Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet Sokol Kondi 
09 Shkurt 2018 - 07:53 | përditesuar në 09:34
Nė tė gjitha librat e shenjtė, tė tė gjitha besimeve, ka njė porosi qė vjen nga Zoti vetė: Mos vidh! Ndoshta pėrbėn njė rast unik, por nė Shqipėri njė komunitet fetar paditet nga shteti se i ka vjedhur pronėn. Komunitetet fetare nė pėrgjithėsi, nė atė mish-mash konfliktesh deri me vėllavrasje, qė e kanė shoqėruar Shqipėrinė e tranzicionit post-komunist 27 vitet e fundit nė ēėshtjet e pronėsisė, kanė qenė deri-diku tė mirė-trajtuara. Atyre iu janė kthyer njė pjesė e mirė tė pronave dhe objekteve tė kultit qė u ishin konfiskuar gjatė regjimit komunist, edhe pse mbetet ende mjaft pėr t’u bėrė. Gjithashtu, shteti lėvron ēdo vit nga buxheti i tij njė fond tė caktuar financiar pėr bashkėsitė fetare.

Mund tė ketė patur ndonjė rast sporadik tė diskutueshėm, si njė vendim i Gjykatės Kushtetuese, qė u kthente pronarėve privatė njė truall nė Rrugėn Don Bosko nė Tiranė, i cili deri nė ato momente administrohej nga Kisha Katolike. Por ėshtė e vėshtirė qė tė gjejmė ndonjė precedent qė tė ketė ndodhur e kundėrta, pra qė njė komunitet fetar me rėndėsi, i cili ka marrėveshje financimi nga buxheti i shtetit, t’i ketė hyrė nė hak ndonjė tjetėr pronari privat apo shtetėror.

Padia
Me njė autorizim qė mban datė 13.01.2015, Kėshilli i Ministrave ka ngarkuar Avokaturėn e Shtetit tė ngrejė padi kundėr Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane, Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe Zyrės Vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme Sarandė, pėr kthimin shtetit tė pronės me sipėrfaqe kullote prej 36.7 hektarėsh, tė ndodhur nė Berdenesh tė Sarandės. Avokatura e Shtetit ka kėrkuar nga gjykata nė kėrkesė padinė e saj pavlefshmėrinė e vendimit nr. 116, datė 12.06.2009 tė ZRKKP tė Qarkut Vlorė, si dhe tė ēdo veprimi juridik tė mėvonshėm, qė mund tė jetė kryer mbi pronėn. Nė kėrkesė padinė e saj drejtuar Gjykatės sė rrethit Gjyqėsor Sarandė, Avokatura e Shtetit pretendon se Kryegjyshata Botėrore Bektashiane (nė vijim KBB) e ka fituar pronėn nė fjalė nė mungesė tė titullit tė pronėsisė dhe, madje, drejtuesit e kėtij komuniteti fetar kanė bėrė tė mundur qė KBB ta fitojė nė mėnyrė tė parregullt dhe tė paligjshme kėtė pasuri.

Shkeljet
Avokatura e Shtetit, duke iu referuar vėrtetimit tė pronėsisė qė ėshtė lėshuar nga ish-zyra e Hipotekės sė Delvinės mė 04.02.1996 nė favor tė KBB-sė dhe nė bazė tė sė cilės kjo e fundit ka ndjekur tė gjithė hapat e tjera pėr tė fituar dhe regjistruar pronėn nė fjalė, vėren se ky vėrtetim ėshtė i falsifikuar.
Falsifikimin nė fjalė Avokatura e konstaton nė faktin se dokumenti bazė, qė ka shėrbyer pėr njohjen e pronėsisė, ėshtė “Vėrtetimi i Zotnimit (Tapi)”, i nėnPrefekturės sė Delvinės, i vitit 1927. Ky dokument ėshtė njė fotokopje e origjinalit, e noterizuar me aktin nr. 4089 rep, tė noterit Bajram A. Aliko, Gjirokastėr dhe ka nr. e pėrgjithshėm 16299 dhe nr. rendor 177, viti 1927.

