Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 13:56 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza Nga ILIR YZEIRI
13 Gusht 2017 - 08:43 | përditesuar në 09:10
10 gusht, lotėt e Shėn 
Lorencos/Nga Ilir Yzeiri
Nėse do tė kuptosh se ēfarė interesash ka njė komunitet i caktuar, ēfarė ndjeshmėrish apo ēfarė temash trajton, pėr ēfarė interesohet dhe ēfarė nuk i hyn nė sy, nė pėrgjithėsi, ėshtė mirė tė shohėsh medien e atij vendi dhe do ta kuptosh se me ēfarė bashkėsie, vendi, etnie apo kulture ke tė bėsh. Shtypi ynė, sidomos ai i shkruari, ka vite qė ėshtė nė krizė tė thellė identiteti dhe po vuan pasojat e njėmijė e njė dukurive duke filluar nga televizioni e duke pėrfunduar te interneti. Megjithatė, nėse do t’i shohėsh tė gjitha bashkė, gazeta e revista, tv e blogje tė caktuara, medie on-line e rrjete sociale, do tė konstatosh se pjesėn mė tė madhe e zėnė lajmet banale pėr jetėn e konsumit tė pasunarėve tė rinj shqiptarė dhe banalitetet gjysmė erotike tė femrave e meshkujve qė shtypi i trajton si qėnie tė posaēme nga qė kėndojnė ose nga qė mė sė shumti nxjerrin nė reliev pjesė tė veēanta tė trupit. Historitė qė tregohen pėr to e pėr ta janė nga mė tė rėndomtat : ai e la, ky e mori, pastaj ai mori atė qė e kishte lėnė ai. Trupa tė zhveshur nė det, vajza me “bikini” e pa “bikini”(rroba banjoje) dhe kėshtu pa fund. Rubrikat nga historia apo nga e kaluara ndėrtohen me fragmente librash tė botuara e tė stėrnjohura dhe e reja e ēdo viti ėshtė gjithmonė njė ngjarje me Kadarenė. Shkrimtari ynė i madh duket se ėshtė i pėrndjekur nga fati qė ēdo behar tė nxehtė tė bėhet viktimė e ndonjė historie me diktaturėn. Ka 27 vjet dhe pyetja apo raporti i Kadaresė me Enver Hoxhėn jo vetėm qė nuk ėshtė kuptuar, por nga viti nė vit, rimerret e u hidhet turmave si ujė i ftohtė qė tė lagin kokėn e nxehtė tė gushtit qė nuk prodhon lajme. Nga gjithė kjo mua mė duket vetja sikur jetoj nė njė kapanon tė madh me njerėz gjysmė tė marrė qė nxiten kush e kush tė tregojė mė shumė se sa i pasur ėshtė, me femra qė nxiten kush e kush mė shumė tė tregojė se sa mendjelehtė ėshtė dhe se sa po e shijon jetėn ose hipur mbi ndonjė benz luksoz ose shtrirė nė ndonjė  vijė bregdeti. Nganjėherė mė duket sikur kėtu, nė kėtė kapanon-ēmendinė, nga mėngjesi nė darkė nuk flitet pėr asgjė tjetėr po veē pėr bikini, pėr linjat dhe format e lloj-lloj femrave qė publiku ose nuk i njeh ose nuk i kupton se si mund tė rrijė robi i Perėndisė gjithė vitin me rroba banjoje sepse ka disa personazhe tė tilla qė gjithė vitin janė me rroba banjoje. Popull mendjelehtė dhe i keqyshqyer nga trutė, shqiptarėt po e kalojnė edhe kėtė gusht tė nxehtė tė mbėshtjellė jo vetėm nga dielli pėrvėlues, por edhe nga lajme me heronj tė pėshtirė nga bota e konsumit dhe askush nuk e kupton se cili duhet tė jetė modeli i jetės nė njė vend si ky i yni.  Por le tė dalim pėr njė ēast nga ēmendina jonė e vapės sė gushtit dhe tė marrim pak ajėr. 

