Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 01:28 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
21 Gusht 2017 - 18:24 | përditesuar në 21:59
KLSH: AKU nuk garanton
sigurinė ushqimore nė vend
“Nuk bėhen analizat, rrezikohen konsumatorėt’
Kontrolli i Lartė i Shtetit pas pėrfundimit tė auditimit jep alarmin se Autoriteti Kombėtar i Ushqimit nuk garanton sigurinė ushqimore nė vend.
 
KLSH raporton se nga auditimi u konstatuan shkelje dhe parregullsi tė cilat kanė cenuar sigurinė ushqimore dhe pėr pasojė jetėn ekonomike dhe sociale nė vend, me njė ndikim tė rėndėsishėm nė uljen e besimit tė konsumatorėve.
 
Kontrolli i Lartė i Shtetit paraqet disa probleme ligjore, mungesė inspektorėsh tė kualifikuar, lėvizje tė shumta tė drejtorėve, nė qendėr dhe rajonal, njė pjesė pa pėrvojėn e duhur dhe probleme me marrjet e mostrave nga importet
 
KLSH kritikon mėnyrėn sesi funksionon vetė AKU. Sipas saj, ky organizėm e zhvillon aktivitetin e tij pa rregullore tė brendshme dhe pa u mbikėqyrur nga bordi pėrkatės.
 
Gjithashtu, KLSH thotė se edhe ligji pėr ushqimin ėshtė i paqartė, pasi nuk pėrcakton elementėt e sigurisė.
 
“S’bėhen analizat pėr produktet,  rrezikohen konsumatorėt’
Njė tjetėr pikė e rėndėsishme qė theksohet nė raport ėshtė edhe fakti qė mungon gjurmueshmėria pėr produktet bimore dhe frutore tė vendosura nė treg, si dhe kryerja e analizave pėrkatėse, duke rrezikuar konsumimin e tyre me mbetje minerale dhe pesticide,  pasi nuk janė objekt inspektimi gjatė fazės sė prodhimit.
 
Sipas KLSH, Kėshilli i Ministrave, 9 vjet pas hyrjes nė fuqi tė ligjit pėr ushqimin, nuk ka nxjerrė aktet nėnligjore pėr 7 prej tyre nga 12 gjithsej si dhe qeveria nuk ka arritur objektivat e saj afat shkurtra tė pėrcaktuara deri nė fund tė vitit 2015 pėr plotėsimin e legjislacionit nė tė gjithė zinxhirin ushqimor nė fushėn e sigurisė ushqimore
 
AKU zhvillon aktivitetin e tij pa pasur tė miratuar Rregulloren e brendshme qė nga fillimi i veprimtarisė sė tij nė maj 2010. AKU ka zhvilluar aktivitetin e vet pa u mbikėqyrur nga bordi pėr ēėshtje shumė tė rėndėsishme. Drejtorėt e AKU kanė qenė pa kualifikimin e duhur duke ndikuar negativisht nė performancėn e AKU nė tėrėsi.
 
AKU nuk disponon tė dhėna mbi listėn e operatorėve tė biznesit ushqimor tė regjistruara me TVSH tė cilėt kanė tė detyrueshme licencimin, duke rrezikuar zhvillimin e aktivitetit jo nė pėrputhje me ligjin pėr ushqimin dhe pėr pasojė cenimin e sigurisė ushqimore nė vend.
 
AKU ėshtė karakterizuar me largime nga puna, tė cilat kulmojnė nė vitin 2014 me ikjen e afėr 33 % tė tė gjithė stafit dhe specialistėve (gjithsej 137 persona) dhe bashkė me tė dhe tė kualiteteve tė trajnuara, njė pjesė e konsiderueshme e tė cilėve pa shkaqe tė pėrligjura, duke i shkaktuar njė dėm buxhetit tė shtetit nga pagesat pėr ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore dhe mbi 78 milion lekė pėr tė gjithė periudhėn e audituar 2012-2016.
 
Mungon gjurmueshmėria pėr produktet bimore dhe frutore tė vendosura nė treg, si dhe kryerja e analizave pėrkatėse, duke rrezikuar konsumimin e tyre me mbetje minerale dhe pesticide,  pasi nuk janė objekt inspektimi gjatė fazės sė prodhimit.
 
Pajisjet laboratorike janė tė shpėrndarė nė 12 rajone, ndėrkohė qė personeli i tyre ėshtė vetėm nė 7 prej tyre
” jane vetem disa nga shkeljet qe jane paraqitur. Raporti me gjetjet dhe problematikat i ėshtė dėrguar edhe Kryeministri Edi Rama.  
 
