Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:51 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Analiza
10 Tetor 2017 - 19:33
Skandali në Butrint, çfarë fsheh
paniku i Mirela Kumbaros?
Ngjarja e qendrës shumëfunksionale, që po ndërtohet në brendësi të Parkut Arkeologjik të Butrintit, po merr gjithnjë e më tepër përmasat e një skandali politik. Jo aq për shkak të vlerës së atij ndërtimi dhe të interesit financiar që mund të sjellë, se sa për atmosferën e misterit të ngjallur nga sjellja e ministres Mirela Kumbaro. E kapur dukshëm nga paniku, ministrja ka arritur deri në atë pike, sa të ndalojë hyrjen e gazetarit të Report TV, i cili sot në mëngjes shkoi si turist në sportelin e biletave të Parkut Arkeologjik, i pajisur vetëm me telefon celular, për të vizituar dhe për të parë punimet që po bëhen.

Ndërkohë që roja i thoshte hapur se kishte marrë urdhër nga lart për të mos e lejuar të hynte, drejtori i Parkut shpjegoi se gazetari “e kishte vizituar një herë Butrintin dhe, për të hyrë për herë të dytë, kërkohet leje nga ministrja e Kulturës”. Një përgjigje, që tejkalon çdo cak të qesharakes dhe të cilën as zyrtarët më injorantë të Sigurimit komunist nuk mund ta shpiknin për të justifikuar abuzimet e tyre.    

Por frika, në të cilën duket se është gremisur Kumbaro dhe që e shtyn tani në këto vendime histerike dhe jologjike, nuk ka filluar sot. Tri ditë më parë, ministrja gënjeu publikisht duke pohuar se, për punimet në Butrint, ministria ishte konsultuar “100 për qind” me UNESCO-n, ndërkohë që drejtoresha e përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore e UNESCO-s, në një intervistë për Shqiptarja.com dhe Report TV, e përgënjeshtroi: “U informuam për punimet vetëm në fund të javës së shkuar nga ato që raportuan mediat dhe të hënën, më datë 9 tetor, i kërkuam ministrisë shpjegime më të hollësishme”, deklaroi ajo. Si reagim pas kesaj deklarate Ministria e Kultures i ngjan një bunkeri hermetik informacioni duke ndaluar cdo drejtues në fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore të prononcohen për mediat.

Reagimet pa mend të Mirela Kumbaros ngjallën edhe vëmendjen e opozitës dhe kështu Komisioni i Medias i Kuvendit thirri Mirela Kumbaron për t’i kërkuar shpjegime lidhur me punimet në Butrint, ndërkohë që sot – e goditur dukshëm nga përshkallëzimi i agresivitetit të ministres – ajo thirri gazetarët, duke bërë një deklaratë të fortë politike. Edhe Shoqata e Gazetarëve reagoi dhe, me shumë gjasa, rasti i Butrintit do të zejë vend edhe në seancën e së enjtes në Parlament, duke i ofruar opozitës material të ri për të sulmuar qeverinë.

Të shkosh deri aty sa të vendosësh censurë duke u ndaluar gazetarëve të hyjnë në një muze publik, kjo tejkalon çdo lloj imagjinate. Është një reagim aq i ekzagjeruar ndaj çështjes në fjalë, sa që të shkon mendja të pyesësh veten se çfarë fsheh paniku që po e bën Mirela Kumbaron të humbasë kontrollin mbi reagimet e saj. Hipotezat janë dy: ose ngjarja e Butrintit fsheh një sekret edhe më të rëndë, që Kumbaro ka frikë se mos dalë në dritë; ose mungesa absolute e përvojës së saj në politikë e ka bindur se merita e timonit unik i takon asaj e kështu tani ka të drejtën të abuzojë me të si të dojë.

Si në njerin, ashtu dhe në tjetrin rast, sjellja e saj arrogante dhe e papërgjegjshme rrezikon të godasë imazhin evropian, në radhë të parë të Edi Ramës, i cili deri tani i ka dhënë asaj besim edhe në këtë mandat të dytë. Të gënjesh publikisht dhe të censurosh mediat në mënyrë kaq flagrante, janë gjeste që kanë një peshë politike të tillë, sa të kapërcejnë përgjegjësitë e një ministri të vetëm, sidomos në momentin kur vendi ndodhet në sytë e vëzhguesve evropianë. Në rast se Mirela Kumbaro, në më pak se një muaj nga mandati i saj i dytë, humbet kontrollin për kaq pak gjë, ajo kthehet në një minë lëvizëse, që do të vejë në rrezik edhe në të ardhmen imazhin e gjithë Ekzekutivit.          
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

8 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
landi Vetem ne i zente kanceri shpetojme nga keta hajdute ordinere dhe mendjemedhenjPor si thone vonon por nuk harron
avatar
Anonim
Euro Maloku Publicita per sallamin HADO: -Sallamin HADO e ka henger edhe ministrja!
avatar
Anonim
klima epo te jesh edhe injorante, edhe arrogante, edhe e paafte edhe ministre kulture, sikur nuk shkon. turp
avatar
Anonim
KUMRIA E TRASHEGIMISE PO, KJO MINISTRE GENJEN NE MES TE DITES ME DIELL . ESHTE BETON DHE HEKUR QE NUK HYN NE NDERTIMET E PERKOHESHME ,PER TI PRISHUR ATO DUHET MATRAPIK QE DEMTON ATE CKA GJENDET NEN TOKE DHE AFER SAJ . VETEM VETINGU MUND TE ZBULOJ KORUPSIONIN E MADH QE BEHET NE BUTRINT ME BILETAT FALSE DHE LEKET NDAHEN DERI LART NE MINISTRI .
avatar
Anonim
gazetari Kjo histori duket si banale, si nje gje e vogel dhe me cudit fakti qe portalet qe ju vjedhin te gjitha lajmet, kete lajm e kane shmangur. Ky eshte nje sinjal alarmant i delirit ku rrezikon qeveria.Mbajeni mend nga une. ashtu si ne nje familje te semure eshte gruaja e shtepise qe jep sinjalet e para. Kujtojeni prej meje qe Kumbara eshte alarmi i kuq i cmendurise qe po infekton qeverine e dyte rama.
avatar
Anonim
Faik Epo kur u bė dhe kjo Shtrėmbėrsira pėr tė Vjedhur !!!!O Zot na ruaj nga Banditėt dhe Hajdutėt e Politikės sė fėlliqur 27Vjeēare !! Kjo ėshtė tamam si Korbė e ZEZĖ ,ka edhe pordhė kjo dhe di ti ndyri dhe kjo duart tek Lekėt dhe Pasuritė e Shqiptarėve!!Ēfarė i duket kėsaj kėrme vetja? se ėshtė Pronarja e Butrintit dhe e ka Ēifligun e saj tē trashėguar nga Babai?!Nė BURG Kriminelja sepse me veprimet qė bėn ėshtė njėsoj me KRIMINELĖT e PDsź dhe LSIsė! Mos ju ndaj Carlo Bollino shkoi deri nė fund
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Balla: Llalla ikėn nė 7 dhjetor Kryeprokurori i ri i pėrkohshėm
Studiuesi Belushi-Ramës: Krijo dikasterin ministerial për arbëreshët
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 10/12/2017, VITI VII- NR.292