Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Blog nga Valbona Sulēe
avatar Dita e katėrt
Valbona Sulēe
Dita e katėrt, si pushteti i katėrt. Mė pėlqen ta mendoj median si pushtet mė vete, tė pandikuar nga pushtetet e tjera, por tė lidhur me to pėr ta bėrė vendin mė tė mirė, mė tė jetueshėm dhe mė tė trashėgueshėm nga fėmijėt tanė.
12 Maj 2017 14:29
Heronjtė e fjalės sė ndyrė “Shpesh i vinte të rrëmbente një kovë me ujë të sapunosur dhe të kruante rrugët, sheshet publike, qeverinë, parlamentin, burokracinë dhe kur të kishte mbaruar me to, të lante edhe disa gojë. Kishte aq shumë zhul për t’u pastruar, kaq shumë copa të thyera për t’u ngjitur, kaq shumë gabime për t’u korrigjuar.”.. [Lexo te gjithin] komente (0)
10 Prill 2017 20:05
A do ketė mė gazetarė nė 2030-ėn? Taksisti që më shoqëron nga aeroporti drejt qytetit ku kanë zbarkuar 2000 pjesëmarrës të Festivalit Ndërkombëtar të Gazetarisë mëdyshet një çast kur e pyes se çfarë mendon për gazetarët. “Nuk mendoj as mirë, as keq,” shton ngadalë. Por di që bota do ishte më e keqe pa ata.”.. [Lexo te gjithin] komente (0)
31 Mars 2017 12:52
Beteja pėr tė vėrtetėn me njė klik Më 2 prill, bota do t’i shtojë kalendarit të ngjarjeve ndërkombëtare edhe Ditën e Kontrollit të Fakteve. Një gjest kuptimplotë për të treguar sa thellë ka shkuar.. [Lexo te gjithin] komente (0)
17 Shkurt 2017 9:25
Ra kjo Velierė dhe pamė....Durrėsin! Durrësi deri para Velierës ishte një qytet bregdetar në Shqipëri. Ishte "plazhi” afër Tiranës, ishte "kabinat" dhe "fletët e kampit". Pastaj ishte "plazhi i kosovarëve", ishte "deti i pisët", betonizimi i bregdetit, turizëm nga halli... [Lexo te gjithin] komente (4)
7 Dhjetor 2016 12:16
​Histori me numra Mburremi se kemi rritur numrin e denoncimeve, po i lëmë në një shtëpi me dhunuesin. Edhe ky problem është ngritur para 4 vitesh nga gjyqtarë,policë e shoqëri civile. Nuk mjaftuan 4 vjet për të ndryshuar një ligj? Me sa duket jo. Na duhen kurbanë. Si Liljana.. [Lexo te gjithin] komente (0)
26 Tetor 2016 20:46
Shqipėria pa kanabis E mbani mend Shqipërinë pa kanabis? Me shumë gjasë, ka qenë po kështu: me sherrnaja pa fund, me ankesa pa fund, me rrugë copë-copë, arsim e shëndetësi të keqe. Me deputetë që I tundin njëri tjetrit harta ngjyer në të gjelbër në Parlament si flamurë triumfi. Me varfëri e mizerje... [Lexo te gjithin] komente (1)
6 Tetor 2016 20:32
Pyetja qė mbetet pas mbetjeve ​Me gjithë të këqiat që thonë se sjell, ligji për importin e mbetjeve të gjelbra e ka një të mirë: po risjell në arenën e debatin publik çështjen e plehrave dhe Shqipërisë që po qelbet... [Lexo te gjithin] komente (0)
16 Gusht 2016 15:03
Tipike vere 2016
Një baba në det!
