Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:25 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
04 Gusht 2016 - 21:20 | përditesuar në 21:26
Profil/ Ja kush është Fatmir Kuçi
njeriu i ndërtimit dhe financimit të PD
Ne vitin 2014-te, biznesmeni Fatmir Kuçi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të lundrimit”. Por këtë çështje ai e ka mbyllur vetëm me një gjobë. Dy vite pas kësaj, sërish pronari i “Victoria Invest” Fatmir Kuçi është bërë protagonist i një ngjarje kriminale në del, ku ka goditur për vdekje një turist rus të quajtur Denis Kaiumov.

Tashmë biznesmeni ndodhet në qeli për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia” dhe se pritet që në ditët në vijim ai të dalë para gjykatës së Vlorës, për tu njohur me masën e sigurisë. Akuza të për të cilën akuzohet Kuçi, parashikon një dënim nga gjobë deri në 5 vjet burgim. Por kush është biznesmeni nga Elbasani që u bë protagonist i këtij krimi.

Fatmir Kuçi, njihet që prej vitit 1997 në Elbasan si person problematik pasi është përplasur me armë me disa prej grupeve kriminale në këtë qytet. Pak vite më vonë, vila e tij e ndërtuar në “Fushë-Mbret” të Elbasanit, është qëlluar me armë. Policia për këtë ngjarje nisi hetimet me dyshimin se ngjarja, kishte të bënte me konkurrencën në biznes apo me ndonjë gjobë të vendosur nga grupit kriminale në Elbasan. Policia në atë periudhë ngriti vetëm dyshime mbi disa persona, por nuk u arritën të siguroheshin provat për arrestimin e tyre.

Pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, personat që ishin të dyshuar për këtë ngjarje, janë vrarë disa vite më parë nga persona ende të paidentifikuar. Fatmir Kuçi, zotëron kompaninë e ndërtimit “Victoria invest”.

Kjo kompani është përfshirë në dhjetëra projekte ndërtimi, ku kohët e fundit aktiviteti i saj është shtrirë në Kosovë dhe në Maqedoni, ku Kuçi ka lidhur kontrata shërbimi me kompani të njohura Kineze, që kryejnë punime të ndryshme ndërtimore në Ballkan. Njëherësh, kohët e fundit kompania “Victoria Invest” është fituesja e një projekti për ndërtimin e një porti Jahtesh në Kavajë.

Por, ajo që e ka bërë më të njohur biznesmenin Fatmir Kuçi është lidhja e tij me njerëz të Partisë Demokratike, dhe më konkretisht me liderin e PD Lulzim Basha. Ky i fundit në fushatën elektorale të 2009 është mbështetur financiarisht nga Fatmir Kuçi, ku në atë vit Basha si koordinator i fushatës elektorale i PD në Elbasan, arri të barazojë numrat 6 me 6 me deputetë.

Më pas Kuçi, ka përkrahur financiarisht Bashën në zgjedhjet lokale për kryebashkiak të Tiranës, ku Basha mori bashkinë e Tiranës. Pas kësaj, Kuçi bëhet fitues për 4 vite me radhë i tenderave të pastrimit të plehrave të Tiranës, tendera këto që i ka humbur këtë vit, pas ardhjes në krye të bashkisë Erjon Veliaj.



Redaksia Shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Endy This guy, Fatmir Kuci, so-called businessman, or bold criminal, had a ship, Anatoly B, and worked with it in Durres. Traid job between Durres and Italian Otranto. He boasted that his uncle is Sali Berisha.. When the job was finished he needed to pay his last worker. Kuci told the worker that he will give him a lift to Skoplje, and then he will pay him there. When they arrived at the Vendkalimi Kufitar Tushemisht -Shen Naum, Kuci checked the passports and they left the albanian border, towards m
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244