Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:58 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
14 Shkurt 2018 - 15:50
Moti i keq, FA jep informacion:
Ja rrugët dhe zonat e bllokuara
Gjatë 24-orëve të fundit gjithë territori është pushtuar nga bora dhe shirat e shumtë, duke sjellë probleme në shumë rrugë të vendit, për shkak të trashësisë së borës, ngricave dhe rrëshqitjes së dherave.

Sipas informacioneve të sjella nga Ministria e Mbrojtjes, bora dhe shiu ka pushuar, por ende ka rrugë dhe fshatra të bllokuar nga reshjet e borës.

Informacioni nga MM dri në orën 14:00
Qarku Shkodër

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Qarkut Shkoder ka patur reshje dëborë në zonat malore, ndersa reshjet e shiut kanë pushuar.

Nga H/C-et, nuk ka patur shkarkime, ndersa po punojnë me agregate me regjim të plotë pune

Aksi rrugor Shkodër – Theth, vazhdon të jete i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore.

Aksi rrugor Shkodër – Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit i bllokuar ka mbi 30 cm dëbore.

Bashkia Vau Dejës- Akset rrugore janë të kalueshme në zonat malore të bashkisë Vau Dejës, aktualisht nuk ka probleme.

Bashkia Malesi e Madhe- Aksi rrugor Selce - Vermosh i kalueshem me zinxhire ne vendin e quajtur Qafa e Bordolecit ka rreth 40 cm debore.

Aksi rrugor Koplik-Bog - Razem i kalueshem me zinxhir ka mbi 20 cm dëborë dhe akull.

Bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz- Akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Aksi rrugore Fushe Arrez-Iballe ka qene i kalueshe vetem per mjetet e kalueshmerise se larte. Ne akset rrugore po punojne mjetet e firmave sipermarrese per mbajtjen nen kontrolle te akseve rrugore

Ne aksin rrugore Puke-Qerret dhe Puke-Qelez operojne mjetet e bashkise Puke per mbajtjen te hapur te ketyre akseve.

Ne aksin rrugore Fushe Arrez –Iballe vazhdon nje mjete i bashkise Fushe Arrez per mbajtjen te hapur te ketij segmenti rrugore.

Nuk ka probleme ne furnizimin me energji elektrike.

Nga Institucioni i Prefektit po vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkepunohet intensivisht me struktrat e KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimi, DBUMK, Autoritetin Verior dhe strukturat e Policisë dhe ushtrisë për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe mirëmenaxhimin e situatave të pritshme.

Qarku Diber
Sot nuk ka te pranishme rreshje debore kohe e hapur, ku gjendja ne infrastruktur paraqitet me keto probleme:

Te gjitha rruget nacionale Skuraj-Peshkopi-Kala e Dodes dhe Peshkopi-Reç, jane te kalueshme pa probleme.

Segmente te rrugeve nacionale si Qafe Bualli-Kraste ka prani debore mbi 30 cm dhe jane te kalueshme, po punohet nga subjekti kontraktor per mbajtjen e aksit funksional.

Segmenti nacional Ura e Çerenecit-Stebleve, kalohet me veshtiresi por eshte rruge e kalueshme, pasi po punohet me mjete nga subjekti kontraktor.

Segmenti nacional Trebisht-Dogane Maqedoni, eshte e bllokuar, per shkak te rreshqitjeve ne disa segmente guresh e dherash dhe prani te debores mbi 40 cm. Po punohet me mjete per kthimin funksional te ketije segmenti rruge.

Rruga rurale Klenje-Tuçep-Trebisht, bashkia Bulqize, kalohet me shume veshtiresi, vetem me zinxhire.

Rruga rurale Peshkopi-Lure, eshte e bllokuar, por nga Lura levizet Lure-Rreshen, nuk po punohet ne kete segmente rruge.

Rruga rurale Xiber-Klos, bashkia Klos, kalohet me veshtiresi, por e kalueshme.

Mungon energjia elektrike ne njesite administrative Martanesh, Ostren, pjesrisht Zerqan, Shupenze, bashkia Bulqize, si dhe Sllove, Zall Dardhe, Reç, Lure e Selishte bashkia Diber. Po punohet nga grupet e punes se OSHEE-se per kthimin energjise ne keto njesi.

Bashkia Lezhë–Kurbin - Ka patur reshje me intensitet të dobët dhe rradhë herë mesatar, të shoqëruar me erëra. Niveli i ujit në lumej, kolektorët dhe kanalet kullues është në nivele mesatare, me tendenc ulje.

Hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë e sipas nevojes, si dhe jane në gatishmeri për të evakuar ujrat në rast reshjesh.

Bashkia Mirditë- ka patur reshje të dëborës gjatë natës. Sasia më e madhe e dëborës ka rënë në zonat e thella të bashkisë Mirditë, konkretisht:

Në Njësin Administrative Fan, në fshatrat Thirrë, Dardhë, Xhuxhë, në rreth 15-20cm;

Në Njësin Administrative Orosh, në fshatrat Lajthiz, Nenshejt, në rreth 15-20cm;

Në Njësin Administrative Selit, në fshatrat Merkurth, Kumbull, në rreth 10-15cm.

Rrugët nacionale e rurale, janë të kalueshme pa probleme.

Segmenti i Rrugës së Kombit Rrëshen-Tunel Kalimash, i kalueshëm pa probleme. Firma kontraktore është në gatishmeri, për të siguruar kalushmerinë normale në rrugë.

Energjia elektrike, me furrnizim normal.

Situata ne Qarkun Gjirokaster eshte normale.

Qarku Durrës
Rruga Krujë- Qafshtamë e bllokua për shkak të reshjeve të dëborës në vendin e quajtu “kllojna”. Një fadromë po punon për hapjen e saj.

Qarku Elbasan
Bllokimi i të gjithë rrugëve për në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë si edhe mungesë të energjisë elektike në fshatrat e zonës për shkak të thyerjes së shtyllave nga dëbora.

Ne qarqet e tjera deri në këtë orë nuk kemi situata të EC.

Er.K/Shqiptarja.com

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40