E keni vënë re dhe ju? Midis shumë personazheve që ndesh në plazhet tona, janë gjithmonë edhe ata të dy: një fëmijë, kryesisht djalë, dhe i ati që rreket t’i mësojë notin. Rreth 5-6 vjeç, i kapur me forcë pas fytit të babait, dëshpërimisht qan dhe kërkon mamin. i ati, me pamje luftëtari i kërkon të ndalojë së qari dhe të bëhet burrë. i flet nën dhëmbë duke parë vjedhurazi rreth e rrotull “se vetëm frikacakët bëjnë kështu”. O e mëson sot notin, o s’ka. Më dhimbset ai vogëlush që duket dyfish i pambrojtur. Nëna në rërë bën sikur nuk e sheh djalin, edhe pse zemra po i çahet, jam e sigurt... [Lexo te gjithin]
komente (3)
11 Korrik 2016 11:01
Kemi plazhe, por jo turizėm Si ka mundësi që përsëriten pikë për pikë gjithë problemet me turizmin sapo vjen vera? Po si nuk kemi një çikë progres, po fare? .. [Lexo te gjithin] komente (0)
22 Qershor 2016 9:55
Anxhela dhe Anjeza  Anxhela është një vajzë e ëmbël që dallon nga shitëset e tjera të supermarketit ku punon, sepse ka edukatë në përgjigje dhe zërin e ka të butë. .. [Lexo te gjithin] komente (0)
2 Qershor 2016 13:31
1 qershori i Lules Lulja mban emrin e gjyshes. Nuk do ta ndërrojë edhe pse nuk është shumë modern. Ka dëshirë që të ketë një qen që shtypet te hunda dhe flet, fustanin e Frozenit, shkopin magjik dhe kurorën. .. [Lexo te gjithin] komente (0)
19 Maj 2016 22:25
Sa tė kem frymė E dini kush është moment më i vështirë për një gazetar/e? Të detyrohet të ripublikojë shënime për ngjarje që  kanë ndodhur dikur. .. [Lexo te gjithin] komente (0)
22 Prill 2016 11:32
A ia vlen? Ajo që duhet të ishte gëzim për çdo qytet- ndërtimi I një parku lodrash, është kthyer në një sherrnajë pafund që nuk ka lënë askënd indiferent. Me përfshirjen e Presidentit, duket se vetëm NATO ka mbetur pa ndërhyrë... [Lexo te gjithin] komente (5)
15 Mars 2016 13:24
Drejtėsi si fėmijėt “Nuk jam idealist të besoj vendoshmërisht në integritetin e gjykatave tona dhe sistemin e jurive-nuk ka vend për ideal për mua, sepse ato janë një realitet i gjallë, që zhvillohet. Një gjykatë nuk është më e mirë se secili prej jush ulur para meje në këtë juri. Një gjykatë është aq e fortë sa juria e saj dhe juritë janë aq të forta sa njerëzit që e përbëjnë atë.”.. [Lexo te gjithin] komente (0)
5 Janar 2016 11:52
Sheshi qė na mungon A ju ka rënë ndonjeherë në sy që ne nuk kemi një shesh me emrin Iliria? Edhe pse u mësojmë fëmijëve që në bark që të parët tanë janë ilirët, shenjat për ta i kemi shumë të pakta. Në Tiranë sheshi kryesor quhet Skënderbej, ndërsa shëtitorja kryesore Dëshmorët e Kombit... [Lexo te gjithin] komente (1)
2 Dhjetor 2015 19:51
Tė zezat rrugė Nuk e di si ka qenë rruga që bëri Ismail Qemali apo delegatët e Mbledhjes së Pavarësisë në  nëntor 1912, po arrij ta marr me mend. Minimalisht nuk ka patur ndriçim, njësoj si tani më 28 nëntor 2015. Rrugët e Shqipërisë janë fiks si para 100 vjetësh me përjashtim të asfaltit dhe hyrjeve kryesore në disa qytete... [Lexo te gjithin] komente (0)
28 Tetor 2015 11:08
Mos ma lėsho dorėn! Javën e kaluar isha me prindër të tjerë në një takim informues në shkollën e fëmijëve lidhur me udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit për vlerësimin e të nxënit. Sipas këtij udhëzimi, nota do të jetë shumatore e tre vlerësimeve: atij të vazhdueshëm, vlerësimit të testit vjetor dhe portofolit të nxënësit. .. [Lexo te gjithin] komente (0)
22 Shtator 2015 18:23
Dita me makina Babai im nuk ka punuar asnjë ditë minator. Megjithatë mjeku që i pa radiografinë e mushkërive dje dyshoi seriozisht për këtë. “Mushkëritë e tua janë të mbushura me blozë dhe tym”, i kish thënë ai. Babi ma tregonte me një lloj habie bisedën pasi nuk e kuptonte nga mund ta kishte marrë gjithë atë pluhur në mushkëri. Një detaj i rëndësishëm: babi im nuk ka pirë kurrë duhan... [Lexo te gjithin] komente (2)
24 Korrik 2015 13:58
Hapini ditarėt e Mariave!
