Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:49 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza NGA AFRIM KRASNIQI
08 Mars 2013 - 08:00
Arsimi dhe festa e 7 marsit
Si pėrherė rrugėt sot ishin tė mbushura me fėmijė me tufa lulesh. Janė pėr mėsuesit. Nė shenjė nderimi besoj. Dhe mirė bėjnė sepse secili nga ne, i ri apo nė moshė emrin dhe kujtimin e mėsuesit e ka tė pandarė nė memorien e vet jetėsore. Por tej luleve dhe fjalėve tė bukura 7 Marsi meriton tė kujtohet edhe pėr diēka tjetėr: Kushtetuta jonė pėrcakton arsim tė detyrueshėm 9 -vjeēar.

Sipas vete MASH janė 71 mijė fėmijė qė nuk e mbarojnė arsimin 9 vjeēar pėr arsye tė ndryshme, janė mijėra tė tjerė nė emigracion qė nuk kanė mundėsi tė mėsojnė shqip, janė rreth 112 shkolla nė vend jashtė funksionit (klasa tė pėrbashkėta ku mėsojnė fėmijė nga 6-12 vjeē), etj.

Kushtetuta detyron shtetin pėr prioritet arsimor, por arsimi nuk ka qenė dhe nuk ėshtė asnjėherė prioritet social. Buxheti shtetėror pėr arsimin ėshtė dy herė mė i ulėt sesa mesatarja e kėrkuar nga BB, dhe ėshtė 0 lekė pėr kėrkimin shkencor.

Sot mėsuesit nė Shqipėri nuk kanė status, nuk gėzojnė tė drejta dhe as mbrojtje ligjore, nuk kanė kontratė tė pėrhershme punė dhe as garanci pėr vijueshmėri nė rast rotacioni politik apo thjesht ndryshim tė drejtorit arsimor nė qark/rreth, mėsuesit janė tė detyruar tė kryejnė kurse trajnimi nė 2-3 OJF private tė lidhura me politiken kundrejt disa qindra euro nė vit, janė tė detyruar tė marrin pjesė nė mitingje elektorale dhe vendi ynė ėshtė i vetmi ne Evropė ku nė kopshte, ēerdhe e shkolla kryeministri dhe politikanė tė tjerė shkojnė e mbajnė fjalime politike duke u kėrkuar tu bėjnė presion prindėrve pėr vote pro qeverisė.

Gjatė 2013 patėm 12 raste tė arrestimit pėr korrupsion tė mėsuesve dhe asnjė rast tė arrestimit pėr ndonjė zyrtar tė lartė edhe pse, p.sh, dy ministra patėn akuzuar njėri - tjetrin pėr miliona euro pėrfitime apo kur njė deputet deklaroi nė parlament se i kanė kėrkuar 3 mijė euro pėr emėrimin e njė mėsuesi.

Sot kemi 46 universitete, por asnjė diplomė e tyre nuk ka njohje ndėrkombėtare, asnjė prej tyre nuk plotėson kriteret e pėrcaktuara nga ligji (cilėsi dhe kushte mėsimore) pėr akreditim ndėrkombėtar dhe nė renditjen botėrore ato ndodhen nė fundin e listės evropiane.

Vetė pedagogėt nuk kanė gjithashtu as mbrojtje, as status dhe as garanci pėr pavarėsinė e mendimit tė tyre akademik dhe jo vetėm. Nuk gjen vend tjetėr ku rektorėt pranojnė tė jenė nė lista kandidatėsh pėr kėshilltarė apo qė universitetet, me urdhėr tė shefave apo pronareve, tė shndėrrohen nė stafe elektorale.

Nuk ndodh nė ndonjė vend tjetėr nė NATO qė pedagogu tė pėrjashtohet nga mėsimdhėnia thjesht e vetėm se ka bindje politike me njė parti tjetėr nga pronarėt/drejtuesit, apo qė njeriu i akuzuar se ka botuar e mbrojtur gradė shkencore me njė libėr tė vjedhur nga njė autor amerikan tė emėrohet ... shef pėr programet mėsimore dhe kėrkimin shkencor pėr tė gjitha universitetet shqiptare.