RAPORTI I PLOTE I KLSH
Kontrolli i Lartė i Shtetit, nė zbatim tė programit tė auditimit nr. 29/1, datė 10.04.2017 ka pėrfunduar auditimin e performancės “Siguria Ushqimore” nė Autoritetin Kombėtar tė Ushqimit (AKU), pėr periudhėn Janar 2012 - Dhjetor 2016 tė aktivitetit tė kėtij institucioni. Me Vendimin nr. 94, datė 31.07.2017 tė Kryetarit tė KLSH-sė ėshtė miratuar Raporti Pėrfundimtar i Auditimit dhe pėr pėrmirėsimin e gjendjes, duke i rekomanduar AKU me shkresėn nr. 29/6 prot., datė 07.08.2017 dhe Ministrisė sė Bujqėsisė me shkresėn nr. 29/7 prot., datė 07.08.2017 pėrkatėsisht 29 dhe 12 masa organizative pėr pėrmirėsimin e gjendjes, me afat zbatimi 2017 dhe fillim-vitin 2018.
 
Nga ky auditim, u konstatuan njė sėrė shkeljesh dhe parregullsish tė cilat kanė cenuar sigurinė ushqimore dhe pėr pasojė jetėn ekonomike dhe sociale nė vend, me njė ndikim tė rėndėsishėm nė uljen e besimit tė konsumatorėve.
1. Mbi kuadrin legjislativ pėr sigurinė ushqimore:
-              Pėrgjegjėsitė ligjore nė zinxhirin e sigurisė ushqimore, karakterizohen nga dublime, shmangie dhe mos-eficencė, me pasojė dobėsim tė strukturave qė ndikojnė nė mirėqenien social-ekonomike tė qytetarėve shqiptarė, tė evidentuara nė ligjin nr. 9863, datė 28.1.2008 “Pėr ushqimin” i ndryshuar, ligji nr. 10465, datė 29.9.2011 “Pėr shėrbimin veterinar nė Republikėn e Shqipėrisė”, si dhe ligjin nr. 7643, datė 2.12.1992 “Pėr inspektoratin sanitar shtetėror” i ndryshuar.
-              Ligji “Pėr Ushqimin” nė vetvete ka raste qė nuk pėrcakton qartė elementė tė veēantė dhe tė rėndėsishėm tė sigurisė ushqimore, siē ėshtė rasti i kėrkesave pėr sistemin e vetėkontrollit nė operatorėt e biznesit ushqimor.
-              Kėshilli i Ministrave, 9 vjet pas hyrjes nė fuqi tė ligjit pėr ushqimin, nuk ka nxjerrė aktet nėnligjore pėr 7 prej tyre nga 12 gjithsej si dhe qeveria nuk ka arritur objektivat e saj afat shkurtra tė pėrcaktuara deri nė fund tė vitit 2015 pėr plotėsimin e legjislacionit nė tė gjithė zinxhirin ushqimor nė fushėn e sigurisė ushqimore, shėndetit tė kafshėve dhe mbrojtjes sė bimėve, si dhe harmonizimin e tij me kuadrin rregullator evropian, pėr hartimin e 20 akteve nėnligjore, ndėrsa Ministria e Bujqėsisė nuk ka nxjerrė akoma aktet nėnligjore pėr 13 nga 25 prej tyre ose 52 % tė kėrkesave tė ligjit pėr ushqimin.
2 Nė lidhje me funksionimin e strukturave pėrbėrėse tė AKU:
-              AKU zhvillon aktivitetin e tij pa pasur tė miratuar Rregulloren e brendshme qė nga fillimi i veprimtarisė sė tij nė maj 2010, nė kundėrshtim me ligjin pėr ushqimin dhe VKM pėr organizmin dhe funksionimin e saj.
-              AKU ka zhvilluar aktivitetin e vet pa u mbikėqyrur nga bordi pėr ēėshtje shumė tė rėndėsishme si: pa miratuar objektivat strategjikė dhe planet e punės, pa miratuar projekt-buxhetin, pa analizuar raportin vjetor tė vlerėsimit tė veprimtarisė, pa miratuar kriteret e punėsimit apo dhe projektplanin e menaxhimit tė krizave si dhe me raportim tė kufizuar Ministrit tė Bujqėsisė, si rezultat i mos- funksionimit tė bordit.
-              Ka pasur lėvizje tė shpeshta tė Drejtorėve tė pėrgjithshėm tė AKU-sė; pas vitit 2016 Ministri i Bujqėsisė ka propozuar dhe Kryeministri ka emėruar nė dy raste Drejtorin e Pėrgjithshėm nė mungesė tė plotėsimit tė kritereve tė vendosura pėr pėrvojėn nė punė nė administratėn shtetėrore mė pak se 5 vjet, nė kundėrshtim me VKM nr. 173, datė 7.3.2003 “Pėr emėrimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra tė drejtuesve tė institucioneve, nė varėsi tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministrit ose tė Ministrit”, duke ndikuar negativisht nė performancėn e AKU nė tėrėsi.