Historia e trishtë e Marias së vogël që u mbyt nga pakujdesia në një lumë,  ndërsa ishte duke udhëtuar ilegalisht së bashku me prindërit që kërkonin punë në shtetin fqinj, s’do t’I kishte kaluar tre ditët e vëmendjes, nëse vajza nuk do kishte lënë një ditar. .. [Lexo te gjithin]
komente (1)
9 Korrik 2015 11:36
Dashuria nuk ėshtė punė Ja i morëm i plasëm brenda edhe vrasësin e turistëve cekë, edhe edukatoren që dhunonte fëmijët. S’mbeti njeri pa u revoltuar, pa u shprehur gjerë e gjatë për çështjet në fjalë... [Lexo te gjithin] komente (6)
16 Maj 2015 9:42
Spitali do njerėz. Dhe dizinfektant Sonila është vajzë e vetme e një çifti nga Lushnja. Kishte 12 ditë që e gdhinte në spital qëkur e ëma ishte operuar... [Lexo te gjithin] komente (3)
14 Prill 2015 19:41
Kohė tėrmetesh Prej një muaji, në Shqipëri kanë rënë disa tërmete. I pari ishte në Parlament, epiqendra Tom Doshi, pa viktima aktualisht, vetëm dëme materiale. Si pasojë e atij “tërmeti”, kemi dy deputetë nën hetim në.. [Lexo te gjithin] komente (0)
30 Mars 2015 17:45
Dekriminalizim. Tani! Është vetëm përshtypja ime apo edhe juve ju duket që tani që iu hapën petët lakrorit dhe njerëzit po shohin me tmerr, habi e frikë bashkë se çfarë kemi dërguar në Parlament, pikërisht tani çështja e dekriminalizimit po hyn në atë hullinë e gjërave që nuk zgjidhen kurrë?.. [Lexo te gjithin] komente (2)
18 Mars 2015 11:02
Nuk dua mė fakte, dua tė vėrtetėn! Parlamenti i Shqipërisë është shndërruar në një arenë ku më shumë se ligje, po prodhohen “fakte”. Po jo fakte dosido, po “fakte tronditëse”. Po nuk i nxjerrin të gjitha përnjëherë, se kanë.. [Lexo te gjithin] komente (5)
19 Janar 2015 17:20
Secilit Charlie-n e tij Duhet ta ketë një shpjegim pse edhe pas 10 ditësh, masakra në redaksinë e Charlie Hebdo vazhdon të shkaktojë reagime kudo në botë. Intelektualë, gazetarë, politikanë, shkrimtarë , artistë, klerikë, e njerëz.. [Lexo te gjithin] komente (1)
7 Janar 2015 16:47
Skandale pa video I ashtuquajturi skandal seksual në QSUT po shndërrohet në një perde të madhe që po fsheh skandale të tjera që nuk janë të regjistruara me video. Të gjithë iu sulën sigurisë në spitale duke folur gjerë e gjatë.. [Lexo te gjithin] komente (11)
18 Dhjetor 2014 22:11
Triptik pragdimri Ajo kishte ftohtë. Kishte lindur në fund të nëntorit dhe i dukej se e kishte marrë nën lëkurë atë ciknën e paë të dëborës, ashtu siç vjen dimri këtyre anëve, i egër. Thonë që kohët kishin ndryshuar e dimri nuk qe dimër. Po ajo mbërdhinte. E ndjente dimrin në lëkurë. Iu afrua dhe ca më shumë vatrës, që flinte e.. [Lexo te gjithin] komente (0)
23 Shtator 2014 12:56
Paqja qoftė me ne! Them se e kam kuptuar pse është më lehtë të vraposh tek dhuna sesa tek dialogu. Dialogu kërkon kohë, durim, mendje e zemër. Është më e lehtë t’i bërtasësh fëmijës që të bëjë detyrat sesa t’i shpjegosh- me buzëqeshje madje- se ç’është shkolla, pse është e mirë ajo, sa qejf është të marrësh dhjeta, sa mirë është të dish gjëra! Ky frustrim që kemi për shkak të kohës, për shkak të punëve që s’venë mbroth, na e ngushton botën : të gjithë duket se janë të zënë me hallet e tyre dhe ndihesh vetëm. Po kur sheh një fytyrë të paqtë , si ajo e Papa Françeskut, shpresa ngjallet, sherrnaja tretet. Lum si ata që kanë veshë për të dëgjuar dhe mendje për të kuptuar këtë vizitë!.. [Lexo te gjithin] komente (0)
24 Gusht 2014 9:00
