Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 18:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Homepage > Blog > Blog nga Evis Cerga
avatar Grimca Urbane
Evis Cerga
N rubrikn Grimca Urbane dshiroj t trajtoj tema aktuale, por edhe nga e kaluara, nn thumbin e humorit dhe satirs. Tema t jets s prditshme, shqetsime t vogla, apo t mdha, element nostalgjie nn dritn e krahasimit me ditt tona.
30 Maj 2017 16:50
Sulafa Sulafa vinte nga Mansura, një qytet 120 kilometra në verilindje të Kajros. Ishte vendosur në konviktin e vajzave, që gjendej (jo në mënyrë figurative), poshtë këmbës së urës që lidhte sheshin e madh të Gizës me rrugën që të conte tek piramidat. Në rast se ishe i panjohur me rrugët e saj, konviktin fare mirë mund ta merrje për një ndërtesë industriale, nga e cila më shumë hynin, sesa dilnin vajza mbuluar kokash me shami. Në krye të portës, ashtu sic dikur u kish hije rojtarëve të faraonëve qëndronte një Muhamed që zëvendësonte një Abdo, ose një Sherif që zëvendësonte një Mohsen. Për të hyrë në këtë ndërtesë shërbente një kartë e vogël e cila tregonte se personi kishte leje për të hyrë në konvikt dhe të cilën personalisht e tregova katër vjet me rradhë, ndonëse isha e vetmja e huaj në të gjitha godinat e vogla, që përbënin ndërtesën e madhe... [Lexo te gjithin] komente (5)
5 Shtator 2016 23:27
Fillim shtatori Shtatori më bën melankolike, si fillimi i zbritjes nga lodrat. Karuseli është rrotulluar për aq kohë sa ke prerë biletën, por ti do të bësh edhe një shëtitje dhe pastaj..... [Lexo te gjithin] komente (0)
7 Maj 2016 18:36
Dezhurni Atë javë e kishin ato dezhurnin. Elona, Erleta (me siguri në qytetin ku ajo kishte lindur duhej të kishte pasur gjithëmonë puhi ere) dhe Anila. Bashkë me to edhe mësuese Zana e kimisë, për të cilën thuhej se kishte një pasion të shtuar për djemtë, dhe inat po aq të shtuar për vajzat. Ndaj ky dezhurn nuk gëzonte asnjërën nga palët... [Lexo te gjithin] komente (1)
8 Mars 2016 8:19
Gra t prditshme Unë jam një grua e përditshme, së cilës i pëlqen të përditësohet. Të dyja e përfshijnë dhe nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, por ndonëse e përditshmja ka tendencën të jetë monontone dhe e përsëritur, mua kjo aspak nuk më bezdis... [Lexo te gjithin] komente (1)
10 Shkurt 2016 19:39
Nostalgjike Ka banorë të Tiranës që jetojnë në Tiranë dhe janë nostalgjikë, për një kohë të shkuar. Ka ish banorë të Tiranës që nuk jetojnë në Tiranë dhe janë nostalgjikë për një kohë të shkuar. Ka edhe të kundërtat e dy fjalive të para, padyshim... [Lexo te gjithin] komente (7)
18 Janar 2016 13:41
"Tri motrat", kur teatri t prfshin n emocione Të të pëlqejë një shfaqje duhet të jetë normale, sidomos kur shkon me deshirë, por shfaqja e kësaj mbrëmjeje "Tri motrat" e Çehovit (prej katër oresh) më ngërtheu në karrigen e vjetër të llozhës se vjetër të Teatri Kombëtar me një kënaqësi që kishte kohë që nuk e ndjeja... [Lexo te gjithin] komente (1)
23 Dhjetor 2015 15:47
Pragfestash dhe kujtimi i gjyshes Në prag festash kujtoj me shumë dashuri gjyshen time që nuk jeton më. Më kujtohet gjeli dhe përsheshi që gatuante për tërë ditën që ne ta kishim mbi tavolinë natën e ndërrimit të viteve. .. [Lexo te gjithin] komente (1)
17 Tetor 2015 20:57
Lodrat e Elbasanit E kishin lënë të takoheshin tek “Lodrat e Elbasanit”. Ai po e priste me duart në xhepat e pantallonave terital. Kishte dalë më herët nga orari i takimit, ndaj edhe kishte kohë t’ua hiqte frerët mendimeve. Sa përtonin njerëzit në këtë qytet. .. [Lexo te gjithin] komente (0)
23 Shtator 2015 11:33
