Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet Nga ELTON QYNO
09 Nentor 2013 - 05:32
Shkeljet, INUK gjobiti
22 milion lek kompaninë
TIRANE- Kompania që ka kryer punimet në kompleksin “Jon”, G.B.A. Konstruksion është gjobitur nga ish-kryeinspektori Gjergji Bojaxhi me 22 milion lekë të vjetra. Nuk dihet me saktësi nëse kjo shumë financiare është paguar nga ana e administratorëve të kësaj kompanie, por veprimet e kryera në teren të INUK-ut të asaj kohe, tregojnë se inspektorët e këtij institucioni dhe vetë Bojaxhi kanë qënë kundër ndërtimit të këtij pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon të plotë vendimin për dënimin me gjobë të “G.B.A. Konstruksion”, vendim i cili është marrë në datën 19 nëntor 2010. Bëhet fjalë për një shkelje që dy inspektorët e INUK, kanë konstatuar, duke u shprehur se në kantierin e ndërtimit, mungojnë masat e sigurimit teknik dhe tabela e identifikimit të objektit. Në këtë kushte ish-kryeinspektori Gjergji Bojaxhi, ka vendosur të gjobisë me 22 milion lekë të vjetra kudravajtësin “G.B.A Konstruksion” me adresë Uji i Ftohtë në Vlorë.

Gjobë e pezullim
Nga dokumentacioni që gazeta disponon për këtë çështje, rezulton se gjoba prej 22 milion lekë është marë në të njëjtën ditë dhe me vendimin për pezullimin e punimeve në kompleksin “Jon”. Në 19 nëntor 2010 dy inspektorët Sadikaj dhe Naqo, kanë përpiluar proces-verbalet dhe më pas kanë referuar çështjen tek Gjegji Bojaxhi, i cili me vendimin nr. 17 të 19 nëntorit ka vendosur të pezullojë punimet në kantier, ndërkohë që po në të njëjtën ditë ka marë masa për gjobitjen e këtij subjekti. Nuk dihet nëse kjo gjobë është paguar apo të jetë kundërshtuar në gjykatë, por mësohet se për këtë çështje, Gjergji Bojaxhi, ka reaguar duke kërkuar ndërprerjen e punimeve. Këto kanë qënë vendimet e para të mara nga Bojaxhi për këtë çështje, ndërkohë sërisht në muajin dhjetor të 2010, sërish ish-kryeninspektori ka marrë një tjetër vendim për pezullimin e për dy muaj të punimeve, pasi ka konstatuar shkeljet e shumta në pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës, shtetasit Xhafer Isufi.

Rrëzimi në gjykatë
Urdhëri me nr.15 i 27 dhjetorit 2010 që pezullonte punimet për dy muaj, është rrëzuar nga kompania “G.B.A. Konstruksion” në dy shkallët e gjyqësorit. Sipas vendimit të gjykatës dokumentacioni i shoqërisë paditëse është i plotë dhe konform të gjitha dispozitave ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës. Konstatimi i gabuar nga inspektorët e INUK i shkeljeve dhe kundravajtjeve inekzistente nga ana e shoqërisë “G.B-A Konstruksion”, tregon jo vetëm për një tendencë dashakeqe për të penalizuar pa të drejtë subjektin, por edhe një mangësi të theksuar të këtyre inspektorëve në ushtrimin e funksioneve të deleguara nga ligji në fuqi. Nxjerrja e një akti të tillë është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin dhe në abuzim me detyrat që ligjvënësi i atribuon këtij institucioni.

Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

3 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45