Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
11 Nentor 2012 - 16:47
Kapet brenda ditės 1 ton drogė
nė 4 operacione, pėr Greqi e Itali
TIRANE- Rreth 1 ton drogė ėshtė sasia e lėndės narkotike tė sekuestruar vetėm gjatė ditės sė sotme nga policia. Droga ėshtė kapur nė zonat kufitare nė vend, nė atė tė Muriqanit, Kakavijės, Igumenicė dhe nė portin e Durrės.

Sipas burimeve policore sasitė e lėndės narkotike tė sekuestruara kishin si destinacion Greqinė dhe Italinė.

RRETH 900 KG DROGE E BRAKTISUR NE KUFI ME GREQINE
Igumenicė -Njė sasi prej rreth 900 kg marijuanė ėshtė kapur nga policia greke nė zonėn malore tė Thesprotisė, pranė kufirit me Shqipėrinė. Sipas policisė greke, droga e braktisur ishte e ndarė nė 30 thasė dhe u gjet nė njė zonė tė pyllėzuar disa kilometra (nė vijė tokėsore) me Konispolin dhe afėr Igumenicės.

Sipas kanalit televiziv grek ITV, droga e braktisur, e gjetur nė zonėn veri-perėndimore tė Greqisė, pranė Konispolit nė kufi me rrethin e Sarandės dyshohet se ka ardhur nga Saranda. Ndėkaq, po sipas uniformave blu greke, dyshohet se droga mund te jetė transportuar nė rrugė detare ose pėrmes qafė Botės.Policia ende nuk ka tė dhėna nė lidhje me personat qė mund tė jenė trafikant tė kėsaj sasie, ndėrsa dyshohet se marijuana tė ketė qenė nė atė zonė prej disa ditėsh.

SOT NE MURIQAN, KAPEN 26 KG KANABIS, DESTINACION ITALINE
Muriqan - Po gjatė ditės sė sotme, njė tjetėr sasi e lėndės narkotike ėshtė sekuestruar nė pikėn kufitare tė Muriqanit. 26 kilogramė kanabis sativa u sekuestruan, ndėrsa u vu nė pranga drejtuesi i mjetit, Armand Sadikaj nga Patosi i Fierit. Sipas informacioneve mbi kėtė ngjarje, bėhet e ditur se droga kishte si destinacion Italinė.

SOT NE DURRES, SEKUESTROHEN 45 KG DROGE, PRANGA KORRIERES
Durrės - Policia kufitare nė Durrės ka sekuestruar ditėn e sotme 45 kilogramė kanabis. Sipas policisė, ėshtė bėrė i mundur arrestimi i shtetases Dorina Cara, 26 vjeē nga Lezha. Droga ishte e fshehur nė makinėn tip Benz me targa AA 058 FC nė pjesėn e poshtme dhe mėsohet se kishte si destinacion Italinė. Tė ndaluarės i kanė sekuestruar edhe 235 Euro, 5 telefona celular dhe 7 karta Sim. Policia po punon pėr zbulimin e rrjetit.

SOT NE KAKAVIJE, 32 KG MARIJUANE NE AUTOBUSIN E LINJES TIRANE - ATHINE
Kakavijė - Policia kufitare nė Kakavijė sekuestroi sot 32 kilogramė marijuanė. Sasia e lėndės narkotike ėshtė sekuestruar nė autobusin e linjės Tiranė-Athinė “Albani Interlines”. Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit me targa YHT 9030 Arben Hysenllarin 40 vjeē.

ME 2 TETOR U SEKUESTRUA 1.2 TON NE VLORE NE NJE ANIJE PESHKIMI

Rreth 1 ton e 125 kilogramė ėshtė sasia e lėndės narkotike e sekuestruar nga policia nė portin e Vlorės (mė 2 tetor). Droga ishte fshehur nė njė prej anijeve tė peshkimit. Droga kishte destinacion shtetin fqinj, Italinė. Sasia e lėndės narkotike u sekuestrua gjatė orėve tė vona tė mbrėmjes sė 8 nėntorit nė zonėn e portit tė Vlorės nė brendėsi tė njė anije peshkimi, e cila ishte pozicionuar nė vendin e quajtur Triport nė afėrsi tė Vėrnecit.

ME 20 TETOR 3.7 TON DROGE U SEKUESTRUA NE KAKAVIJE
Mė 20 tetor, plot 3.7 tonė marijuanė e destinuar pėr nė Greqi nga pika kufitare e Kakavijės u sekuestrua nga drejtoria e policisė e Gjirokastrės, sasia mė e madhe e drogės e kapur ndonjėherė nė Shqipėri. Ambasadori i SHBA-sė Aleksandėr Arvizu, i cili nė atė kohė ndodhej pėr njė vizitė nė jug tė Shqipėrisė, nė takimin me drejtorin e policisė sė Qarkut Ajet Ibro dhe drejtorit tė policisė kufitare, shprehu mbėshtetjen e SHBA-sė. “Keni mbėshtetjen e SHBA nė luftėn kundėr trafikut tė marijuanės”- citohet tu ketė thėnė i dėrguari i SHBA-sė drejtuesve tė policisė sė qarkut tė Gjirokastrės.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
tosi prandaj skemi krize ne, rrofte mreti
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169