Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 13:49 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza
09 Shtator 2017 - 15:06
Valbona Sulçe: Gra si ti!
Senida
Nuk e njihni zv/kryeministren e re? As unë, nëse nuk do të më lidhte puna me programin e decentralizimit dhe zhvillimit të pushtetit vendor mbështetur nga qeveria zvicerane. Prej 5 vitesh, dldp ka krijuar Rrjetin e Grave në Politikë, i cili bën bashkë këshilltaret bashkiake në Durrës, Shkodër, Lezhë, Kukës dhe aktivistet politike brenda forumeve partiake. Deri atëhere, kisha njohur Nirvanën, Felekun, Irmën, Davën, Linditën, Jolandën, Zanën. Gratë që punojnë në nivel vendor janë shumë, por pak duket puna e tyre se gjithë vëmendjen e merr qendra. Senida Mesi ishte këshilltarja më e re bashkiake në Shkodër- kishte hyrë në zgjedhjet e vitit 2015, por kishte rënë në sy që në fillim. Idetë e saj në përgatitjen e paketës së re fiskale, të mbështetura edhe nga koleget ishin vlerësuar për forcën e argumentit dhe këmbënguljen për t’I çuar deri në fund. U zgjodh deputete, më pas zvkryeministre. Unë ndihem e përfaqësuar me Senidën, sepse me aq sa e njoh, Senida është një nga ne: një grua që beson fort se me aftësi dhe me punë mund të jetojmë më mirë, vetë dhe ata që na rrethojnë. Një grua që e do vendin e saj. Një grua që ndan përgjegjesitë e familjes me karrierën njëlloj si ne. 

Fildesi
Lajmin për vrasjen e gjyqtares e mora në Facebook nga statusi i Rovena Rrozhanit. Rovena e kishte njohur të ndjerën para se te bëhej gjyqtare- si nënë dhe administratore e kopshtit të fëmijëve. Ia lexova dhimbjen, por edhe pafuqinë a hutimin midis rreshtave për të kuptuar çfarë shkoi keq në gjithë këtë histori. Sepse edhe Fildesi ishte një nga ne: një grua që përpiqej fort të mbajë punën dhe familjen, të ecë përpara me kokën lart, pavarësisht tallazeve. Por ajo u tërhoq nga urdhri I mbrojtjes. Ashtu siç bëjnë shumë të tjera. Që ankohen se urdhri I mbrojtjes nuk I mbron, por është I vetmi që mund të mbajë larg sadopak dhunuesin. Dhe tani po gjykohet se pse nuk arriti të mbrojë veten duke qenë edhe pjese e sistemit të drejtësisë.

Anila
Anila Hoxha është gazetare e njohur e kronikës së zezë dhe gjyqësorit. Por jot ë gjithë e dinë se përveç punës si gazetare, Anila ndihmon gratë e dhunuara të gjejnë një strehë për të futur kokën kur dhuna në shtëpi bëhet e padurueshme. Janë raste që I referohen asaj individualisht dhe Anila me njohjet qe ka per sistemin, përpiqet me mish e me shpirt që të gjëjë zgjidhje për to. Anila u rikthye në rrjetin social me një shkrim të fuqishëm për Fildesin, për të treguar se nëse tërhiqesh, vdes. Përveç kësaj, Anila na dha dhe një mësim tjetër të gjithëve ne, që shkruajmë tash sa vite për problemin e dhunës në familje. Nuk duhet të tërhiqemi. Edhe me koston e të qënit të mërzitshme, duhet kapërcyer mbi veten dhe duhet vazhduar të shkruajmë. Sepse siç thotë një personazh i Darien Levanit, “nuk është e mjaftueshme të bësh çfarë ke mundësi në këtë vend. Duhet bërë më shumë”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

13 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Thjesht Ne fund te 4 vjecarit do mesojme kush ishte Senida
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan tė hynim nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 19/09/2017, Viti VII - NR.221