Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet Nga ELTON QYNO
01 Nentor 2013 - 05:27
Prokuroria: Shkeljet nisën
që me OK e Berishës
TIRANE- Për ndërtimin e pallatit në Vlorë në pronësi të vjehrrit të kreut të opozitës shqiptare Lulzim Basha, duket se janë shkelur me të dyja këmbët të gjitha nenet e ligjit të urbanistikës si dhe rregulloret e tjera që përcaktojnë qartë normat se ku duhet të ndërtohet në zonat turistike. Sipas burimeve të prokurorisë së Vlorës, e cila për këtë rast ka marrë të pandehur dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për shefin e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, shtetasin Odhise Zoto, zinxhiri i shkeljeve të procedurave ligjore ka filluar nga Tirana dhe më pas, firma e fundit është hedhur në bashkinë e Vlorës.

Duke ju referur gjithmonë burimeve pranë organit të akuzës, dokumentacioni për këtë objekt është miratuar në një mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikës e Shqipërisë, mbledhje që është drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Pikërisht në këtë mbledhje, mësohet se është bërë një plan urbanistik, kjo për shkak se zona ku është ndërtuar pallati që në Vlorë njihet si pallati i Lulzim Bashës, është zonë turistike dhe eksluzivitetin e studimit të planit dhe procedurave të tjera e ka vetëm Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikës e Shqipërisë. Sipas akuzës së Vlorës një gjë e tillë qartësohet më së miri në nenin 70 të ligjit për “Urbanistikës”, ku dhe sqarohet mënyra e miratimit të sheshit të ndërtimit dhe lejës së ndërtimit në zonat turistike, siç konsiderohet dhe bregdeti i Vlorës.

Pozicioni i komitetit
Pas mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikës e Shqipërisë, zinxhiri i shkeljeve për ndërtimin e pallatit disa katësh ka vijuar në Komitetin e Zhvillimit të Turizmit. Ashtu si dhe në mbledhjen e KRRTRSH-së, sërisht sipas akuzës këta drejtues kanë mbyllur sytë duke firmosur dokumentat,duke i hapur kështu dritën jeshile procesit, për të hyrë në një hallkë tjetër të tij. Duke ju referuar prokurorisë, çështja në fjalë për ndërtimin e pallatit nuk duhej të ndërtohej, pasi mbinte ndesh me planin e zhvillimit turistik. Por jo vetëm kaq, pasi në këto raste ekziston kufiri gjeografik i shtrirjes së objektit, kufi ky që është miratuar nga organet përkatëse. Kriteret, që ndiqen për ndërtimet brenda këtyre kufijve, përcaktohen me ligj dhe janë të qarta.

Angjesia e mjedisit
Në vallen e shkeljeve ligjore ka hyrë dhe një hallkë e rëndësishme e shtetit, që në rastet e ndërtimit në zonat turistike, e ka për detyrë të hedhë firmën për miratimin ose jo të projektit. Një burim i prokurorisë i tha gazetës Shqiptarja.com se në nenin 70 të ligjit për “Urbanistikën” lejet për ndërtimet në zonat turistike bregdetare, liqenore dhe kontinentale miratohen nga KRRTRSH. Procedura e plotësimit dhe dorëzimit të dokumentacionit bëhet në seksionin e urbanistikës së rrethit përkatës, që në këtë rast ka qënë bashkia e Vlorës.

Dorëzimi i dokumentacionit në drejtorinë e urbanistikës, kryhet vetëm pasi të jetë marrë më parë vendimi i Komitetit të Turizmit dhe i Agjencisë Kombëtare së Mjedisit, dokumentacion i cili ka shumë gjasa të jetë firmosur, duke bërë që çështja të arrijë deri në dyert e bashkisë së Vlorës, ku me vendimin nr.5 të datës 17 gusht 2010 është miratuar sheshi i ndërtimit për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4-kate + Papafingo në Lagjen “Uji i Ftohtë” në perëndim të rrugës “Aleksandër Mojsiu” me pronarë trualli Xhuvi Serxhi e Xhafer Isufi, ky i fundit vjehrri i kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, njëherësh dhe kryetari i opozitës shqiptare.

Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

3 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
shqipetaret e vertete hajduteria e fashizmit te sali berishes para ligjit.Ata nuk jane shqipetare.
avatar
Anonim
ciu normal qe duhet te jepte bekimin kumbar salihu qe te ngriheshin malet e plehrave neper shqiperi. ne kohen e tij ai ishte sulltani i shqiperise dhe ligji ishte vete ai. ai shperblente nga pasurite e shqiperise gjithe sherbetoret e tij e jo me lulken qe do e kishte pasardhesin e fronit dhe koperturen e tij. kur siu bie ndonje flame ketyre te klanit berisha se e bene shqiperine qe mos te kete shprese se mund te behet nje dite. keta kane jelek antimallkim se me gjithe keto mallkime do kishin pjerdh
avatar
Anonim
etno tritol dhe burg per te gjith,sidomos berishen
avatar
Anonim
Vlonjati Do i vi dhe keti radha per ti vendos tritolin
avatar
Anonim
001 tritol dhe vetem tritol.
avatar
Anonim
TJ Tritol dhe drejtesi.Ja kush eshte 2B-ja.Demi me i madh qe i eshte bere Shqiperise dhe ceshtjes shqiptare eshte Berisha dhe kelyshet e tij.Dhe tani na flasin per te drejtat e njeriut,keta njerez te pafytyre .
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45