Valltari Tomi kishte vite që punonte në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve. Ishte valltar aty, por në fakt profesionin e vërtetë e kishte ndarës ciftesh….. [Lexo te gjithin] komente (0)
13 Maj 2015 20:23
Er Shkrettire Ishte zgjuar me dhembje fyti. Zakonisht fuste në gojë një Halls dhe pastaj një tjetër e një tjetër dhe dhembja kalonte. Do të bënte edhe sot të njejtën gjë. U ngrit dhe hapi dritaren e dhomës... [Lexo te gjithin] komente (2)
5 Maj 2015 10:56
Ai dinte frengjisht Moatazi vinte në atë kafene cdo mëngjes, përfshirë edhe të premten. Përshëndeste arkëtaren bjonde, kopte, me kryqin që e mbante varur në dukje të plotë. Pastaj pasi merrte kuponin për kafen kalonte tek Mohamedi, i vetmi mysliman që shërbente në pasticerinë armene të themeluar prej vitesh. Gjithmonë tek banaku. Aty e pinte kafenë... [Lexo te gjithin] komente (0)
17 Prill 2015 18:35
Misteri i dits s hn Pallati nr. 29, në rrugën Ismail Mohamed, në lagjien Zamalek nuk ndryshonte nga pallatet e tjerë që i qëndronin në krah, as nga ai që i rrinte kundruall. Përpara tij qëndronte një roje, në një si kolibe prej druri, që vazhdimisht pinte caj dhe pushkën.. [Lexo te gjithin] komente (4)
7 Prill 2015 18:16
N Kajro Omar Said sapo kishte marrë emërimin për postin e rradhës. Ishte emëruar në  Meksikë. Shkonte Sekretar i Parë. Ky lajm duhej ta kishte gëzuar sepse si beqar “i stazhionuar” kënaqësia e tij më  e madhe ishte lëvizja nga një  shtet në  një  tjetër dhe njohjet e vazhdueshme me femra të  kombësive të  ndryshme... [Lexo te gjithin] komente (0)
25 Shkurt 2015 12:52
Plazh Ishin fundvitet 80-të. Diku në ato vite, kur djemtë dhe vajzat shkonin në plazh me tren, me bukë me vete, në një nga ato të diela hipi në tren edhe viti IIIA i një shkolle të mesme nga kryqyteti... [Lexo te gjithin] komente (4)
12 Shkurt 2015 9:57
Pianistja dhe nj Shn Valentin i paharruar Nga pallati përkarshi dëgjoheshin tingujt e një pianoje. Ajo po luante “Apasionatën”. Ai kishte vënë re që ajo e luante shpesh kohët e fundit. I binte shumë bukur, me virtuozitet. Sa keq që Dori dilte aq rrallë nga shtëpia. Flitej nëpër lagjie se e ëma ia.. [Lexo te gjithin] komente (2)
6 Shkurt 2015 17:56
Ndrkombtari Ai kishte ardhur në këtë qytet ashtu si edhe paraardhësit e tij. I vetëkënaqur, pa nisur ende nga puna. I vetëdijshëm për pushtetin e tij ndërkombëtar mbi kombëtarët dhe i bindur për të lartpëmendurin dhe pushtetin e tij... [Lexo te gjithin] komente (4)
4 Shkurt 2015 10:49
Drejtori Sesi kishte përfunduar Behar Kërma drejtor në shkollën e fshatit R., poshtë një kodre, ndanë xhades që të conte drejt qytetit E. të Shqipërisë së Mesme, këtë pakkush e dinte... [Lexo te gjithin] komente (4)
22 Janar 2015 16:12
Berti Ajo kishte temperaturë. Kishte vendosur të mos dilte atë pasdite, mbase edhe të nesërmen, që ta merrte veten. Ishte zhytur në fletët e një libri dhe po mundohej.. [Lexo te gjithin] komente (3)
17 Janar 2015 18:12
Copa turke Bënte vapë dhe unë kisha dalë në dritare. Perdja e tylit hynte dhe dilte lirisht në dhomën e gjumit. Me këmbët vendosur sipër krevatit dhe bërrylat mbështetur tek.. [Lexo te gjithin] komente (0)
14 Janar 2015 12:35
Majoneza Kishte disa vjet që ajo mezi priste të afroheshin festat. Mezi priste që të përgatitej sallata ruse. Kjo për një arësye të fortë. Një ndër përbërësit e saj mungonte në shtëpi.. [Lexo te gjithin] komente (0)
4 Janar 2015 16:30
M e bukura e shkolls Ajo ishte një ndër femrat më të bukura të shkollës sonë. Madje mund të thuhej pa frikë se ishte një ndër vajzat më të bukura të Tiranës. Kur hyra në klasë, ditën e parë.. [Lexo te gjithin] komente (1)
10 Dhjetor 2014 16:26
2014... kaloi apo na kaloi? Që kaloi edhe një vit…kjo dihet. Cështja është kaloi apo na kaloi?

