Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:27 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet Driēim Ēaka
09 Janar 2018 - 14:02 | përditesuar në 09:08
Vetingu/Projektligji, ja kur njė
efektiv pėrjashtohet nga policia
Ekskluzive/2 formularėt qė do plotėsojnė policėt
Procedurat,efektet,si do kontrollohen punonjėsit 
Projektligji pėr vetingun e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit sqaron nė mėnyrė tė detajuar mėnyrėn se si do tė kryhet procedura e kontrollit. “Shqiptarja.com” ka zbardhur subjektet qė do t’i nėnshtrohen kontrollit. Gjithashtu sqarohen rastet se kur efektivėt e policisė do tė largohen nga puna pas pėrfundimit tė procesit tė vetingut. Po kėshtu projektligji sqaron nė mėnyrė tė detajuar edhe rastet e konfirmimit nė punė apo pėr dėnimet alternative.

KUSH DO KONTROLLOHET
Sipas projektligjit 12 mijė punonjėsit e policisė do tė kontrollohen nga dy komisione; nga Komisioni i Jashtėm i Vlerėsimit vlerėson punonjėsit nė pozicionet ose me gradat e mėposhtme: a) Drejtor  dhe Zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm, drejtor departamenti, drejtor i drejtorisė qendrore, drejtor e zėvendėsdrejtor vendor dhe shef komisariati, nė Policinė e Shtetit; b) Komandant e Zėvendėskomandant, si dhe ēdo oficer me gradė major, Nėnkolonel dhe Kolonel nė Gardėn e Republikės; c) Drejtor i Pėrgjithshėm dhe zėvendėsit tė tij, si dhe drejtorė e shefa sektori, nė Shėrbimin pėr Ēėshtjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ndėrsa Komisioni Qendror i Vlerėsimit vlerėson: a) punonjėsit e Policisė nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit dhe nė strukturat e veēanta, me pėrjashtim tė atyre tė pėrcaktuar nė germėn “a”, tė pikės 1, tė kėtij neni, punonjėsit e Akademisė sė Sigurisė, Institutit tė Policisė Shkencore, si dhe nė strukturat e veēanta; b) punonjėsit e Gardės sė Republikės me gradė Nėntoger, Toger, Nėnkapiten, Kapiten; c) tė gjithė punonjėsit e Shėrbimit pėr Ēėshtjet e Brendshme dhe Ankesat, me pėrjashtim tė atyre tė pėrcaktuar nė germėn “c”, tė pikės 1, tė kėtij neni.

PROCEDURA
Projektligji i ri rregullon procedurėn e vlerėsimit, duke parashikuar rregulla tė pėrgjithshme tė zhvillimit tė saj, si veprimet dhe verifikimet qė mund tė kryejnė organet e vlerėsimit, informacionet qė mund tė pėrdorin etj. Ėshtė parashikuar gjithashtu mėnyra e bėrjes sė njoftimit pėr ēfarėdolloj komunikimi gjatė procesit tė vlerėsimit.

Janė pėrcaktuar gjithashtu, tė drejtat e punonjėsve qė i nėnshtrohen procesit tė vlerėsimit, mjetet pėr kėrkimin e tė dhėnave apo informacioneve, si dhe rastet kur punonjėsit i kufizohet e drejta e informimit. Po kėshtu janė parashikuar edhe llojet e tė dhėnave mbi tė cilat organet e vlerėsimit mund tė kenė akses, si: pėr gjendjen gjyqėsore tė punonjėsit, nė llogaritė bankare, tė dhėnat tatimore, bazat e tė dhėnave mbi automjetet, nė tė dhėnat qė provojnė ekzistencėn e parave fizike, trusteve apo marrėveshjeve tė tjera tė ngjashme, etj.

Nė dispozitat e projektligjit, janė pėrcaktuar elementėt e vendimit tė organeve tė vlerėsimit, i cili mund tė jetė vendim pėr:

-    Konfirmimin nė detyrė;

-    Detyrimin pėr tė ndjekur programin e trajnimit;

-    Pėrjashtimin nga detyra.

Kėshtu, punonjėsi qė i ėshtė nėnshtruar vlerėsimit kalimtar, sipas kėtij ligji, konfirmohet nė detyrė nė rast se plotėson sė bashku kushtet e mėposhtme:

a)   arrin nivel tė besueshėm nė vlerėsimin e pasurisė;

b)   arrin nivel tė besueshėm nė kontrollin e figurės;

c)   arrin nivel tė mjaftueshėm tė vlerėsimit profesional.

