Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga ESMERALDA KETA
05 Mars 2012 - 11:36
Matura 2012, si do
të llogariten pikët
Në udhëzimin e Maturës Shtetërore 2012, i cili mban firmën e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, thuhet se për përllogaritjen e pikëve do të procedohet si më poshtë: Shën- ojmë me M (nota mesatare e shkollës së mesme), D1 (Letërsia), D2 (Matematika), Z1, Z2 dhe (Z3) përkatësisht pikët e lëndëve me zgjedhje. Shënojmë me K koeficentin e shkollës së mesme i cili do të përcaktohet nga vetë universitetet publike, dhe shënojmë me F1, Fz, (F3) koeficentët që universitetet publike do u japin të gjithë lëndëve me zgjedhje si atyre të kurrikulës bërthame si të kurrikulës me zgjedhje. Më pas të gjitha mblidhen dhe shumëzohen me 100, që është për efekt të llogaritjes së pikëve, dhe dalin pikët përfundimtarë që ka fituar maturanti nga matura shtetërore dhe me të cilët do të hyjë në garë për në shkollën e lartë. Sipas udhëzimit të ministrit Tafaj, koeficenti 0.2, që është në formulën që ndodhet në kutinë e veçantë që shoqëron këtë shkrim, tregon që nota mesatare (M), Gjuha Shqipe dhe Letërsia (D1) dhe Matematika (D2) kanë secila nga 20 për qind të peshës së vlerësimit përfundimtar dhe koeficenti 0.4 tregon që lëndët me zgjedhje së bashku kanë 40 për qind të peshës së vlerësimit përfundimtar. Ndërsa shumëzimi me koeficientin 5 në këtë formulë, bëhet për efekt të referimit me pikët në maturat para 2012.
KREDITET DHE TESTET
Ndërkohë që një ndryshim do të ketë edhe sa i përket mënyrës së hartimit të testeve. Sipas specialistëve të arsimit, që kanë punuar për rregulloren e re, testet e lëndëve të "avancuara" do të jenë vetëm me nivel të lartë vështirësie. Sipas tyre, përveç lëndëve të përbashkëta të kurrikulës bërthamë që mësojnë nxënësit në shkollën e mesme, një pjesë e tyre i mësojnë këto lëndë edhe si të avancuara. Pikërisht këto lëndë të avancuara do të mund të zgjidhen nga maturantët pasi do të jenë në listën e lëndëve me zgjedhje. Kështu, ata që zgjedhin një lëndë me prapashtesën "e avancuar" do të vihen përballë pyetjeve relativisht të vështira, ndaj duhet të maten mirë para se t'i zgjedhin ato lëndë, pasi nëse nuk janë të sigurtë në dijet e tyre, rrezikojnë që të humbasin pikë. Ndërkohë që këtë vit matura shtetërore thuajse ka ndryshuar plotësisht, pasi aktualisht në shkolla po aplikohet sistemi i kreditove dhe jo i notave. Gjatë gjithë viteve të shkollës supozohet që maturanti duhet të ketë grumbulluar rreth 90 kredite në total, për t'u drejtuar më pas dyerve të fakulteteve ku synojnë të studiojnë. Në diplomën e tij do të figurojnë jo vetëm notat, por edhe pikët e kreditet, që ka mbledhur secili nxënës. Maturanti duhet të fitojë minimalisht 90 kredite, për t'u konsideruar si kalues i maturës dhe për t'u pajisur me diplomë të posaçme mature. Projektet kurrikulare, shërbimi komunitar dhe modulet profesionale kanë kreditet e tyre, por nuk vlerësohen me notë. Ndërkohë që gjuhë e huaj e parë do të konsiderohet ajo që maturanti zgjedh si të tillë, me kusht që të jetë e përfshirë në planin mësimor, pra maturantët ta kenë zhvilluar gjatë vitit shkollor.
(sg/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169