-              Ka munguar veprimtaria e mirėfilltė e AKU-s pėr analizėn e riskut nė nivel drejtorie, sektori dhe specialistėsh, duke ulur performancėn e veprimtarisė inspektuese dhe pėr pasojė ndikimin nė pėrmirėsimin e sigurisė ushqimore.
-              AKU nuk disponon tė dhėna mbi listėn e operatorėve tė biznesit ushqimor tė regjistruara me TVSH tė cilėt kanė tė detyrueshme licencimin, duke rrezikuar zhvillimin e aktivitetit jo nė pėrputhje me ligjin pėr ushqimin dhe pėr pasojė cenimin e sigurisė ushqimore nė vend.
3. Mbi efektivitetin e menaxhimit tė burimeve njerėzore:
-              AKU pėr periudhėn shkurt 2014 prill 2016 ka pasur 21 pozicione pune tė lira, tė cilat pėrbėjnė 5 % tė punonjėsve gjithsej, si dhe 12 punonjės me emėrim tė pėrkohshėm, pas hyrjes nė fuqi tė ligjit pėr nėpunėsin civil, duke munguar plotėsisht ose pjesėrisht performanca e njė numri tė konsiderueshėm specialistėsh, duke ndikuar negativisht nė pėrmirėsimin e sigurisė ushqimore nė vend.
-              Nė AKU ka pasur lėvizje tė shpeshta tė drejtorėve tė drejtorive dhe pėrgjegjėsve tė sektorėve nė Drejtorinė e pėrgjithshme, si dhe drejtorėve rajonalė, kryesisht pas vitit 2013.
-              Ministri i Bujqėsisė, nė kundėrshtim me ligjin pėr nėpunėsin civil, ka ndėrhyrė nė dy raste: pėr lėvizjen dhe emėrimin e Drejtorit rajonal tė AKU Tiranė qė nė prill 2016, si dhe tė kalimit pranė kabinetit tė tij tė Pėrgjegjėsi tė Sektorit tė marrėdhėnieve me publikun dhe ndėrgjegjėsimin e konsumatorit qė nga tetori 2016, ndryshime tė cilat vazhdojnė dhe aktualisht.
-              Drejtori i Pėrgjithshėm i AKU ka emėruar Drejtorin Rajonal tė AKU Vlorė qė nga shtatori 2016, si dhe 20 emėrime tė tjera gjithsej tė bazuar nė Kodin e Punės, nga tė cilat 7 nė Drejtorinė e pėrgjithshme dhe 13 nė Drejtoritė rajonale, nė kundėrshtim me ligjin nr. 152/2013, “Pėr nėpunėsin civil”.
-              AKU ėshtė karakterizuar me largime nga puna, tė cilat kulmojnė nė vitin 2014 me ikjen e afėr 33 % tė tė gjithė stafit dhe specialistėve (gjithsej 137 persona) dhe bashkė me tė dhe tė kualiteteve tė trajnuara, njė pjesė e konsiderueshme e tė cilėve pa shkaqe tė pėrligjura, duke i shkaktuar njė dėm buxhetit tė shtetit nga pagesat pėr ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore dhe mbi 78 milion lekė pėr tė gjithė periudhėn e audituar 2012-2016.
-              AKU, nė periudhėn e audituar 2012-2016, ka ndryshuar raportin midis specialistėve nė qendėr dhe inspektorėve nė rajone, nė dėm tė kėtyre tė fundit, duke i zvogėluar nė vitin 2014 me 13 inspektorė.
-              AKU nuk ka njė shpėrndarje racionale tė subjekteve pėr inspektor sipas sektorėve nė shkallė vendi, pasi sektori i mbrojtjes sė bimėve ka 33 subjekte inspektimi pėr inspektor, 69 subjekte inspektorėt e sektorit me origjine shtazore dhe 151subjekte pėr inspektor nė sektorin e inspektimit tė ushqimeve dhe operatorėve tė biznesit ushqimor joshtazor.
-              Sipas strukturės dhe organikės aktuale, AKU ka shpėrpjesėtime tė konsiderueshme tė numrit tė inspektorėve midis rajoneve dhe sektorėve brenda tyre lidhur me ngarkesėn e subjekteve pėr inspektim, pasi, p.sh pėr sektorin OJSH, inspektorėt e Beratit duhet tė inspektojnė pesėfishin e subjekteve tė Kukėsit; sektori i inspektimit tė operatorėve ushqimor me origjinė shtazore tė rajonit tė Gjirokastrės kanė ngarkesėn mė tė ulėt prej 44 subjektesh nga 75 mesatarisht nė shkallė vendi. Nėse konsiderohen tė pėrafėrta kushtet e tjera dhe shpėrndarja e inspektorėve tė bėhej mbi bazėn e pėrqindjes sė numrit tė subjekteve tė regjistruara sipas tre sektorėve tė mėsipėrm, rezulton se nė rajonin e Durrėsit janė 7 inspektorė mė shumė se ky raport, si dhe nga 6 inspektorė nė Gjirokastėr dhe nė Kukės, pothuajse 10 % e numrit gjithsej.