Mirėpo, nė kėtė dokument thuhet se prona nė fjalė i ėshtė shitur KBB-sė nė vitin 1927 nga dy vajzat e Riza Ēoēolit nga Gjirokastra: Zylejha dhe Hanėm Ēoēoli. Ky fakt bie ndesh me regjistrin kadastral tė vitin 1926, ku nė bashkėpronėsinė e pasurisė thuhet se Riza Ēoēoli ka vdekur dhe se pronėn e kanė trashėguar i biri i tij Selfo dhe e bija. Ky fakt konfirmohet edhe nga ēertifikatat e zyrės sė Gjendjes Civile nė emėr tė dy personave. Pėr kėtė arsye, Avokatura e Shtetit del nė pėrfundimin se dokumenti ėshtė i falsifikuar. Gjithashtu, Arkiva e Shtetit ka konfirmuar nė vitin 2014 pėr Avokaturėn e Shtetit se nuk ekziston asnjė e dhėnė arkivore pėr subjektet Zylejha Ēoēoli dhe Hanėme Ēoēoli. 

Gjithashtu nė dokumentin e hipotekės sė Delvinės mė 4.2.1996, nga hipotekuesi Arjan Haxhi, ky i fundit u referohet transkriptimeve tė vitit 1938, qė, sipas tij, dėshmojnė pėrfitimin e pronės dhe regjistrimin e saj nė emėr tė KBB-sė. Por edhe kjo bie nė kundėrshtim me “aktin e zotnimit” (tapinė) e Kryegjyshatės, qė ėshtė e vitit 1927, ēka, sipas Avokaturės, pėrbėn njė tjetėr element tė falsifikimit. 

Avokatura shkon edhe mė tej pėr tė provuar falsifikimin e tė tjera dokumenteve, tė tilla si vėrtetimin hipotekor, qė ėshtė i arsyetuar nė “vlerėsimin ligjor mbi shqyrtimin e kėrkesės nr. 25, datė 28.12.2006”, qė mban datėn 7.09.2007, tė cilin grupi i punės nė Zyrėn Rajonale tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nė qarkun Vlorė e vlerėson si tė ligjshėm. Sipas padisė, edhe ky dokument ėshtė i falsifikuar, sepse regjistri hipotekor, ku pretendohet se ėshtė bazuar lėshimi i kėtij vėrtetimi, nuk ekziston pranė Hipotekės Sarandė, madje nuk ekziston as nė dokumentet e librave hipotekorė. Falsiteti i tė dhėnave tė kėtij vėrtetimi, thekson pėrfaqėsuesi ligjor i shtetit shqiptar, argumentohet edhe me faktin se, nė vėrtetim, nuk pėrmenden as numri i indeksit ku ėshtė regjistruar prona, as numri i librit hipotekor ku ėshtė kryer regjistrimi i transaksionit, ekstremitete kėto, qė detyrimisht shoqėrojnė dhe identifikojnė ēdo regjistrim pasurie tė paluajtshme tė kryer nė librat hipotekorė. 

Njė element tjetėr, qė e bėn edhe mė tė dukshėm falsifikimin, ėshtė se KBB-ja, pėr tė pėrforcuar vėrtetimin e pronėsisė sė saj, i ėshtė referuar njė deklarate qė pretendon se ėshtė bėrė nga Babai i Teqesė sė Gjirokastrės, Ibrahim Kuka, mė 25.09.1945, i cili, pasi mori njoftimin pėr sanksionet nga reforma agrare, ka thėnė se zotėron 9/6 e njė kullote nė Delvinė, dokument i lėshuar nga Drejtoria e Arkivave Gjirokastėr. Por, nga verifikimi qė u bė nga Task Forca nė kėtė Arkivė, konstatohet lehtėsisht se nėnshkrimi i Baba Ibrahimit nuk ėshtė i njėjtė nė dokumenta tė ndryshėm. 

Gjithashtu, njė gafė edhe mė trashanike, qė e bėn qesharak falsifikimin, ėshtė se data 4.2.1996, e lėshimit tė vėrtetimit tė pronėsisė nga ish-Zyra e Hipotekės Delvinė, bie ditė e diel, qė ėshtė ditė pushimi zyrtar. Pėr rrjedhojė, Avokatura e Shtetit ka dalė nė pėrfundimin se  vendimi Nr.804, dt. 09.06.2009 i Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Sarandė, qė i ka njohur pronėn Kryegjyshatės ėshtė nul, sepse ėshtė bazuar mbi dokumente tė falsifikuara nga ana e KBB-sė. 

Shteti dhe kleri
Prej vitesh, ndonėse Shqipėria ka njė shtet laik, nga buxheti i kėtij tė fundit u akordohen komuniteteve kryesore fetare fonde monetare pėr t’u pėrdorur pėr investime, por edhe pėr shpenzime korrente. Masa e financimit nga buxheti i vitit 2017, ishte 109 milionė lekė, e miratuar pėr tė mbėshtetur financiarisht bashkėsitė fetare: Komunitetin Mysliman tė Shqipėrisė, Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Kishėn Katolike nė Shqipėri dhe Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane.

