Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet ESIONA KONOMI
12 Janar 2018 - 14:05 | përditesuar në 08:35
Kandidatėt pėr KLP, ONM
dorėzon rekomandimet
Entela Hoxhaj kandidatja me mė shumė pikė
Operacioni Ndėrkombėtar i Monitorimit i ka dorėzuar Kuvendit tė Shqipėrisė rekomandimet pėr 4 kandidatėt nga shoqėria civile pėr Kėshillin e Lartė tė prokurorisė. Shefja e OMN-sė, Genovefa Ruiz Calavera njoftoi nė rrjetin e saj social Twitter dorėzimin e rekomandimeve, ndėrsa shtoi se ky proces ėshtė vendimtar pėr tė ecur pėrpara me formimin e organeve qeverisėse tė drejtėsi.

“Vėzhguesit e Operacionit Ndėrkombėtar tė Monitorimit kanė dorėzuar rekomandime pėr kandidatėt e shoqėrisė civile pėr Kėshillin e Lartė tė Prokurorisė. Ky proces ėshtė vendimtar pėr tė ēuar pėrpara me formimin e organeve qeverisėse tė drejtėsisė”, shkruan Calavera. Pėrfaqėsuesit e OMN-sė u shfaqėn dje teksa i dorėzuan raportin Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Genc Gjoncaj.

Nga vlerėsimi shqiptar, kandidatja me mė shumė pikė ėshtė renditur Entela Baci (Hoxhaj) me 81 pikė. I dyti ėshtė Andi Muratej me 79.5 pikė, ndjekur nga Mimoza Qinami me 79 pikė. Mė pak pikė ka mbledhur nga vlerėsimi i komisionit tė shoqėrisė civile ish-prokurori Alfred Balla, ku nė renditje ai ėshtė i katėrti me 69 pikė.

Vijimi i procesit

Sekretari i Pėrgjithshėm i Kuvendit i dėrgon listėn me kandidatėt Komisionit tė Ligjeve jo mė vonė se 10 ditė. Komisioni i Ligjeve ngre brenda tre ditėve njė nėnkomision, pėr vlerėsimin e mėtejshėm dhe pėrzgjedhjen e kandidatėve. Ky nėnkomision, brenda tre ditėve i dėrgon kandidatin e pėrzgjedhur Kuvendit. Brenda 10 ditėve, Kuvendi miraton kandidatin me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve. Nėse nuk arrihet shumica e kėrkuar, nėnkomisioni miraton njė listė tė re, brenda 2 ditėve. Lista e re hidhet nė votim nga Kuvendi brenda 7 ditėve.

Nė rast se Kuvendi nuk arrin shumicėn prej dy tė tretave edhe nė votimin e dytė, nėnkomisioni miraton njė listė tė re, brenda 2 ditėve. Kuvendi hedh nė votim listėn e tretė brenda 7 ditėve. Nė rast se Kuvendi nuk arrin shumicėn prej dy tė tretave edhe nė votimin e tretė, kandidatėt e kėsaj liste konsiderohen tė zgjedhur. Ndėrkaq, pėr zgjedhjen e anėtarėve prokurorė tė KLP, do tė ketė njė proces tjetėr, i cili do tė administrohet nga kryeprokurori i pėrkohshėm.

Qėndrimi i opozitės

Opozita shqiptare ka paralajmėruar se nuk do tė bashkėpunojė me mazhorancėn pėr tė zgjedhur anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Prokurorisė dhe Kėshillit tė Lartė Gjyqėsor.

“Vendimet tona sigurisht do tė lidhen jo thjesht me qėllimin qė ka opozita pėr tė pasur njė reformė reale nė drejtėsi, tė nevojshme, por sigurisht dhe me qėndrimet e maxhorancės. Ne nuk mund tė bėjmė sikur, qė tė shkojmė tė miratojmė ligje, pastaj tė shohim se si kėto ligje dhe vetė kushtetuta shkelen me kėmbė nga maxhoranca dhe kryeministri”, tha dje deputeti i Partisė Demokratike, Edi Paloka.

Rekomandimet

Operacioni Ndėrkombėtar i Monitorimit i ka dorėzuar Kuvendit tė Shqipėrisė rekomandimet pėr 4 kandidatėt nga shoqėria civile pėr Kėshillin e Lartė tė prokurorisė.

Calavera

“Vėzhguesit e ONM kanė dorėzuar rekomandime pėr kandidatėt e shoqėrisė civile pėr Kėshillin e Lartė tė Prokurorisė. Ky proces ėshtė vendimtar pėr tė ēuar pėrpara me formimin e organeve qeverisėse tė drejtėsisė”.

Pėrbėrja e Kėshillit tė Lartė tė Prokurorisė

Kėshilli i Lartė i Prokurorisė ėshtė organ kolegjial, i pėrbėrė nga njėmbėdhjetė anėtarė, tė cilėt shėrbejnė nė detyrė me kohė tė plotė. Gjashtė prej anėtarėve tė Kėshillit janė prokurorė nga tė gjitha nivelet e prokurorisė. Pesė anėtarėt e tjerė tė Kėshillit janė juristė joprokurorė, tė pėrzgjedhur nga radhėt e avokatėve, tė pedagogėve tė drejtėsisė dhe tė pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile.

Anėtarėt prokurorė zgjidhen nga Mbledhja e Pėrgjithshme e prokurorėve tė tė gjitha niveleve. Pesė anėtarėt e tjerė joprokurorė pėrzgjidhen pėrmes njė procesi tė hollėsishėm, por emėrimi pėrfundimtar i tyre bėhet nga Parlamenti.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

2 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45