-              Pėr vitet 2015 dhe 2016, konstatohet se AKU nė Qafė Morinė Tropojė (Kukės), Gorricė (Korēė) dhe Shėngjin (Lezhė) nuk ėshtė kryer asnjė lloj importi, eksporti apo transiti tė produkteve ushqimore.
4. Mbi ndikimin e inspektimit nė pėrmirėsimin e nivelit tė sigurisė ushqimore:
-              Sipas ligjit pėr ushqimin, objekt i kontrollit zyrtar nga ana e AKU janė operatorėt e biznesit tė regjistruar pėr tė kryer veprimtari, qė lidhen me biznesin e ushqimit, duke i bėrė tė pafuqishėm ndaj bizneseve informale tė kėsaj fushe, dhe kėrcėnim serioz ndaj sigurisė ushqimore, duke ditur qė informaliteti vlerėsohet tė jetė mesatarisht 36 %.
-              Mungesa e pėrfshirjes nė programin e inspektimeve nga AKU tė bizneseve tė reja ushqimore qė krijohen gjatė vitit, ndikon nė sigurinė ushqimore, duke theksuar se vetėm nė vitin 2015 janė regjistruar 56,787 ndėrmarrje, nga tė cilat 17 % tė tyre e pėrbėjnė akomodimi dhe shėrbimi ushqimor,tė cilat rrjedhimisht pėrbėjnė risk ushqimor.
-              AKU nuk ka njė numėr tė saktė tė operatorėve tė biznesit ushqimor nė rajone tė cilat janė objekt inspektimi, pasi ka shpėrpjesėtime tė theksuara midis rajoneve tė kėtij biznesi ndaj numrit gjithsej. Kėshtu, nė vitin 2015 nėse nė DRAKU Gjirokastėr, Kukės Berat e Dibėr janė objekt inspektimi 25 - 31 % e subjekteve nė totale, nė Tiranė dhe nė Durrės janė vetėm 9 - 10 % e tyre, pėr mė tepėr qė nė kėto dy rajone zhvillohet afėr gjysma e biznesit nė Shqipėri. Veē kėsaj, sipas INSTAT nė fund tė vitit 2015, vetėm ndėrmarrje aktive tė prodhimit bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shėrbime tė lidhura me to, peshkimi dhe akuakultura, pėrpunimi i produkteve ushqimore, prodhimi i pijeve janė 25,072 subjekte, nė njė kohė qė AKU ka tė regjistruara 4,206 subjekte mė pak.
5. Mbi efektivitetin e inspektimeve tė ushqimeve tė importuara:
-              Urdhri i Ministrit tė Bujqėsisė nr. 72, datė 15.03.2011, “Pėr miratimin e Akt-Kontrollit “Mbi inspektimin e produkteve ushqimore me origjinė joshtazore nė pikat e inspektimit kufitar dhe lejimin pėr kryerjen e veprimeve tė mėtejshme nė zhdoganimin e tyre” ka shfaqur probleme gjatė zbatimit nė praktikė, lidhur me pėrcaktimin pėr dokumentet shoqėruese tė produktit ushqimor si “Certifikata e cilėsisė” dhe  “Faturė doganore”.
-              Shqipėria ėshtė dhe vazhdon tė jetė njė vend importues me vėllim tė konsiderueshėm tė produkteve ushqimore, ēka e bėn marrjen e mostrave njė element shumė tė rėndėsishėm tė inspektimit nė PIK i lidhur me sigurinė ushqimore nė vend. Megjithėse marrja e mostrave kryhet sipas planit dhe/ose nė varėsi tė gjykimit tė inspektorit, AKU nuk ka njė pėrshtatje nė numėr dhe tė profesioneve me origjinėn e produkteve tė importuara. Kėshtu, 6 zooteknikė (Durrės, Korēė, Gjirokastėr, Kukės dhe Vlorė) duhet tė inspektojnė mishin, gjėnė e gjallė dhe produktet e tjera me origjinė shtazore; ose mėsuesi i bio-kimisė apo tė kimisė industriale duhet tė inspektojnė mallrat e importuara joshtazore nė Hanin e Hotit, Durrės, Vlorė dhe Kakavijė; nė Bllatė (Dibėr) inspektori veterinar ka kontrolluar pėr vitin 2016 vetėm 4 praktika tė produkteve me origjinė shtazore; nė Gjirokastėr janė 2 inspektorė pėr produktet me origjinė joshtazore, kur pėr numrin e praktikave qė hyjnė nė PIK Kakavijė duhet tė jetė dyfishi i tyre, si dhe janė 3 veterinerė qė kontrollojnė gjysmėn e praktikave tė mallrave me origjinė joshtazore; e njėjta gjė konstatohet dhe pėr pikat e kalimit kufitar tė Morinit, Qafė Thanė dhe Kapshticė. Mungesa e shpėrndarjes sė drejtė tė numrit dhe profesioneve tė inspektorėve sipas origjinės sė produkteve tė importuara ul ndjeshėm performancėn e inspektorėve dhe pėr pasojė ndikon sigurinė ushqimore.