Nuk ka vend tjetėr nė NATO, ku disa persona tė akuzuar publikisht pėr 2-3 diploma falso zgjidhen rregullisht deputete, qė zyrtarėt drejtues tė jenė njėherėsh edhe bashkėpronarė nė bizneset private tė arsimit, qė rroga e njė pedagogu nė UT tė jetė 550 euro nė muaj kurse e njė tjetri me lidhjet e duhura politike te jetė 12 mijė euro/muaj; qė sistemi universitar tė drejtohet nga individė qė kanė frikė tė publikojnė online punimet e tyre shkencore pėr shkak tė ngarkesės sė lartė ideologjike nė regjimin e mėparshėm kur ata i kanė shkruar; qė MASH brenda 10 vitesh ta ndryshojė pesė herė sistemin arsimit 8+1+3+1, me pas 8+1+3+2, 9+3+1, 9+3+3, 6+3+3+2 etj dhe secila skemė tė konsiderohet reformė historike; qė modeli arsimor i njė vendi europian tė merret nga Kili i largėt i kohės sė Pinocetit; qė mėsimet tė zhvillohen me 2-3 turne, dhe vetėm 2-3 herė nė jave; apo qė njė zyrtar shumė i lartė i shtetit brenda njė viti akademik jashtė ēdo kriteri ligjor merr 2-3 tituj shkencore!

Nuk imagjinohet nė njė vend tė zhvilluar qė 2/3 e pedagogeve tė jenė individė pa asnjė botim profesional, pa merita dhe cilėsi kėrkimi dhe pa eksperience. Nuk mund tė ketė vend tjetėr ku me njė VKM krijohet universitet i ri me vetėm 2 fakultete, thjesht e vetėm pėr shkak tė njohjeve personale, siē nuk mund tė ndodhė qė tė ketė degė studimi nė mjekėsi, elektronike etj, pa pasur asnjė laborator dhe mundėsi praktike mėsimore.

Nuk mund tė ketė sistem tjetėr arsimor qė nxjerr 8 mijė juristė dhe 5 mijė psikologe nė vit dhe asnjė polic, teknik, marangoz apo profesione tė tjera pėr tė cilat kushdo ka pasur e ka nevojė! Nuk gjendet sistem tjetėr ku vendi i vetėm i punės pas diplomimit 3+2 vjeēar ėshtė puna nė call center apo bar kafe, dhe ku nga 23 mijė studente qė diplomohen nė vendet perėndimore kthehen rregullisht ēdo vit me programe mbėshtetėse vetėm 150-200.

Flasim pėr patriotizėm dhe bashkim, por librat shkollore tė Tiranės nuk shkojnė nė Prishtine, Ulqin, Tetove dhe as Presheve, dhe anasjelltas. E njėjta gjė ndodh edhe me tekstet universitare, stafet pedagogjike apo shkėmbimet shkencore.

Disa prej kėtyre kritikave janė "merite" e qeverise aktuale, por shumica janė "merite" e ēdo qeverie nė kėto vite, tė djathta e tė majta. Sot, natyrisht qė nuk ėshtė koha tė tregojmė sa probleme kemi, por as t'i injorojmė ato. Ėshtė koha tė pėrballemi me tė vėrtetat e mėdha, tė cilat nė kėtė vend, janė fshehur e vijojnė tė fshihen, duke menduar vetėm pėr imazh pozitiv, pėrshtypje pozitive e sjellje propagandistike, - tipare tė njė shoqėrie parademokratike.

A mund tė ndryshojė realiteti? A mund tė ndryshojė shoqėria? Po, nėse ndryshojmė sistemin e edukimit, e bėjnė atė efektiv, edukues, transparent dhe profesional. Mund tė ketė kosto elektorale pėr momentin, por kjo pėrbėn rrugėn mė tė mirė, mė tė sigurt dhe mė tė pėrgjegjshme pėr tė sotmen dhe sidomos tė ardhmen e qytetarėve, shoqėrisė dhe sistemit demokratik shqiptar! Gėzuar 7 marsin!!

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170