Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:03 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
13 Gusht 2017 - 12:42
PD 4 pyetje për aksidentin, çfarë
fshihte në makinë Aqif Rakipi?
Partia Demokratike iu rikthye sërish sot akuzave në adresë të deputetit të PDIU, Aqif Rakipi pas aksidentit që i mori jetën një kalimtari dje në autostradën Tiranë-Durrës. 

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, selia blu ngre katër pyetje për rrethanat e këtij aksidenti. 

"Dëshmia e kushërinjve të Seit Sorrës, viktimës së aksidentit, është tronditëse dhe tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
 
Kushërinjtë e viktimës, dëshmitarë okularë, rrëfejnë se deputeti, mik i Ramës, Aqif Rakipi, sapo ka përplasur për vdekje Seitin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
 
Ata thonë se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte të fshihte diçka.
 
Largimi i tillë nga vendi i ngjarjes është kriminal dhe i thellon përmasat kriminale të ngjarjes.
 
Çfarë po fshihte deputeti mik i Ramës?
 
A ishte ai në gjendje të intoksikuar nga alkoli apo substanca të tjera?
 
Çfarë kishte në makinë miku i Ramës, i cili nuk donte që policia ta gjente makinën në vendngjarje e ta kontrollonte?
 
Dhe më e pakta, pse një i zgjedhur, një deputet, nuk kujdeset për viktimën, nuk i ofron ndihmën e parë por ikën me shpejtësi pa u ndalur menjëhere pasi ka përplasur për vdekje një njeri?
 
Nxitimi i policisë dhe organeve ligjzbatuese për të shpallur fajtor viktimën e për të nxjerrë viktimë fajtorin vetëm pse është mik i Edi Ramës, është skandaloz, është revoltues, është poshtërues.
 
Partia Demokratike bën thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin.
 
Partia Demokratike paralajmëron këdo person që po favorizon mikun e Ramës në kurriz të viktimës, se çdokush që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi",
thuhet në deklaratën e selisë blu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Emigrant usa Ne USA ky aksident quhet hit and run minimumi i denimit 20 vite Burg po te jete gjalle I aksidentuari ne shqip Mund ta quash godet dhe largohet me shpejtesi kjo do. Te thote se deputeti automatikisht meqe u largua eshte FAJTOR MINIMUMI 20 vite burg dhe I aksidentuari eshte I vdekur
avatar
Anonim
Shqipia... Ore po u shuan rrugeve e mend nuk vune keta njerez....per vec ketij qe ben punen e deputetit...... po e imagjinoni se sa here te gjithe neve per pake sekonda kemi shpetuar nga nje aksident i mundshem si ky.nga keta njerez te pa disiplinuar qe e pershkojne rrugen automobilistike sikur bejne xhiro shetitores....
avatar
Anonim
Nuk ma ndjen as per PD e as per PS e PDIU Por dua te di pse ky njeri kur beri aksidentin levizi nga vendi ngjarjes dhe shkoi ne polici,thua kaq injorant njeriu deputet qe se dika qe nga vendi ngjarjes nuk levizet??
avatar
Anonim
Cecua me bicak Qytetarin e thjeshte e keput ai neni per largim nga vendi i ngjarjes dhe mosdhenie te ndihmes te demtuarit,si dhe prishje te provave ne nje vendngjarje,ndoshta keta politikanet kane bere noj aneks ketyre ligjeve ku perjashtojne veten se nuk ka mundesi qe prokuroria dhe policia ta nxjerin te pafajshem brenda dites kur qytetaret i plasin brenda dhe u hedhin celsin ne det deri sate kolliten
avatar
Anonim
x Mua nuk me intereson se mik i kujt eshte...por....,edhe une dua te di perse deputeti i parlamentit shqiptar nuk ndalojne vendin e ngjarjes ???...,ku matjer nga ekspertet te beheshin me saktesi ,dhe te na mbushnin mendjen qe deputeti nuk kishte faje...
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Tre oficerėt, Vasili: Operacioni pėr arrestimin u dekonspirua nga policia
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 25/11/2017, VITI VII- NR.279