Në përgjithësi, nuk di t’i jap përgjigjie. Në vecanti, gjithashtu. Por do ta quaja këtë vit, së paku për vete në këndvështrimin personal dhe profesional, një vit të tipit “as mish, as peshk”... [Lexo te gjithin]
komente (3)
31 Tetor 2014 12:03
Jeta jon rreth 3 P-ve Qysh nga viti 91, jeta jonë vazhdon të vërtitet rreth 3 P-ve. Të tria këto kanë kaq shumë pushtet mbi jetët tona saqë në mënyrë të vazhdueshme gjenerojnë të tjera P... [Lexo te gjithin] komente (7)
13 Shtator 2014 17:19
A ishim m mir kur ishim m keq? Kur zbrisnim me zhurmë, me shapka dhe sandale të njësojta shkallët e pallateve katërkatëshe të njësojta dhe mbanim në duar bukë me gjëra të njësojta. Dikush me vaj me sheqer..... [Lexo te gjithin] komente (20)
20 Korrik 2014 17:23
Librat dhe vera Këto kohët e fundit kam dëgjuar shpesh një lajtmotiv, të përsëritur madje: “Cfarë do të lexosh këtë verë?. Madje edhe kam parë lista të tëra librash që mund të lexosh gjatë sezonit të pushimeve. Po e nis thjesht dhe qartë: Unë nuk besoj tek librat e Verës apo ato të Dimrit. Unë besoj tek libri… .. [Lexo te gjithin] komente (0)
1 Maj 2014 12:10
Dikur 1 Maji Dikur 1 maji përbënte një festë të vecantë. Mobilizimi i qytetit niste disa muaj më parë, me përgatitjen e paradës së 1 MAJIT! Përgatitej “kllasa punëtore” se edhe i takonte, me marshimin e rëndë, me banderola, lule prej letre shumëngjyrëshe dhe brohoritje që ushëtonin në të gjithë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”... [Lexo te gjithin] komente (15)
11 Prill 2014 12:54
T drejtat e mia t njeriut Të drejtat e mia të njeriut mu kujtuan sot në mbrëmje, pasi u bënë disa ditë që dëgjoj për të drejtat e njeriut të një-ish njeriu tjetër, i cili ndërroi jetë përpara disa ditësh, në mënyrë të ndryshme nga normalja, në një shtet të ndryshëm nga ai i veti, duke vuajtur një dënim të merituar, por me një vdekje ndofta të pamerituar... [Lexo te gjithin] komente (6)
21 Shkurt 2014 14:15
Propozimi Një ndër vegimet më të bukura që lidhet me adoleshencën ishte propozimi...Zakonisht ky rit niste në shkollën e mesme, por kishte edhe raste kur “mimozat” çelnin më herët dhe niste që në tetëvjeçare. Personat propozues rëndom qëndronin përpara portave të hekurta të shkollave, herë me gju të përthyer, herë duke ngrënë fara luledielli dhe herë të tjera pas ndonjë muri, kur ky nuk ishte aq i lartë dhe lejonte vëzhgimin e territorit të shkollës, duke i dhënë avantazh admiratorit... [Lexo te gjithin] komente (8)
12 Shkurt 2014 19:50
Shn Valentini dhe ata q ikn Ndërsa bëhesha gati të shkruaja për Shën Valentinin ma prenë udhën ca njerëz të tjerë, që shenjtër nuk janë, por mbase edhe bëhen...Iku Laver Bariu dhe me të vazhdon të fiket gurra popullore, që për vite gjatë diktaturës u mbajt dhe u vlerësua aq shumë saqë u organizuan festivale të tëra, ku këta njerëz të popullit patën skenën e tyre të valles, lahutës, sharkisë, isos, polifonisë... [Lexo te gjithin] komente (3)