-              Marrja e mostrave nė PIK pėr vitin 2015 ėshtė tejkaluar 48 %, ndėrsa nė 2016 nga 4,333 mostra, tė planifikuara janė marrė 2,973 ose 69 % e numrit gjithsej, me diferencė mė tė madhe tek sektori OJSH. Sipas shpjegimeve tė AKU ka ardhur kryesisht nga mungesa e reagentėve pėr kryerjen e analizave, por sipas auditimit nė shfaq mangėsi tė planifikimit, pasi shpjegimi i njė planifikimi dhe realizimi tė tillė tė ēon nė arsyetimin se afėr 1/3 e produkteve tė hyra nė Shqipėri nuk janė monitoruar, duke rrezikuar sigurinė ushqimore nė vend.
-              Nė pėrgjithėsi nė tė gjitha PIK mungon infrastruktura e domosdoshme pėr tė garantuar siguri dhe besueshmėri nė rezultatet e analizave tė mostrave, pasi mungojnė pajisjet e nevojshme tė inspektorit  pėr marrjen, mbajtjen dhe transportimin e mostrės; mungesa e ambienteve tė pėrshtatshme nė PIK pėr mbajtjen e mallit tė bllokuar deri nė daljen e rezultatit tė analizave.
-              Inspektorėt e PIK nuk kanė dijeni mbi listėn e laboratorėve tė certifikuar pėr mallrat ushqimore tė importuara, mbi bazėn e tė cilėve duhet tė paraqitet raport-analiza e kryer nė vendet e origjinės.
6. Mbi ndikimin e inspektimeve pėr produktet ushqimore nė mbrojtjen e shėndetit tė konsumatorėve:
-              AKU, nė periudhėn 2012-2016, ka kryer inspektime me ndryshime tė theksuara nė sasi nga viti nė vit, gjė qė tregon se jo vetėm qė nuk ka planifikim inspektimesh nė bazė risku, por gjithashtu mungesė monitorimi dhe nuk ka prirje tė rritjes sė numrit tė inspektimeve, pėr tė ndjekur ritmet e zhvillimit tė biznesit.
-              Luhatjet mė tė theksuara tė inspektimeve vjetore vėrehen veēanėrisht nė sektorėt pėr produktet me origjinė shtazore dhe joshtazore, pikėrisht nė dy sektorėt me riskun mė tė lartė nė sigurinė ushqimore.
-              AKU nuk ėshtė kujdesur qė tė ketė njė numėr tė pėrafėrt tė inspektimeve mesatare mujore gjatė vitit, duke ja lėnė fushatave dhe spontanitetit, e cila jo vetėm qė ndikon nė cilėsinė  e tyre, por ka ndikim tė konsiderueshėm nė pėrmirėsimin e sigurisė ushqimore nė vend.
-              Nga shqyrtimi i numrit tė inspektimeve pėr inspektor nė vitin 2016, konstatohet se ka diferenca tė theksuara midis rajoneve. Nė se mesatarisht njė inspektor i AKU ka kryer 176 inspektime (pėrafėrsisht 1 inspektim ēdo 2 kalendarike), pesė inspektorė nė rajone janė nėn kėtė mesatare, mė e theksuar kjo nė Gjirokastėr (117), Vlorė (134) dhe Kukės (143).
-              Nė strukturėn e masave administrative ulet numri i pezullim/bllokimeve, dyfishohet numri i gjobave, dhe janė me rritje tė theksuar tė numrit tė paralajmėrimeve, duke demonstruar jo vetėm ulje tė cilėsisė sė inspektimit, si rezultat i njohjes sė pėrciptė tė ligjit bazė tė sigurisė ushqimore tė harmonizuar me atė tė inspektimit, dhe i mangėsive tė kapaciteteve inspektuese.
-              Janė vėshtirėsuar procedurat e inspektimeve me ndarjen e sektorit tė inspektimit tė ushqimit nė sektorin e inspektimit me origjinė jo shtazore dhe nė atė me origjinė shtazore, pasi nė operatorėt e biznesit ushqimor, tė cilėt prodhojnė, pėrpunojnė, shpėrndajnė dhe tregtojnė produkte me origjinė shtazore, pėrdoren ose tregtohen edhe produkte me origjinė jo shtazore tė tilla si aditivėt, ngjyruesit ushqimorė, uji, konservantėt, stabilizantėt, emulsionet, tė cilat janė pjesė shumė e rėndėsishme e proceseve teknologjike.
-              AKU nuk ka arritur tė ketė numrin e inspektorėve tė pėrcaktuar nė organikė pėr 8 persona, duke ndikuar nė njė numėr mė tė vogėl inspektimesh dhe pėr pasojė nė sigurinė ushqimore, qė nė kėtė mangėsi pėrfshihet dhe Departamenti i Administratės Publike.
