Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:08 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza Nga ANILA BASHA
31 Maj 2012 - 14:55
Gjiri i Lalzit vs. Presidenti
LSI është kthyer forca kryesore politike për momentin, falë aftësisë dhe pragmatizmit të Ilir Metës. Kishte nga ata që menduan fillimisht se do të ishin Berisha dhe Rama ata që do të dirigjonin lojën, por jo. Duket qartë se LSI me katër deputetët e vet në kuvend, ka në dorë fatin e një presidenti. Të djathtët që deri dje thonin se “nuk është ndonjë humbje e madhe nëse LSI ikën nga qeveria”, sot po thonë se “LSI është partere e denjë e këtij koalicioni”.

Të majtët që deri dje protestonin me tabela të “bllokut të zi të Ilir Metës në dorë”, sot po thonë se “ai është përfaqësues i maxhorancës, por që po punon për konsensusin”.

Politika i ka këto lëvizjet dhe ndryshimet e qëndrimeve nga dje në sot. Psh, kemi parë lëvizjet e Fatos Nanos. Kur doli nga burgu në 1997, tha se “nuk do e burgoste Berishën”. E pasi ky nuk e la rehat në vitin e parë të qeverisjes, duke ia futur plumbat dhe në zyrë e ky vetë iku nga qeveria, në 2007, u takua dhe i dha kredibilitetin që po i humbiste për zgjedhjet vendore.

Ndërsa tani, këtë rol duket se e ka vetëm Ilir Meta. Pas këtyre propozimeve, qëndrimeve, zhvillimeve, shtrohet vetëm një pyetje e thjeshtë: Kush ofron më shumë?

Çfarë u diskutua në darkën sekrete Meta-Rama në Gjirin e Lalzit, pas të cilës u la të kuptohej se do të kishte një “kërcënim” real të Metës për qeverisjen? Dhe kjo nuk ishte më një tabu, derisa u pa qartë se në një votim kuvendor për “Akcizat” (pas kësaj darke) maxhoranca siguroi vetëm 68 vota, pa votën e kryeministrit ...Por nga ana tjetër, çfarë u diskutua po në Gjirin e Lalzit pas një vizite të Lulzim Bashës dhe një botuesi mediatik pranë qeverisë në fundjavën që kaloi dhe çfarë u premtua për LSI që të shkohej drejt një presidenti konsensual? Sepse u pa qartë që Berisha dhe Meta në takimin publik, thjesht kishin folur për një president konsensual. Ka një ndryshim qëndrimi të LSI nga takimi i Metës me Ramën te Gjiri i Lalzit, në takimin me Lulzim Bashën po te Gjiri i Lalzit.

Nuk ka rëndësi procesi e procedurat. E rëndësishme është se presidenti do të na vijë po nga Gjiri i Lalzit. Dhe në fund, nuk është shumë e rëndësishme nëse emri i tij do të jetë Xhezair Zaganjori apo dikush tjetër. Që andej ku do dalë do ketë përfitime, por edhe detyrime. Në këtë moment ngrihet vetëm një pikëpyetje: nëse LSI do të ruajë deri në fund protagonizmin politik të këtyre ditëve deri në afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2013.