28 Dhjetor 2013 11:08
Pr Festivalin e Kngs n RTSH Lidhjet e mia me Festivalin e Këngës në Radiotelevizion janë të shumëfishta dhe të shumëlargëta. Ato datojnë që nga vitet 1979 e tutje. Nuk po them nga vitet 75, sepse atëherë nuk isha në gjendje të përcaktoja nëse me pëlqente apo jo festivali për shkak të moshës që linte për të dëshiruar...Por nga vitet 79, festivalin e kisha në gjak... [Lexo te gjithin] komente (13)
13 Dhjetor 2013 12:05
Kur ikin dritat... Kur ikin dritat, njëkohësisht ndodhin disa gjëra. Nëse je ulur në divan dhe po sheh televizor, televizor nuk mund të shohësh më. Fëmija që deri në atë moment, as nuk ta ka vërshëllyer fare, që të shkojë të flerë, hidhet në krahët e tu, me vërtik. Ja pra, një e mirë, e ikjes së dritave. Forcon lidhjet nënë-fëmijë. Në ndërkohë, ti ngrihesh të kërkosh një objekt jetik, shpesh të bardhë, por edhe me ngjyrë, i cili quhet qiri... [Lexo te gjithin] komente (8)
29 Tetor 2013 11:58
Fshati q duket nuk do kallauz “Fshati që duket nuk do kallauz” është vetëm një nga proverbat e pafundme të gurrës sonë popullore. “Dielli i mirë duket në mëngjes”, “Bëmë mama të të ngjaj”, “shtriji këmbët sa ke jorganin”, “Nuk mbulohet dielli me shosh”, “Kush i bën gropën tjetrit, tjetri bie brenda” apo mos është “bie vetë brenda” etj. etj... [Lexo te gjithin] komente (9)
18 Tetor 2013 9:45
T mirat e Papunsisdhe t ligat e Punsimit Do thoni ju, mos moj se e ke gabim. E c'të mirë mund të ketë papunësia dhe cila mund të jeta e meta e punësimit... [Lexo te gjithin] komente (6)
14 Shtator 2013 16:40
Ne, prindrit dhe fmijt tan A jemi ne pasqyrë e jetës që ndërtuan për ne prindërit tanë? A do të jenë fëmijët tanë pasqyrë e jetës që ne përpiqemi cdo ditë mirë apo keq, të ndërtojmë për ta? Sigurisht, që larg o Zot, të marr unë përsipër t'i jap udhë këtyre mendimeve, por gjithësesi më shumë se mendime të miat këto, rreshtat e mëposhtëm janë një “zbrazje barku”, sic ka thënë i Moçmi..... [Lexo te gjithin] komente (0)
2 Shtator 2013 10:16
Requiem pr 1 shtatorin Dikur përgatitjet pr 1 Shtatorin u ngjasonin atyre të dasmave. Sigurisht niveli i “etheve” ndryshonte nga klasa. Fjala vjen, në përgatitjet për klasën e parë fillore “ethet” e mëdha i kishte familja, kryesisht mamatë... [Lexo te gjithin] komente (5)
18 Qershor 2013 16:17
Kshilla praktike pr pushimet e vers… Përpara se të shkoni me pushime, mos harroni të shkoni pasi të kenë mbaruar zgjedhjet. Kështu sic thotë një filozof, do të pushoni pasi zgjedhjet të kenë mbaruar.
