Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
04 Gusht 2016 - 19:35 | përditesuar në 19:48
Mjetet ujore, kryebashkiaku i Vlorës:
Detin e monitoron policia kufitare
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas ngjarjes se djeshme në Himarë, duke deklaruar se Bashkia nuk ka dhënë asnjë leje për ushtrimin e sporteve ujore në plazhet e Vlorës, pasi nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Sipas Lelit, hapësirën detare e monitoron Policia Kufitare, ndërkohë që janë shtuar kontrollet per mjetet ujore.
 
"Nuk kemi dhënë leje, por nuk ka pasur as kërkesa për leje për mjete lundruese në Gjirin e Vlorës, që menaxhohet nga bashkia.
 
Bashkia mund të monitorojë pjesën e rërës, bregdetin, por kemi pamundësi për të monitoruar ujin, detin nuk mundemi ta monitorojmë dhe për këtë është policia kufitare, me të cilën kemi kontakte për një mbarëvajtje të mirë. Masa të rrepta për të siguruar qetësinë e qytetarëve në territor"deklaroi ai.
 
Dje në Himarë humbi jetën pushuesi rus Denis Kaiumov, pasi u aksidentua me motor skaf në det nga biznesmeni Fatmir Kuçi nga Elbasani, i cili u arrestua sot nga policia e Vlorës. 


d.b/shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 18/10/2017, Viti VII - NR.245