Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza Nga MICHELLE  BACHELET
08 Mars 2013 - 08:12
Ti themi JO diskriminimit dhe
dhunës kundër vajzave dhe grave
Mesazhi për Ditën Ndërkombëtare të Grave 2013 i Michelle Bachelet, Drejtuese Ekzekutive e UN Women: Ndryshimi është i mundur dhe ndryshimi po ndodh

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave, unë i bashkohem çdo individi që beson se ndryshimi është i mundur. Ne udhëhiqemi nga një parim thelbësor i Kombeve të Bashkuara: të drejta të barabarta për gratë dhe burrat.

Zërat tanë po ngrihen në të gjithë botën, dhe heshtja dhe indiferenca po zvogëlohen. Ndryshimi është i mundur. Dhe ndryshimi po ndodh.

Ndryshimi po ndodh kur çdo vend, për herë të parë në histori, kishte gra përfaqësuese në ekipet e tyre Olimpike, siç dëshmuam verën e kaluar në Londër.

Ndryshimi po ndodh ndërsa njerëzit anembanë botës shprehën solidaritet ndaj një vajze Pakistaneze e cila u qëllua sepse mbështeste edukimin për të gjithë, një vajzë e quajtur Malala.

Ndryshimi po ndodh ndërsa shpërthejnë protesta në çdo anë të globit me gra dhe burra, të rinj e të moshuar, të cilët ngrihen dhe i thonë jo dhunës kundër grave.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave unë kam një mesazh që shpreh dy kuptime, një të shpresës e një të revoltës.

Unë kam shpresë sepse njohuritë dhe veprimet për të drejtat e grave janë në rritje. Besimi se mjaft është mjaft po rritet.
Por jam e revoltuar sepse gratë dhe vajzat vazhdojnë të vuajnë nivele të larta diskriminimi, dhune, dhe përjashtimi. Ato fajësohen dhe turpërohen në mënyrë të vazhdueshme për dhunën e kryer ndaj tyre, dhe shpesh kërkojnë drejtësi më kot.

Mesazhi im sot është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave ne themi se mjaft është mjaft. Diskriminimi dhe dhuna kundër grave dhe vajzave nuk ka vend në shekullin 21. Është koha që Qeveritë të mbajnë premtimet e tyre dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut sipas konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që ato kanë nënshkruar. Premtimi është premtim.
Kur themeluam UN Women më shumë se dy vjet më parë, lufta ndaj dhunës kundër grave ishte një prej prioriteteve tona kryesore. Ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se kjo kërkon ndryshimin e sjelljes dhe vijimin e rrugëtimit drejt të drejtave të barabarta, mundësive të barabarta dhe pjesëmarrjes së barabartë, veçanërisht në vendim-marrje.

Nëntorin e kaluar u dërgova një letër të gjithë kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Kombeve të Bashkuara, në emër të UN Women. Ju kërkova atyre të ANGAZHOHEN dhe të ndërmarrin veprime të reja për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave. Derimë tani, rreth 45 Qeveri kanë pranuar të angazhohen. Unë nxis të gjitha Qeveritë të ndërmarrin veprime konkrete për t’i dhënë fund dhunës kundër grave.

Ndërsa ne kujtojmë këtë Ditë, përfaqësues të Qeverive dhe aktivistë të shumtë janë mbledhur pranë Kombeve të Bashkuara në takimin më të madh ndërkombëtar për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Në Komisionin e 57-të mbi Statusin e Grave, Qeveritë po negociojnë një plan veprimesh globale për të parandaluar dhe për t’u dhënë fund këtyre dhunimeve të përhapura të të drejtave të njeriut.
Dhjetë vjet më parë, kur kombet u mblodhën në një forum të ngjashëm për të njëjtën çështje, nuk arritën të nënshkruanin një marrëveshje. Andaj sot, ne nuk mund të lejojmë që mosmarrëveshjet dhe pavendosmëria të bllokojnë progresin për botën e grave.

Po, ndryshimi është i mundur dhe ndryshimi po ndodh. Por duke marrë në konsideratë masakrat e kryera çdo ditë, duhet të pyesim veten: Po ndodh ndryshimi aq shpejt sa duhet? Sa gra dhe vajza të tjera duhet të dhunohen akoma? Sa familje të tjera duhet të vuajnë?

E drejta e një gruaje për të jetuar e lirë nga dhuna varet nga një zinxhir i fuqishëm drejtësie. Vendet që miratojnë dhe përforcojnë ligjet mbi dhunën kundër grave kanë më pak dhunë me bazë gjinore. Sot, 160 vende kanë ligje që adresojnë dhunën kundër grave. E megjithatë, një ligj është i fortë kur zbatohet me rreptësi e në shumë raste, zbatimi mungon.
Atëherë le të punojmë sëbashku për ligje dhe politika të fuqishme dhe për zbatim të efektshëm. Le të punojmë sëbashku për parandalimin dhe edukimin, dhe për programe që sigurojnë shërbime thelbësore për viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës.

Sot e çdo ditë ne i themi JO diskriminimit dhe dhunës kundër vajzave dhe grave.

JO dhunës në familje dhe abuzimit.
JO përdhunimit dhe dhunës seksuale.
JO trafikimit njerëzor dhe skllavërisë seksuale.
JO gjymtimit të organeve gjenitale të femrave.
JO nuseve në moshë të mitur dhe martesave me fëmijë.
JO vrasjeve të kryera në emër të nderit dhe pasionit.
JO vrasjeve të femrave.
JO mosndëshkimit.
Dhe ne i themi PO paqes, të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe çdo ditë, le të ecim përpara me kurajo, bindje dhe përkushtim, me mesazhin se çështjet e grave janë çështje globale dhe meritojnë prioritet të menjëhershëm. Nuk mund të ekzistojë paqja, as progresi, për sa kohë gratë jetojnë nën frikën e dhunës.

(sg/shqiptarja.com)

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172