Eshtë e rëndësishme që kur të shkoni për pushime vendin se ku do të pushoni ta keni zgjedhur vetë. Kjo sigurisht nuk do të thotë që mund të zgjidhni shtetasit e tjerë të cilët kanë zgjedhur të pushojnë bashkë me ju, por në mënyrën e tyre në të njejtin vend... [Lexo te gjithin]
komente (4)
30 Maj 2013 12:27
1 qershori dhe 23 qershori 1 qershori është festë e prindërve të fëmijëve të 1 qershorit të ditëve tona, më shumë sesa e vetë këtyre të fundit, të cilët të përfshirë në botën virtuale dhe ajpediste, më shumë e shohën këtë ditë si një mundësi për të rritur gamën e produkteve të lartpërmendura. Ndërsa 23 qershori është dita kur për 1 qershoristat e dikurshëm dhe ajpedistat e sotshëm e ardhmja do të jetë në lojë.
 .. [Lexo te gjithin]
komente (0)
11 Maj 2013 20:51
Tirana nuk mban m Nuk e njoh më qytetin tim. Qytetin tim përpara epokës së “Komunës së Parisit”. Tirana e shëtitores Dëshmorët e Kombit, Tirana e Rrugës së Dibrës, Rrugës Bardhyl, Kinostudios, Kombinatit, Laprakës, Liceut Artistik, Rrugës Miqësia tani nuk është më. Nuk janë më si pjesë e saj edhe shumë prej banorëve të këtyre rrugëve, të cilët e lanë atë pas për një jetë me të mirë, pa të.
.. [Lexo te gjithin]
komente (23)
11 Prill 2013 19:21
Jam ndjer gjithnj mir n Greqi Më pëlqen shumë Greqia. Kështu dëshiroj ta nis këtë rrëfim personal mbi popullin grek dhe vendin e tij, të quajtur Greqi. Dashuria ime me këtë vend lindi shtatë vjet më parë, kur edhe u prezantova mirëfilli me kryeqendrën helene... [Lexo te gjithin] komente (64)
28 Mars 2013 11:36
Pun kafenesh… Më pëlqejnë kafenetë. Në fakt ka vite që më pëlqejnë. Ato nuk e kanë humbur asnjëherë “shkëlqimin” e tyre për mua. E kam nisur lidhjen time me to që në moshën studentore, si fillim për të pirë ndonjë lëng frutash shoqëruar me ndonjë variant byreku “të jashtëm”, për të vazhduar më vonë me croissant dhe kafe. Kjo ishte zanafilla. Kafen e mësova në një qytet kafedashës. Në Kairo... [Lexo te gjithin] komente (6)
8 Mars 2013 11:31
8 marsi q nuk vjen… Për 8 marsin të gjithë mendojnë c’dhuratë tu bëjnë nënave, ndërsa unë do të kisha dashur që ajo të vazhdonte të ISHTE në jetën time.
Nuk do të jetë ky një rrëfim i dhembshëm, por edhe pa dhembje nëna nuk na sjell në jetë. Do marr shkas nga një ditë që e kremtojmë prej vitesh, për të hedhur ca rradhë në letër. Do të kisha dashur shumë të shkruaja gjërë e gjatë për nënat, por sot, sot do të shkruaj për mamanë time... [Lexo te gjithin]
komente (9)
22 Shkurt 2013 18:28
7 marsi in anteprima Meqë jam tip që nuk duroj dot, edhe këto rradhë po i shkruaj pa rradhë. Sepse besoj që 7 marsi, si 14 shkurti, ose duhen festuar gjatë gjithë vitit, ose më mirë le të humbin në obskurantizëm.