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
lili Nuk e di " presidenti " zgjidhet per ato deputet qe jane ne salle, per kryetaret e partive apo per gjith Shqiptaret? Sepse po te jete per gjith ne ( edhe per ne qe jetojme jashte Shqiperise) te gjith kemi te drejte te dime kush jane kandidatet biografine dhe CV e tyre shume kohe perpara se te votohet pra jo ata qe e quajne veten(babadharet tane ) nje dite te bukur te na thone ej popull ja kete do te keni presidentin tuaj sepse keshtu na doli llogarija jone. Kjo eshte e njejta gje si ne kongreset e partise se punes kur ai thoshte ky karocjer do te jete antari i ri byros politike dhe shikoni frenat i kam une ne dore gjithmon e coj nga te dua dhe si te dua po smu bind e vras ( i them ti je nje horr bulevardi dhe duhet te eliminohesh). Kam sh kohe qe jetoj ne SHBA kandidatet jo vetem per presiden por te gjith te tjeret kongresmen,senator,dhe duke perfunduar deri te bordi drejtues i nje shkolle kanditon dhe prezantohet shume kohe perpara qe te gjith pra populli ta njohe (zbiriloj ) se cfar ai ka bere perpara dhe cfar filozofie ka. Kjo filozofi duhet ne nuk kemi nevoj te shpikim por duhet te kopjojme me te miren. Ju faleminderit qe me lejuat te shprehem ,
avatar
Analist
Lirim Nezha Sa kohe qe keta deputete i kemi votuar ne qe te na perfaqesojne,u kemi dhene gjithashtu tagrin qe te veprojne bazuar mbi kushtetuten ,edhe per zgjedhjen e presidentit.Jemi republike parlamentare dhe si te tille nuk mundemi qe te votojmene,populli per presidentin.Eshte kushtetuta ajo qe vendos rregullat dhe detyrimet se si duhet te prezantohet dhe si duhet te votohet presidenti. Nderkohe emigrantet nuk jane perjashtuar nga e drejta per te zgjedhur,mjaft qe te kthehen ne Shqiperi ne kohen e duhur.
avatar
Analist
Lirim Nezha ...dhene vendit nje president.Nese opozita nuk e pranon,kjo do te thote se nuk ka dashur njepresident konsensual,por nje president te vetin sikurse tha zoti Ruci:"ta propozoje opozita dhe te jape konsensus mazhoranca".Mire do te ishte ndoshta,por me sa duket Berisha nuk e ha me ate kokerr ulliri.
avatar
Analist
Lirim Nezha Personalisht do te me pelqente nje president politikan pavaresisht se do te vinte si produkt i numrave apo i konsensusit,pasi jane ata,politikanet,qe jane votuar per te na perfaqesuar deri ne nivele te larta,perfshi edhe presidencen.Me kandidati e hedhur ne tavoline mazhoranca e beri leshimin e vet,hoqi dore nga personalitetet politike por edhe rregulloi raportet brenda vetes.Nese opozita nuk jep konsensus eshte ne te drejten e vet,sikurse eshte mazhoranca ne te drejten dhe detyrimin e vet ...
avatar
Anonim
ciu ciu nuk e ka nga zotesia meta jo. po u ka zene rrota bishtin te PD se meta vetem te shantazhoj e kane zakon. duket qarte se e majta sllavokomuniste e ka peng dhe jeten politike-ekonomike dhe te ardhmen e shqiperise. dhe duken keta te majtet nga metodat qe perdorin me shantazhe dhe me ngjala se jane vazhdues te palekundur te PPSH , PKSH te formuar nga popovic dhe udb. mjere ne po nuk i shfarosem krejt kemi per te hequr per shume kohe akoma.
avatar
Anonim
MARKO Me vjen keq, qe GJIRI i Lalsit, nga nje Perle e bukur e Adriatikut, eshte kthyer ne nje GJIRIZ te ndyre. Si minjte levizin ne kete gjiriz, politikane e drejtues mediash, si hiena vijne verdalle, me paciperine e tyre, si e si te rrembejne nonje llokme, pushteti. Sa te jete gjeneruesi i pashtershem i ketij Gjirizi, Ilir META, Gjiri i Lalsit, Gjiriz per minjte ka per te ngelur.
avatar
Anonim
EUROMALOKU Nepermjet ngjalave po kerkohet te peshkohet ndonje president K(T)RAP...(!)
avatar
Anonim
BeT po na erdhi presidenti nga gjiri i lalzit,do jete borokoē mashkull,qe ka patente shoferi(uuuune jam shofer i Ilir Metes)dhe patjeter do na dale borokoē qe ia di te tera hilete rakise.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170