Banorė apo qytetarė? Kur është hera e fundit që ke folur për qytetin tënd? Apo ke dhënë një mendim që është marrë parasysh në dizenjimin e tij? Apo ke bërë diçka për të?  Më vijnë të gjitha këto pyetje në mend kur ekraneve shfaqen pa pushim titra me togfjalëshin e rëndë “reforma territoriale”... [Lexo te gjithin] komente (1)
23 Qershor 2014 17:18
I ri… i fresket… i zhveshur… seksi… i kuq Çfarë ju bëjnë të mendoni këto fjalë të gjitha së bashku? Provoni t’i ktheni në gjininë femërore dhe keni të bëni me një reklamë. Po, sepse femërorja e kuqe, seksi, e zhveshur, e re, dhe e freskët shet çdo lloj produkti... [Lexo te gjithin] komente (23)
2 Qershor 2014 21:14
Reklama mė e mirė Në kohën kur në Shqipëri flitet vec për politikë, greva e avionë, dy hapa larg nesh mijëra njerëz janë në vështirësi për shkak të përmbytjeve... [Lexo te gjithin] komente (1)
21 Maj 2014 21:08
Mungesa e frikshme e institucioneve Avioni i italianit Riformato vërtet ngeci në rërën e Divjakës, po ndërkohë vazhdon të rrotullohet në arenën e debatit publik tash dy javë. Toni i lartë i debatit dhe këmbëngulja e politikës për t’u fokusuar vetëm këtu ka nxjerrë edhe njëherë në pah mungesën e frikshme të institucioneve... [Lexo te gjithin] komente (0)
17 Prill 2014 10:57
Njė Pulitzer pėr gazetarėt shqiptarė Cili është gazetari/ja më i/e mirë në Shqipëri? Kjo është pyetja që më erdhi në mend kur dëgjova se dje, si çdo vit u ndanë çmimet Pulitzer për gazetarinë amerikane... [Lexo te gjithin] komente (5)
25 Mars 2014 12:52
Ēfarė mėsova nga im bir pėr barazinė? Thonë që djemtë janë shumë të lidhur me nënat. Edhe im bir nuk bën përjashtim, orë e çast thotë që do më shumë mamin. Një ditë, i kërkoi të atit t’i rregullonte kompjuterin. Për ta ngacmuar, im shoq i tha që meqë më donte mua më shumë, t’ia rregulloja unë... [Lexo te gjithin] komente (8)
4 Mars 2014 18:13
Kaq... normalė! Më erdhi në mend kjo fjalë kur bashkë me një mikeshën time po përpiqeshim të përkufizonim suedezët para se të fillonte dokumentari mbi jetën e kryeministrit Olof Palme. Kemi dëgjuar kaq shumë të flitet për vendin e vogël skandinav që duket se I shkojnë punët vaj që prej disa dekadash... [Lexo te gjithin] komente (5)
18 Shkurt 2014 13:19
A ka njė plan? Prania e uniformave të gjelbra të ushtrisë përgjatë rrugëve kombëtare të jepte ndjesinë e një gjendjeje lufte. Veçse të një lufte të humbur, sepse e tillë ka qenë dhe vazhdon të jetë kjo e jona me plehrat e mbeturinat që po na zënë frymën, po na helmojnë tokën e ujin e po na marrin erzin në sytë e botës. Një luftë që për fat të keq deri tani e kemi humbur si shtet e si shoqëri. Po nëse ushtria del në rrugë ndaj “armikut të përbashkët”, reagimi nuk ka qenë ai që pritej... [Lexo te gjithin] komente (4)
8 Shkurt 2014 16:00
Rrugėt qė po na vrasin Nata është e hasmit thonë, po nuk di nëse kur e kanë thënë, kanë patur parasysh edhe një faktor tjetër jofrymor që njëlloj si hasmi ngre prita, kurthe, kërcënon dhe në fund merr dhe jetë. Të udhëtosh natën në Shqipëri është baraz me të luash me jetën. Asnjë ndriçim rrugës, asnjë vijëzim, asnjë tabelë sinjalizuese nga Shkodra në Tiranë, je veç me Zotin... [Lexo te gjithin] komente (12)
8 Janar 2014 18:32
Reklama pa media Çështja e shpërndarjes së reklamave qeveritare në media duket se do mbetet aty si një çështje që i përket politikës, shpërdorimeve, shkeljeve të ligjit, shkurt, një betejë më shumë politike. Kam frikë se në këtë debat, media po trajtohet në një lidhje të shkurtër në raport me qeverinë... [Lexo te gjithin] komente (8)