Për mësuesit është shkruar e folur shumë, ndër vite, e kryesisht në dritë pozitive. E kështu duhet edhe të jetë. E kështu edhe ka qënë... [Lexo te gjithin]
komente (6)
12 Shkurt 2013 12:53
Me leje, mund t’ju ftoj n vallzim… E kujt nga ne që adoleshencën e kaluam gjatë viteve 80-të nuk i kujtohen, madje me mall do të thoja, mbrëmjet e vallëzimit. Shpesh herë ato quheshin edhe mbrëmje tematiko-dëfrimi, sepe edhe të tilla ishin. Në këto mbrëmje merrte pjesë e gjithë trupa pedagogjike e shkollës, duke nisur nga Drejtori apo Drejtoresha e Shkollës, si në rastin e shkollës sime (tek Gjuhët e Huaja), Sekretari i Partisë, ai i Rinisë, mësuesja kujdestare dhe me rradhë të gjithë mësuesit e lëndëve përkatëse... [Lexo te gjithin] komente (11)
4 Shkurt 2013 19:40
Pushimi i madh Pushimi i madh ishte cdo ditë në orën 10.30 fiks. Mezi prisnim të binte zilja, që të turreshim jashtë, në oborrin e shkollës. Për shumë prej nesh ai pushim kishte kuptime nga më të ndryshmet. Pushimi madh për të zellshimit ishte përsëritja si ndër ethe e mësimit për orën tjetër. Këta, të zellshmit domethënë, shpesh zinin nga një qoshk, mundësisht me kurriz nga të tjerët dhe në këmbë, si dervishë pëshpërisnin pa zë, por nganjëherë edhe me zë, tekstin e mësimit për orën në vijim. Ne nuk cuditeshim, por për shkollarët e epokës së internetit, këto qënie do tu përngjaninin figurave fetare në një rit të panjohur... [Lexo te gjithin] komente (12)
22 Janar 2013 11:59
Pr inatin e Bots… Rëndom ndërmarrim veprime apo edhe reagojmë për inat të dikujt tjetër. Lëndohemi vetë, lëndohet tjetri apo lëndohemi të gjithë së bashku, kjo ka dhe nuk ka rëndësi. Rëndësi ka fakti nëse jeta jonë bëhet më e mirë kur kemi bërë dicka për inat të tjetërkujt, apo nëse jeta e këtij të fundit është përmirësuar për inatin tonë... [Lexo te gjithin] komente (13)
12 Janar 2013 20:54
Jorgani Po bisedoja me një shoqe këtë pasdite dhe nga një muhabet në tjetrin na u kujtua…jorgani. Sigurisht prej akllazi bojëqielli, i kuq (që shumë shpejt zbërdhylej dhe merrte një ngjyrë të dyshimtë), bojë ari etj. Më të shumtën e herëve ai ishte pjesë e pajës, por ndonjëherë vinte edhe nga Amerika e ndonjë vis tjetër..... [Lexo te gjithin] komente (14)
5 Janar 2013 16:04
Ju ka ndodhur ndonjher... Ju ka qëlluar ndonjëherë... ”Na ka qëlluar, si nuk na ka qëlluar”, do të thoni ju. E pra, me siguri që ju ka qëlluar që dikush t’ju pyesë, por ndërkaq ky apo kjo Dikush(e) e di vetë përgjigjien, por “pyet ashtu kot”... [Lexo te gjithin] komente (20)
30 Dhjetor 2012 19:19
Toys are us Dhjetori është muaji i festave të mëdha. Dikur dhjetori ka qënë edhe muaji i fidanëve, por kjo nuk ka lidhje me temën e shkrimit tim të sotëm. Megjithëse po ta marrim hollë-hollë edhe mund të ketë sepse ka lidhje me fidanët, me fidanët e jetës sonë... [Lexo te gjithin] komente (8)
21 Dhjetor 2012 22:55
Sindroma "C'e deshe" Dal nga pragu i shtëpisë dhe papandehur tek ashensori më fanepset komshia (e ajo që lë gjithmonë plehrat tek dera, se do t’i heqë pastaj kur të zbresë poshtë me vonë se tani e ka me nxitim). Sikur kishit ustallarë, më thotë... [Lexo te gjithin] komente (19)
19 Dhjetor 2012 16:58
Kur festonim Vitin e Ri... Dikur kur isha e vogël mezi prisja ditën që do të bëja pemën e Vitit të Ri. Më kujtohet, kur bashkë me tim atë shkonim tek Selvia, përballë furrës që piqte tava, ku arixheshkat tufa-tufa shisnin bredha të rreshtuar si ushtarë pas murit, në pritje të klientëve të tyre... [Lexo te gjithin] komente (29)
Intervista
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na krcnuan q t hyjm n zgjedhje
Vetting/Min.Drejtsis n Report Tv: KLD t vepronte m shpejt
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223