Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:18 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
10 Nentor 2017 - 10:53
Pasuria/Çfarë deklaroi gjyqtari
Miri më 2014,rrezikon tjetër akuzë
Gjyqtari Shkëlqim Miri, i ndaluar mbrëmjen e kaluar nga policia për shpërdorim detyre dhe korrupsion, rrezikon të akuzohet dhe për fshehje të ardhurash. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, mbrëmjen e djeshme, policia gjeti një sasi prej 333 milionë lekë, pasuri e pa deklaruar nga gjyqtari Miri.

Ditën e sotme, gjyqtari pritet të japë deklarimet në prani të avokatit, por nëse nuk ka një faturë justifikuese për paratë, do të ketë dhe akuzën për fshehje të të ardhurave.

Ndërkohë, KLD pritet të mblidhet shumë shpejt dhe të vendosë nëse do të japë ose jo autorizimin për arrestimin e tij, pasi për çështjen është vënë në dijeni edhe Presidenti i Republikës. Pas vendimit të KLD, do të hidhet shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri te Gjykata e Apelit.

Nga pasuria e deklaruar në vitin 2014, në kohën kur gjyqtari Miri ishte dhe anëtar i KLD, rezulton se:
1156536 lekë të ardhura nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
72 mijë lekë të ardhura si anëtar i KLD-së
619176 lekë të ardhura nga bashkëshortja Blerta Doçi si përgjegjëse e sektorit të problemeve shoqërore pranë DPB
52500 lekë shpërblim bashkëshortes nga puna
5000 euro prenotim apartamenti
17 mijë euro detyrimi i pashlyer për apartamentin

d.c./shqiptarja.com

 

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/11/2017, VITI VII -NR.277