19 Nentor 2013 14:33
Tė protestosh kundėr vetes Protestat e javës që shkoi entuziazmuan shumëkënd, ashtu siç edhe vërehej një keqardhje pse nuk kishte ndodhur më parë kjo dhe sidomos një dyshim, nëse do mund të vazhdonte një frymë e tillë. Fryma që thamë se vdiq këto 20 vjet, ajo e protestës qytetare. Shumë, midis të cilëve dhe unë, kërkuan të kuptonin pse shqiptarët nuk bëhen bashkë e të protestonin edhe kundër ndotjes, korrupsionit, papunësisë, varfërisë... [Lexo te gjithin] komente (1)
7 Nentor 2013 10:10
Tetori qė nuk bleroi Ishte e re Blerina. S’duhet t’i kishte mbushur të 40-at. Kishte dhe një djalë të mirë dritësyri që e rriste e vetme. Punonte pa fjalë Blerina edhe qepte ndonjëherë gjëra të bukura. Flori i kishte duart. Po Blerina nuk është më. “Sëmundja e keqe” (që edhe emrin nuk guxojmë t’ia shqiptojmë) e ka marrë dhe atë dhe po rri pezull edhe mbi shumë të tjerë a të tjera. Tumoret malinje po shtohen frikshëm dhe vetëm kur dëgjojmë për jetë të këputura në mes që prekin të afërm a të njohur tanët, fillojmë e mendojmë pak më thellë për këtë që po ndodh... [Lexo te gjithin] komente (0)
10 Tetor 2013 19:42
Gra qė na mėsojnė cdo ditė….. Edhe pse s’kam qenë nxënëse e saj, unë do ta thërras kështu Drita Pelinkun, sepse kam mësuar diçka nga ajo. Zysh Drita është rasti i njerëzve që s’ndalen kurrë, që gjithë jetën punojnë, japin. Ishte 87 vjeç, po është shembulli I njerëzve që nuk plaken... [Lexo te gjithin] komente (1)
19 Shtator 2013 14:45
Shqipėria e Vėrtetė fillon nga shkolla E gjeta këtë varg në një poezi të Petrit Rukës shkruar në vitin 1997, ndërsa bashkë me vajzën gërmonim në një antologji për gjuhën shqipe për një përshëndetje për ditën e parë të shkollës. Poezia titullohet “Nëse ti nuk shkon në shkollë” dhe është një varg këshillash shprehur me gjuhë poetike që autori i jep të birit për shkollën ... [Lexo te gjithin] komente (2)
10 Gusht 2013 15:29
Faleminderit pėr buzėqeshjen! “Turizëm në Shqipëri? Bah! Me mirë paguan jashtë dhe kënaqesh, sesa këtu.” Është një mendësi e përhapur në shumë shqiptarë që po vetë shqiptarët e kundërshtojnë. “Bregu është njësoj, ja rrugët po i bëjmë. Dritat dhe uji po stabilizohen”, po ka diçka që nuk e gjen në Shqipëri dhe kjo është mirësjellja. Pronarët shqiptarë kujtojnë se meqë kanë bërë një karabina të bukur me kondicionerë dhe dush, kanë mbjellë edhe nja dy pemë përpara, duhet t’ua dish për faleminderit. Kamarierë që mezi lëvizn nga vendi, fytyra të ngrysura gjithandej... [Lexo te gjithin] komente (18)
7 Gusht 2013 14:58
100 ditėt para Nuk është nga ato ngjarje që kalon me 3 ditë. Është shumë e rëndë për ta hedhur prapa me një fjali të tipit “kalojmë te lajmi tjetër”. Masakra e Vlorës vazhdon të rrijë pezull mbi kokat tona si një gjëmë , si një hije e zezë që na përndjek kudo që shkojmë në këto ditë zhegu, sepse të gjithë mendojnë: sikur të isha unë aty? Apo largqoftë fëmija im? Situata e sigurisë në vend është bërë e frikshme... [Lexo te gjithin] komente (0)
24 Korrik 2013 21:43
Turpi  i vjetėr i Pazarit tė Ri Ka një plan për ta bërë Tiranën qytet turistik. Sugjeroj që ta heqin nga harta Pazarin e Ri të Tiranës, pasi turistët do t’i zërë e vjella sapo të kapërcejnë tregun e të pasurve, sic quhet pjesa ballore ku janë çmimet më të kripura... [Lexo te gjithin] komente (10)