-              Ka njė numėr tė konsiderueshėm inspektorėsh, profesioni i tė cilėve nuk ka lidhje me fushėn e sigurisė ushqimore qė ata kanė objekt kontrolli: janė 15 inspektorė  zooteknikė, madje edhe nė sektorin OJSH (si Dibėr, Fier, Gjirokastėr, Tiranė) dhe atė tė mbrojtjes sė bimėve nė rajonin e Gjirokastrės; nė sektorin e mbrojtjes sė bimėve janė inspektorė qė kanė formim profesional pėr bio-kimi (2) nė Dibėr dhe Shkodėr apo inxhinier pyjor nė kėtė sektor nė Lezhė etj., duke ulur ndjeshėm cilėsinė e inspektimeve dhe pėr pasojė nuk jep ndikimin e pritur nė pėrmirėsimin e sigurisė ushqimore nė vend.
-              Inspektorėt nė AKU rezulton se kanė pasur trajnime sporadike, si dhe kanė munguar kryesisht dhe veēanėrisht temat pėr inspektimin dhe inspektorėt nuk i janė nėnshtruar testimit profesional fillestar.
-              Inspektorėve tė AKU nė rajone ju mungojnė mjetet e transportit, pajiset e domosdoshme pėr ruajtjen dhe transportimin e mostrave, si dhe mbėshtetja me analiza laboratorike pėr ēdo rajon, duke ulur ndjeshėm efektivitetin dhe pritshmėrinė e veprimtarisė inspektuese nė pėrmirėsimin e sigurisė ushqimore.
7. Mbi efektivitetin e penalizimeve tė subjekteve pėr tė rritur nivelin e sigurisė  ushqimore:
-              AKU nuk ka pasur bashkėpunim, bashkėrendim dhe koordinim tė veprimtarisė sė sektorėve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme dhe me rajonet pėr ēėshtjen e gjobave, pasi rezultojnė diferenca te theksuara nė numrin dhe vlerėn e gjobave.
-              AKU nuk ka pasur njė ndėshkim vijues tė veprimtarisė sė operatorėve tė biznesit ushqimor nė kundėrshtim me ligjin, pasi numri i gjobave ka luhatje nga viti nė vit. Veē kėsaj, megjithėse numri i gjobave ėshtė rritur pothuajse tre herė, vlera e tyre as nuk ėshtė dyfishuar, gjė qė tregon se inspektorėt janė tė prirur drejt njė kompromisi me subjektet nė dėm tė zbatimit tė ligjit pėr ushqimin dhe pėr pasojė dhe nė sigurinė ushqimore nga vendosja e gjobave minimale.
-              Komisioni i ankimit nė AKU nuk ka miratuar metodikėn apo parime tė tjera shtesė, mbi tė cilat duhet tė mbėshtetet inspektori pėr pėrcaktimin e vlerės sė gjobės, pėr rastet kur gjobat janė nė vlera minimale deri nė ato maksimale.
-              AKU nuk ka bėrė publik komisionin e ankimit me mjete tė pėrshtatshme siē kėrkohet ligjėrisht, duke e kthyer kėtė nė njė veprimtari jo transparente dhe subjektive, e cila ndikon ndjeshėm pėr rritjen e nivelit tė sigurisė ushqimore
-              AKU dhe kryesisht Sektori juridik, nuk ka sistemuar dokumentacionin pėr gjobat e ankimuara, nuk i ka plotėsuar rregullisht dosjet pėrkatėse, nuk ka protokoll tė mbledhjeve tė komisionit, nė pėrgjithėsi nuk janė respektuar afatet e shqyrtimit tė ankimimeve, duke ulur ndjeshėm efektin e penalizmit tė subjekteve  nė pėrmirėsimin e sigurisė ushqimore.
-              Nė mjaft raste komisioni ka marrė vendim pėr ri-inspektim ose verifikim ankese, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me kodin e procedurave administrative, i cili pėrcakton lėnie nė fuqi, shfuqizimin/ revokimin dhe ndryshimin e aktit administrativ, duke pranuar pjesėrisht ankimin.
-              Megjithėse ka ndodhur qė gjatė shqyrtimit ėshtė konstatuar mangėsi nga ana e inspektorėve, duke vendosur shfuqizimin e aktit, drejtori i pėrgjithshėm nuk ka iniciuar marrjen e masave disiplinore pėr inspektorėt pėrkatės.
-              Duke filluar nga viti 2013, AKU ka prirje tė ulė numrin e gjobave tė vjela dhe vlerėn e tyre, e lidhur kjo drejtpėrdrejtė me veprimtarinė sektorit juridik, pasi nė se nėpėrmjet shėrbimit pėrmbarimor nė vitin 2013 janė vjelur 68 % e gjobave, nė vitin 2016 janė tre herė mė pak.
-              Subjektet e ndėshkuara me gjobė pėr periudhėn 2012-2016 kanė paguar vullnetarisht njė pėrqindje shumė tė vogėl qė ėshtė mesatarisht rreth 5 % e vlerės, me prirje tė ulet ndjeshėm nė 2.6 % nė vitin 2016, pėr mė tepėr qė nė rajone si Tirana dhe Vlora nuk paguhet asnjė gjobė vullnetarisht.