Duke lexuar « Corriere della Serėn » mė 10 gusht mė tėrhoqi vėmendjen njė shėnim. 10 gushti ishte dita e Shėn Lorencos qė pėrkon me ditėn kur nga qielli shihen mė sė shumti yjet qė bien. Madje mes ditėve 12 e 13 gusht mund tė shihen mė sė shumti yjet qė bien nga qielli. Shėn Lorenci ėshtė shenjtori qė mbron bibliotekat dhe mendohet se ka jetuar nė shekullin III. Emri i tij lidhet me kėtė natė tė magjishme tė rėnies sė yjeve sepse mendohet se yjet e ndritshme qė bien nga qielli janė lotėt e shenjtit qė i lutet Atit ditėn e sakrificės sė madhe. Mirėpo kjo ditė ėshtė e shenjuar edhe nga njė histori tjetėr dhe lidhet me njė poezi tė famshme tė poetit italian Xhiovani Paskoli tė titulluar « X Augusto ». Pikėrisht mė 10 gusht vritet nga njerėz tė panjohur babai i poetit. I shtyrė nga kjo ngjarje ai shkruan poezinė qė pėrmenda e cila u botua nė vitin 1896 nė revistėn « Marzocco ».  Pasi lexova poezinė qė ishte me tė vėrtetė e bukur, gjeta edhe diēka tjetėr qė mė tėrhoqi. Poezia shoqėrohej nga njė analizė teksti, nga njė koment dhe nga njė shėnim metrik. Pra ishte gati si njė tekst mėsimor pėr shkollėn e mesme. Duke e parė atė poezi dhe atė mėnyrė paraqitjeje m’u kujtua shkolla jonė e mesme dhe tekstet makabre tė saj. Vendosa t’i paraqes nė kėtė shkrim dhe nuk do tė bėj asnjė koment. Ata qė i njohin tekstet makabre tė letėrsisė sė shkollave tė mesme, le tė mė thonė nėse e gjejnė njė analizė tė tillė dhe le tė mė tregojnė nėse e kam gabim. Mė mjaftoi kjo ditė, pra 10 gushti, pėr tė parė regresin tragjik tė shkollės sonė. Nė vitet ‘30-’40, ne patėm tekste tė plota e tė mira tė letėrsisė dhe tė disiplinave tė tjera po ashtu. Pas ēlirimit, tekstet e letėrsisė kaluan nėpėr disa duar dhe nė fund u shfytyruan fare, por kishin nė pjesėn mė tė madhe njė aparat teorik klasik qė ishte serioz. Pas viteve ’90, tekstet e letėrsisė sidomos janė shfytyruar dhe nxėnėsit e sotėm nė ato tekste vetėm letėrsi nuk mėsojnė. Po ky ėshtė njė debat tjetėr. Le tė shohim kėtė poezi dhe paraqitjen e saj.
San Lorenzo, io lo so perché tanto         
di stelle per l'aria tranquilla
arde e cade, perché si gran pianto
nel concavo cielo sfavilla.

Ritornava una rondine al tetto:
l'uccisero: cadde tra i spini;
ella aveva nel becco un insetto:
la cena dei suoi rondinini.

Ora č lą, come in croce, che tende
quel verme a quel cielo lontano;
e il suo nido č nell'ombra, che attende,
che pigola sempre pił piano.

Anche un uomo tornava al suo nido:
l'uccisero: disse: Perdono;
e restņ negli aperti occhi un grido:
portava due bambole in dono...

Ora lą, nella casa romita,
lo aspettano, aspettano in vano:
egli immobile, attonito, addita
le bambole al cielo lontano.

E tu, Cielo, dall'alto dei mondi
sereni, infinito, immortale,
oh! d'un pianto di stelle lo inondi
quest'atomo opaco del Male!

Pėrkthimi do tė ishte pak a shumė kėshtu: 

San Lorenco! Unė e di pse 
kaq shumė yje nga qielli i qetė 
digjen e bien, pėrse kėta lotė 
nė kupėn e qiellit ndrijnė.

Njė dallėndyshe kthehej nė fole,
e vranė: ra mes pishave
kishte nė sqep njė insekt
darkėn e dallėndysheve tė vockėla

Tani ėshtė atje si nė njė kryq e shtrirė
me insektin nė gojė nė qiellin e largėt
ēerdhja e saj ėshtė nė terr dhe pret
ashtu nė agoni deri sa tė ngordhin urije

Edhe njė burrė po kthehej nė vatrėn e tij,
e vranė: i kam falur –tha ai.
e nė sytė e tij mbeti njė thirrmė
kishte dy kukulla nė duar pėr fėmijėt e tij

Tani atje nė shtėpinė e vetmuar,
e presin, e presin mė kot,
ato tė palėvizura, tė mpira duken
kukullat mė sytė nė qiellin e largėt

Dhe ti, o Qiell, nga lart botės
i paqtė, i pambarim, i pavdekshėm!
Oh, njė lumė lotėsh si yje qė bien
derdh mbi kėtė atom tė errėt tė sė Keqes.