15 Qershor 2013 13:29
Nė mes tė fushatės... Edhe pse duhen 2 javë për të mësuar emrin e qeverisë së re, shqiptarët e kanë tashmë një fitore. Për të cilën votuan vetë. Për të cilën u bë dhe një fushatë. Quhet Elhaida Dani dhe është fituesja e edicionit të parë të konkursit “The Voice” në Itali. Fushata e Elhaidës që u zhvillua nga vetë ajo nëpërmjet rrjeteve sociale arriti ta mbysë zhurmën e fushatës elektorale për një pjesë të mirë të saj... [Lexo te gjithin] komente (0)
17 Maj 2013 12:29
Luga bosh e barazisė Zërat që kërkojnë më shumë gra në lista po meken. Vetëm një tek thirrje këtë pragfushate nga OJF-të dhe një deklaratë nga Sequi janë shumë pak krahasuar më tonelatat e aktiviteteve të para katër viteve. Me sa duket u lodhën se politika nuk dëgjon nga ai vesh. As nga Brukseli. Mbase kjo është një shenjë që murit me kokë nuk i bihet... [Lexo te gjithin] komente (2)
30 Prill 2013 17:27
Ajėr Ndërsa avioni merr vrull për t’u lëshuar në hapësirë dhe ti ndjen atë shkëputjen nga toka si një grusht në stomak, të duket se mushkëritë zgjerohen dhe merr frymë më mirë. Shqipëria fillon e bëhet e vogël atje poshtë , ndërsa bluja zgjerohet e bëhet e pamasë. Ti je brenda këtij shpendit të hekurt, po në të njëtën kohë je edhe në qiell dhe ajri është me bollëk. Merr frymë dhe ajri hyn në cdo qelizë të trupit, po sidomos të trurit... [Lexo te gjithin] komente (5)
19 Mars 2013 19:35
A keni fėmijė? Jam e sigurt që prej dje gjithkush ka fëmijë, i ka shtrënguar më fort pranë vetes e në heshtje i është lutur Zotit, siç bën çdo ditë, që t’i mbrojë nga e keqja. Nga e keqja që bredh rrugëve pa problem, nën hundën e atyre që paguhen për ta ndaluar e vënë me shpatulla për muri. Nga e keqja që rrëshqet mes neneve të një ligji copë-copë si gjarpër, i përvidhet drejtësisë e i përqesh policët, prokurorët e gjyqtarët. Më vjen të thërras: a keni fëmijë?.. [Lexo te gjithin] komente (5)
8 Shkurt 2013 15:58
Dialogje nė errėsirė Ajo kishte ndaluar dhe po më priste. Ishte trupvogël, e bëshme, diku tek te 60-at. Sa u afrova, filloi një si breshëri: “Mos mbaj çantë me vete! Ja, sa ia morën njërës këtu. Ka ardh policia. Bërtiste e shkreta, po kush e dëgjonte. Po shkonte të merrte vajzën. Gjynah, sa qante! Mos mbaj çantë me vete”. “Ku, këtu në rrugicë? “Po jo mi non, ca rrugice! Kjo është rrugë kryesore! Drita ka. Ia hoqën çantën nga dora ca çuna dhe ajo s’kishte ça të bënte..... [Lexo te gjithin] komente (0)
18 Janar 2013 16:59
Kėmbanat qė u bėnė dajre Dje në Tiranë ranë disa këmbana të forta. Me gjasë nuk i keni dëgjuar edhe pse salla ishte e mbushur dëngas me dhjetëra kamera e mikrofonë të fuqishëm. Kësaj rradhe ranë për atë që e ka për detyrë t’i tundë këmbanat për të tjerët: për median. Mu në zemër të kryeqytetit, njerëz të ditur e të pushtettshëm folën gjerë e gjatë për 9 orë në një konferencë për lirinë e medias dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. U tha për të njëmijtën herë si duhet të jetë media dhe si është ajo... [Lexo te gjithin] komente (2)
10 Janar 2013 20:21
Sot jemi te gjithė mė tė varfėr Viti 2013 i gjeti të gjithë shqiptarët më të varfër. Edhe ata që marrin ndihmë ekonomike, edhe kryeministrin, edhe liderin e opozitës, edhe bosin e naftës, te gjithë deputetët, edhe mua, edhe ty, madje dhe foshnjat që s’kanë lindur ende. Ne sot jemi të gjithë më të varfër , jo sepse ka krizë ekonomike bota dhe Europa, por sepse një pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore nuk është më: pikturat e Onufrit që zbukuronin kishën pesëqindvjeçare të Valeshit janë shqyer nga muret... [Lexo te gjithin] komente (2)