-              AKU, i ka bėrė tė njohur konsumatorit herė pas here rezultatet e veprimtarisė sė tij mbi numrin e inspektimeve dhe tė masave administrative nė pėrgjithėsi, pa cilėsuar emrin e subjektit qė vepron nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė shėndetit tė popullatės.
8.  Lidhur me ēėshtjen se sa ėshtė mbėshtetur aktiviteti i AKU nga rrjeti i laboratorėve rajonal:
-              AKU kryen analizat nė laboratorė tė paautorizuar akoma nga Ministri i Bujqėsisė, i cili duhet tė miratojė me urdhėr listėn e tyre, duke  pėrcaktuar tipin e laboratorit dhe analizat, qė janė tė autorizuar tė kryejnė.
-              Konstatohet se ka prirje tė rėnies sė numrit tė mostrave tė analizuara me 27 % (ose 4,873 mostra), nė njė kohė qė rritet numri i operatorėve tė biznesit ushqimor dhe pėrfshihen gjithnjė e mė shumė ushqime tė reja dhe tradicionale, si dhe pėrsoset industria pėrpunuese ushqimore.
-              Ka rėnie tė treguesve analitikė pėr mostėr nga 3.4 nė vitin 2012 nė 2.3 nė vitin 2016, ēka do tė thotė se, ndėrsa modernizohet gjithnjė mė shumė prodhimi, pėrpunimi, shpėrndarja dhe tregtimi i llojeve tė ushqimeve, treguesit e analizuar pėr njė mostėr bien, duke ulur ndikimin e veprimtarisė analizuese laboratorike tė AKU nė monitorimin e sigurisė ushqimore nė vend.
-              Nė vitin 2016 pėr shėndetin dhe mirėqenien e kafshėve janė kryer 6 % e analizave tė vitit 2012, ose nė shkallė vendi kryhen mesatarisht vetėm 2 analiza nė 3 ditė, megjithėse ėshtė njė nga sektorėt mė me risk pėr sigurinė ushqimore. E njėjta gjė vėrehet dhe nė analizat pėr mbrojtjen e bimėve, tė cilat kanė rėnie tė konsiderueshme, duke i bėrė produktet ushqimore me origjinė bimore tė rrezikshėm pėr shėndetin e popullatės, pėr shkak dhe tė mbetjeve pesticide qė ato mund tė kenė.
-              Rezultatet e analizave tregojnė se pėrmirėsimi i sigurisė ushqimore nė vend ėshtė i kufizuar, pasi me treguesit e analizave jo konform me standardet, pra tė ushqimeve tė dėmshėm pėr shėndetin, ka luhatje tė theksuar. Nė vitin 2012 kanė rezultuar 3.8 % e mostrave me tregues jashtė standardit, zbresin nė 1.8 % nė vitin 2015 dhe ngrihen nė 2.8 % nė 2016.
-              Nė periudhėn 2012-2016, kanė rezultuar jo konform standardeve mesatarisht 34.4 % e analizave tė shėndetit dhe mirėqenies sė kafshėve, aq mė keq qė ka njė prirje nė rritje tė konsiderueshme mbi 5 herė.
-              Pajisjet laboratorike janė tė shpėrndarė nė 12 rajone, ndėrkohė qė personeli i tyre ėshtė vetėm nė 7 prej tyre, duke sjellė qė njė sasi dhe vlerė e konsiderueshme tė mos pėrdoren dhe gradualisht tė humbasin cilėsitė e funksionimit pėr shkak tė kushteve tė ruajtjes, tė cilėt pėrfaqėsojnė  31 % tė tyre, si dhe njė pjesė e konsiderueshme e pajisjeve janė tė dėmtuara, tė pavėna nė punė dhe jashtė pėrdorimit, duke bėrė qė aktualisht tė jetė nė pėrdorim  54 % e vlerės gjithsej tė  aseteve laboratorike.
-              Mungon gjurmueshmėria pėr produktet bimore dhe frutore tė vendosura nė treg, si dhe kryerja e analizave pėrkatėse, duke rrezikuar konsumimin e tyre me mbetje minerale dhe pesticide,  pasi nuk janė objekt inspektimi gjatė fazės sė prodhimit.
-              OKB ka pėrcaktuar Objektivat e Zhvillimit tė Qėndrueshėm tė Agjendės 2030, cilat janė tė lidhura ngushtė me arritjen e sigurisė ushqimore e ushqimit tė pėrmirėsuar dhe promovimin e bujqėsisė sė qėndrueshme, si dhe sigurimin e konsumit tė qėndrueshėm dhe modeleve tė prodhimit (Objektivi 2 dhe 12), dhe pritet tė udhėheqin veprimet e qeverive, agjencive ndėrkombėtare, shoqėrisė civile dhe institucioneve tė tjera gjatė viteve tė ardhshme (2017-2030).
 