Pėr ta shijuar dhe pėr ta kuptuar mė mirė kėtė poezi nė fillim autorėt kanė bėrė njė analizė teksti, pra kanė shpjeguar poezinė dhe i kanė bėrė vargjet mė tė kuptueshmė duke zbėrthyer figuracionin e tyre, pra duke shpjeguar shenjueshmėrinė, nė mėnyrė qė poezia tė kuptohet nė radhė tė parė. Le ta shohim se si e realizojnė autorėt kėtė:
San Lorenzo (apostrof -  poeti i drejtohet shenjtit qė kujtohet mė 10 gusht, qė ėshtė edhe dita e vrasjes sė babait), unė e di pse kaq shumė yje (kaq shumė yje: pėr rastėsi tė njė fenomeni astronomik, natėn e Shėn Lorencit, yjet qė bien janė mė tė shumtė se zakonisht) ndrijnė dhe bien nė ajrin e kthjellėt, pse njė e qarė kaq e madhe (e qarė e madhe: yjet qė bien bėhen metaforė e sė qarės) shfaqet nė pamjen e qiellit 
(qiell konkav –prej tokės qielli duket si njė   gjysmė rrethi). 
Ndėrsa dallėndyshja kthehej nė ēerdhen e saj (nė ēerdhe - sinekdokė): e vranė: bie mes degėve me hala pishe (pishat); kishte nė sqep njė insekt: darka e dallėndysheve tė vockėla (dallėndyshja ishte i vetmi burim pėr mbijetesėn e tė vegjėlve ashtu si babai i poetit ishte pėr familjen e tij). 
Tani ėshtė atje,si nė njė kryq (dallėndyshja e rrėzuar ka krahėt e hapuar si tė ishte e kryqėzuar) qė mban atė insekt (insekti i vargut 7) drejt qiellit tė largėt (metafora- cilėsori i largėt i pėrdorur edhe nė vargun 20, nė tė dyja rastet, vė nė dukje indiferencėn e Zotit pėr vuajtjet e qėnieve tė gjalla) dhe ēerdhja e saj (metonimia; ēerdhja ėshtė emblema e gėzimit familjar) dhe me rėnien e natės (nė hijen e errėt hija e natės ėshtė edhe metafora  e dhimbjes dhe e vdekjes), nė pritje (tė ushqimit)  qė dėgjiohet gjithmonė e mė pak (dallėndyshet e vockėla, tė mbetura pa nėnėn qė do t’u sillte ushqimin, tani janė gati duke ngordhur).
Edhe njė njeri (babai i Poetit) po kthehej nė familjen e tij (nė ēerdhen e tij - metafora): e vranė; tha: I fal (para se tė vdiste ai i fali vrasėsit e tij) dhe mbeti me sytė e shqyer qė tregonin dhimbjen qė nuk mund tė tregohet me fjalė (sytė hapur  njė britmė: metafora - Pascoli pėrdor imazhe tė forta dhe sugjestive pėr tė transmetuar dramaticitetin e skenės): mbante dy kukulla si dhuratė (metafora – komunikon idenė e familjes). 
Tani atje, nė shtėpinė e vetmuar (e vetmuar – e dėrrmuar nga dhimbja), e presin (presin – anadiplosi – folja pėrsėritet pėr tė treguar pritjen gjithė ankth)  mė kot: ai i palėvizshėm dhe i ngrirė i ngrirė (i tmerruar nga e keqja njerėzore), i tregon Zotit kukullat (qiellit tė largėt).
Dhe ti qiell nga largėsia e botės tėnde tė paqtė  (sepse nuk njohin tė keqen dhe dhimbjen, larg nga mjerimi njerėzor), i pafundėm dhe i pavdekshėm, me pak lot yjesh e njom kėtė atom tė sė keqes (kėtė atom...E keqja: toka e errėt dhe e fragmentarizuar –nė Universin e pamatė – tė dominuar nga e Keqja).