17 Nentor 2012 18:24
TRIPTIK VJESHTE Është vjeshtë. Moti ka filluar të ftohet, por zogjtë e shqipes po kthehen në shtëpi. Në fillim vjen Meshari bashkë me Gjonin e Buzukajve 500 vjeçar, hijerëndë, flokëbardhë si ar. Vjen të çmallet me shqiptarë nga vetmia ku ka qenë i ndryrë për kaq shumë vjet. I ruajtur vërtet me roje zvicerane , por larg shtëpisë. Vjen të flasë “gluhën tënë” me Buzukë të rinj, të përkëdhelë rrokje fëmijësh si nanurima... [Lexo te gjithin] komente (9)
25 Tetor 2012 11:23
Ku i kemi lėnė fėmijėt? Ditën e Nënë Terezës këtë vit do ta mbaj mend gjatë. Jo se nuk u bë asgjë si gjithmonë për Nënën e Madhe, por sepse këtë vit e ndjeva shumë më tepër frymën e saj. Në mes të zallamahisë që na ka kapluar vëmendjen me histori tmerri, greva urie, njerëz që vetëdigjen, protesta gazetarësh e kundërprotesta, dikush më solli në vëmendje një thënie të Nënë Terezës: “ nëse do të sjellësh paqen në botë, duhet ta fillosh nga shtëpia jote, me fëmijët e tu. Qëndro në shtëpi, duaji fëmijët, mësoji ata të mbrohen nga rreziqet.” Jam e sigurt se kush ka fëmijë, i ka shtrënguar më shumë pranë vetes në këto kohë kur fëmijët i kemi përzier pa faj në histori të tmerrshme... [Lexo te gjithin] komente (7)
11 Tetor 2012 17:02
Tė bukurat dhe bishat Tregojnë se njëherë e një kohë një vajzë e bukur dhe e mençur e ktheu bishën në princ dhe u martua me të. Fatkeqësisht, në realitet bishat jo vetëm nuk zbuten, por i vrasin të bukurat. Njërën e vranë me gurë dhe e lanë poshtë urës, tjetrën e rrahën dhe e hodhën afër kazanit të plehrave, një tjetër më tej e telendisin çdo ditë gazetave e ekraneve sepse vrau dhunuesin e saj, njërën e vranë për një varëse, ndërsa më të fundit I morën jetën, ndërsa ishte nën mbrojtjen e policisë... [Lexo te gjithin] komente (8)
21 Shtator 2012 16:54
Njė vend me ca njerėz pėrsipėr... Tirana nuk do të ketë një lagje muzeale. E tha vetë kryebashkiaku. Thjesht, pastër, qartë. Një cështje që qëndronte pezull prej kaq kohësh, më në fund mori udhën e zgjidhjes. Në fakt mirë e ka, ç’i duam muzetë? Gjëra të vjetra, sikur nuk shkon me kohërat e reja, vrullin, energjinë. Nuk shkon as me integrimin europian. Pastaj, vetëm Tirana të ketë lagje muzeale? Të tjerët I kanë prishur me kohë, bile kanë shembur objekte historike për të ngritur pallate, kanë ndërtuar në mes të vendeve arkeologjike që kanë rezistuar mijëra vjet, kanë lënë të bien a të rrënohen ndërtesa qindravjeçare... [Lexo te gjithin] komente (4)
10 Shtator 2012 17:44
Dyzet katra dhe njė pesė Në fund të vitit të kaluar shkollor më tërhoqi vëmendjen një listë notash e afishuar te Gjuhët e Huaja në UT Tiranë, viti i parë, dega spanjisht. Lënda ishte morfologji shqipe dhe katrat nxinin ne gjithë gjatësinë e rreshtit, më përjashtim të një pese. M'u ndërmend ajo listë e frikshme kur dëgjova para dy ditësh Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të ankohej për nivelin e dobët të nxënësve që zgjidhnin këtë fakultet për studimet e tyre të larta. Është një këmbanë që bie cdo vit, por që bie në vesh të shurdhër... [Lexo te gjithin] komente (5)
30 Gusht 2012 14:52