KLSH, me shkresėn nr. 29/8 prot., datė 07/08/2017, ia ka bėrė tė njohura rezultatet e kėtij auditimi Komisionit pėr Ekonominė dhe Financat, si dhe ka njoftuar Kryeministrin e vendit me shkresėn nr. 29/9 prot., datė 07/08/2017 pėr konkluzionet dhe rekomandimet e dhėna pėr pėrmirėsimin e shpejtė tė situatės sė sigurisė ushqimore nė vend.



dy.b/shqiptarja.com

1 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Mark mjere ky milet se me cfare ushqehet. pas koleres se hashashit qe mbolli faren e ndyre te rilindjes, e ka rradhen nje kolere tjeter, me e dhimbshme dhe me ndyre se 4 vjetet e shkuar. ketu do jemi, do ta shohim...
avatar
Anonim
ku eshte Petrit Vasili,pse nuk del e leh siqen gjith diten,per A.K.U ne pse nuk flet se ka partia e hajdutave ,dil o Vasil e prononcohu se po helmohet populli qe ti me partine tate boni shume mbas tyre,se do tjua tregoje pas 4 viteve sa ju ka dashter populli o maskara.
avatar
Anonim
Konsumatori Te mare borxhe dhe ta coje ne laburator pas 6 oresh.
avatar
Anonim
Konsumatori Shume mire klsh Por klsh ben auditime cdo vit pse nuk i paska hasur keto probleme me pare por te vitit 2014 na dalin tani ne nje raport, kjo tregon qe eshte paguar keto vite dhe tani paska dale kjo qe eshte demtuar konsumatori kjo eshte e vertete qe eshte lene pas dore nga ana e shtetit per infrastrukture, nuk kane nje termus inspektoret per analiza, nuk i ka dhene shteti autoritetin qe duhet te kete institucioni jo te shkoje punonjesi ne baxhot e fshatrave me autobuz ti mari mosta me nje termus
avatar
Anonim
Konsumstori Dro ishalla i lexon Kryeministri Rama konstatimet dhe psligjeshmetine dhe palacelliqet e autoritetit te fekakeve jo sic thuhet autoriteti ushqimore.Ata e kan pak largimin nga puna,ata duhet te shkojne ne burge, Aji eshte autoriteti me i korruptuar ne Ministrin e buqesise,te panoritit dhe Leseis.Konsumatoret popli nuk din cpo han mish te galbur e hormon te gjalle.Tregu ushqimor i pa kontrolluar nga askush,medjat dhe shoqerija civile kan mbyllur gojen.Rrofte kontrolli i larte i shtetit .
avatar
Anonim
Labi Bujari KLSH mbahet per elspert i te gjithave. Por KLSH nuk ka ekspertizen e nevojshme per te realizuar auditimin profesional ne kete fushe. Pra perseri Bujari ja fut kot dhe me kete rast ka kryer ndonje sherbim ne interes te tij.
avatar
Anonim
Tironci Po auditimin e bejne audituesit o i uruar, jo Bujari. Ti po pate ndonje merak me Bujarin merru me te personalisht, mos u merr me punen e KLSH-se.
avatar
Anonim
Tr Nje raport i mirefillte me qellime politike. AKU. pa diskutim qe ka probleme dhe te gjithe e dime se mungon siguria ushqimore. por KLSH nuk nxjer shkaqet e verteta, por i meshon disa ceshtjeve burokratike duke theksuar se PS ka larguar nga puna militantet e PD, te cilet sipas Bujarit ishin te trainuar, profesioniste. Pra Bujari na thote se deri ne 2013 kur ne qeveri idhte PD, siguria ushqimore ishte e garantuar, dhe me ardhjen e PS, nuk kemi me siguri. A eshte paster konkluzion politik? A eshte
avatar
Anonim
Emigranti Po kete e deejton Lsi apo jo? Ku eshte vasili dhe monika qe nuk del te marre pergjesine apo dhe ketu e ka rama?! Keta jane ca varremihes te vendit qe duhet te largohen menjehere nga cdo post ne administrate sepse vetem vjedhin qe te shtojne radhet e lsi dine te bejneZ
avatar
Anonim
Labi Bujari KLSH mbahet per elspert i te gjithave. Por KLSH nuk ka ekspertizen e nevojshme per te realizuar auditimin profesional ne kete fushe. Pra perseri Bujari ja fut kot dhe me kete rast ka kryer ndonje sherbim ne interes te tij.
avatar
Anonim
Dori O komentues.Se pari falenderojeni KLSH qe flet se institucionet e tjera po flene gjume e po merren me partite se kush do rroje. Se dyti AKU e drejton PDIU dhe jo LSI,po nuk la rendesi kjo ,duhet te pergezoni KLSH qe ka evidentuar problemet dhe per transparencen qe tregon.Jane 500 auditues te brendshem qe paguhen nga taksat e popullit dhe nuk bejne asgje,vec flejn gjume e pine raki e shkojnebas partive.Nravo KLSH qe ne kete lohe kur shteti flen gjume e merret me tepsine,ata na tregojne ne menyre
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 17/12/2017, VITI VII- NR.298