Kjo ėshtė analiza e tekstit poetik ose parafrazimi. Pra ta kthesh gjuhėn poetike nė prozė, ta bėsh tė padukshmen poetike tė njohur, tė kuptueshme. Pas kėsaj vjen komenti ose analiza. Ju kujtohet besoj sa herė ju kanė kėrkuar e ju kėrkojnė : bėni analizėn e kėsaj poezie. Por tani ėshtė tjetėr histori nė shkollat tona tė dėrrmuara. Le tė kthehemi te poezia jonė. Autorėt shkruajnė:
Kjo poezi u botua nė revistėn “Marzocco” mė 1896 e pastaj u pėrfshi nė botimin e katėrt tė Myricae. Kjo lirikė trajton njė nga ngjarjet mė tė dhimbshme dhe me dramatike tė jetės sė Paskolit, vdekjen e dhunshme tė tė atit. Ditėn e Shėn Lorencit mė saktė mė 10 gusht, babai i Paskolit u vra me disa plumba nga disa tė panjohur kur po kthehej nė shtėpinė e tij.
Pėrmes kėsaj poezie poeti do t’i komunikojė lexuesit trishtimin e tij pėr vdekjen e tė atit tė vrarė duke e theksuar atė pėrmes vėnies pėrballė tė fatit tė njė dallėndysheje  me ushqimin nė sqep pėr tė vegjlit e saj dhe tė atit qė po kthehej nė shtėpi me dy kukulla nė duar pėr dy vajzat e tij nė mėnyrė tė tillė qė tė nėnvizojė padrejtėsinė dhe tė keqen qė zotėron nė tokė
Legjenda popullore i identifikon yjet qė bien nga qielli, tė cilėt mė 10 gusht kanė rėnien mė tė madhe dhe mund tė shihen mė mirė, me lotėt e Shėn Lorencos. Pascoli e pėrdor kėtė simbologji dhe fenomenin qiellor tė yjeve qė bien e shndėrron nė njė vajtim apo nė njė qarje me lotė qė yjet derdhin pėr fatkeqėsinė e njeriut dhe padrejtėsinė nė botė. Pėrmes analogjisė ai arrin ta zgjerojė dhimbjen vetjake duke e bėrė universale. Kthehet tema e dashur e tij pėr “vatrėn” , vendi i vetėm ku mund tė harrohet e keqja dhe dhimbja e botės qė ėshtė jashtė. Nė titull “X” e datės ėshtė pėrdorur pėr tė dhėnė idenė e kryqit. 
Kaq ėshtė analiza. Nė fund ėshtė edhe njė konsideratė pėr metrikėn.
Poezia ėshtė kompozuar me gjashtė vargje katėrshe qė alternohen sipas skemės ABAB CDCD. Ligjėrmi i fragmentarizuar nė fraza tė shkurtra tė ndara pėrmes ritmit goditės ndihmon qė tė shprehet dramaticiteti i situatės.

Kjo ishte ajo qė mė tėrhoqi nė datėn 10 gusht. Kėshtu pėrkujtohej kjo datė nė medien italiane dhe nė faqe tė ndryshme tė rrjeteve sociale. Duke parė kėtė poezi dhe kėtė analizė, mendova se edhe ne kemi mjaft poezi dhe proza tė mrekullueshme nga tradita historike qė mund t’i rikojtojmė dhe mund t’i rindėrtojmė pėr tė mbajtur gjallė memorien kulturore. Mirėpo nė ēast u kujtova se nė kėtė pikė ne gati po falimentojmė. Memoria jonė kulturore po mbushte me turbo-folk, me histori fėmijėsh tė pasunarėve apo tė atyre qė thirren artista dhe qė rrinė gjithė vitit me rroba banjoje e majė benzave apo shtrirė nėpėr ranishte.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

13 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
TMERR! Epo shoqeria e palaēove qe duan ta kthejne njerezimin ne nje turme amorfe pa mendim e ndjenje, thjesht nje qenie biollogjike shume afer kafshes, veēse me nje ndryshim se eshte e mbushur me rraqe e kremra e lloj lloj garniturash. Thjesht nje mut me lule. Dhe sa me i madh behet muti aq me shume shtohen lulet dhe fjangot. Ky sistem i kalbur dhe i felliqur kapitalist me horrat dhe te degjeneruarit e djallit qe e drejtojne ate po i vene derrmen e kazmen te gjithe shoqerise njerezore... PERFUNDIMIDSHT
avatar
Anonim
TMERR! Epo shoqeria e palaēove qe duan ta kthejne njerezimin ne nje turme amorfe pa mendim e ndjenje, thjesht nje qenie biollogjike shume afer kafshes, veēse me nje ndryshim se eshte e mbushur me rraqe e kremra e lloj lloj garniturash. Thjesht nje mut me lule. Dhe sa me i madh behet muti aq me shume shtohen lulet dhe fjangot. Ky sistem i kalbur dhe i felliqur kapitalist me horrat dhe te degjeneruarit e djallit qe e drejtojne ate po i vene derrmen e kazmen te gjithe shoqerise njerezore... PERFUNDIMIDSHT
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250