Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
13 Gusht 2017 - 08:51
Zhurmat, të gjithë qytetet
tejkalojnë normat e lejuara
Zhurma është pjesë e përditshmërisë në çdo qytet në Shqipëri. Raporti i fundit i publikuar nga Agjencia Kombëtare i Mjedisit ka nxjerr në pah se norma prej 55 decibel e nivelit të zhurmës e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tejkalohet si ditën ashtu edhe natën.

Përgjatë ditës më e zhurmshmja është kryeqendra e vendit, ku norma e tejkalohet me 17.23%, ndërsa pasohet nga Vlora me 19,94%, Berati 12,10%, Korca 11,49%, Gjirokastra 10,18%, Saranda 9,3% dhe i fundit renditet qyteti i Fierit 8,45% . Edhe natën, Tirana sërish është e para përsa i takon nivelit te zhurmave duke e tejkaluar me 24,91 % nivelin e zhurmave, ndërsa i vetmi qytet i qetë dhe brenda normave është Berati.

Në Tiranë, niveli i lartë i zhurmave lidhet me numrin e lartë të popullsisë dhe makinave ne qarkullim. Gjatë ditës “Rruga e Elbasanit” rezulton të jetë me nivelin më të lartë të zhurmës, për t’u pasuar me “Kryqëzimin te Selvia ”dhe “Kryqëzimin te 21 Dhjetori”.

E ndërsa natën, zona më e zhurmshme në kryeqytet është Lapraka dhe më e qeta pallati i kongreseve.

Ky nivel i lartë i zhurmës sipas ekspertëve vjen si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, gjendjes se tyre motorike të amortizuar, ndërtimet, mungesa e brezit mbrojtës të gjelbër midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore, mos zbatimi i teknikave për minimizimin e zhurmave në ndërtimin e rrugëve, si dhe mungesa e zonave të qeta në qytete. Nëse do të shohim aspektin shëndetësor, mjeket thonë se niveli i lartë i zhurmave dëmton dëgjimin, shkakton ankthe si dhe favorizon pagjumësinë.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Beni Po altoparlantet e xhamive e kumonat e kishave qe po na cmendin dite e nate, nuk jano ndotje akustike?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Braēe: Koncesionet pėr firmat offshore tė ndalohen me ligj
Meta: Sensibilizim ndėrkombėtar pėr  lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė Kosovės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/11/2017, Viti VII - NR.276