Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
09 Nentor 2013 - 05:39
Pronarët e truallit:
S’jemi ne problemi
 Skandali i ndërtimit të pallatit në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, merr përmasa akoma dhe më të mëdha kur mësohet se pikërisht në vendin ku është ndërtuar pallati, ka qënë një shkollë 8-vjeçare. Kjo tregon se bëhet fjalë për një pronë që ska qënë asnjëherë pronë private, por përkundrazi sipërfaqja i ka shërbyer shkollës 8-vjeçare të quajtur “Zenel Murra” dhe që është ndërtuar rreth viteve 1980 nga rregjimi i asaj kohe.

Sot godina e kësaj shkolle nuk ekziston më, jo për faktin se është gryer nga dallgët e ditit, por ajo është shembur nga fadromat, duke i hapur kështu rrugën e ndërtimit të pallatit, I cili nga pamjet satelitore duket qartë se vetëm qereku rezulton në truallin e kësaj shkolle dhe më pas, tre çereku i pallatit ndodhet brenda në det. Ajo që e bën çështjen akoma më të dhimbshme është se shkolla “Zenel Murra”, është prishur, duke u transefruar disa metra më larg në afërsi të shkollës tregtare që ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Për ndërtimin e godinës së re është caktuar shoqëria “Avduli”, e cila edhe pse ka përfuduar objektin vijon proceset gjyqësore, duke kërkuar 35 milion lekë të pashklyera nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Arsimit Vlorë. Ndërkohë që në truallin ku është ndërtuar kompleksi “Jon” ka ekzistuar një lulishte, por disa vite më pas mbi të u ndërtua objekti në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës.
 
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

3 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Saliu nga jugu Edra flet si e ema ZEQES MAJE THANES, po deti i vjedhur nga Lulezimja sic thua ti del prone private, moj tru laraske.
avatar
Anonim
Edra O Sali nga jugu edhe une jam edra nga Vlora! Jo trularaske por e mencur si dhelper ha ha ha! Shko te pallati dhe shih si kane ikur me bisht ne shale!!!
avatar
Anonim
Edra Po para viteve 1980 kush e ka patur ? Se historia e pronave nuk fillon ne vitet 80. U rrenua shkolla dhe token e mori pronari i ligjshem te cilit ja kishin shtetezuar token! Ku qendron problemi? Edhe vila ne krah te ketij pallati eshte prone private! Pra atje ka qne prone private dhe jo shteterore se pronat private nuk kane qene copa copa!
avatar
Anonim
edri nga Vlora Arsyeja qe thua ti Edra jep per pronen private eshte kot ne ajer. derisa ishte nje shkolle atje, pse do ta prishnin e ti ngecnin shtetit 30 milione leke per ti paguar ndertuesit tjeter, kur shkolla ishte e ndertuar.
avatar
Anonim
tiger baterdia qe eshte bere me letrat per pronat eshte e peshtire - mjafton te degjosh qindra rastet me 2 pronare me letra komplet te rregullta per te njejtin truall :) Si do ta shpjegoje ti kete?
avatar
Anonim
Kafsha TĖ MOS KETĖ PRONĖ PRIVATE NĖ DET POR TĖ JETĖ E GJITH POPULLIT. UJI I PĖRKET TĖ GJITHVE. NUK KA PRONA PRIVATE NĖ EUROPĖ AFĖR DETIT. VETĖM NĖ BALLKAN QĖ KA MENTALITET FEUDAL. NQS DO PRONĖ PRIVATE DIL NĖ QYTET E BLI. JO PRANĖ DETIT. TURP! TĖ PRISHET GODINA, TĖ BURGOSET BASHA QĖ TANI RENDĖN GAZETAT E I VUNĖ EMRIN E TIJ NĖ THONJZA PĖR TĖ NA TREGUAR SE NUK QĖNKA E TIJ, DUKE U MANIPULUAR DREJTĖSIA! TURP!
avatar
Anonim
Mickonja Tamam kafshe qenka si ke zgjedhur pseudonimin! Aman mos ju ka picku zekthi qe beni keshtu? Ne nje vend perendimor ke qene tjeter gje! Beni puf po deshet pallati eshte me te gjitha letrat ne rregull! Pastaj po ter prishet dakort po le ta fillojne nga vetja qe i kane edhe pa leje!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45