Kjo e fundit ka pėrfituar shumėn 25.840.000 lekė, ose afėrsisht 193 mijė euro, tė ndarė nė 3.696.000 pėr financimin deri nė gjysmėn e pagės minimale buxhetore pėr 28 punonjės tė administratės; 15.144 000 pėr ndėrtimin e Teqesė sė Elbasanit, pėr ndėrtimin e Teqesė nė Shtufit, Gjirokastėr dhe pėr ndėrtimin e Teqesė sė Martaneshit. Po kėshtu, 7 milionė lekė i janė dhėnė pėr shkak tė pozitės unike, si Kryegjyshatė Botėrore, me qendėr nė Tiranė, dhe tė shtrirjes sė veprimtarisė sė saj jashtė vendit.

Nga viti 2011 dhe deri vitin e kaluar, Kryegjyshata ka marrė nga shteti njė shumė prej 1.24 milionė eurosh (167.473.000 lekė). Ėshtė nė dorė tė prokurorėve dhe gjyqtarėve tė Vettingut tė verifikojnė nėse kemi tė bėjmė apo jo me vjedhje prone nė Sarandė. Nė rast se falsifikimet verifikohen, kjo do tė hapte njė faqe tė re korrupsioni, tė panjohur deri tani, ku pėrfshihen edhe klerikėt, qė predikojnė jetesėn e pėrkorė, pėr tė shpėtuar nga Ferri. Nė botė ndoshta ka patur skandale mė tė mėdha, po tė kujtojmė hallet financiare tė Vatikanit, apo ato me pedofilinė, por ndoshta ngjarje tė tilla ofrojnė momentin qė tė shihen si ēdo subjekt tjetėr edhe njerėzit e veshur me petka fetare, por qė operojnė nė njė terren tė pasur me korrupsion. I cili me tė vėrtetė duket se kėtu nuk ka lėnė qelizė tė jetės sociale pa prekur.    

dokumenta kryegjyshata

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

2 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
toni Ketu nuk eshte puna te natyra e sektit te bektashinjve, sepse filozofia e tyre eshte fisnike, por te degjenerimi qe ka pesuar ky institucion, si cdo gje tjeter ne Shqiperi. Dihet nga te gjithe se kush eshte ne krye te ketij institucioni fetar, se cfare lidhje ka me skraparllinjte e fuqishem, medemek "gjyshi boteror". Si mund te krahasohet ky njeri i paskrupullt, qe i thote vetes "kryegjysh", me Baba Rexhepin, kur gjoja predikon Zotin e thjesht vjedh, e ka bere edhe gjetiu, e di tere dynjaja!
avatar
Anonim
ema hipotekat jane mbush me njerez te korruptuar, po nuk I hoqen te gjithe nuk ka per tu rregulluar ndonjehere...ata mbrojne pislleqet e njeri -tjetrit, PUNOJNE NE GRUP, nuk mbarojne pune kurre edhe pse ligji dhe e drejta eshte me qytetarin
avatar
Anonim
Tmerr Gjyshatat PO na VJEDHIN .Peshqirat anekokes PO mbjellin gjysher HAJDUT .Bobo JEMI NE TURQI APO NE Libi ?? Cfare mbjellin kryegjyshatat NE hektaret e GRABITUR .Cfare prodhon XHAMIA be Dermenas te FIERIT ?? PAGUAJNE TAKSA te SHTETI .Drita UJE RRUGE mirembajtje NGA I VIJNE DHE faturat KUSH I vulos?? PO MBJELL PEME VELIAJ AFER kishave DHE xhamive QE te frymosen besimtaret e ZOTIT QE SKA ZOT QE TI DENOJE ?? ZULLUME KUNDER GJITHCKAJE , GRYKESI PER CDO GJE , PA NORMA. PA KANDAR .VETEM DROGA tahiriane
avatar
Anonim
anonim kryegjyshatat apo kryehajdutet i perzuri Qemal Attaturku se i shkaktuan dem te madh turqise dhe keta kane zene rrenje ne Shqiperi, se cfere sekti jane mjafton te shohesh masakren qe bejne cdo vit ne Tomor ku therin rreth 10000 qengja dhe hajne si derra qe skane pare kurre mish, keta dine te vjedhin dhe toke te shtetit....
avatar
Anonim
anonim Thonė se kryegjyshi botėror han per dreke ēdo dite nje qingj, nj tenxhere me pilaf dhe ne fund me rregulluar gojėn do dhe nje tenxhere me hallve,,,,
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45