Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Analiza NGA ILIR LEVONJA 
10 Shtator 2017 - 19:17
T’u rrojnë Kallakët se Hajria iku!
Nga Ilir Levonja
Nuk e di pse shqiptarëve u dhimbset kaq shumë ikja e Hajrie Rondos? Kemi kaq kollozër tani, sa, mjafton një Kallak a një Fevzi, a Mamaq…, ku di unë tjetër. Ia kemi kaluar edhe Hollivudit. Koha e kinemasë së Hajries ishte një kovaçanë.

Shkollë e këmbëzbathurve. E atyre që nuk dinin se si të lidhnin një papion. Hajria vetë, një e dënuar nga ai soj me një apartament një dhomë e kuzhinë. E dënuar t’i rishikohen rolet, përmbajtja.

Të transmetohen apo jo, filmat ku ka luajtuar? Ne kemi plot tashmë. Plot që shtrëmbërojnë surratin. Si e si të marrin me zor një të qeshur. Ku dinte Hajria ta bënte këtë.

Këta po, e kanë gojën plot me batuta bythësh, gjoksi, leshrash. Tu rrojnë fushatat, dhe ca kaseta të shtrydhura. Nuk kanë ngelur hapësirë të lirisë sonë pa e pushtuar. Hajria se kishte haberin e kasetave. Dilte në skenë ashtu zë jete. Fshatarkë origjinale. Kuadër origjinalë. Zyshë origjinale. Sekretare partie, origjinale. Harixhofkë origjinale.

Vjerrë e ligësht a nëpërkë, ashtu si ua ka qejfi të rejave moderne sot të quajnë mamatë e burrave, origjinale.
Ku e kishte Hajria haberin e veshjeve në mode. E koktejleve publike. A dasmave me porosi, të premten tek xhamllëku me farefisin. Të shtunën me shoqërinë tek Rogneri.

Hë e dini dasmën e Hajries? As mos e çoni nëpër mend. Kush është ajo, Bes Kallaku.? Hajria ishte aq, rrogën e pesëmbëdhjetëditshit. Pensionin sa për hape. Nuk e dini se çfarë janë hapet.

Aspirina, paracetamol. Kurse ju filluat nga çjerrjet në fejsbuk. Humbën këtë e humbëm atë. Humbje e madhe e artit. Filluat nga pëllitjet kolektive. Në një garë kolektive.

E kthyet me qejf Teatrin Kombëtar në teatër të shoqërisë, të pika eksperimenteve tuaja, tani e qani Hajrien. Lëreni Hajrien në prehjen e saj, se, ia shpifët së shkretës.

Nuk mbeti këmbë ministri, qeveritari, partiaku pa postuar këtë e atë. Këtë e atë gjoja dhimbje…, megjithëse nga ata tjetër nuk kanë asnjë politikë referuese a vepruese për kurimin a kujdesin e rasteve të tilla. Se shkollës së artit të Hajries ia bënë në kokë me karkalecat e skenës eksperimentale. Dhe ato pak thërrime që hedhin gjoja për investim, ua japin shokëve, dhëndurrëve, kunetërve. Ose i tregtojnë me përqindje interesi etj. Hajria një cope provinciale. ishte.

(Shkruar në trysninë e Hurrican-it Irma)

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Poradeci Te lumte dora Ilir qe e trajtove kete menzyre te jetes Shqiptare vetem se ka edhe shume monstra te tjere si Rakipet,Canet" emis.investigues"gjoja sidomos Stopi me dy demat e zelos qe bejne estrade gjate tere emis. me shume qeshin ata se kush i shikon apo A.Llakaj qe e ka kethyer Potokalline qendren e fjalorit me te piste qe shume spektator ulin koken nga turpi asgje edukuse mjer femijet cfare po mesojne artiste tane te dekoruar nga Nishani shije skanda.bejne Analistucet na cmenden nuk merren
avatar
Anonim
SHPRESOJME perkohesisht... DUHET ta kuptoni se jane dy epoka e dy menyra jetese e pune e mentalitete komplet te ndryshme me njera tjetren dhe ato njerez qe i formojne e gjenerojne keto jane padyshim po ashtu: komplet ndryshe. Sot eshte 'koha e djallit' e atehere ka qene 'Koha e ZOTIT' dhe 'koha e djallit' se bashku, me shpresen se me shume pune e mund do te mund te flaknim tutje 'djallin' e te kishim vetem "ZOTIN" . Po s'qe e thene se 'djalli' fitoi e tani rropatemi e vime verdalle nen qerthullin e 'tij' megjithate SHPRES
avatar
Anonim
ada Ngushellime. U prehte ne paqe. Aktore e madhe q do te mbetet ne mendjet e zemrat tona , origjinale e pavdekshme por ky eshte realiteti ne Shqiperi lartesohen te paaftit dhe nuk flitet fare per te aftit apo super te aftit Respekte per shkrimin
avatar
Anonim
landi Ku vine me artiste si Sander Prosi Kadri Roshi Sulejman Pitarka Bujar Lako Hajrie Rondo Violeta Manushi Agim Qirjaqi Keta te sotmit jane si lodra kineze ato me kurdisje
avatar
Anonim
titi Ca ze ne goje,e di trenin e di thote ky Kallak dhjari,e di avionin,e di thote dmth ca te dali boll ta paguajne,cdo gje me leke.. ku vijne me njerez fisnik si puna e Hajries.. u martua Besi dhe na plasi K...i. komplet palaco cirku.. u mprefsh ne paqe Zonja Hajrie. marrsh me vete dhe keta politikanet qe te ngushellojne po sa me shpejt keta borgjezat
avatar
Anonim
Shqipetar O tito thuhet U prehsh vlla, se mprefsh perdoret per lapsin, thiken, etj. Mos nga terroni litarin me ...dollarin. ca lidhje ka mamaqi fevziu apo kallaku me vdekjen e Hajries. Nje ikone e padiskutueshme e lene ne harrese nga shteti si shume te tjere qe jane gjalle. Po meqe kta nuk kane leke as per gjerat minimale, edhe kta te te tjeret te rrine te bejne sehir nga shteti thoni ju. Jo vlla jo se do ushqejne familjet,se po e beni mhb sikur ja moren parate Hajries se ndier apo ktyre qe jetojne ende
avatar
Anonim
Real Shum e drejt qe je merzitur, fatkeqsisht ky esht realiteti por Besart Kallaku ska lidhje fare ka nja 1000 amatore perpara tij rrespekt.
avatar
Anonim
USATOP PO ke me TE lutem shkruaj Se mendoja QE TE qaret me ligje vdiqen .PO Jo KA akoma njerez SI TI e SI une QE ngushellimet falso TE BEJNE TE ndihesh I neperkembur I leqendisur I diskriminuar Nga FINOT(deputet I semure e I ndihmuar Nga qeveria RAMA PER KURIM, ) Nga ILIR METAT VJEDHACAK I ARIT shqipetar, Nga RAMA QE ZGJEDH HAJDUTET PRESIDENT RUCET PARLAMENTIT) SHUME TE numerosh.Jam lodhur. Me duket Se harxhoj kohen KUR floriri can detin. Ndihmona ZOT !! PO duart TONA?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Braēe: Koncesionet pėr firmat offshore tė ndalohen me ligj
Meta: Sensibilizim ndėrkombėtar pėr  lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė Kosovės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/11/2017, Viti VII - NR.276