Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:15 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
08 Prill 2015 - 09:52 | përditesuar në 10:07
Vrasjet në Vlorë, FNSH kontrolle në
Durrës, bllokohet 1 makinë e blinduar
DURRES - Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndërmarrë ditën e djeshme një oeracion për kontrollin e mjeteve luksozë, vetëm pak orë pas masakrës në Vlorë ku u vranë tre të rinj si dhe një tjetër mbeti i plagosur. Synimi i operacionit është ndalimi i personave me precedentë penale.

Në kuadër të këtij operacioni në të cilin ishin ngritur dy postoblloqe, një tek "Ura e Dajlanit" dhe një tek rruga e re e ish Kënetës, u bë i mundur shoqërimi në komisariate i 30 personave, ndërsa u arrestuan dy të tjerë për përdorim të pijeve alkoolike gjatë drejtimit të automjetit. Po ashtu një automjet i blinduar është bllokuar pa dhënë shumë detaje të tjera, ndërsa 6 automjete të tjera janë bllokuar për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Siç theksohet nga ana e autoriteteve të rendit, ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në qytetin bregdetar me qëllim luftën ndaj kriminalitetit dhe rritjes së sigurisë.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
vlora.... Vrihuni dhe nje here se e shikoni se cfar ju ben shteti.jaaa postoblloket ne cdo qytet..po ce do se i bejne gjithmone pas vrasjeve e jo para vrasjeve.
avatar
Anonim
Denis stafa prej mahmurrasit Kam vra nji gomist se sme fryu gomen rrezerv te biqikletes , e kam vra pare tu ik per shpi shpin e kam afer gomistit , mos me kerkoni ne shkoder por me kerkoni ne tirane , aty ku ban kafja 40 lek se skam veq 1000 lek ishalla me kapni se me kurse i lekt
avatar
Anonim
A.N. Vetem po pate biciklete luksoze mund te te ndalojne postoblloqet.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274