Nė kėtė rast, Trupa e Vlerėsimit arsyeton nė vendim se punonjėsi konsiderohet i pėrshtatshėm pėr tė vazhduar ushtrimin e detyrės. Nėse ėshtė vendosur qė punonjėsi duhet tė ndjekė programin e trajnimit, ai duhet tė kryhet, brenda njė periudhe 1-vjeēare nga momenti i dhėnies sė vendimit.

KUR PERJASHTOHEN EFEKTIVET
Punonjėsi qė i ėshtė nėnshtruar vlerėsimit, pėrjashtohet nga detyra nė kėto raste: a)kur deklaratat pėrmbajnė tė dhėna tė rreme; b) kur rezulton se ka fshehur pasuri, gjatė vlerėsimit tė pasurisė, pėrfshirė edhe personat e lidhur me tė; c)   kur pasuria e deklaruar apo e justifikuar nuk mund tė justifikohet nga burime tė ligjshme tė ardhurash;  d)kur rezulton me probleme serioze gjatė kontrollit tė figurės, sepse ka kontakte tė papėrshtatshme me personat e pėrfshirė nė krimin e organizuar qė bėn tė pamundur vazhdimin e detyrės; e) kur rezulton se ka bėrė deklarim tė pamjaftueshėm pėr kontrollin e figurės dhe pasurisė, sipas parashikimeve tė kėtij ligji.

Nė rast se punonjėsi qė i nėnshtrohet i vlerėsimit pėrfundon programin e trajnimit, Akademia e Sigurisė i paraqet Drejtorisė sė Burimeve Njerėzore tė institucionit ku ėshtė i punėsuar punonjėsi, rezultatet e provimit pėrfundimtar, duke u shprehur nėse pėrfundon me sukses ose jo. Nė rast tė kundėrt, punonjėsi pėrjashtohet nga detyra. Kundėr vendimeve tė organeve tė vlerėsimit, punonjėsi mund tė paraqesė ankim nė gjykatėn kompetente sipas legjislacionit nė fuqi.

VLERESIMET PERIODIKE
Dispozita e fundit e projektligjit, pėrcakton transpozimin e sistemit tė vlerėsimit kalimtar nė njė sistem periodik vlerėsimi, me qėllim ruajtjen e standardeve qė do tė pėrfitohen nė pėrfundim tė procesit tė vlerėsimit kalimtar, sipas kėtij projektligji. Kėshtu, ėshtė parashikuar qė tė gjithė punonjėsit qė emėrohen nė Policinė e Shtetit, Gardėn e Republikės dhe nė SHĒBA, duhet tė plotėsojnė formularėt e detyrueshėm, sipas shtojcave tė kėtij ligji.

Gjithashtu, ėshtė parashikuar, qė vlerėsimi i punonjėsve tė institucioneve tė sipėrpėrmendura, mund tė bėhet periodikisht sipas vlerėsimit tė Ministrit tė Brendshėm, me propozimin e titullarėve tė kėtyre institucioneve. Nė kėtė rast, procedura e vlerėsimit dhe organet pėrgjegjėse, pėrcaktohen mė udhėzim tė Ministrit tė Brendshėm.

 

Projektligji pėr Vettingun nė Policinė e Shtetit

d.c./shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ēe pyet Prandaj iku Drejtori i Policise. Cdo gje me plan.
avatar
Anonim
Vetingu Jan ne terezi kta. Po policet do bejne kurs apo do deklarojne pasurine? Z. Minister cdo punonjes policie ka dosjen ne kuader ne rast se konstatohen dosjet me probleme, atere merni masa si per ate dhe ai qe e ka pranuar ne polici. Boll me kto lojra se lat nam. Me ardhjen e Tahirit u pranuan shume police me probleme kta hetoni boll u moret me ata qe Jan te ndershem
avatar
Anonim
ce ka police shteti ne Durres qe kane ngritur keshtjella 5 katshe me rroge polici bile pa leje duke i zene frymen banoreve te 5 kateve te pallatit ngjitur se i ka shkuar gjysem m afer dhe ka bllokuar per jete diellin. banoret heshti se nuk mund te maten me policin qe ju ben zbor prej vitesh dhe ngre keshtjelle 5 kateshe me rroge polici......
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40