Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
03 Shtator 2012 - 16:46
Mjeksia ligjore: Nazimja s’ka
qenë shtatzënë, u abuzua e mitur
TIRANE- Mjekësia ligjore kreu këtë të hënë ekspertizën fizike të 18- vjeçares Nazime Visha, nën akuzë për vrasjen me dashje të Fiqiret Muçës. Sipas mjekëve, të cilët i është referuar gazeta IDEA, ajo nuk është shtatzanë dhe nuk ka qenë ndonjëherë shtatzanë, apo të ketë kryer ndonjë abort.

Jo zyrtarisht, specialistët e mjekësisë ligjore pohuan se vajza rezulton të ketë kryer mardhënie seksuale që në moshë të hershme. Të dhëna këto që deri më tani përputhen me qëndrimin e vajzës, e cila u ka pohuar hetuesve se s’ka qenë ndonjëherë shtatzanë dhe se është përdhunuar në moshë të hershme.

Konkluzioni është arritur pas një bashkëpunimi mes anëtarëve të mjeksisë ligjore dhe mjekëve gjinekologë të spitalit civil. Ekspertiza e vajzës është kryer në prani të psikologes së caktuar nga shteti, e cila duhet të mbikëqyrë Nazime Vishën dhe që më pas duhet te përpilojë një raport që do t’i vihet ne dispozicion prokurorisë për gjendjen mendore të të pandehurës.

Por ende nuk dihet nëse nga ana e tij prokurori do të kërkojë edhe një ekspertizë psikiaktrike nga mjekësia ligjore për Nazime Vishën, e cila sipas burimeve nga paraburgimi 313 ku ajo po mbahet në masën e arrestit me afat, ka shfaqur shenja gëzimi dhe euforie që ndodhet në burg. Sipas psikologëve këto shenja i shfaqin persona të paraburgosur që ende nuk e besojnë që ndodhen në qeli dhe që vijnë nga mjedise më të dhunshme se ai që ofron një burg.

Për disa ditë me rradhë media e shkruar abuzoi në mënyrë ekstreme me adoleshentën e arrestuar, lidhur me një shtatzani apo abort të saj të mundur, si dhe faktin nëse ajo ishte dhunuar seksualisht apo kishte kryer marrëdhënie me vullnetin e saj.
Marre nga gazeta IDEA
(sg/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
sala e shkreta, e abuzuar dhe e pa kuptuar nga familja dhe mbi te gjitha nga shume kafsh qe e komentojne si histori seksi (duke ju shkaktuar orgazem mendore) kete abuzim qe ajo ka perjetuar...
avatar
Anonim
lola me vjen keq per te,,,goce e re dhe po i shkon jeta brenda ne biruce,,,per cfar ?per kafshet qe mban shqiperia jone,,,dhe nqs ka ber ndonje gabim ,,,i falen te gjitha,,cdo gje nga mosha kur ne te kan abuzuar,,,skemi shtet ne,,,se per vetmbrojtje,,cdo njeri mund ta bente,,,se askush nuk te vret kot sot,,
avatar
Anonim
leka Cpo i punoni kesaj vajze ju mediat.Ajo tashme nuk ben jeten e saj por jeton per shtypin.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170