Njė kartolinė nga Borshi Sinjalin e parë që pushimet po mbarojnë nuk ta jep koha, po supermarketi. Ka shumë pak produkte, sepse nuk marrin më furnizim. Edhe te bar kafja nuk ka më akullore, as pije të forta. Bizneset e vogla fillojnë bëjnë bilancet dhe ....kaq e pat edhe turizmi. Në fakt turizmi s'ka kaluar ndonjëherë kësaj ane, se këtu vazhdojnë akoma me mendësinë e pushimeve 15 ditore: një vend për të fjetur dhe aq. Sa keq, sepse ka kaq shumë mundësi! Jo vetëm për ta shtrirë më shumë kohën e turizmit në këto zona, por edhe për ta bërë sezonin turistik klasik më tërheqës... [Lexo te gjithin] komente (9)
17 Gusht 2012 18:19
Ylli i Marjanės Kaloi nata e Shën Lorencit edhe mbi Shqipëri, nata e yjeve që bien dhe dëshirave që plotësohen. Po të zënë siç ishim me zezonën e lajmeve të trishta që u mblodhën si me porosi këtë fillim gushti e na i zunë pushimet në fyt, nuk e vumë re. Ose e vumë re, por në eter nuk kishte vend për dëshirat tona: ajri ishte helmatisur me lajme të kobshme... [Lexo te gjithin] komente (12)
3 Gusht 2012 13:13
Shqipėria nė pallat Një administrator pallati u vra këtë javë në Fier për një konflikt banal me një nga banorët. Sigurisht, përballë lajmeve shokuese që flasin për një baba që flak foshnjën nga kati i katërt e një tjetër që vret të bijën 14 vjec e më pas edhe veten, apo ai tjetri që hapi zjarr në mes të plazhit..... [Lexo te gjithin] komente (5)
26 Korrik 2012 21:11
Korrupsioni kėtu ndėshkohet me votė! Duket se po ndodh ajo që unë e kisha menduar si një parrullë elektorale e që shtrihet sa gjatë gjerë në një nga muret e rrugës së Elbasanit: korrupsioni ndëshkohet me votë! Kështu thotë slogani që ne fakt reflekton një të vërtetë të madhe: që në Shqipëri, korrupsioni nuk është dënuar ndryshe veçse me votë. Doni prova për këtë? Ja, në parlament po kërkojnë votat që të heqin a kufizojnë imunitetin që të luftojnë korrupsionin... [Lexo te gjithin] komente (2)
20 Korrik 2012 22:04
Kujt i qahet shteti? Me titullin “Ndotje alarmante, DSHP: Mos shkoni në Vlorë për plazh “, media i bëntë jehonë një shqetësimi të përvitshëm për cilësinë e ujit të detit në Shqipëri. Meqë nuk është as dita e katërt, as viti i katërt, po i katërmbëdhjeti, është koha të pyesim: kujt i qahet shteti? Dhe më tutje: pse qahet?.. [Lexo te gjithin] komente (4)
12 Korrik 2012 15:09
Kultura e mėshirės dhe kultura e respektit Për Presidentin në Shqipëri flitet një herë në pesë vjet. Po kur flitet ama, nuk pushojnë dyzet ditë e dyzet netë. Para se të zgjidhet , kuptohet. Dhe tre ditë pasi është zgjedhur, siç është adeti. Tani kur duhen edhe dy javë që Shqipëria të ketë një president të ri, mua ende nuk më ka ikur shija e keqe që shoqëroi gjithë këtë proces. Jo për nga modalitetet, prapaskenat, skenat dramatike,- këto déjà vu të lodhshme- por për nga trajtimi që iu bë në shtyp aftësive fizike të z. Nishani... [Lexo te gjithin] komente (0)
4 Korrik 2012 14:29
Dita e katėrt Të them që nuk më grishte ideja e pasjes së një blogu, do të gënjeja. Një njeri që e ka lidhur jetën me fjalën dhe të shkruarin e ka të pamundur t’i rezistojë tundimit për të patur një hapësirë komunikimi të gjithën për vete... [Lexo te gjithin] komente (7)
Intervista
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
20 vjeēarja shtatzėnė:Ndihem grua e plotėsuar nga jeta 100%
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 18/08/2017, Viti VII - NR.194