia bute si te pastrehe me gjithe ato dokumenta qe u aprovu A do na jepni ndonje zbutje me keto LEK se me thon te drejten BANKA ben gallat se do nje fature qe te kemi pagu 30% te vleres e ku ti gjejme , se dhe ky qe i kishte per THES MIELLI i kishte, e ju ja merrni
avatar
Anonim
bobo Jan te kunatit nje pjese ka thene , u ndalua kunati te thote sa jane pjesa e tij dhe per verifim merrni nje femije ne klase te peste te beje mbeldhjen del i sakte deklarimi APO ja .
avatar
Anonim
populli ketyre legenave sekuestroini pasurin se asgje s'kane vene me djerse dhe burke dyrsirat
avatar
Anonim
fari spiuni pse i bini ne qafe ketij militanti te Berishes?pse nuk prononcohet krimineli Berisha per ket hajdut qe liron njerez nga burgu me miliona para.ku eshte Lul cari qe nuk del ne konference per shtyp per ket hajdut.Ky hajdut shkeli ne gjakun e 26 njerezve te pa fajshem per kriminelin Berisha per mos te shkonte ne burg.ku jane SHkullaket,Lala,GJekmarkaj,spiuni Balliu Fevzi legeni p.d se etjer etjere qe jane me shumice kundra qeverise .ketij gjykatesi mund ti kete nisur vllau nga diaspora 30 milionet
avatar
Anonim
tani Akoma shume me teper para se gjykatesit e prokuroret kan elita gazetaris Shqiptare.Vetingu eshte pergjigjja me e mire per to.Ne asnje vend te botes nuk ka kaq shume gazetar te pasur se sa ne Shqiperi.\"Un nuk njoh gazetar te pasur ne bote\"ka thene nje gazetar I madhe italjan.Prandaj kakarisin e manipulojne gjerat e jane kunder E.Rames
avatar
Anonim
Gazi Po cfar lekesh jane ato. Ato qe i jane gjetur kane qene leke xhepi qe sherbente veten perdite, te tjerat ai i ka pasuri
avatar
Anonim
shark Kjo ka qene xhirua e javes qe u mbyll...se investimet nuk besoj se ka rob qe I llogarit..ah moj shqiperi me njerzit me te babzitur qe ka pare bota.
avatar
Anonim
Fredi Keta duhen te djegur te gjalle megjithe familje sepse jane shkaktaret e vertete te mijra fatkeqesive, vrasjeve, dhunimeve, grabitje te pronave. Si ky kerme jane 99% e gjyqtareve. Per nje gje jam i paqarte. A i lind e drejta e rigjykimit personave te demtuar nga vendimet e ketyre katileve me rroba te zeza? Nese dikush ka humbur pronen nga vendimi i gjykatesi te te tille a mund te kerkoje rigjykim? A mund te ngrihet padi si bashkepuntor ne vrasje kur ka liruar kriminele?
avatar
Anonim
Goni Poooo Do vije edhe ai moment Te gjitha do i vjellin bastardet
avatar
Anonim
topallja ky surrati mbrojti xenin ne gerdec?
avatar
Anonim
lideri i konvertoni ne lajm leket ne euro te jene te kuptueshme per ndekombetaret pra ju gjeten ne banese 220 mije euro
avatar
Anonim
Ushunjezat Sa budall. Po mbahet parja ne shtepi or qyp. Koleget e tu kane linja ajrore, sha-ra, shpk-ra, karburante, lalzera e palasera, qendra biznesi e dyqane vip. Ku te ēonte menja or tutkun
avatar
Anonim
Shaban Ahhhh si ky jan shum mos me than te gjith.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40