Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:47 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet NGA ESMERALDA KETA
14 Gusht 2013 - 10:14
Sezoni i vjeshtës në universitete,
provimet nga data 3 - 29 shtator
Fakultetet janë bërë gati për sezonin e vjeshtës. Kështu fakulteti Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës lajmëron studentët e sistemit me kohë të plotë (tre dhe katër vjeçar) se datat e provimeve të vjeshtës janë 03-13 Shtator 2013 ndërsa për studentët e sistemit me kohë të pjesëshme datat e provimeve të vjeshtës janë 07-29 Shtator 2013. Gjatë këtij sezoni ata mund të japin provime deri në 5 (pesë) lëndë. Rregjistrimi i studentëve në këto provime do të bëhet:

Studentët e sistemit trevjeçar do të rregjistrohen në sistem. Sistemi do të jetë i hapur nga data 5 Gusht 2013 deri në datë 29 gusht 2013 . Kujdes! Sistemi nuk pranon rregjistrim në provime që tejkalojnë 5 lëndë. Studentët e sistemit katërvjeçar do të rregjistrohen në adresën e e-mailit [email protected]

Në këtë adresë studentët duhet të dërgojnë mesazhin në vijim: Emër, Atësi, Mbiemër, Sistemi i studimit: (Me kohe te plotë / Me kohe të pjesshme ose sistemi i korrespondencës) Dega e studimit, Viti i fillimit të studimeve, Lëndët që do të japin provim deri në 5 lëndë. Në se numri i lëndëve të shkruara është më shumë se 5 lëndë, atëherë do të merren në konsideratë vetëm 5 lëndët e renditura të parat. Lëndët e tjera nuk do të merren në konsideratë.

Vetëm studentët që kanë shlyer detyrimet në sezonin e datave 16 dhe 17 Korrik 2013 do të lejohen të japin provimin e diplomës në datë 03 Shtator 2013. Temën e diplomës këta studentë do ta dorëzojnë në departamentin përkatës në periudhën 29 deri në 30 Gusht 2013. Tema do të pranohet edhe pa firmën dhe vlerësimin e udhëheqësit. Studentët që i kanë përfunduar provimet në sezonin e rregullt (dhe që nuk kanë hyrë në provimin e diplomës) dhe studentët që do t’i përfundojnë provimet në sezonin e vjeshtës, do ta mbrojnë diplomën në një datë tjetër që do të caktohet nga fakulteti në fund të muajit Shtator 2013.

(v.gj/shqiptarja.com)

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171